Kundalini and Self-Realisation

(England)

1977-07-31 Kundalini and Self-realisation, London, England, 75'
Download video - mkv format (standard quality): Watch on Youtube: Watch and download video - mp4 format on Vimeo: Transcribe/Translate oTranscribeUpload subtitles

Feedback
Share
Upload transcript or translation for this talk

1977-07-31, Kundalini and Self-Realisation, London

Pra, kur ju merrni Realizimin tuaj, së pari dhe gjëja më kryesore që ju duhet të dini është për veten tuaj fizike, i cila nuk ishte e njohur për ju deri tani. Sa më shpejt që të shkoni në pandërgjegjshmen ju keni dëshmuar se keni mundur të mësoni rreth qenies tuaj fizike, së pari për veten. Keni marrë dijeninë se cili është problemi juaj fizik, nga çfarë vuani.Automatikisht ju e dini se ky është nga i cili ju vuani. Ju nuk duhet të shkoni tek një mjek për të pyetur atë se nga çfarë jeni duke vuajtur. Supozojmë se çakra Nabhi e juaj është e zënë, ju e dini se ka probleme në stomak. Nëse ju përparoni pak më shumë me frekuencat menjëherë ju do të dini se ajo është në këtë pjesë. Edhe në gisht, në anën e djathtë në qoftë se ju ndjeni djegie më shumë në anën e majtë të gishtit, atëherë ju duhet ta dini që problemi është më shumë në anën e majtë se në anën e djathtë. Nga praktika ju e kuptoni saktësisht se çfarë lloj problemi është. Por pas disa kohësh ju thjesht thoni se ky është problemi, dhe se [kjo?] është ajo që është. Ju bëheni ngjashëm me një kompjuter.
Pra Vetenjohja, e cila së pari është përjetuar, bëhet aktualizim. Kjo mund të themi është faza e dytë. Por patjetër në fazën e parë ju merrni eksperiencën e qenies tuaj fizike. Tani tëshohim bukurinë e saj, se si është bërë bukur. Kur ju vini duart tuaja drejt meje ju e kuptoni pozicionin tuaj, para së gjithash. Ju nuk më kuptoni Mua , por ju e kuptoni veten tuaj.Menjëherë ju ndjeni djegien ose ju ndjeni ftohje, apo ju ndjeni dhëmbje therëse, apo ndjesi shpimi gjilpërash, apo çfarëdo qoftë ajo. E gjitha kjo nuk është tregues për Mua, por është e  gjitha [tregues ose treguar] për ju. Pastaj nga vibracionet që rrjedh përmes meje [fjale e panjohur – qënie] ato korrigjohen. Të gjitha këto probleme korrigjohen. Pastaj kur mekanizmi (sistemi i brëndshëm) i juaj është korrigjuar, atëherë të njëjtën gjë [fjale e panjohur – larë?] mekanizmi që është Vetja ime lëshon vibracionet (valet) ose ju merrni vibracionet (valet) të cilat janë me të vërtetë Unë. Por, që në një masë …deri në atë masë, në të cilën ju keni arritur qartësi dhe ndjeshmëri.
Nga ana tjetër, kur të doni të dini për shëndetin e njerëzve të tjerë, atëherë mekanizmi juaj nuk do të ndjejë problemet tuaja, por do të ndjejë më shumë problemet e një personi tjetër.Dhe kur ju të keni  korrigjuar problemet e personit tjetër atëherë ju do të filloni të ndjeni problemet tuaja. Sa bukur është e rregulluar, e shihni, në mënyrë që ju [jeni ose duhet të] ju jeni të detyruar për të kuruar një person tjetër. Nëse ju nuk kuroni personin tjetër ju nuk mund të ndjeni veten tuaj. Kjo është se si pandërgjegjshmja është duke u përpjekur që të ju udhëzojë, si të jeni në mënyrë universale i vetëdijshëm. Kjo eshte e bukura.
