Mooladhara Chakra, Birmingham 1985

(England)

Feedback
Share
Upload transcript or translation for this talk

Mooladhara Çakra. Seminari I Birminghamit (UK), 20 Prill 1985.

..) Sot do dëshiroja të flisja rreth cakres Mooladhara, e cila është një temë shumë e rëndësishme. Mendoj se kam folur shume rreth saj. Por në Perëndim duhet të them se për arsye të zakoneve tona të gabuara dhe dhe pranimit te projekteve te  mendore te gabuara te te tjereve te cilet jane duke dominuar shume ne kemi nje Mooladhara te shkateruar. Perkunder faktit qe Kundalini eshte ngritur, me cfardo energjie te dobet qe chakra Mooladhara ka patur, ajo ka mbeshtetur vetveten. Ne duhet ta dime se gjithmone mund te biem ne kurthin e percaktimeve te ndryshme qe ne kemi krijuar me pare. Eshte nje gje shume serioze qe chakra Mooladhara ka qene vertet e shkaterruar dhe se ne kemi krijuar shtigje ne te cilat vemendja jone mund te shkoje nese nuk jemi te kujdeshem.Përvec faktit që Kundalini është ngritur me çfarëdo fuqie të dobët që Mooladhara ka të qëndrueshme në vetvete, ne duhet të dimë se gjithmonë mund të biem në një grackë të degëzimeve tona të ndryshme që kemi krijuar më parë. Është një çështje shumë serioze që Çakra Mooladhara është shkaterruar vërtetë dhe në kemi krijuar rrugë në të cilat vëmëndja jonë mund të iki nëse nuk jemi të kujdesshëm.Tani duke supozuar se dikush është një person i pandershëm ose një person dorështrënguar, ose i dhënë pas parasë, është shumë e dukshme dhe dhe ju mund ta shikoni kete kaq qarte. Ju  shikoni veten dhe mbeteni i shokuar: Pse I kam thene une keto gjera? Pse i kam bere une keto gjera? Por kur në anën e majtë vjen e pakuptimtja, mëkati kundër Nënës, është një veprim i fshehtë, është vetëm midis jush dhe vetes tuaj. Askush nuk e di se cfare ju shkon juve neper mend , përveç jush. Askush nuk e di së çfarë do të bëni ju në momentin pasardhës ne privacine tuaj kur ju të jeni vetëm.

Askush nuk mund të shikojë brenda jush përveç Nënës tuaj. Edhe unë gjithashtu, vetëm i ndjej Mooladhara-t tuaja….  Për të qenë shumë e sinqertë me ju, kjo eshte e vetmja qender qe nuk arrij ta ndjej une vete. Arsyeja është se unë kam një Mooladhara shumë shumë të fortë, e cila nuk është kaq e ndjeshme, do të thoja. Ajo nuk shqetesohet. Vëmëndja e Mooladhara-s time nuk i afrohet  asnjë Mooladhare tjetër. Ajo thjesht tërhiqet mbrapsht, ky është veprimi qe ajo ben gjate gjithe kohes. Kështu unë nuk e ndjej atë vec dhe derisa ajo te jete keq fare, dua të them qe personi është shumë afër meje, pastaj unë e ndjej Mooladhare-n shumë fort. Por ende nuk mundem. Të supozojmë se ju më jepni dicka mua, nje gjë është e përdorur nga ju, unë mund ta ndjej atë menjëherë. Kështu korigjimii  Mooladhara-s varet plotësisht nga ju. Dhe pa pasur një Mooladhara të fortë ju nuk  mund të ngriheni lart, bëni çfarë ju pëlqen.

Tani për njerëzit që janë Indianë, ata të cilët kanë respektuar Mooladhara-t e tyre, ekzistojnë shumë metoda dhe rrugë të dhëna se si të rrisin fuqinë e Mooladhara-s. Por kjo nuk do të funksionojë me njerëzit Përëndimorë, Mooladhara e tyre eshtë e shkatërruar. Eshte nje Mooladhara vertet e shkaterruar dhe jo  se nuk funksionon nga ana fizike e saj, por ana emocionale e saj siç e quajmë në Mana, ana e majtë.

Kështu, edhe pse ju nuk mund të flisni në atë mënyrë, por mëndja juaj është ende në atë drejtim. Dhe ju akoma mendoni ne atë drejtim. Edhe mendërisht, ju jeni atje. Ose ju jeni duke parë gjëra, duke dashur ti shihni keto gjera, deshira per te ironi të gëzuar te tilla gjera. Kjo tërheqje përgjuese është ende atje. Mooladhara juaj nuk mund të ngrihet. Dhe ne duhet të kuptojme, une po flas për njerëzit përëndimorë.  Nuk do të thoja të njëjtën gjë për njerëzit nga India.

