Attention and Joy, Bordi 1977

(India)

1977-01-27 1 Seminar Day 2, Attention And Joy Bordi, India, transcribed, 50' Download subtitles: EN,NL,PL,TR,ZH-HANS,ZH-HANT (6)View subtitles:
Download video - mkv format (standard quality): Watch on Youtube: Transcribe/Translate oTranscribeUpload subtitles

Feedback
Share
Upload transcript or translation for this talk

Bordi Shibir 27 janar 1977

Cilesia e vemendjes ndryshon ne varesi te gjendjes sone. Pra, ku eshte vendosur vemendja ne qenien njerezore? Nuk ka nje pike fikse. Mund te themi qe vemendja eshte siperfaqja ose kufiri I vetedijes; per cfaredo qe mendojme, atje eshte pozicionuar vemendja jone. Le te bejme nje analogji: Gjithe thermijat e hekurit kane fuqine per t’u terhequr me magnetin, por se ku ndodhet kjo fuqi nuk mundemi t’a percaktojme. Ajo eshte kudo. Kudo qe te vendoset magneti thermijat terhiqen. Keshtu ndodh edhe me vemendjen tone; per cfaredo qe te mendojme, vemendja jone shkon atje. Ajo ekziston ne te gjithe trupin dhe mund te zhvendoset edhe jashte trupit, edhe brenda trupit (ne rastet kur kemi ndonje dhimbje apo shqetesim. Ajo pluskon mbi nervat, pluskon mbi gjithe sistemin nervor, por ka nje qender kontrolli ne tru. Nese kjo goditet, atehere ne mbesim te vetedijshem por pa vemendje. Gjithashtu kjo mund te ndodhe edhe nese dikush goditet ne Çakren Vishuddhi. Mund te ndodhe edhe ne Cakrat me te poshtme. Nese dikush goditet, ajo pjese do t’a humbase vemendjen e saj sepse ka humbur ndjeshmerine. Diferenca eshte se ne mund t’u kushtojme vemendje atyre pikave, nese duam, edhe nese ato jane te mpira (te pandjeshme). Per shembull, nese dora ime eshte e pandjeshme une mund te drejtoj aty vemendjen time, dmth mund t’a shikoj, te mendoj per te. Por eshte nje pike ne qenien tone, e cila nese goditet, ne as te mendojme nuk mundemi. Ne vetem shtrihemi te pavetedijshem, por syte i kemi te hapur, duart mund t’i levizim, kembet mund t’i levizim. Kjo pike eshte ne Piken e Cakres Vishuddhi. Nese heqim nje vije nga Çakra Vishuddhi deri ne Piken e Cakres Vishuddhit brenda trurit tone, nese goditemi diku pergjate kesaj vije ne behemi te pavemendshem, nuk mundemi te drejtojme vemendjen asgjekundi. Kjo vije kalon edhe neper Cakren Agnia sepse kur kjo pike lidhet me Cakren Vishuddhi ne pjesen e prapme, dhe tek Pita brenda trurit formohet nje trekendesh, dhe gjitha kjo linje ne kete zone mundet te ndikoje ne vemendjen tuaj. Zemra juaj leviz, gjymtyret tuaja levizin, por ju nuk mund ta perqendroni vemendjen askund. Pra, kur i kushtojme vemendje dickaje, ne fakt i kushtojme vemendje normalisht me ane te qendrave te trurit, nese nuk jemi te realizuar. Pasi jemi realizuar, mund te kushtojme vemendje edhe me ane te qendrave te tjera. Kjo eshte nje diference e madhe midis nje personi te realizuar dhe nje personi te parealizuar, ose mund te themi se mund te fillojme te veprojme edhe me qendrat e tjera duke u kushtuar vemendje atyre. Mund te ndjejme qendrat qe jane te bllokuara ne trupin tone, te cilat nuk i kemi ndjere kurre me pare. Jo vetem kaq, por mund te ndjejme edhe qendrat e njerezve te tjere, gje qe do te thote se sistemi yne nervor qendror po bekohet me nje dije me te cilen mund te na transportoje, te na transmetoje Vemendjen e kushtuar nga qendrat tona, por edhe t’a dergoje Vemendjen tone ne nje menyre te rrafinur ne qendrat e te tjereve. Pra, gjeja e pare qe na ndodh eshte qe Vemendja jone behet me e rafinuar. Rafinimi , mprehtesia e Vemendjes domethene qe ne fillojme te kuptojme gjera me te thella. Per shembull nje zog mund ta shohe nje lule por nuk mund te ndjeje bukurine e saj. Po keshtu, nje njeri i parealizuar mund te shohe bukurine e nje luleje por nuk mund te shohe vibrimet e saj. Keshtu pra, ne behemi me te rafinuar, me te zgjuar. Padyshim qe jemi ne nje nivel evolucionar me te larte sesa njerzit e tjere.

