Mooladhara and Swadishthan, Sydney 1981

(Australia)

1981-03-25 Mooladhara and Swadishthan, Sydney, Australia, 83' Chapters: Talk, Q & ADownload subtitles: CS,EN,IT,PL,PT,TR,ZH-HANS,ZH-HANT (8)View subtitles:
Download video - mkv format (standard quality): Download video - mpg format (full quality): Watch on Youtube: Watch and download video - mp4 format on Vimeo: View on Youku: Transcribe/Translate oTranscribeUpload subtitles

Feedback
Share
Upload transcript or translation for this talk

 Mooladhara dhe Swadishthan. Sidnej (Australi), 25 Mars 1981.

I përulem të gjithë kërkuesve të së vërtetës.

Heren e kaluar ju tregova pak rreth qendres së parë, të quajtur si Çakra Mooladhara dhe Kundalini e cila është ndërgjëgja e vendosur në kockën trekëndëshe e quajtur  kërbisht. Ashtu siç ju thashë kjo është fuqia e dëshires se pastër e cila nuk është zgjuar ende dhe nuk është shfaqur ende brenda jush, e cila qëndron këtu duke pritur momentin për tu ngritur dhe per t’ju dhene juve lindjen e dytë, pagezimin qe ju jep paqe. Ju jep Vetë-Realizimin.

Kjo dëshirë e pastër duhet të jetë një me shpirtin tuaj. Deri në momentin që kjo të përmbushet ata që janë duke kërkuar nuk do të kënaqen. Kjo qender është shumë e rëndësishme sepse kjo ishte qendra e parë që u krijua kur Qënia Pramidale filloi ta bente kete punë. Kjo është qendra e pafajësisë e cila është shenjtëri. Gjëja e parë që u krijua në këtë tokë ishte shenjtëria. Kjo qender është shumë e rëndësishme në të gjitha qëniet njerëzore,  kafshët kanë pafajësi, ato nuk e kanë humbur atë ndërkohë që në e kemi… ose mund të themi që ne kemi lirinë për ta braktisur atë. Ne mund ta bëjmë kete, në një farë mënyre ne mund ta shkatërrojmë atë nëpërmjet të ashtuquajturave ide të lirisë.

Kjo qender ka një fuqine që na jep ne mënçuri. Mençuria është një fjalë e cila nuk mund të shpjegohet. Mënçuri është kur ne kuptojmë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Atje ku ju vërtet kuptoni se çfarë është e mirë për ju, për shpirtin tuaj, është mënçuria, dhe kur kjo qender është e gjallë dhe nuk është e shkatërruar atëherë ju vërtet e dini cfare është mënçuria. Për shëmbull, një person i cili e ka këtë qender ne gjendje shume te mire mund t’ju tregojë juve se nga është veriu apo jugu, per shkak te magnetizmit që gjendet në Tokën Nënë. Kjo qender është krijuar nga elementi i Tokës Nënë. Kështu qe magnetizmi që gjendet në Tokën Nënë është prezent në këtë qender. Kur zogjtë fluturojnë që nga Siberia deri në Australi, kjo bëhet me ndihmën e kësaj qendre, sepse ata e dinë nese po shtegtojnë drejt veriut apo jugut. Ata kanë një dituri të lindur për të ditur se nga duhet të lëvizin dhe për këtë arsye duhet të dimë se kjo qender është edhe brenda nesh por e ka humbur sensin e gjykimit sepse ne kemi humbur magnetizmin brenda nesh.

Një person i pafajshëm është njësoj si një magnet që të tërheq, ai i tërheq njerëzit drejt vetes së tij, ashtu si një lule që tërheq bletët drejt saj. Ka disa peshq në të cilët kanë gjetur fushë magnetike dhe në disa prej tyre ata madje kanë gjetur një magnet të mirfillte me ane te te cilit ata kuptojne nese po shkojne në veri, jug, lindje apo perëndim. Kjo qender brenda nesh mund të shkatërrohet ne menyra të ndryshme siç ju tregova herën e fundit. Tani nëse ju shikoni mire gjendet një vije blu që zbret nga lart poshte. Kjo është fuqia e dëshirës tonë me ane te se ciles ne dëshirojmë, është ana emocionale e nje qënieje njërezore. Kur një person e shpërfill anën e tij emocionale ose nuk e respekton anën emocionale, atëherë kjo qender humbet. Ajo shkaterrohet shume. Ana emocionale në këto kohë moderne nuk kuptohet mirë nga qëniet njerëzore. Më vjen keq që po e them por është shumë e vërtetë se kur ju shkatërroni këtë qender, gjëja e parë që shfaqet është impotenca ose veprimtaria e tepërt si përdhunimi dhe të gjitha gjërat që janë krijuar për shkak të neglizhencës së kësaj qendre.

Të dyja gjërat janë të njëjta në sytë e Zotit, çdo ekstrem është i gabuar. Ata njërëz që thonë se mund të ndricoheni nëpërmjet seksit janë vërtet…., nuk di si ti quaj ata, sepse Ajo është Nëna juaj ulur atje, ajo është vetëm Nëna juaj, Ajo nuk ka fëmij tjetër dhe Ajo është më e shënjta e te shenjtëve. Ajo është Shpirti i shenjtë brenda jush, dhe nese doni te beni seks me Nenen tuaj, nuk e di nëse njerezit ketu arrijne ta kuptojne këtë. Në Indi është e pamundur, ne nuk mund ta kuptojmë këtë gjë absurde. Pra është e njëjta fyerje ndaj Nënës suaj. Ashtu si shumë njerëz që përpiqen të fyejnë Nënën Maria duke e vendosur Krishtin në një situatë shumë të pahijshme me Të. Është dicka që mund të themi se ndodh kur fillojmë dhe flasim në këtë mënyrë.  Është një mëkat i rëndë ti bësh dicka të tillë Nënës tënde, e cila është Kundalini dhe për këtë arsye ju tregova herën e kaluar, kam parë qe disa njërëz kanë nje Kundalini qe gjatë gjithë kohës eshte duke tundur kokën e duke perthyer gjithë trupin e Saj dhe ndjehet kaq e pashprese ngaqë Ajo është bërë kaq e dobët sepse shenjtëria është zhdukur nga personi. Ideja jonë e shenjtërisë është bere kaq perverse, dhe për më tepër ne kemi sot mjeshtër guru që na tregojne se kjo eshte dicka shume e mire, ju do të shkoni në parajsë. Në fakt ata janë shumë të sinqertë, ata thonë do të shkoni në një pus pa fund dhe ky pus pa fund do të thotë ferr.

Pse ju nevojitet një mjeshtër guru për këtë kur ju jeni bere mjeshtra ne këtë art? Dua të them se kur isha në Angli ata flisnin vetëm rreth seksit, seksit dhe seksit nga mëngjesi deri në darkë. U habita shumë, nuk i kuptoj. Kështu  pra ata flasin vec per seksin, nuk ka asgjë pervec seksit, dhe kjo gje është kaq e ndyrë, kaq e neveritshme. Ata flasin për seksin me kafshët, për seksin me fëmijët. Nuk e kuptoj se c’po ndodh me qëniet njerëzore, si mund të bëhen kaq të ndyrë? Nuk do të habitesha nëse pas disa kohësh do t’i kemi banjot tona brenda dhomës së pritjes. Si mund të flisni rreth këtyre gjërave, si mund t’i diskutoni këto gjëra kur janë kaq private, dhe kaq të shenjta, dhe në këtë mënyrë ju ose i humbni ato, ose humbni në to.