Tani, që të dimë në lidhje me sistemin tonë nervor autonom, në lidhje me sistemin nervor simpatik, madje edhe mjekët duhet të përdorin të paktën njëqind ditë për të marrë kardiogramën tuaj, për të marrë presionet tuaja të gjakut dhe për të ju kaluar ju përmes të gjitha testeve patologjike, dhe këtë test, dhe atë test, ju duhet të bëni të gjitha llojet e gjërave dhe shumë  para duhet që të shpenzohen, ende  [fjalë të panjohura – nuk?] nuk e dihet nëse ata vërtetë mund të thonë se kjo është gjëja e vërtetë. Por Dijenia e Vetes është aq e saktë,sa që edhe një fëmijë mund të thotë se kjo është gjëja. Tani ajo nuk është vetëm njohuri … Për shembull tani, nëse ju keni sy, në qoftë se ne mund të shohim diçka – nuk është se ne mund ta shohim atë, por duke parë atë, ne mund të korrigjojmë lëvizjen tonë, ne mund të korrigjojmë vizionin tonë. supozojme se diçka është e shtrirë atje dhe ne kemi marrë dritë në sytë tanë – ne mund ta shohim atë. Pra, ne nuk do të ishim rrëzuar poshtë mbi atë. Në të njëjtën mënyrë, në Sahaja Yoga, kur ju të dini rreth elementeve tuaja fizike dhe problemeve fizike edhe ju gjithashtu keni një fuqi për të korrigjuar ato. Ju mund të korrigjuar një problem vetëm duke i kushtuar vëmendje në atë pjesë, për shkak se vëmendja juaj është e ndriçuar  tani nga dashuria e Perëndisë. Ju vetëm kushtojini vëmendjen tuaj për këtë dhe ju mund ta bëni këtë. Kjo ndoshta në një fazë të mëvonshme, mund te thoni. Por në fazat e hershme, madje edhe në qoftë se ju lëvizni gishtat simbas drejtimit të akrepave të sahatit në atë pjesë, nëse ju përpiqeni që ta nxirrni jashte atë problem që mundeni, me metoda të ndryshme të vini atë problem në këtë materie (lëndë), e cila është krijuar nga pesë elemente. Dhe problemi edhe pengimi juaj është gjithashtu nga kjo gjë. Kur të gjitha këto elemente janë në ekuilibër nuk ka asnjë problem. Por kur ekuilibri është i humbur në to ju do të keni probleme. Pra, kur në trupin tuaj ekuilibri është humbur çfarëdo qoftë ai problem është hedhur jashtë në këtë element, dhe kjo është mënyra se si ekuilibri është vendosur dhe ndiheni tërësisht mire. Pra, ju keni njohuri të qenies tuaj fizike, për të cilën ju nuk keni nevojë për një mjek ose ju nuk keni nevojë të shkoni në një laborator që të jeni një derr nga Guinea.
Së dyti, ju e dini rreth qenies tuaj mendore. Mendërisht e kuptoni se ju pëlqen dikush apo ju e urreni dikë. Por ju nuk e dini pse. Por pas realizimit ju mund ta thoni permes vibracioneve se ju disi [fjale e  panjohur – në vend] nuk mund ta duroni atë person tjetër. Pse? Sepse ai është duke ju dhënë vibracione (vala) te nxehta. Në fillim pëlqimi ishte në një formë abstrakte që ju nuk mund ta kuptonit pse ju thjesht nuk mund ta duroni atë person, edhe pse ai është një person i këndshëm. Por ju nuk e pëlqeni atë person për shkak se personi është duke trasmetuar vibracionet e tilla dhe të tilla, të cilat janë kundër vibracioneve (valeve,energjisë) hyjnore, nëse keni pasur ndonjë. Ose, nëse ju keni qenë i të njëjtit lloj ju do ta pelqeni. Pra, mendërisht edhe ju e kuptoni fjalë [fjale e panjohur – emocionalisht?] se pse ju disi nga brenda – intuitivisht ju e quani atë – ju nuk e pëlqen një person. Ose shkoni në ndonje shtëpi … Ju nuk e pëlqen atë shtëpi në të gjitha. Ju ndjeheni shume keq në atë shtëpi, por ju nuk e dini pse ju ndiheni jashtë ashtu kur shtëpia është kaq e bukur.Pastaj përmes vibracioneve (valeve) ju menjëherë mund të gjeni se cila është arsyeja dhe ju do ta gjeni në duart tuaja se [gjendet apo ajo e tyre] Agnya është djegur (ka probleme).Pra, ju e dini se çfarë është problemi aty. Tani … tani ju mund të korrigjoni atë. Nëse personi është bashkëpunues, ju mund t’i thoni atij person që një gjë e tillë është aty le të shpëtojëprej saj. Dhe nëse ju bëheni një ekspert, edhe pa i thënë atij  ju mund të hiqni qafe problemin.