Tani duhet te shohim se si e perdorim ne Vemendjen tone. Edhe nese jemi njerez te parealizuar, kur e kemi ushtruar nje art qysh nga femijeria, arrijme nje thellesi ne ate art sepse nje lloj                     Milinge (cilesie, aftesie)rritet ne nervat tuaja. Ne te njejten menyre, kur ne Realizohemi, do te kisha thene edhe « kur ne rilindemi » , nese fillojme te respektojme Vemendjen tone, atehere pak nga pak arrijme nje thellesi per Jogen Sahaja. Por shume njerez kur realizohen, rralle vijne perseri, edhe nese vijne perseri ata nuk e arrijne me ndjesine e vibrimeve. Vazhdojne te jene te zene me punet e tyre te perditshme duke e cuar dem Vemendjen e tyre ne gjera qe nuk na japin ndjesite e rafinuara. Keshtu, rafinimi, thellesia e Artit te Joges Sahaja, nuk arrihet. Per shembull nje person qe ka lexuar shume, fillon ta perputhe ate me ate cfare ka lexuar. Kjo ben perseri qe vemendja e tij te shkoje dem. Vemendja e tij ka ngecur ne keto ide tradicionale, disa nga te cilat jane te sakta, disa te pasakta dhe disa te tjera jane absolutisht te genjeshtra, disa jane te padobishme, disa jane vetem per te bere para. Sapo arrijme Realizimin ne kthehemi ne dijen tone trashanike dhe fillojme te perputhim kete rafinim me trashaniken. Fillojme t’i humbim perseri vibrimet. Ne fakt, kam pare qe femijet e vegjel pasi arrijne Realizimin flene gjume per nje kohe te gjate. Behen pak te ploget per pak kohe, ndersa kur nje me i rritur e arrin ate, ai menjehere shkon tek stenda e librave, blen nje liber mbi Kundalinin dhe fillon te lexoje rreth saj. Atehere disa nga ju, pa e kuptuar qe jeni bere dikush tjeter,e merreni te mireqene ate, tashme,

”Mataji ka qene shume e dashur, Ajo thoshte,

Une jam e realizuar, por si arrij une ta besoj kete.” Ashtu sikurse duke besuar ne te , ata do te me japin disa mua para ose nuk e di se cfare tjeter mund te me japin ,“ Une mund te shikoj vibrimet qe vijne, por kush eshte dobia e keture vibrimeve, pse Ajo na jep ne Vibrime ?