Kjo është një nga gjërat që po na ndodh neve sepse Zoti na ka dhënë neve lirinë brenda nesh, ne mund të bëjmë çfarë na pëlqen. Por ne kemi humbur mënçurinë tonë, ne e kemi humbur atë. Nuk e di a eshte per shkak te ketij Revolucionit Industrial, ose nuk di kë të fajësoj, por ne kemi humbur mënçurinë tonë për të kuptuar se këto gjëra janë të dëmshme. Nëse nuk është kështu, mund të themi llogjikisht, atehere përse po shfaqen gjithë këto sëmundje. Me seks të lirë, të gjithë marinarët, sipas ligjit, ne cdo port duhet të marrin injeksione për të gjitha llojet e komplikimeve që ata mund të kenë nga jeta seksuale. Pse ju nuk ndjeheni i shëndetshëm çdo minutë? Ju do të humbisni  shëndetin tuaj, i gjithë sharmi juaj do t’ju ikë nga fytyra dhe do te dukeni shume i frikshëm. Është një shenjë e mirë, tamam tani shikoni se si natyra reagon ndaj kësaj. Kështu duhet të bëheni të mencur për të kuptuar se Zoti na e ka dhënë neve këtë gjë jo për tu fyer por për të bere një jetë të mirë martesore, normale, dhe jo të harxhojmë energjinë tonë me këto lloj gjërash.

Por kur njerëzit fillojnë dhe mendojnë për të është akoma dhe më keq. Më pas çfarë ndodh? Ajo zhvendos prej aty vëmendjen mbi anën tjetër dhe shkon në anën e verdhë, shkon në tru. Kur ju filloni të mendoni rreth seksit, eshte e sigurte se ju do të bëheni pa dyshim nje i rritur në një fazë tepër të hershme. Sepse kjo është spontane, e pakontrolluar. Dhe kur ju filloni të mendoni rreth tij, kur sytë tuaj fillojnë te bredhin andej-ketej, atëherë te jeni të sigurtë se vëmendja juaj ka shkuar diku në një vend shume të kufizuar, gje qe ndodh vetëm atëherë kur ju jeni në një spontanitet të caktuar emocional.  Është jashtë mode të flasësh me njerëzit për këto gjëra por nëse ju nuk jeni te kujdesshëm rreth kesaj juve… do t’ju duhet të zbuloni statistikat e te rinjve amerikanëve të rinj dhe do të habiteni se sa shumë prej tyre vuajnë nga sëmundje të tmerrshme. Kur unë shkova në Amerikë, zbulova se nëntë nga dhjetë te rinj që erdhën tek unë vuanin nga keto sëmundje te tmerrshme dhe shumica e tyre ishin impotente. Është një e vërtetë tronditese. Duhet ta pranoni ashtu siç është dhe jo të thoni “Jam në rregull, jam në rregull”. Nuk është kjo mënyra se si duhen parë gjërat. Ne duhet të shikojmë statistikat qe kemi para syve, dhe të dimë se dicka nuk shkon dhe me mënçurinë tuaj të nxirrni konkluzione të caktuara rreth kesaj.

Tani qendra e dytë, të cilen unë e quaj Çakra Swadishthana, është gjithashtu një qender shumë  e rëndësishme brenda nesh. Qendra e parë kujdeset për të gjitha sekretimet tona. Ajo ka katër petale te njeta në pleksusin e legenit, i cili manifestohet nga ato, ai është një pleksus i madh brenda nesh, dhe ka gjithashtu katër nën-pleksuse. Një tjetër qender që kemi është Qendra Swadishthan, e cila është qendra e dytë. Qendra e dytë ka gjashtë petale, dhe ajo furnizon ose shfaq pergjithesisht Pleksusin Aortik, i cili ka gjithashtu gjashtë nën-pleksuse. Kjo qender është shumë e rëndësishme për ne në kohët moderne, është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe mendoj se shpërfillja e kësaj qendre mund të krijojë shumë probleme.

Kjo qender, nëse shihni, është e lidhur me trurin dhe është përgjegjëse për veprimet tona, është qendra e kreativitetit tonë. Atehere kur ne mendojmë për të ardhmen, kur ne bëjmë çdo lloj pune fizike, ne përdorim këtë qender për ketë qëllim dhe duhet të kuptojmë që në këto ditë ne po behemi pre e shumë sëmundjeve sepse nuk kemi kuptuar se cili është funksioni i kësaj qendre.

Funksioni më kryesor i kësaj qendre është të shperbeje qelizat yndyrore për t’i përdorur truri. Kur ne mendojmë gjatë gjithë kohës për të ardhmen që ne planifikojmë, ne planifikojmë çdo detaj dhe ajo çfarë ndodh është se kjo qender e shkrete duhet të punojë shumë që të prodhojë qeliza të reja njëra pas tjetres për t’i përdorur truri juaj.

Përveç kësaj duhet te kryeje edhe shume funksione të tjera. Duhet te kujdeset për mëlcinë tuaj, duhet te kujdeset për shpretkën tuaj, duhet te kujdeset për pankreasin tuaj, për veshkat tuaja dhe gjithashtu për mitren tek femrat. Nëse ju filloni të mendoni gjatë gjithë kohës, nëse ju nuk ndaloni dot së menduari, truri fillon një proces te menduari pa kontrollin tuaj, më pas kjo qender e gjore duhet ta përpunojë të gjithë këtë, mëlçia juaj lodhet shume.

Dhe duhet të dini se mëlçia është një nga gjërat më të rëndësishme brenda nesh sepse ajo ushqen vëmendjen tonë, Chitta-n. Kjo vëmendje kurdo që është prishur është prishur sepse ekzistojnë disa helme brenda nesh. Mund të jenë helme fizike, mund të jenë helme mendore, mund te jene helme emocionale, çfarëdo lloj helmi. Janë sidomos helmet fizike ose emocionale që shkojnë tek mëlcia, e cila i filtron. Ky pra eshte funksioni i melcise.

Por kur ju nuk i jepni energjinë e mjaftueshme dhe jeni duke humbur në mendime, kjo qender e gjore është lënë pas dore, nuk ka asnjë ushqim, askush nuk kujdeset për të e atehere ajo plogeshtohet e punon ngadale. Kur ajo bëhet e ngadaltë e gjithë nxehtësia mblidhet në mëlci, dhe nje person i tille nuk ka fare temperaturë deri në momentin që ai bëhet me cerozë dhe vdes. Kur njerëzit mendojnë shumë ata lodhen duke menduar shumë, shumë. Kështu ata mendojnë, “Le të marrim dicka që të na largojë nga i menduari, që të na nxjerre nga kjo gjendje”. Kështu ata marrin drogë, pije, alkol e gjera te tilla.

Të gjithë shënjtorët në botë kanë thënë se alkoli është shumë i rrezikshëm për jetën. Arsyeja është se ai vepron kundër vetëdijes tonë, ky është një fakt. Ju e dini se pasi merrni një pije vetëdija jonë bëhet e mjegulluar ose e ngacmuar. Kjo nuk është normale dhe kjo është Arsyeja që ata thonë “Jo”. Në Sahaja Yoga unë nuk them te mos bëni këtë dhe atë. Unë vetëm dua që ju të vini te Sahaja Yoga, të arrini Realizimin tuaj dhe më pas ju nuk do të pyesni për këtë. Kjo është nje rruge më e mirë për ta bërë këtë. Për shembull, nese lexoni Moisiun, Moisiu e ka thënë qartë se keto jane pije të forta, shumë qartë. Unë nuk e di nëse njerëzit e kane lexuar kete por ata duhet te ruhen. Nuk e di nese hebrejte veprojne keshtu. Ato pije nuk duhet të merren, ai e ka thënë shumë qartë. Abrahami ka thënë të njëjtën gjë që pijet nuk janë të mira.

