Agnya Chakra, Caxton Hall 1978 Caxton Hall, London (England)

Cakra Agnya, Caston Hall, Londër (Mbretëri e Bashkuar) 18 Dhjetor 1978.Sot do flasim rreth cakres së gjashtë të quajtur Cakra Agnya. Agnya, fjala “gnya” do të thotë të dish. Gnya është të njohësh. Dhe “A” do të thotë të gjithën. Cakra Agnya ka gjithashtu edhe një tjetër kuptim. Agnya – agnya do të thotë ti bindesh një urdhëri. Mund ti nënkuptojë të dyja. Nëse ti urdhëron dikë është një agnya dhe ai që ju bindet është një agnya kari, ai që bën agnya. Kjo Cakër e gjashtë  është krijuar në qënien njerëzore kur ai filloi të mendojë. Të menduarit është gjuha e shprehjes. Nëse nuk ke  një gjuhë nuk mund të mendosh. Por kjo s’do të thotë që nuk ka proces të menduarit tek ne, por ajo gjëndje delikate kur mendimet vijnë tek ne nuk janë në ndonjë gjuhë kështu që nuk janë duke komunikuar me ne, dhe prandaj nëse nuk kemi gjuhët nuk mund të kuptojmë se çfarë po mendojmë. Për këtë arsye keni parë fëmijë që s’mund të komunikojnë me ne, çfarë duan sepse nuk mund të thonë se çfarë duan. Ata ndjejnë shtrëngime në stomak e duan të kërkojnë për ujë ose diçka tjetër, por nuk mund të na e thonë. Prandaj ata s’mund të mendojnë se çfarë duan të thonë.Por panvarësisht se kur filloni të flisni dhe të  vini fjalët sipas gjuhës, kjo gjuhë është depozituar në trurin tonë siç tregohet në figurën në dorën e anës  së majtë dhe gjithashtu dorën e anës së djathtë Read More …