Dhe perseri kthehen tek ideja trashanike e leverdise sepse kjo ka qene deri tani natyra njerezore, te beje gjithcka qe i sjell leverdi. Gjithcka duhet te shfrytezohet. Njeriu fillon te vere ne shfrytezim edhe realizimin e tij. « Cfare leverdie ka ? Sa njerez do ta marrin kete ? Cfare do te ndodhe ? Cili eshte plani ? C’eshte kjo ? C’eshte ajo ? » Ky rafinim na jepet per ta shijuar, ashtu sic shijojme bukurine e nje luleje, vetem kenaqemi. A shkojme neper libra te marrim vesh se c’duhet te bejme me kete kenaqesi, si te kenaqemi me kete lule, cfare te bejme, kush ka shkruar per lulet, ne menyre qe te shohim se a perputhen keto ? Por kjo ka ndodhur shume shpesh dhe vertet qe nuk di si ta them ndryshe por kjo eshte nje sjellje e pakuptimte, pa dashur te lendoj askend. Femijet jane shume te mencur ne kete drejtim. Kur realizohen ata fillojne ta shijojne kete, vetem kenaqen, nuk e vrasin mendjen, nuk bezdisen. Ata mendojne se nese dicka eshte e kendshme, vetem sa duhet marre kenaqesi prej saj. Keshtu, ne fillim fare, ndodh keshtu dhe njeriu nuk e kupton se si e ka bere veten edhe me trashanik nga sa ishte ne kete Kali Juga, ne keto kohe moderne. Duke i organizuar gjerat sipas koncepteve dhe ideve te tij, ai eshte bere i panatyrshem, aq i pamend sa nuk e dallon dot gezimin nga shemtia. Eshte shume konfuz. Pra, para se gjithash, nuk ka vetem nje por shume arsye dhe, sic j’ua kam pershkruar pa ndalim, eshte aktivizimi trashanik i njeriut para Realizimit. Nese e kupton se cfare semundje ka patur eshte me lehte te sherohet prej saj. Nuk mundesh ta sherosh nje semundje pa e kuptuar historikun e saj. Nese je nje student historie e di se si eshte sjelle qenia njerezore. Fillon te pyesesh veten se c’kane keta njerez qe nuk shkon. Zoti krijoi nje bote. Mendo per nje njeri si une qe vjen ne kete bote ; papritur do te zbulosh se jane krijuar shume shtete. Dhe lufterat vazhdojne e njerzit vrasin njeri tjetrin. Gjithe keto probleme per hicgje. Dua te them se eshte nje shtepi e cmendur. Keshtu qe, nese kuptojme se si eshte cmendur specia njerezore, nuk eshte e thjeshte ta shpjegojme gjithe kete vetem ne nje leksion. Do te na duhej te shkruanim vellime te tera. Une mendoj se ka tashme vellime te shkruara. Pra, eshte nje sfond i tere historik qe j’ua ka cuar dem vemendjen.

Fizikisht, ata qe vijne per shqetesime e pamundesi fizike, meqe jane te semure, ndonjehere jane me mire sesa ata qe jane te shendetshem, sepse marrin edhe lehtesim prej kenaqesise. Nese marrin lehtesimin ata kenaqen dhe fillojne ta kuptojne qe gjithe kjo eshte per te marre kenaqesi. Por do te thoja qe edhe ata, sapo lehtesohen, zhduken, pa e kuptuar se ka dicka me te madhe sesa kjo per t’u shijuar. Dhe kenaqesia fizike tek vete Sahaja Joga eshte e mjaftueshme per te mbajtur vemendjen te rafinuar. Nuk kemi pse fiksojme vemendjen por duhet ta rafinojme sa me shume ate. Fiksimi i vemendjes, sic e dime, eshte nje metode e gabuar. Kjo eshte bere nga disa aspirante te Jogas dhe e