Pse të gjithë këta profete kanë folur rreth kësaj? Sepse të gjithë ata kanë lindur në kete ngastren tone te gjelberuar, të gjithë ata janë të vendosur në këtë copë tokë të gjelbëruar ku ne marrim energjite tona ushqyese, te cilat jane dhjete. Ne kemi dhjetë energji ushqyese brenda nesh, ashtu si ari ka një vecori qe nuk nxihet si bronxi.., po ashtu edhe qeniët njerëzore kanë dhjetë vlera ushqyese.  Dhe këto dhjetë vlera na jane prezantuar  nga profetë  te mëdhenj. I pari është quajtur si Mjeshtri Adi, në gjuhën e sanskrite, Mjeshtri Fillestar. Ai është rimishëruar në këtë tokë si Abrahami, Moisiu, Lao Tse, Konfuci, Sokrati[1] së fundmi ai ka qenë si  Sai Nath i Shirdi-t, jo ai tjetri, dhe njerëz te tjerë të mëdhenj si Nanaka, Janaka. Të gjithë këta profete kanë ardhur në këtë tokë për të na treguar se si të jetojme ne ekuiliber, si të jetojme ne ekuiliber, si të ruajme vlerat tona, si të bëhemi qënie njerëzore. Ashtu si karboni ka katër valenca, edhe ne kemi dhjete valenca. Ne duhet ti mirëmbajmë këto dhjetë valenca brenda nesh, kete kane ardhur te na thone ata.

Por ju e kuptoni qe nëse dikush ju thotë tani te mos pini, gjysma e sallës do të boshatiset. Nëse ju themi se nuk mund të bëni seks të lirë pesë njerëz do të dalin prej këtu. Ky është problemi, këtu askush nuk dëshiron të dijë asgjë rreth tij, por është dicka e rezikshme. Sidoqoftë ju duhet te mbani ekuilibrin. Ju duhet të jeni në qendër dhe mënyra se si ta mbani këtë ekuiliber  është të mos shkoni në ekstrem, te bëheni të matur, dhe jeta e matur është rruga më e mirë. Por edhe nëse nuk keni qene nuk ka rëndësi.

Në këtë pikë Kundalini është në një forcë që çfarëdo të keni bërë, ju mund ta arrini vete realizimin pa problem. Pra është një pikë e ndryshme, por ajo çfarë po mundohem t’ju them është se pse keta njerëz kane thene kështu.

Profeti Mohammed është një person tjetër që ka thënë mos pini, ai eshte nje nga ata, është njësoj, nuk ka ndryshime, nuk ka diferencime midis Moisiut dhe Mohammedit. Unë mund t’jua vërtetoj kete me ane te vibrimeve. Ju vetë mund ta kuptoni me ane te vibrimeve që ata ishin njerëz të njëjtë, dhe kane thënë të njëjtat gjëra, pa kurrfare diference. Megjithate njerezit grinden, nuk e di pse, thjesht nuk kuptoj se çfarë ka per t’u grindur midis këtyre të dy popujve. Ata ishin plotesisht të njëjtë, predikuan të njëjtën gjë. Dhe kur Moisiu duhet te kalonte detin e deti u hap qe ai dhe hebrenjte qe ishin me te te kalonin, ai rrip toke ku ata kaluan ishte simboli i  Kundalinit që na ben të kalojme këtë zbrazëti brenda nesh.

Është shumë simbolike, ata kanë punuar shumë për t’ju treguar juve se çfarë është energjia ushqyese, ku duhet të jemi në qendër sepse nëse ju jeni ne nivelin ushqyes siç tha ai vetëm një fije e këtij Kundalini ngrihet. Nuk është vetëm një fije që duhet të rritet, në fakt unë kam parë në shumë njerëz që e gjitha ngrihet dhe qëndron atje tek shume njerëz por shqetesim rritet sepse  ajo nuk ka hapësirë për tu ngritur. Ne i kemi lare hesapet me Swadishthana dhe me një Çakra tjetër qe është në qendër,  e cila është qendra e quajtur Çakra Nabhi që do të thotë qendra e kërthizës.

Kështu qe kur keni një bllokim në kete qendër, natyralisht kundalini, megjithese ngrihet me gjithë forcën e saj, të gjitha fijet bien poshtë dhe vetëm njëri ngrihet sipër dhe hap Sahasraran, duke menduar se të paktën nëse unë hap ate e më pas të tjerat, hiri i Zotit do të bjerë dhe ndoshta do të hapet më shumë. Pra ky është problemi, prandaj ata predikuan qe  ju beni një jetë e cila te jete e rregullt dhe e permbajtur. Tani të shohim se çfarë ndodh kur ne shkojmë në ekstrem. Në qendër, ashtu siç e pamë, ndodhet vlera ushqyese brenda nesh. Nëse ju përpiqeni të anoni nga njera apo nga tjetra ane çfarë ndodh? Ta shohim.

Përtej kësaj ane është nënvetedija. Nëse shkoni andej ju hyni brenda kësaj nenvetedije kolektive. Nese perpiqeni te shkoni nga ana tjeter atje është mbivetedija dhe ju hyni brenda mbivetedijes kolektive. Ne zonen e nenvetedijes  gjenden të gjithë njerëzit e anës së majtë, njerëzit të cilët janë ende të pakënaqur, shumë dinakë, njerëz të keqinj që kanë vdekur, të cilët nuk duan të rilindin dhe të cilët ende duan t’i torturojnë njerëzit me cdo kusht. Këta janë ngaterrestare, ata mund t’ju zotërojnë ju. Ndersa në zonen e mbivetedijes jane njerezit e anes se djathte, ka njerëz si Hitleri të cilët janë shumë ambiciozë, të cilët kanë vdekur prej ambicieve të tyre por ata ende ekzistojnë atje. Edhe sikur të hyni në njeren anë, edhe sikur te hyni në anen tjeter, kur ju shkoni në ekstrem ju do te zoteroheni nga shpirtra te tjere. Ne kete menyre do te hyni ne një fushë shumë e rrezikshme.

Kohët e fundit po shikoja një program tek BBC-ja dhe disa doktorë kishin zbuluar një gjë shumë interesante. Ata thanë se kanceri shkaktohet, degjojeni me shume vemendje kete, pra thane se shkaktohet nga njefare proteine që ata e quanin proteina 56 apo dicka e tillë. Këto proteina na sulmojnë nga disa zona të panjohura që janë ndertuar brenda nesh qysh nga krijimi yne. Këto zona janë ato që po mundohem t’ju tregoj për disa vjet me rradhe pra ana e majtë dhe ana e djathtë, dy ekstremet.

Cfarë bëjmë ne kur shkojmë në anën e djathtë? Ana e djathtë është zona ku ne mendojmë shumë, ku ne e imagjinojme veten ne të ardhmen tonë. Ne vazhdojme kështu dhe fillojme të bëhemi persona më tepër te interesuar për të ardhmen se sa për të tashmen. Qendra është e tashmja. Ne fillojme ta dergojme mendjen tone ne të ardhmen, fillojme të lëvizim brenda kësaj ane. Per kete arsye ka njerez qe mendojne se do te ishte me mire te benin nje jete te rrepte prej beqari e plot gjera te ketilla te pakuptimta. Nëse bejme një jetë beqarie kjo nuk do te na ndihmojë aspak, perkundrazi bëhemi një personalitet jashtëzakonisht i thatë dhe në fund mund te vdesim nga ataku në zemër. Një person i tillë është aq kokeforte, aq nervoz, sa ju duhet të merrni nje shkop me vete përpara se të takoni një person të tille. Ata jane tipi i njeriut qe mallkon. Dua te them se ata nuk e vrasin mendjen fare per shendetin e njerezve te tjere, etj, aq saqe mund te mallkojne kedo. Kjo eshte puna e tyre, të mallkojnë njerin e te mallkojne tjetrin. Këta janë njerëz jashtëzakonisht të thatë, ata mund te jepen pas punës sociale në emër të Zotit ose mund të punojnë shume për te varfërit dhe mendojnë se po shpetojnë te varfërit dhe ndërkohë nëse ju i shihni ata në një moment tjetër do të siguroheni qe një person i tillë është absolutisht duke u djegur me zjarr.