Pra njohja e sjelljes tuaj jashtë sjelljes emocionale ose shpërthimit emocional për asgjë me vlere kuptohet përmes Vetë realizimit , që ju e kuptoni pse vetë, ju jeni të sjellë në një mënyrë të veçantë. Për më tepër, duke supozuar se jeni një person i çmendur, ju merrni një ndjenjë posedimi. Ju shkoni jashtë, ju dhemb koka, ndjeheni qesharak, ju bëheni [fjalë e panjohur – i dobët], ju filloni të luftoni, ju bëheni i frikshëm, njerëzit nuk ju kuptojnë, ju nuk kuptoni, ju bëheni hutuar. Por me Vetë Realizimin  ju e dini se ju keni qenë të pushtuar nga një lloj shpirti dhe ju e dini se si ta nxirrni atë. Dhe kur ju e nxirrni atë nga ju ndjeheni të liruar plotësisht dhe kjo është se si ju ekuptoni veten tuaj emocionale në qoftë se ajo është duke u sulmuar.
Në dorë, për shembull, pas realizimit, ju merrni vibracione më shumë në anën e djathtë dhe më pak në anën e majtë. Menjëherë kuptoni se zotëri Ego është duke u përpjekur që të shtypë superego. Kështu që ju mund të ekuilibroni atë duke vënë dorën tua Ego (te djathte) në kokën tuaj dhe duke  vënë dorën e majtë në drejtim të forcës Hyjnore që ju të jepni forcë më shumë në këtë dhe ju mund të ekuilibroni atë. Pra, ju e kuptoni Egon tuaj dhe superegon më shumë. Kjo është se si ju e kuptoni qenien tuaj të brendshme. Kjo është ende në formë bruto, ende në formë bruto ju jeni duke kuptuar veten fizikisht dhe mendërisht.
Tani [fjale e  panjohur – intelekti] gjithashtu është i magjepsur ose ne do të themi i ndriçuar me Vetë Realizimin. Çfarëdo që ju lexoni para Vetë Realizimit që ju të merrni një ide shumë sipërfaqësore të gjithçkaje. Por kur ju jeni Vetë Realizuar mendoni “oh, kjo është gjëja që ata ishin duke thënë për” dhe se ju duhet të keni vënë re me veten se çdo gjë që ju lexoni ju e dini që është për t’u pranuar dhe  cila është për t’u hedhur poshtë si false. Qeshni në deklaratat e papeshuara dhe ju i pranoni ato gjëra, të cilat konsiderohen [fjalë të panjohura – si naive dhe budallalleqe?] si të vërteta absolute.  Prioritetet tuaja, [fjale e panjohur? – gjykimet] tuaja ndryshojne dhe ju bëheni një person absolutisht një me realitetin absolut. Sepse nëse ju përpiqeni të pranoni ndonje falsitet ju menjëherë filloni të keni djegie në dorën tuaj. [Deri në çfarë mase OSE në një masë?] Kjo ju ndihmon në një masë, sepse ajo ka për të ruajtur lirinë tuaj. Pra Vetë Realizimi  ju ndihmon në një masë shumë të madhe. Derisa, me qëllim, ju  [fjale e panjohur – doni] te refuzoni të gjitha mesazhet nga realiteti, ajo shkon për të ju ndihmuar ju. Por, ende ju vazhdoni, duke e sfiduar atë, atëherë natyrisht kjo zhduket, ju humbni fuqinë e marrjes se mesazheve. Por kjo është arsyeja pse është Vetë Realizimi  sepse jo vetëm që  ju merrni Njohjen e Vetes, por ju e dini se si të korrigjoni veten.
