Adi Shakti Puja, 2004 Campus, Cabella Ligure (Italy)

Adi Shakti Puja, Cabella Ligure, Itali. 6 Qershor 2004. Takimi i sotëm është shumë i veçantë.Është edhe një ditë shumë shumë e veçantë, ektremisht e veçantë dhe shumë e lumtur. Arsyeja është se kjo ditë flet e këndon për Rendin e lindur, për Fuqinë e lindur, për Origjinalen, Adin, Fillestaren e lashtë. Dhe ky është përgjegjës për krijimin e këtij universi të mrekullueshëm. Se pse filloi kjo dhe si funksionon është…ju tashmë e dini, nuk ka nevojë të flas për këtë. Por sot duhet të flasim për këtë Fuqi, e cila rri e fshehur në zemrat tuaja, me të cilën ju mund të bëni çfarë të doni për të krijuar  një botë të re, një familje të re, standarde të reja, gjithçka që deri sot është e panjohur. Kjo është shumë e mundur. është shumë e mundur dhe po bëhet, por ajo që është e vështirë është se si t’i bëjmë njerëzit më të përshtatshëm më të aftë të merren vesh me njëri-tjetrin. Duket diçka e vështirë. Njerëzit ndihen mirë mes tyre, me miqtë e tyre, stilin e tyre të jetesës, etj. Por t’i bësh ata tërësisht një (bashkë), njësh me njëri-tjetrin, në të njëjtën linjë, është shumë, shumë e vështirë dhe nuk duhet të bëhet. Nuk ka pse të jetë ashtu; ata nuk kanë pse të jenë ashtu, por duhet të funksionojë. Tani problemi është se kemi njerëz të bukur, shpirtra të bukur, por ata nuk janë aq të unifikuar me njëri-tjetrin sa do duhej të ishin. Si ta Read More …

Easter Puja (Italy)

Easter Puja. Magliano Sabina, Rome (Italy), 11 April 1993. Jemi mbledhur te gjithe ketu ne maje te ketij mali te bukur, per te festuar ringjalljen e Krishtit. Eshte shume domethenese per Sahaja yogis te kuptojne ngjarjen e madhe te ringjalljes se Tij, me te cilen Ai tregoi qe shpirti nuk vdes. Ai ishte “Ai ishte Omkara, Ai ishte Logos (Krishti) dhe Ai ishte Shpirti, prandaj Ai mund te ecte mbi uje. Dhe ne gjithashtu kemi bere nje film ku kemi treguar se si Mooladhara, qe shfaq atomin e karbonit, aq qarte sa nese e shikoni nga e djathta ne te majte, do gjeni tamam nje swastika aty; dhe nga e majta ne te djathte do shihni Omkara. Por kur shihni nga poshte lart, ajo qe shihni eshte alfa dhe omega. Kjo provon pertej dyshimit qe Krishti, sic Ai tha, “Une jam Alfa dhe une jam Omega,” tregon qarte se Ai ishte misherimi i Shri Ganesh. Eshte nje prove shkencore qe ne kemi tani, dhe keshtu mund t’u themi njerezve qe eshte nje fakt. Une nuk e di ne kohen e Krishtit nese kjo alfa dhe omega ishin te njohura per matematikanet, por patjeter per Ate kur Ai tha,”Une jam Alfa dhe Omega,” Ai ishte nje misherim shume i mrekullueshem, dhe shume i rendesishem per ngritjen tone. Nese Ai nuk do te kishte ringjallur Veten, ne s’mund te kishim arritur aspak ngritjen tone. Pra eshte nje kontribut i madh. Ringjallja e Krishtit eshte evidente tani ne jeten tone: cfare ishit me Read More …