Ata kanë një mëlci ne gjendje shume te keqe, një karakter të vrazhdë, nuk kane asnje grimce ëmbëlsie, tek ata nuk ka asnjë grimce magnetizmi, të gjithë njerëzit largohen nga ata, janë si lakër e zierë, njerez antipatike. “Bëjeni këtë! Bëjeni atë! Ju nuk keni bërë kete. Cfarë po bëni?”, ata nuk  flenë vete dhe nuk  lejojnë askënd të flejë, ata mendojnë se çdo person duhet të punojë nën urdhrat e tyre dhe këta janë njerëzit të cilët janë të orientuar pas egos së tyre sic ju tregova me pare, ata janë njerëz të cilët shkojnë drejt anës së djathtë.

Çdo ide e ashpër rreth fesë mund t’ju cojë ju në këtë anë dhe kjo ashpërsi është shumë e rrezikshme për qëniet njerëzore sepse ju ndan nga e gjitha. Një person i tillë mund të jetë i poseduar nga një personalitet i tillë në anën e djathtë. Njoh një grua e cila është shumë e njohur në Indi dhe e cila ka marre një cmim të madh për punën e saj sociale. Më ndodhi ta shikoj për herë të parë në avion kur nuk kishte marre asnje cmim dhe dëshironte të ulej në sediljen përballë. Atehere stjuardesa i tha “Më vjen keq! Kjo është e rezervuar për fëmijë të sëmurë prandaj nuk mund t’jua japim juve këtë vënd”. Ajo filloi të grindej dhe hidhej sa andej këndej dhe nuk lejonte që avioni të nisej dhe për gjysëm ore ajo vetëm grindej e grindej per t’u ulur aty dhe une u habita shume me gjithe ato fjale ofenduese qe i tha stjuardeses.

Dhe kesaj gruaje duhej t’i jepej një cmim paqeje apo dicka e tillë! Nuk e di, nuk kishte fare paqe në fytyrën e saj apo në gjithë qënien e saj dhe të gjithë u shqetësuan me mënyrën se si u soll ajo. Ishte vërtet shumë shokuese të shikoje këtë personalitet kaq të vrazhdë dhe pedant duke debatuar me stjuardesen se kjo ishte sedilja e saj e keshtu e ashtu. Falë Zotit më pas ata e nxorrën atë jashtë dhe avioni u nis, por po ju them se persona të tillë mund të bëhen cmendurisht të ashper dhe mund të bëhen të pavetëdijshëm rreth prezencës tënde prandaj duhet të keni shumë, shumë kujdes me persona të tillë.

Persona të tillë mund të duken shumë, shumë të sukseshëm në jetë por mjafton pak kohë për të kuptuar se i gjithi ky është një budallallëk.

Ky lloj orientimi drejt egos nuk mund t’ju cojë askund përveç budallallëkut. Një person mund të jetë jashtëzakonisht budalla dhe nuk e di që ka qenë i tillë, se sa budalla ka qenë. Një zoteri erdhi tek ne dhe ai kishte një grua. Ajo ishte një gjashtëmbëdhjetë vjecare dhe burri ishte tëtëdhjetë vjec. Normalisht une mendova se ai ishte gjyshi i saj dhe duke menduar kështu i thashë “Mbesa juaj është ajo?” Por burri im i rrudhur në fytyre më thotë “Është gruaja e tij”. Unë thashë “Vërtet?” Unë thashë  “Më falni, nuk e dija që ishte gruaja juaj”. Ai tha “Çfarë te keqe ka? Unë mund të kem një grua shumë te re, çfarë ka këtu që nuk shkon?” Unë thashë “Asgjë, s’ka asgjë që nuk shkon, vetem se njerëzit do te qeshin me ju, kaq”.

Njerezit bëjnë lloj-lloj budallalleqesh në këtë botë dhe mendojnë “Cfarë te keqe ka?” Kjo është mënyra më e mirë per tu ndjere rehat me budallallëkun tend, derisa të zbulosh që je personi më budalla që ekziston. Ky budallallëk vjen nga egoja, shfaqet dhe e perfshin trurin tuaj totalisht. Ju nuk mund të shikoni asgjë tjetër, shikoni vetem veten tuaj, dhomën tuaj, shtëpinë tuaj, tuaj, tuaj, tuaj. Ju nuk mund të shikoni se atje gjenden të tjerë, që duhet te keni marrdhënie me të tjerët, që duhet të jeni i sjellshëm me të tjerët, që duhet të ndani gjera me të tjerët,  ju gjithë kohës mendoni për veten tuaj dhe persona të tillë pushtohen nga stili i mbivetëdijes. Çfarë ndodh me spiritualitetin në persona të tillë? Ata fillojnë të ndjejnë se trupi i tyre qendron shtrire ketu dhe shkojnë e ulen në një pemë, ata mendojnë se është realizim ose ndricim. Kjo nuk është asgjë tjeter por një shpirt i mbivetëdijshëm ka hyrë dhe ka larguar trupin e tyre duke e vendosur atë atje.

Ju kam treguar që erdhen tek une njehere tre Amerikanë nga Amerika qe njiheshin si shkencëtarë të medhenj. Ata erdhën për të më takuar dhe me thanë “Nënë, duhet të na mësosh dicka”. Unë thashë “Çfarë?”. Dhe ata “Ne duam të fluturojmë”. Unë thashë “Ju po fluturoni tashme (me avion), për çfarë doni të fluturoni?. Ata thanë “Jo, por ne duam të fluturojmë me ESP (perceptime jashteshqisore)”, unë thashë “Ju nuk duhet ta bëni këtë sepse nëse ju e bëni këtë më pas do jeni të skllavëruar nga shpirtrat. Do te dëshironit ta bënit këtë, të skllavëroheni nga këta shpirtra?”. “Po, çfarëdo të jetë, skllavërim ose çdo gjë tjetër, ne duam ta kemi këtë aftesi për të fluturuar”.  Unë thashë “Pse?”. Ata thanë “Sepse Rusia është duke e bërë këtë, dhe Rusët janë duke bërë eksperimente me ESP. Kështu qe edhe ne duhet ta bëjmë”. Unë thashë, “Nëse Ruset shkojnë në Ferr edhe ju do të shkoni në Ferr?” Ata thanë, “Po, çfarë te keqe ka?” Unë thashë, “Asgjë s’ka te keqe, shkoni fare kollaj, ju mund të shkoni shumë shpejt atje, por persa me perket mua une nuk jam për këtë, nuk do t’ju dënoj per jete te jeteve”. Kështu unë pyeta “Kush ju ka dërguar ju tek unë?” Dhe ata thanë “Njëfare Patanjali”. Eshtë një gazetar i quajtur Patanjali, dhe unë thashë “Ky Patanjali ju ka dërguar ju?”.  “Po, ai na ka dërguar ne tek ju. Ai ishtë nje person i cili largohej nga trupi i tij dhe shkonte në cdo vend qe donte. Ai ishtë një gazetar dhe i merrte lajmet përpara të tjerëve, dhe ai ja mbathte nga shtëpia dhe gruaja e tij ngeli shumë e habitur kur një ditë ai solli në shtëpi pak rërë dhe tha  “A e di ku isha dje? Isha në plazh, nga atje solla këtë rërën për ty.”  Ajo u tremb dhe burri dridhej para çdo fotografie të Zotit apo të Krishtit apo çdokujt tjetër. “Ky burrë po dridhet, nuk e di se c’po ndodh. Nuk e di se c’po ndodh. Natën ai zhduket. Unë kyc çdo gjë dhe ai përsëri zhduket. Nuk di se çfarë të bëj. Eshtë shumë shokuese.”  Ai tha “Ndonjëherë shkoj ulem mbi një pemë.”  Unë i thashë “Vërtet?” Atehere une i thashe “Ti je i pushtuar  nga nje tjeter shpirt.”  Ai tha “Nënë, të lutem largojë atë. Nuk e dua këtë gjë të pakuptimtë. Nuk e di se ku do te perfundoj nesër. Unë mund të jem kudo, edhe duke ndenjur pezull në ajër. Nuk dua ta bëj më këtë, ndoshta trupi im nuk do kthehet më.”