dime se cfare rezultati kane patur. Cakrat e tyre u demtuan perfundimisht. Kur e fiksonin vemendjen tek Cakra Agnia, ajo demtohej. Nuk duhet te fiksosh vemendjen por duhet ta rafinosh vemendjen sa me shume. Sic thashe se nje magnet kur e afrojme me guret asgje nuk ndodh me ta sido qe ta levizim magnetin, por kur e afrojme me therrmijat e hekurit vetem ato terhiqen nga magneti. Ne te njejten menyre, vemendja e Sahaja Jogistit duhet te jete aq e mprehte sa ai te ndjeje vibrimet, duhet te mendoje per vibrimet, duhet te haje vibrime, te pije vibrime, dhe te kenaqet me to. Ne aspektin fizik, shume njerez me thone se une shkova ne shtepine e tyre dhe « ata me ofruan laddoos dhe une duhet t’i haja, cfare mund te beja Mataji ? » Ne fakt ata u terhoqen nga forma e laddoos dhe e hengren. Por nuk pane vibrimet e ketyre laddoos -ve . E hengren dhe paten shqetesime stomaku. Kur paten shqetesime thane : « C’mund te bejme tani, se i humbem vibrimet. Kemi ngrene laddoos ». Por nese e kishit pare qe nuk kishte vibrime tek laddoos , duhet te kishit thene «Sot nuk duhet te ha asgje » ose dicka si kjo, dhe nuk duhet te kishit ngrene. Nese shihni nje femije qe ka lindur i realizuar, ai nuk do ta hante kurre. Edhe nese e rreh e ema, ai pranon te rrihet por nuk e ha. Sepse ata nuk hane felliqesira. Femije te tille te tjeret i quajne kokeforte. Ata e dine qe nuk ka vibrime ne to prandaj pse te hane kur nuk do ta pelqejne ate ? Pra , ne aspektin fizik, ka shume gabime si keto qe bejne njerzit. Te themi se kemi ves te shkulim floket. Ishte nje vajze qe kishte ves te shkulte floket dhe erdhi tek une per trajtim. E pyeta se pse e bente kete. Me tha se keshtu i thoshte mendja. Motra me e madhe e godiste ne dore sa here qe e conte doren tek floket. E semura i thoshte se nese nuk e godiste, atehere ajo do ta godiste ate. Por kjo pune vazhdonte keshtu por problemi nuk po zgjidhej. Gjithe veset jane si ky bataçikllek . Te gjitha jane si ky, sepse materia perpiqet te terheqe vemendjen tone gjate gjithe kohes dhe keshtu ne krijojme vese. A e dini qe disa njerez, per te mposhtur veset thone : « Nuk do te ulemi as pertoke, as ne karrige. Do te marrim ne nje pozicion uljeje. » Nuk ka pse t’ia fusim kaq kot. Dua te them se disa gjera jane te mira, por pa shkuar ne ekstreme. Disa zakone qe krijojme ne jane kryesisht per shkak te modes. Dikush psh na shtyn te pijme nje cigare dhe ne pranojme. Nje ves i keq eshte te mos thuash « jo ». « Po si te thosha jo ? Ata po pinin te gjithe e na ofruan edhe neve. Ne thame « jo » ne fillim por ata ngulen kembe dhe une e morra goten sa ta ktheja njehere. » Ose « Me erdhen shoket e me ftuan per darke dhe duhet te shkoja. Pastaj ata filluan kercimin kabare dhe duhej te shihja, se do te dukej shume keq po te mos shihja femrat e zhveshura ». Ne jemi njerez shume te pafajshem, e keshtu vazhdojme te themi « C’ti bej une ? Keshtu eshte shoqeria. Keshtu eshte moda ». Por nje Sahaja Jogsist eshte nje njeri i vecante. Ai eshte i zgjedhur.

