Nabhi Chakra, Delhi 1983 (India)

Nabhi Cakra, Delhi (India) 31 Janar 1983 Muzika ishte shumë e bukur dhe ngritëse për të gjithë ju. Ndikimi i muzikës në Sahaja Yoga është i pamasë, dhe nëse një Sahaja Yogi këndon këngë është kaq e fuqishmë sa vëpron si një matra në qënien Time. Kështu që i jam shumë mirënjohëse Znj. Venogopalan për këndimin e një kënge kaq të bukur sot. Ajo më trazoi tërësisht. Më pas Gavin Brown ishte shumë i ëmbël. Ai është një anglez shumë i sjellshëm dhe një Sahaja Yogi mjaft i qëndrueshëm. Është një ndër të parët Sahaja Yogis perëndimorë që kam takuar. Sot do ju tregoj rreth Cakrës Nabhi që merret me ndershmërinë e të kërkuarit. Cakra Nabhi është qëndra që kontrollon apo që shfaqet jashtë si Pleksusi Diellor[1]. Cakra Nabhi ka dy anë: njëra në të majtë, tjetra në të djathtë, dhe sigurisht një në qendër. Kështu në krahun e majtë është Gruha Lakshmi, në të djathtë është Raja Lakshmi ose Gaja Lakshmi dhe në qendër është Lakshmi që ngrihet në Mahalakshmi. Kur fillon kërkimi, një qënie njerëzore së pari fillon të kërkojë ushqim. Ushqimi është shumë i rëndësishëm për gjithë kafshët. Nëse nuk kanë ushqim nuk jetojnë dot. Pra kërkimi fillon me ushqim, dhe pasi është caktuar streha, ata përpiqen të gjejnë ujin. Pra kjo qendër përbëhet nga uji dhe në këtë qendër ndodhet Hyjnia e Shri Vishnu[2] ose Narayana; dhe fuqia e Tij siç ju kam thënë është Lakshmi dhe më pas Mahalakshmi. Do kuptoni në Sahaja Yoga që Read More …