Kjo është ajo që bëjnë njerëzit tani, nxjerrin shpirtrat. Kur ata nxjerrin shpirtin nga një person e mbajnë ate me vete. Si fëmijët. Fëmijët e vegjël vdesin duke fjetur. Nëse një nënë është këtu dhe ajo ka një fëmije në Amërikë, dhe ajo thotë së deshiron të flase me fëmijën e saj nëpërmjet një mediumi (person me aftesi per te komunikuar me shpirtrat ne rruge paranormale), është një gjë shumë e rrezikshme. Mos luani kurrë me këta mediume, eshte shumë të rrezikshme. Njoh një nënë të tillë në Zvicër. Ajo ia bëri këtë femijes se saj dhe fëmija vdiq në Amerikë duke fjetur. Sepse distanca është e tillë qe kur ne Zvicer është ditë, në Amerike është natë. Ajo po e bënte këtë gjatë ditës ndërsa fëmija po flinte. Ajo foli me fëmijën, ajo i dëgjoi zërin atij, ajo bëri çdo gjë… dhe fëmija vdiq.

Asnjëherë mos shkoni pranë këtyre njerëzve që merren me shpirtrat, kjo është thënë nga të gjithë njerezit e mëdhenj të botës, por ne perseri nuk e vrasim mendjen per kete. Themi “Cfare ka te keqe?”  Në shkojmë te shpirtrat, te ESP, te paraardhesit tanë të cilët kanë vdekur, te vëllezërit dhe motrat tona. Pse t’i mërzisim ata tani që kanë vdekur, le t’i leme ata të lirë. Ju i torturuat kur ata jetuan në këtë bote. Pse nuk i lini rehat? Lërini të shkojnë dhe te rilindin. Por njerezit nuk jane të kënaqur. Ata thone “Jo, ne duhet të flasim me to”. Njerezit kapen dore per dore, thërrasim shpirtrat, etj.

Por a e dini se c’ndodh me ta? Pikë së pari nuk arrijne dot realizim. Shumë e vështirë për persona të tillë. Edhe nese ju arrini realizimin, perseri keni shumë probleme. Kam parë njërëz që kanë kaluar në marrëzi, sepse këto shpirtra janë gjëra të pista. Të supozojmë se ju më keni thirrur mua, unë jam Indiane, kështu qe ju tani jeni lene ne Indi. Ju duhet ta dini që jeni lene ne Indi dhe që nuk keni asnjë kontroll mbi njerëzit që vijnë nga këto zona dhe ju jeni thjesht i pushtuar. Ata ju pushtojnë ju, familjen tuaj, çdo gjë, dhe është një fakt që këta njerez te keqinj që veprojnë ose që thërrasin ose që përpiqen të tregojnë se po ju ndihmojnë, janë njerëzit të cilët thjesht po marrin para’ nga ju. Por ata kanë për tu dënuar shume më keq se ju. Njerëzit të cilët jane mediume, qe jane parashikues, i kane perdorur keto gjera.

Askush që ka një shpirt të realizuar nuk do hynte kurre tek trupi i askujt. Asnjë Mjeshtër nuk mund të hyjë te askush, sepse ata e dinë vlerën e lirisë. Ata nuk do ta bënin kurrë atë. Është një gjë shumë e keqe ndaj atyre që kanë vdekur dhe ndaj vetes tënde që po jeton. Ndersa liria është një gjë kaq e bukur e krijuar nga Zoti. Ju pushtoheni nga të gjitha gjërat e pakuptimta dhe magjitë e zeza dhe nuk e di se si ju njerëz të arsimuar jepeni pas ketyre gjerave. Mbase ngaqë jeni shumë naivë, do te thoja, ju jeni naivë. Sepse në Indi ne e dimë këtë, ne e dimë të gjithë këtë, ne i dimë të gjitha keto punet e materializimit, etj. I dimë shumë mirë.

Sigurisht, dua të them se jo të gjithë njerëzit e rinj e dinë këtë, sepse unë jam një njeri i vjetër, ne të gjithë i dinim këto gjera, ne e quajmë atë Branumati Vidya[2], Pret Smashan Vidya, Bhoot Vidya, ka shume libra rreth këtyre ceshtjeve, se çfarë janë këto gjëra. Ekzistojnë magji të zeza, voodoo, dhe të gjitha llojet e gjërave që ju i quani të tilla, por ju nuk keni asnjë njohuri rreth tyre. Për shembull, ne i vendosim të gjithe trupat e të vdekurve tane në kishë. Nuk e di kush na ka thene, ku është shkruajtur në Bibël, nuk e kuptoj. Pse duhet t’i vendosni trupat e të vdekurve tuaj në kishë. Në rregull, nëse dëshironi të keni një kishë për trupat e vdekur, lëreni vetem per kete pune.  Ju jeni njërëz që jetoni, pse uleni mbi trupat e të vdekurve dhe keni të gjithë djajtë që vijnë tek ju të ulur sipër kokës tuaj?

Vetëm një shpirt i realizuar është nje person që duhet varrosur në kishë, vetëm një shpirt i realizuar. Në Indi, është një zakon që të gjithë njerëzit digjen përveç një shpirti të realizuar, sepse ata kurrë nuk përpiqen të pushtojnë dikë, ata kurrë nuk shqetësojne dikë, përkundrazi, ata na ndihmojne në shumë mënyra, ata nuk janë personat që do vijnë për të na shqetësuar apo të na inkurajojne. Ndonjëherë ju ndjeheni shumë të lumtur nga ky inkurajim sepse ju ndjeni që përgjegjësia juaj ka kaluar mbi dike tjeter, ata kanë marrë përgjegjësinë tuaj dhe ju ndjeheni shume te lehtesuar. Në fillim ju ndjeheni shume kendshem, është një ndjenjë e mirë. Ju mendoni “Oh, unë ndjej paqe”, sepse dikush tjetër ka ardhur në shtëpinë tuaj dhe ai do te përdore shtëpinë tuaj dhe ju do liheni mënjanë. Dhe më pas ju bëheni qesharake. Në disa persona ju do gjeni që ata i vendosin rrobat e tyre në gojë, dhe ata janë shumë të frikësuar dhe të trembur.

Sigurisht ata dridhen kur jane para meje, ndodhin plot gjera. Ekziston një prirje tjeter rreth kësaj, se nëse ju thoni se këta janë njerëz të pushtuar, etj, etj, pra ata te anes se majtë jane edhe më keq. Ata te anes se majtë janë ata që hyjne shume ne punet e shpirtit. Por ka dy lloje të puneve te shpirtit. Njëri mund t’ju japë mbivetedije, dhe tjetri mund t’ju japë nenvetedije, dhe nenvetedija është shume lehtë e disponueshme sepse të gjitha këta shpirtra janë trupa të zënë, dhe në fushën e nenvetedijes ata janë ngaterrestare dhe njerez shumë të këqinj, dinake dhe të ndyre.