Sepse ju nuk keni marre vleresimin tuaj ju nuk e keni vleresuar vetveten ashtu sic ju kam vleresuar une juve. Eshte nje fakt qe shume pak e kuptojne me te vertete. Per te patur realizim te tille Mataji duhet te kete bere dicka te llahtarshme. Duhet t’i jete dashur nje pune shume e madhe. Duhet te kete bere Tapasja te tmershme ne gjithe jetet e saj si edhe ne kete jete. Duhet te jete perpjekur shume nga mengjesi deri ne darke, dhe ne e marrim gjithe kete si dicka te rendomte. Une mendova se duke iu dhene realizim, ju do te shihnit menjehere vleren tuaj dhe do te mendonit se jeni dicka e mrekullueshme dhe qe keni realizimin dhe Sakshatkarin. Por nuk eshte keshtu dhe ju filloni te genjeheni nga gjerat vulgare te jetes. Eshte nje turme e madhe qe duhet te udhehiqet nga njeri nga ju. Njeri nga ju mund t’i udheheqe te gjithe ata. Udheheqesit nuk bejne kompromise, ata nuk zgjidhin problemet e njerezve kur udheheqin, por u japin atyre probleme per t’i zgjidhur. Ata qendrojne mbi te tjeret, shume mbi ta. Ata nuk perulen, te tjeret u perulen atyre. Ju jeni te gjithe si pishtare por se cfare jete beni dhe cfare personaliteti keni, kete do ta vendosni vete ju. Kur vemendja behet paresore, kur kuptojme se si shfaqet qenia jone fizike, trupi yne duhet te purifikohet, duhet te zbukurohet, duhet te jete i bute, i kendshem, elegant, dinjitoz. Kam pare njerez ne grupet kur mblidhemi duke u sjelle ne nje menyre qe as nje njeri me edukate te zakonshme nuk do te sillej. Arsyeja eshte se ju akoma nuk e keni kuptuar qe ju jeni udheheqesit dhe qe njerzit po ju vezhgojne. Duhet te kete nje lloj « Masti » brenda jush, sic i thone ndryshe, duhet te jeni te kenaqur me veten. Pra, ne aspektin fizik, ajo qe hani, ajo qe shikoni, ajo qe pelqeni, gjithe perparesite duhet te ndryshojne. Ajo qe duhet te jete me e rendesishmja eshte Sahaja, ne cdo rrethane, ne cdo zakon – Sahaja. Sahaja do te thote « Ka lindur me ty ». Sahaja nuk do te thote e lehte. Shume njerez ngaterohen. Ju duhet ta dini qe jeni nje Sahaja dhe qe nuk duhet te pranoni asgje qe eshte Asahaja. Asahaja do te thote qe ju ta coni driten e Sahajas mbi gjithcka tjeter mbi erresire dhe jo te pranoni erresiren qe eshte Asahaja. Pra, si mund te keni zakone qe ju japin varesi simpatetike? Sahaja do te thote se ju keni nje vetedije te rafinuar te vecante. Nje mbret nuk fshin rruget. Ne aspektin fizik vemendja juaj humbet ashtu sepse ju vazhdoni te silleni sipas metodave Asahaja qe keni patur me pare, qe kane te tjeret, humbisni ne sistemin Asahaja te jetes. Ju duhet te ndryshoni gjithe sistemin e botes qe njerezit te behen Sahaja dhe jo Asahaja. Ekziston nje keqkuptim i madh rreth Sahaja Jogisteve. Ata mendojne « Oh ! Kur te vije Sahaja atehere do ta bejme kete pune, atehere do te dalim te flasim me njerezit. Te mos besh asgje eshte nje sjellje shume e gabuar. Sahaja do te thote qe ju e keni driten e Sahajas brenda jush, atehere si mund te toleroni dicka tjeter? Do te thote se ju duhet te dini se si te visheni, si te flisni, ku te shkoni, ke te takoni. Kush jane nenat tuaja, kush jane motrat tuaja, kush jane bijte tuaj dhe kush jane prindrit tuaj. Ashtu humbet vemendja. Pastaj zakonet tuaja vulgare, jeta juaj e vjeter qe duhet te gdhendet nga e para. Dhe nuk mund te vazhdoni, sepse nese vazhdoni, do te hutoheni ketu, do te hutoheni atje, do te thyeni qafen dhe do te vini tek une te me thoni « O nene ! Kam thyer qafen. Me ndodhi kjo. Me ndodhi ajo. »                               ” Deri ne momentin qe ju jeni bere nje Sahaja Jogist ajo do te vazhdoj te punoj me ju. Pse te mos beheni vetvetja.