Tani, njerëzit krijojnë. Ata krijojnë gjëra, ata mendojnë se janë artistë të mëdhenj … Ata nuk mund të shpjegojnë se si ndodh. Dhe ka njerëz të cilët i vlerësojnë edhe – ata nuk e kuptojnë se pse ata e vlerësojne një art të veçantë apo pse ata nuk e bëjnë, një lloj gjëje të veçantë. Por kur ju shihni [fjale e  panjohur – universalisht?] kur [fjale e panjohur? – njohësit] medhenj ulen dhe e vlerësojnë një art, atëherë një Sahaja Yogi i zakonshëm mund të shkojë dhe të shohë dhe të thojë saktësisht nëse arti është estetikisht i pasur apo jo, sepsevibracionet menjëherë do të ju tregojnë. Nëse nuk do të ishte edhe gjëja më e vogël nga ajo pjesë [ju do ose ne do] të shikoni vibracione shume te këqia qe vijnë. Në qoftë se kjo është plotësisht harmonike, plotësisht e intonuar me realitetin, që është gëzim, që jep cilësi të plotë gëzimi e nëse ajo ka marrë në përsosjen e tij, atëherë ju merrni vibracionet që janë të pëlqyeshme për ju – jo vetëm te pëlqyeshme, por janë ndjesi shume te fuqishme që japin gëzim.  Ndonjëherë ndiheni në përmbytjen e gëzimit që vjen mbi ju, duke rënë në të gjithë dhe rrjedh mbi  qenien tuaj, krejtësisht i fresket dhe qetësues. Dhe kjo është se si ne vendosim në lidhje me një art, artist apo një pjese të artit që nëse ajo është krijimtaria e vërtetë apo jo.
Pra, ju e kuptoni artin e krijuar nga të tjerët. Por duke menduar se doni të krijoni … Nëse tashmë keni teknikën, mirë … Pastaj artisti do të shohë se ai do te fillojë duke krijuar disa gjëra fantastike të që ai kurrë nuk mund t’i ketë ëndërruar dhe vazhdimisht ai do të vazhdojë duke krijuar. Pra, ai prek ose ne mund të themi se arrin burimin. Sepse në qoftë se ju gjeni edhe më të madhin e artistëve më të mëdhenj, ata do të krijojnë, të themi, dhjetë punë të bukura, por në të tridhjetat e tij do të jetë i kotë. Por në qoftë se ai bëhet një Sahaja Yogi as edhe një krijim i tij nuk do të jetë i kotë. Të gjithë ata do të jenë të klasit të parë, arsyeja është se ai është një me burimin, kështu që nuk ka shans për të bërë gabime. Por njerëzit që të merrni vetëm një paraqitje e shkurtër, një herë, dy herë, tre herë, mund të jetë e gabuar dhe kështu ata mund të bëjnë gabime.
Por një artist i cili është Sahaja Yogi  është atje me buriminn dhe plotësisht me teknikën. Duke bërë ndonjë punë jashtë, thonë në biznesin tuaj, përmes Vetë Realizimit  ju do të keni  besimin ne veten  tuaj. Ju ndiheni të sigurt, sepse ju jeni pjesë e asaj jete,dritës dhe ju ndiheni kështu të relaksuar, sepse ju jeni vetëm një pikë në oqean. Pra, ju nuk jeni duke menduar të mashtroni të tjerët. Ju nuk jeni duke menduar për të aktruar. Ju nuk jeni duke menduar për të gjitha këto aktivitete të padobishme në të cilat njerëzit kënaqen dhe shkatërrojnë shëndetin e tyre dhe shkatërrojnë shëndetin e njerëzve të tjerë të cilët vijnë në kontakt me ta. Ata kurrë nuk kanë një marrëdhënie shumë të shëndetshme në mes të njerëzve të tillë. Ju mund të mashtroni një person për një ditë, ju mund të mashtroni atë për tri ditë, por më vonë marrëdhënia bëhet shumë e sëmurë. Pra, edhe në marrëdhënien me biznesin tuaj  ju do të gjeni se ju e kuptoni fuqinë e vetes. Ju përjetoni fuqinë e Vetes dhe për shkak të kesaj përvoje ju rriteni në Dharman tuaj, në mbeshtetjen tuaj. Dhe kur një person qëndron në mbeshtetjen e tij, e shihni, një njeri i tillë ka një personalitet shumë të fuqishëm. Dhe ai, kur ai përpiqet të bëjë biznes, atëherë njerëzit varen nga ai, mbështeten mbi të, dhe ai është biznesmeni më i mirë, sepse ai nuk është i ndihmuar vetëm nga fuqitë e tij, por në kohë të gjitha fuqitë e të pandërgjegjshmes janë në dispozicionin e tij. Pra duke e njohur veten, ju do të zhvilloni besimin tuaj dhe ju njihni të tjerët dhe të tjerët që kanë të bëjnë me ta. Edhe nëse ju kanë mashtruar, të themi, një herë e dy herë, ju do të dini se ju kurrë nuk jeni mashtruar. Nga ana tjetër, personi tjetër i cili mundohet të ju mashtrojnë ju do ta pësojë vetë. funksionon keshtu, kjo është magjia e të pandërgjegjshmes!
