Kundalini and Self-Realisation (England)

1977-07-31, Kundalini and Self-Realisation, London Pra, kur ju merrni Realizimin tuaj, së pari dhe gjëja më kryesore që ju duhet të dini është për veten tuaj fizike, i cila nuk ishte e njohur për ju deri tani. Sa më shpejt që të shkoni në pandërgjegjshmen ju keni dëshmuar se keni mundur të mësoni rreth qenies tuaj fizike, së pari për veten. Keni marrë dijeninë se cili është problemi juaj fizik, nga çfarë vuani.Automatikisht ju e dini se ky është nga i cili ju vuani. Ju nuk duhet të shkoni tek një mjek për të pyetur atë se nga çfarë jeni duke vuajtur. Supozojmë se çakra Nabhi e juaj është e zënë, ju e dini se ka probleme në stomak. Nëse ju përparoni pak më shumë me frekuencat menjëherë ju do të dini se ajo është në këtë pjesë. Edhe në gisht, në anën e djathtë në qoftë se ju ndjeni djegie më shumë në anën e majtë të gishtit, atëherë ju duhet ta dini që problemi është më shumë në anën e majtë se në anën e djathtë. Nga praktika ju e kuptoni saktësisht se çfarë lloj problemi është. Por pas disa kohësh ju thjesht thoni se ky është problemi, dhe se [kjo?] është ajo që është. Ju bëheni ngjashëm me një kompjuter. Pra Vetenjohja, e cila së pari është përjetuar, bëhet aktualizim. Kjo mund të themi është faza e dytë. Por patjetër në fazën e parë ju merrni eksperiencën e qenies tuaj fizike. Tani tëshohim bukurinë e saj, se si është bërë bukur. Kur ju vini duart tuaja drejt meje ju e kuptoni pozicionin tuaj, para së gjithash. Ju nuk më kuptoni Mua , por ju e Read More …