Per shembull, nje njeri nuk mund te fleje si qente. Nese fillon te fleje si qen sepse kudo rreth tij ka qene, atehere do te kete dhimbje. Ne te njejten menyre, nese do te jeni Sahaja sepse te tjeret rreth jush jane Sahaja, do te hyni ne telashe ; sepse qeni nuk ndjen dhimbje, megjithese ai mund te kete demtim por nuk e ndjen ate. Por ju patjeter qe e ndjeni. Nje njeri qe nuk ka rilindur ende nuk ndjen, e ka problemin por nuk e ndjen. Kurse ju e ndjeni, ju duhet te hiqni dore, sa me shpejt aq me mire. Nese nuk hiqni dore, atehere po ktheheni perseri ne te njejten erresire dhe kjo erresire e re mund te jete e sketerrshme, e tmerrshme. Eshte me mire te vdesesh si qenie njerezore sepse keshtu mund te lindni perseri si kafshe. Por te lindesh perseri dhe te dish qe po kthehesh ne te njejtat zakone te vjetra te tuat, kjo mund te jete shume e rezikshme. Kjo eshte si une efiksoj vemendjen tuaj

Nga nje shqetesim, frike e vogel brenda trurit tuaj ne nje qenje Subtler ( superjore). Dhe kjo qenje duhet vetem ta gezoje ate Ate mengjes qe ju pelqeu meditimi, u bete te mprehte, une ju shtyva ta benit. Por ju duhet ta mbani veten te mprehte duke mos harruar se cfare ndodhi, se si u ndjete mire fizikisht. Nje nga zakonet e keqija qe kane njerezit eshte te shohin oren. Merzitem shume kur jam duke folur me njerez dhe shoh ndonjerin qe shikon oren. Kete nuk e duroj dot. Nese tani ju jeni pertej kohes, pertej hapesires, c’do te fitoni duke kursyer kohe ? Cfare keni bere deri tani? Kjo tregon prioritetet tuaja. Prioritetet tona duhet te ndryshojne dhe mund t’i ndryshojme lehte sapo te kemi filluar te kenaqemi, sapo te kemi shijuar nektarin e Dashurise Hyjnore (Amrit), atehere nuk do te pime me uje te papaster. Por mbi te gjitha ju nuk duhet te harroni kenaqesine qe merrni. Kjo eshte nje menyre per te fiksuar rafinimin tuaj. Eshte pikerisht vemendja qe mbulohet nga gjerat vulgare te jetes edhe ne anes emocionale te saj. Per shembull ju keni marrdhenie. Kemi pare shume jogiste qe perhumben keshtu. Kishin ca lidhje shume vulgare me njerez, edhe Mesues dhe disa nga ata ishin shoke e disa te tjera mund t’i quajme edhe lidhje te ndyra, nuk mund te hiqnin dore prej tyre dhe humben. Atehere ju duhet te uleni dhe te zbuloni pse nuk jeni te kenaqur me veten? Ju jeni humbes per shkak te ketyre gjerave. Nese do t’ju kenaqnin, nuk do te rendnit nga njera tek tjetra. Ato kurre nuk ju kane kenaqur plotesisht, atehere pse te ktheheni tek to perseri? Edhe kenaqesite emocionale, te cilave i referoheni si dicka shume e rendesishme, duhet te peshohen sipas dimensionit te ri te vemendjes dhe rafinimit tuaj. Ju e konsideroni dike si shume te shtrenjte e te afert dhe keni nje lloj marredhenie me te. Duhet te dini se kjo eshte shume siperfaqesore dhe ju nuk mund te kenaqeni prej kesaj, sic pini uje nga nje gote. Ne fakt, vete gota eshte siperfaqesore, uji eshte siperfaqesor, gjeja me e rendesishme eshte gjuha juaj qe mund te shijoje ujin. Nese gjuha nuk mund ta shijoje ujin e nese uji shijon si gure, c’kuptim ka te pijme uje ? Keshtu qe, ne thelb, gjeja me e rendesishme eshte shija ne gjuhe. Ne te njejten menyre, thelbi i kenaqesise tone eshte ne te ndjerit e vibrimeve. Por kjo vetedije e re nuk shkon shume me qenjet tuaja, prandaj del ky problem, ndryshe per qenjet njerezore, nuk eshte e veshtire per ti thene atij qe « eshte e mire pijeni ». Ai e pi dhe e di qe eshte e mire. Ai nuk e ha dicka qe eshte e hidhur. Nese do t’i jepnit dicka me shije te tmerrshme, para kesaj dhe pas kesaj duhet t’i jepnit cokollate. Por qeniet njerezore kur evolojne, kam pare se jane me te prirura drejt ketyre gjerave te tmerrshme, per shkak te terheqjeve te dikurshme te tyre. Pra, cojeni vemendjen plotesisht drejt Hyjnores, qe te mos ngele aspak vemendje per gjerat vulgare. Edhe sot ka njerez qe vijne e me pyesin « Mataji, kam nje problem, dua nje pune, cfare te bej ?  