Tani, çfarë është dituria në një biznes? Që ju të merrni njohuritë e krijimit të pasurisë nga hiçi. Kjo është bukuria e Vetë Realizimit  – që ju mund të krijoni pasuri nga asgjëja, si një artist e bën. Nga pak [fjale e panjohur – duke anuar?], këtu dhe atje, befas ju do të gjeni të njëjtën gjë, e cila nuk mund të materializohet në pasuri, është duke bërë mrekullira. Në Indi ka qenë një zotëri i cili mori Realizimi tij dhe ai e kuptoi disi që ne bëjmë shporta të vogla – në Indi, ata nuk vlejnë asgjë – dhe ai mendonte se në Amerikë ata do të  shiten si ëmbëlsira të nxehta. [fjale te panjohura – apo disi tjetër], e shihni, atij i  erdhi në kokën e tij, dhe kur ai filloi eksportimin e tyre, sot ai është një nga njerëzit më të pasur në Indi dhe ai filloi me gjëra shumë të zakonshme. Për shkak të Vete Realizimit, e shihni, ju mund të depërtoni në ekzistencën tuaj dhe të shihni  në një gjë si të tjerët do ta vlerësojnë. Për shembull, me Vete Realizimin  tani unë, edhe pse unë jam indiane e lindur, unë mund të bëhem angleze përmes vetëdijes kolektive. Unë mund të di se çfarë dëshiron një anglez, por normalisht një indian nuk mundet. Tani [gjendja ose krenaria] e eksportit indian është se ato janë duke eksportuar gjëra në Angli, duke menduar se ju jeni të gjithë indianë. [Fjale e panjohur – Edhe pse?] ata mund të jenë në anglez nga ndonjë shans, ata [mund ose nuk mund?] të eksportojne gjërat që ju duhen vërtetë këtu. Pra, ata do të ju dërgoj  [Fjale epanjohur – gjashtë jard] Saris [janë të padobishme ose te dobishme?] me ngjyra të tilla të frikshme, të cilat ju mendoni se jane te tilla , dhe qe indianët mendojne se janë shume te mira.. Kështu që ju mund të identifikoni veten me një person tjetër, me ideologjitë e tij, me idetë e tij, dhe mund të trajtoni nevojat e kombeve të tjera, njerëz të tjerë shumë të mirë. Ju shikoni, ne shesim diçka, kur të tjerët kanë nevojë për diçka. Normalisht njerëzit shesin atë, sepse ata mendojnë se kjo është për t’u shitur. Por vetem ju Sahaja Yogi mund ta bëni këtë lloj gjëje edhe në anën materiale të saj. Eshte nje shembull si Sahaja Yoga ndihmon [Fjale te panjohura – se ju?] si ju i kuptoni ambientet rrethuese që , të cilat më parë nuk ishit në gjendje t’i kuptoni, por tani me Vete realizimin ju i kuptoni, sepse ju mund të identifikoni veten me një tjetër personalitet [i?] .