Për shembull një grua vdes e re pa u martuar. Ajo do te dëshironte të shqetësonte një grua të martuar. Ajo është xheloze. Dhe prandaj ekzistojnë disa rregulla dhe ligje në jetën tonë. Duhet të kuptoni se pse duhet ti shmangemi këtyre gjërave. Merrni një psikolog. Psikologët nuk e dinë se me çfarë po përballen. Ata trajtojnë njerëzit e cmendur. Ju kam treguar për Frojdin. Ai ishte gjysëm i pjekur sepse ai dinte vetëm rreth kësaj dëshire. Forca e dëshirës të cilën ai e quajti kushtëzimi dhe të gjitha këto. Por ai nuk e dinte se ishte dhe dicka tjetër, egoja jonë, kështu ai tha nxirreni të gjithë kushtëzimin tuaj, mos kini asnjë lloj kushtëzimi. Pra ku shkoni ju? Ju perfundoni tek ajo “Çfarë ka te keqe?”, i orientuar drejt Egos. Më pas ju formoni nje tjetër kult duke thene që duhet të shkatërrojmë kultin tone. Ju filloni t’i thoni vetes “Nuk je i afte për asgjë, je i padobishëm”, gjithë kohen vrisni egon tuaj, ju bëheni i mbyllur brenda vetes, këto dy gjëra ndodhin me ekstremet e levizjes se kesaj qendre. Nëpërmjet kësaj qendre ju shkoni majtas ose djathtas.

Ajo çfarë është reale është qendra e këtij kreativiteti. Kreativiteti dhe njohuria e Hyjnores. Njohuria e hyjnores është kur ju arrini realizimin. Ju merrni vibrimet e fresketa të Shpirtit të Shenjtë.  Duhet të dini se si të ngrini Kundalinin e të tjerëve  dhe duhet të dini se si  të korrigjoni veten tuaj. Ju duhet të dini se si te njihni te gjitha keto qendra dhe gjithashtu të gjeni pergjigje per të gjitha pyetjet që keni në mëndjen tuaj.

Kjo ka për t’ju ndodhur juve. Ky realizim do të ndodhë sepse është e drejta juaj ta keni. Tani ju jeni një qënie njerëzore dhe do t’ju duhet të bëheni një qënie mbinjerëzore. Une nuk po bëj asgjë për këtë, siç ju kam thënë, thjesht po ju arkëtoj llogarinë tuaj bankare. Por nëse llogaritë bankare janë shumë në të majtë ose në të djathtë, është e vështirë. Do t’ju duhet të jepni shumë shenja mirësie sepse aty ka shume llogari te zbuluara. Kështu duhet të kuptoni që është më mirë të jeni në qendër. Jo të shkoni tek këto gjëra. Pse, pse, për çfarë? Çfarë do të fitoni prej ketyre gjerave? A do te shkoni tek shpirti juaj? A do të bëheni vetvetja? Pse për një lojë të vogël këtu dhe një lojë të vogël atje?

Pse jeni duke shkuar tek këta njerëz të keqinj? Ata do t’ju cojnë në një ekstrem të tmerrshëm nga ku ndoshta nuk do jeni në gjëndje të ktheheni. Në Londër u habita, ishte një doktor të cilin e njihja dhe ai erdhi te me takonte e më tha “I kam humbur të gjitha punët, çdo gjë, sepse jam shumë në depresion dhe nuk mund të punoj. Nuk e di se çfarë më ndodh. Jam jashtëzakonisht i depresionuar. Kam humbur zellin për të punuar. Nuk ndjej asgjë, jam thjesht i mbaruar. Jam shumë i depresionuar. Dhe sa herë që përpiqem të punoj hyj përsëri në depresion. Jam shumë i lodhur.” E pyeta nëse kishte shkuar ndonjëherë në ndonje tantrik apo dicka te ngjashme dhe ai tha “Kurrë. Por gjyshi im ishte tantric.” Ai bente magji të zezë dhe tani nipi i tij po vuante për shkak të tij. Më pas ai u kurua.

Ne kemi një Australian këtu i cili ishte një doktor ne Rusi.  Gjyshja e tij kishte një zakon që, kur ky kishte qene femije fare i vogel, e merrte me vete në varreza. Ai e kujton shumë mirë atë dhe pas ca kohësh u bë shumë i depresionuar, humbi punën, dua të them që ai nuk mund të punonte. Filloi të kishte dhimbje koke dhe të gjitha llojet e gjerave filluan t’i ndodhnin. Filloi të kishtë ngërce në duar. Kur ai erdhi tek unë u kurua por u desh ca kohë sepse të gjitha gjurmët e shpirtrave kishin ngelur nga fëmijëria e tij.

Kështu ju  duhet të kuptoni se si ti mbani larg të vdekurit nga vetja juaj. Ju duhet të jeni në të tashmen dhe jo me të vdekurit. Ai që ka vdekur ka mbaruar. Keni parë ndonjëherë një majmun? Nëse fëmija i nje majmuni vdes, para se te vdese majmuni nena do të bërtasë dhe të bëjë gjithfare xhestesh qe shprehin shqetesimin e saj. Sapo femija vdes ajo largohet. Nuk e vret me mendjen. E njëjta gjë me qentë apo kafshet e tjera, nuk e vrasin mendjen me për të, e dine që ka ikur. Prandaj thuhet  se nëse dikush vdes, mendoni për Zotin dhe këndoni këngë dhe gjëra të tilla, mos u merrni aq shume me ate pune. Por ne i kemi harruar këto gjëra dhe mënyra me te cilen ne i trajtojme gjërat e vdekura ndonjëherë eshte kaq e tepruar sa shpesh ne jetojme vetem ne te shkuaren. Ne jetojmë ne të shkuarën dhe njerëz të tillë shohin fantazma dhe disa prej tyre që janë kështu,  janë dridhur para meje. Të gjithë ata dridhen, ata nuk mund të qendrojne drejt, gjithë kohës trupi i tyre dridhet, ata nuk kanë asnjë kontroll mbi  trupin e tyre.

Pra duhet të kuptoni se këto gjëra janë shumë të rrezikshme për qëniet njerëzore. Ne jemi qënie njerëzore, nuk jemi trupa të vdekur. Por gjëja më e keqe është se ata që kënaqen me këto gjëra preken nga keto 56 proteinat  per të cilat flasin doktorët. Por ato nuk janë asgjë përveçse shpirtra të vdekur. Ata thonë proteina sepse nuk kuptojnë. Këto janë shpirtra të vdekur, kanceri është i shkaktuar vetëm prej sulmit të shpirtrave të vdekur. Unë nuk kam hasur asnje rast te vetem nga ato qe kam trajtuar, dhe unë kam trajtuar shumë, i cili nuk ka pasur infektim te shpirtit.  Në realizim, kur ju arrini realizimin tuaj ju kapeni ne këtë ose ne atë, keto jane dy Swadishthanat të cilat janë makuar.

Tani shpresoj ti keni vënë duart kështu (dhe ajo tregon menyren se si duhen mbajtur). Ju do ta arrini realizimin ndërkohë që unë flas. Kështu ju lutem gjithashtu vendosni këmbët drejt në tokë, pikërisht kështu. Tani unë po ju tregoj se kur ju i vini duart kështu, fillimisht flladi i fresket fillon dhe rrjedh brenda. Por kur ju arrini realizimin tuaj dhe ju i vendosni duar tek dikush tjetër për ta provuar atë, ju kundalini juaj pengohet ne kete pjese. Kjo tregon se ajo është nje pune e  paautorizuar. Puna e paautorizuar e Hyjnisë mund të jetë zona e nenvetedijes, mund të jetë mbivetedije. Psikologët ose çdokush tjetër mund te kapet atje. Kur ju punoni me mendjen tuaj. Mendja juaj është superegoja. Atje, bluja është mendja dhe kur ju keni shkuar tek ndonje nga keta njerez ose keni te beni me ndonje magji të zezë vete ju, atëherë ju kapeni tek ky gisht (gishti i madh i majtë).