Duhet te bej kete, duhet te bej ate. » Sigurisht qe ketu nuk ka asgje te keqe, por nese kjo ju terheq vemendjen, do te thote se keni humbur sensin e te qenit nje jogist Sahaja qe kenaqesine e merr ne nje forme te rafinuar. Pra, keto gjera vulgare nuk do t’ju japin kurre kenaqesi, prandaj pse te mos kerkoni dicka qe do t’ju jape ate kenaqesi te rafinuar, te cilen vetem ju mund ta shijoni ? Pra, kjo gje i ndodh vemendjes sone, ne humbim per shkak te ideve tona te meparshme dhe lidhjeve tona emocionale ose te ashtuquajtura shpirterore. Ne jemi hindu, muslimane, kristiane. Jemi vegjetariane, jo-vegjetariane. Jemi brahmine, jo-brahmine, e plot gjera te tjera, por nuk jemi ata qe jemi me te vertete dhe te gjitha keto gjera ju bejne ju te mendoni qe ju jeni njerez gjeni dhe madheshtor. Ju gjeni shume . Gjeni ne cdo vend, ose cdokush nga cdovend. E ai ai sensin e vibrimeve? Atehere si mundet ky njeri te behet Guruja yt e te te mesoje mbi keto gjera ? Ti tashme je nje mjeshter. A shkon nje kryemjeshter te mesoje nga nxenesit qe sapo jane pranuar ? Kam pare edhe nje te sapoardhur qe meqe kishte badha-n, mundi te joshte lehte te pakten 5% te jogisteve Sahaja. Fliste me ze te larte, mburrej dhe minimumi 5% vrapuan pas tij. Si e shpjegoni kete ? Puna eshte se ju nuk duhet te jeni nje nga ata. Gjithesecili duhet te mendoje per veten e vet dhe jo per te tjeret. Duhet te mendosh nese e keni te mundur kete apo jo. Pra, edhe ne lidhjet shpirterore vemendja juaj humbet keshtu dhe te gjitha keto dimensione jane te jashtme. Tani, ne pershkrim te Gokulit te Vrindavanit, duhet te keni lexuar qe kur Krishna i binte fyellit, gjithe grate qe ishin duke punuar, Gopite neper shtepia, do te linin cdo pune, linin ne zjarr gjellen qe po gatuanin, linin ne tavoline ushqimin qe po hanin, te gjitha punet i linin pergjysme e coheshin e vraponin drejt atij fyelli (Murali). Dhe kur shkonin atje, qendronin ne kembe si te ngrira. Asnje levizje ne trup, asgje fare, vetem rrinin me kembe e degjonin me vemendje te plote. Ai as nuk fliste fare, vetem i binte Muralit (fyellit) dhe te gjitha ato degjonin si te ngurosura. Cfare ishte kjo? Kenaqesine qe po ndjenin ato e shijonin brenda vetes, gezimi qe derdhej brenda tyre me ane te ketij Murali. Vetem rrinin dhe degjonin, vetem kaq. Cfare eshte kjo ? Ky eshte rafinimi i asaj kenaqesie tamam si meditim. Ne te njejten menyre, vemendja juaj duhet te jete tek Sahaja, ne qendrimin tuaj prane Zotit. Ju jeni njesh me Zotin, cojini forcat tuaja centrifugale drejt Zotit plotesisht. Vendoseni veten ne lidhje me Zotin gjate gjithe kohes dhe pjesa tjeter e punes behet vete. Gjithcka do te filloje te funksionoje. Mendja njerezore eshte mesuar t’i beje gjerat ne forme rituali, psh ne mendojme qe nese duhet te ngrejme nje shtepi, duhet te germojme njehere themelin, pastaj te derdhim betonin ne themel, kolona e trare, pastaj te ngreme muret, pastaj te ndertojme catine dhe keshtu, njera pas tjetres ne planifikojme gjerat. Por ne Mbreterine e Zotit nuk ka planifikim. Vetem mund te rrish e te kenaqesh. Nese gjithe vemendja jone eshte atje, gjithe puna eshte kryer.Vemendje e plote, dhe pastaji ai fillon te punoje ,dhe ju jep ju prioritetin maksimal, per kete , mos kompromentoni rrugen tuaj permes saj. Duhet te ndihmosh edhe te tjeret te ngjiten dhe per kete duhet te mbash mend qe vemendja jote duhet te jete tek Atma jote, tek shpirti yt, tek Zoti, plotesisht njesh me te ne kete gezim. E gjithe zemra eshte atje, dhe me te dyja duart dhe te dyja kembet e tua, me gjithe vemendjen tende mund t’i terheqesh njerzit, sepse vemendja jote eshte e ushqyer gjithe kohes, atehere do te shijosh ngritjen e njerezve.

Asgje nuk mund te shkoje mire nese nuk zhvillon mprehtesine e mendjes. Dhe ky zhvillohet duke e larguar vemendjen nga gjithcka vulgare. Terhiqe vemendjen kurdohere qe shkon se tepermi tek nje mendim, ne kete menyre « Oh, harroje » . Por vibrimeve kushtoji vemendje te plote, vibrimeve te tua kushtoji vemendje te plote, per gjerat e tjera mos u bej merak se do te rregullohen. Keshtu mprehtesohet vemendja juaj ne mbreterine e Zotit. Kur zambaku eshte ne balte dhe duhet te dale, ai e gjen rrugen permes shume plasave dhe shume vrimave ne balte, por kur dej prej saj, totalisht i cliruar, atehere nuk hidhet andej-kendej por vetem hapet dhe merr piklat e bukura te veses, dhe vesa e tret aromen tek zambaku. Vetvetiu aroma fillon te rrjedhe. Eshte nje metode e ndryshme, eshte nje menyre jetese e ndryshme. Kjo do te thote te jesh Sahaja.