Është Swadishthana e majtë, siç ne e quajmë dhe kur ju kapeni në këtë qender duhet të thoni se besoni në punën e  Hyjnisë – në punën e pastër të Hyjnisë dhe kjo është quajtur si  Nirmala Vidya. Nirmala Vidya do të thotë dija e pastër dija e teknikës se si të ngrini kundalinin tuaj. Kur ju e thoni këtë, shpirtrat largohen. Ka shumë njerëz që kanë ardhur tek unë të cilët kanë qenë të cmëndur, dhe ata kanë thënë  “Si i kuroni ju njerëzit e cmendur nëpërmjet Kundalinit?” Çfarë bëj une për këtë? Asgjë, unë thjesht u zgjoj atyre Kundalinin. Më pas kur Kundalini zgjohet, kur Ajo shkon në këtë qender, ne qendren e dytë brenda nesh, atëherë ndodh ndricimi. Hyjnia e kreativitetit zgjohet dhe me dritën e saj kjo errësirë brenda jush thjesht zhduket. Thjesht largohet.

Epilepsia mund të shërohet. Nëse dikush është duke vuajtur nga Epilepsia ekziston një metodë shumë e lehtë për ta kuruar atë person. Jashtëzakonisht e lehtë. Kur ju të vini herën tjetër do ju tregoj se si kurohet një person me epilepsi. Eshte shumë e thjeshtë.

Sahaja Yoga është një metodë spontane e të jetuarit me ane te se ciles ju mund të kuroni njerëz me ane te zgjimit te Kundalinit të tyre. Une nuk jam këtu si një shëruese dhe të them  “Më jepni dhjetë dollarë për shërim”. Nuk është kjo, është thjesht se kur Kundalini zgjohet ju shëroheni. Ju bëheni të shëndetshëm sepse Kundalini kalon nëpërmjet kësaj qendre, e cila eshte pergjegjese për anën fizike. Nëse ana juaj fizike është në rregull atëherë edhe shëndeti juaj është në rregull. Por ka gjëra të tjera brenda jush. Ekziston edhe ana emocionale dhe gjithashtu është edhe ana mendore. Të gjitha këto gjëra duhet të ndricohen nëpërmjet zgjimit të kundalinit. Gjëja e parë që ju ndodh është se shëndeti juaj përmirësohet, pa dyshim. Të gjitha gjërat si paraliza, kanceri, diabeti (diabeti është i kurueshëm nga Sahaja Yoga). Duhet t’ju shpjegoj se si kurohet diabeti.

Diabeti shfaqet tek njerëzit që mendojnë shumë. Kështu qe kjo qender duhet të punojë shumë dhe ajo nuk mund ti japë vëmendje të mjaftueshme pankreasit i cili është në anën e dores se majtë. Për shkak të kësaj ana e majtë ngrin dhe ana e djathtë punon shumë. Tani si shërohet diabeti. E vetmja rrugë është nëse ju jeni një person i realizuar ju i jepni vibrime pankreasit dhe i jepni një balancim personit. Ka një mënyrë për ta balancuar atë. Nëse mund ta balancojne këtë gjë njerëzit e mënjanojnë diabetin perfundimisht. Edhe artriti gjithashtu mund të kurohet, por tani duhet t’ju flas rreth shpretkës. Është një gjë shumë e rëndësishme brenda nesh dhe mendoj se çdokush prej nesh duhet ta kuptojë atë totalisht.

Ne nuk e dimë se sa e rëndësishme është shpretka brenda nesh. Ajo është shpejtësimatësi. Ajo kujdeset për shpejtësinë që ne kemi. Ne jemi shume te shpejte. Mënyra  se si ne po nxitojme ne keto kohe. Ne realisht jemi duke ekzagjeruar, ne flasim ne menyre te ekzagjeruar, ne ecim ne menyre te ekzagjeruar. Në jemi njerëz shumë shumë të shpejtë. Dhe nese kemi aktivitet kaq intensiv shpretka cakordohet. Si çakordohet shpretka? Është shumë e thjeshtë. Shpretka ndodhet aty për të krijuar rruaza të reja gjaku, rruaza të kuqe për të goditur të gjitha emergjencat me te cilat perballeni! Për shembull: ju jeni duke ngrënë ushqim dhe kjo është një emergjencë. Juve ju duhen më shumë rruaza të kuqe gjaku. Kështu kjo shpretkë fillon të prodhoje këto rruaza të kuqe gjaku. Por tani keni lajmet e orës 9 dhe dëgjoni dicka të tmerrshme dhe kjo krijon një emergjencë tjetër. Më pas papritur ju hani ushqimin tuaj dhe vraponi. Kështu është krijuar emergjënca e tretë.

Shpretka e shkretë çmendet absolutisht. Ajo nuk e di se kur duhet të prodhojë qeliza gjaku. Ajo nuk e di se c’duhet të bëjë me ju sepse papritur ju keni tre ose katër gjëra bashkë, po hani mëngjesin, duke futur një këmbë në marshin e makinës, po flisni me dikë.  Dhe e gjithë kjo shkon njëherësh.  E  shkreta shpretkë nuk e di se nga të shkojë. Ajo çmendet. Dhe më pas vjen sulmi. Shfaqet kanceri në gjak. Kanceri në gjak është rezultati i kesaj shpejtësie i ketij nxitimi. Prandaj duhet të jeni të kujdesshëm që shpretka juaj të jetë në rregull. Po ju paralajmëroj si një Nënë. Unë i di këto probleme. Ne e kemi shëruar kancerin në gjak por është një sëmundje e tmerrshme dhe sapo ajo shfaqet, brenda një jave thonë që merr fund. Ne kemi kuruar shumë raste të kancerit në gjak të cilët ishin të deklaruar për të vdekur pas tëtë ditësh.  E shikoni?  Ata japin vetëm një diagnoze. Pas tëtë ditësh ose pas një muaji nga kjo diagnoze që merrni në spital, ju vdisni.

Por me Sahaja Joga ne mund të përpiqemi ta shërojmë atë. Ata janë shëruar dhe kur kanë shkuar tek doktorët, doktoret kanë thënë  “E di, shumë e jashtezakonshme por nuk mund ta besojmë që ka ndodhur prej Sahaja Joges”. Edhe kur nje doktor  është shëruar ata perseri kanë thënë “Ky doktor qenka çmendur. Si ka mundesi te flase nga keto gjera ?” Ata i kishin thënë këtij personi që do vdiste pas tetë ditësh dhe ai është ende i fortë edhe pas dy vjetësh. Ata do të thoshin se duhet të ketë dicka por nuk duan ta pranojnë qe ka ndodhur prej Sahaja Joges sepse kjo sfidon njohuritë e tyre. Por unë nuk jam këtu për t’u marre punen atyre. Ata mund të kenë shumë pacientë. Unë nuk jam këtu për të shëruar njerëz. Vetëm se kërkuesit që vijnë tek unë për realizim janë të bekuar nga mirësia e Hyjnisë dhe ata kanë një shëndet të mirë. Ata shërohen sepse ata janë kërkues. Ata janë njerezit e Zotit, ata duhet të behen profetë. Dhe kur ata të bëhen profetë në këtë epoke, ata duhet t’i kthejnë të tjerët në të njëjtën mënyrë dhe kështu edhe ata do të bëhen profetë.

Është thënë nga William Blake para rreth njëqind vitesh. Ai i ka shpjeguar të gjitha këto gjëra në librin e tij Milton. Ju do të befasoheni. Ai ka shkuar në limitin e një profecie, ai ishte aq parashikues  saqë kishte përshkruar se ku jetoja unë, në Surrey Hills. Feneri i parë do të ndizet në Surrey Hills, dhe gjithashtu ai ka thënë se ashrami yne do te jete ne rrenoja,  sepse ne nuk kishim para’, kështu ata blenë një vend të rrënuar në rrënoja. Themelet do të hidhen në Lambeth Way dhe ja ku është. Ashrami jonë ka ardhur në Lambeth Way dhe këtu është… ky do te behet Jeruzalemi. Thjesht imagjinoni një person njëqind vite më parë që parashikonte të ardhmen. Ai ishte shume parashikues. Ai ka shkruajtur gjithcka rreth saj por qëniet njerëzore nuk janë të ndjeshme ndaj gjërave. Unë shkova për të parë ekspozitën e tij. Ai ishte një artist i madh. U habita qe ata po shikonin se si ai kishte treguar gra të zhveshura në ferr. A shkuat ju për ta parë këtë? Dua të them se është njësoj si të shkosh për të parë një shfaqje me lule dhe ju zgjidhni të gjitha ndyrësirat. Kjo është mënyra për të parë gjërat e bukura? Shikoni të bukurën dhe mendoni për të bukurën dhe më pas ju bëheni të bukur. Pse duhet të dëshironi këto gjëra të shëmtuara në jetë? Pse nuk duhet të dëshironi dicka kaq të bukur? Dhe ky është Shpirti juaj.

Kjo eshte qendra e dytë që ju kam treguar. Kjo eshte ajo që perkufizon, që perkufizon fenë tonë në kuptimin e  ekzistences  tone. Jo fene në mënyrën që kuptoni ju. Sepse të gjitha këto fe janë si lulet nën një pemë të vetme. Ato janë këputur nga njerëzit dhe ata thonë “Kjo është e imja. Kjo është e imja. Kjo është e imja!” Dhe ata i kanë shëmtuar këto lule dhe me pas ato janë kalbur.

E gjithë vëmendja duhet të jetë qe te beheni Shpirti. Nëse nuk është kështu pjesa tjeter e saj nuk është punë e Zotit. Puna e Zotit është thjesht të zgjojë Kundalinin tuaj. Është punë e jetësore sepse nëse Ai është Zoti jetesor Ai duhet të bëjë punët jetesore. Puna e tij është të transformojë një lule të vogël në një frut, të cilën ju nuk mund ta bëni. Në të njëjtën mënyrë ju nuk mund ta bëni të pulesoje Kundalinin por ajo do të pulsoje kur ju të vini ne Sahaja Yoga. Ju do ta shihni me sy te lire ngritjen e pulsit dhe mund të shikoni pagezimin tuaj duke ndodhur. Është e shkruar nga shumë njerëz, siç ka thënë Kalidasa. Ne kemi pasur një poet të madh Kalidasa i cili ka përshkruar Sahaja Yogën rreth tre ose katër qind vjet më parë.

Ne kemi pasur dhe Adi Shankaracharya[3] i cili ka folur shume qarte per gjithe këto gjëra që unë po ju tregoj juve, por kjo ka qenë një njohuri e kufizuar vetëm për disa persona.  Edhe Krishna i ka folur dikujt, Arjunës. Krishti i ka folur disa turmave dhe ata e kryqëzuan Atë sepse ata nuk mundën ta kuptonin Atë, se çfarë Ai po thoshte. Pse duhej ta kryqëzonin? Ata nuk e njohën Atë. Moisiu; sa njerëz e njohën atë? Abrahami; sa njerëz e njohën atë? Ata nuk u njohën kurrë, nuk u kuptuan kurrë, ky ishte problemi, dhe këtë duhet të kuptoni ju. Koha tani ka ardhur të njohim, të kuptojmë. Njiheni veten se ju jeni Shpirti, jo ky trup, jo kjo mendje, jo kjo ego, asgjë, por ju jeni Shpirti. Dhe jo te ashtëquajturit Mjeshtra Guru. Ai që nuk ju jep juve realizimin shpirtëror nuk është një Mjeshtër Guru. Ju duhet ta kuptoni kete. Ju duhet të kuptoni qe kjo eshte detyra e nje Guru.

Mjeshtri Fillestar i cili ju thote të jeni në qendër, i cili ju tregon të gjitha gjërat qe duhen bërë në emër të fesë. Në emër të fesë çdokush ka thënë të njëjtën gjë. Tani unë nuk them asgjë të tillë sepse unë e di si ta kontrolloj situatën. Ne kishim një doktor në Londër i cili ishtë një i alkolizuar dhe erdhi tek unë. Ai e arriti Realizimin e tij dhe ditën tjetër ai hoqi dorë. Ai Thjesht nuk donte ta kishtë atë. Ai tha “Tani unë po kenaqem. Nuk jam i mërzitur dhe as që e kujtoj atë.” Por ai shkoi në Gjermani dhe tha se pas dy ose tre muajsh po pëlqente një verë dhe dëshironte ta provonte se si ishte. Kështu ai e provoi verën. Kur ai e provoi atë ndjeu sikur do te villte.

Dhe unë nuk kam pse t’ju them juve mos vidhni, mos flisni më fjalë të pista, mos bëni këtë, asgjë. Ashtu si vajza ime ka një vajzë, unë kam një mbesë, e cila është një shpirt i realizuar. Dy fëmijë, dy mbesa janë shpirtra të realizuar dhe njëra prej tyre erdhi nje dite tek unë dhe tha, “Gjyshe, a e lexove këtë gjënë e shëmtuar të quajtur shkenca morale?” Unë thashë, “Jo, pse?” “Sa budallallek , ë?! Ata na thone të mos gënjejmë, të mos vjedhim, dua të them pse duhet të tregojmë gënjeshtra, pse ata duhet të na i thone këto gjëra. Nuk më pëlqen.” Atehere motra e vogel tha  “Këta janë njërëz budallenj, si mund të flasin kështu, pse duhet t’i bekemi ne keto?” Aty nuk ka joshje, nuk ka tundim. Ju nuk mund te tundoheni dot nese jeni te zgjuar. Dharma juaj eshte aty. Energjia juaj jetesore eshte zgjuar.

Ne jemi qënie njerëzore. Nëse do na duhet të kalojmë nëpër një rruge te qelbur do ta kishim shume te veshtire. Ne i mbyllim hundët, ndjejmë aromën e ndyrësisë dhe papastërtisë dhe ndihemi keq. Por provoni te merrni një kalë, ai do të kalojë qetë fare, nuk bezdiset fare, nuk shqetësohet. Në të njëjtën mënyrë ndërgjegja juaj ndricohet. Më pas çfarëdo gjëje që është mëkat, ju nuk e pelqeni. Ju thjesht nuk e pëlqeni. Çfarëdo që ju largon nga Shpirti ju nuk e pëlqeni sepse humbni dridhjet tuaja. Tani një qender tjetër është gjithashtu e rëndësishme. Është për mirëqënien tonë, quhet Çakra Nabhi. Rreth kesaj do t’ju tregoj heres tjetër sepse pothuajse ju kam treguar çdo gjë me detaje. Për më tepër do të dëshiroja të kisha pyetje nga ju sot, por si herën e fundit, mos bëni pyetje pa fund dhe te mos pyese vetem nje person. Një person duhet të bëjë vetëm një pyetje dhe një pyetje me kuptim sepse ju jeni kërkues, mos e humbisni kohën tuaj dhe kohën e të tjerëve. Në rregull?

Faleminderit  shumë!



1* Një nga dhjetë gurutë e lashtë (viti 469 para erës sonë). Filozof grek, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fushat e etikës, logjikës, dhe epistemologji.

[2]  Vidya- njohuri, dituri.

[3] (788-820) Shenjtor Indian, filozof dhe poet qe shkroi “Saundarya Lahiri”, cdo varg I te cilit eshte nje mantra ne nderimm te  Nenes.