Tani ne duhet të punojmë shumë. Ne duhet ta shikojme veten nga jashte dhe te negocionme me te. Ky  është më tëpër eshte një aktivitet mendor, mendor, qe do të thotë ana emocionale. Ju duhet ta vezhgoni mëndjen tuaj. Në Anglisht është një fjalë vertet gazmore “Mind”. Por Mana, nëpërmjët së cilës ne kujdesemi per  anën tonë emocionale, per dëshirat tona, ku eshte duke shkuar? Ku është ky veprimi i mëndjes tonë? Çfarë eshte duke bere? Ju duhet te jeni kunnder mëndjes tuaj,  te te jeni kunder deshirave tuaja, ose ju mund të përballeni me te dhe të shihni qarte per veten tuaj se çfarë eshte duke ndodhur,

Ju takon juve te vendosni. Askush do te vij tju korrigjojë ne këtë pikë. E di, ju njerëz më jeni rrëfyer, une asnjehere nuk i kam lexuar letrat tuaja, për të qenë shume e sinqertë. Çfarëdo letrash te me dërgoni, unë nuk do ti lexoj ato. Çfarëdo rrëfimi që ju keni bërë, I dogja të gjitha ato letra. Nuk kam pasur asnjë ide se çfarë keni shkruar. Dhe as dua t’ja di për te. Nuk është ky qëllimi im. Qëllimi është që tani të mos jetojmë më të njëjtat ide në të njëjtin nivel. Ose në çfarëdo lloj niveli, mund të themi.

Ne gjendjen pa mendime ju mund  t’i luftoni mendimet që vijnë tek ju nga lloje te gabuar te Mooladhara-s. Ndoshta disa prej jush kanë pasur demon në Mooladhara-n tuaj. Dhe ne kemi disa trajtime fizike per te till demon te cilat do t’ja tregoj Gavin-it, te cilin ju mund ta pyesni ndonjehere. Por ju nuk mund të thoni gjithmonë kete.  Eshte demoni dhe une  jam në rregull. Une jam larg nga demoni. Ju nuk jeni. Sa here qe ju te thoni une kam demon, do te thote  ju vetja ju jeni ulur me demonin.

Ju e shikoni një person si  Sakshi[1] (në gjendjen e deshmitarit), që do të thotë që ju e shihni personin por ju nuk arrini reagimin, i cili është vrasesi i gëzimit. Ju vetë mund ta ndjeni Mooladhara-n tuaj shumë mirë. Ju mund ta ndjeni atë ne gishtat tuaj gjithashtu. Dhe behuni te vemendshem ne lidhje me te. Nëse doni të bëheni e kendshme për veten tuaj duhet ta dini që ju duhet të drejtoni vëmendjen tuaj drejt një jete martesore të shendetshme. Por edhe kjo gjithashtu nuk duhet të jetë me tepri. Sepse ajo që une kam mësuar tani, është ajo që njerëzit Përëndimorë kanë shpikur metoda të transferimit të vëmendjes nga një person në tjetrin. Akrobaci mendore të llojeve nga me të ndryshme kanë shpikur për të shkatërruar vëmëndjen e tyre të pastër. Mos luani me kete.

Ka edhe shumë gjëra të tjera me të cilat ne shprehim se jemi akoma nën kurthin e Mooladhara-s së keqe. Mënyra se si ju visheni, mënyra se si ecni, mënyra se si uleni, mënyra se si flisni, mënyra se si ju silleni, për të impresionuar njerëzit e tjerë. Unë duhet te impresionohem  nga te tjere njerez ne vete Sahaja Yoga. I vetmi Impresion qe duhet  vertet te funksionoje eshte  lartesia e ngritjes shpirterore  që të tjerët kanë arritur. Ju mund ta bëni atë, nuk është e vështirë. Kur Kundalini arrin te ngrihet me te gjithe keto Mooladhara te shkaterruara, jam e sigurtë që ju mund ta shëroni Mooladhara-n tuaj plotësisht. Por pyetja juaj mbi të gjitha është te forconi Mooladharen tuaj, për të cilën unë mendoj që ju të gjithë duhet të shkoni ne nje lloj tapasya[2](pendese).

Kjo është pse une them  ndonjëherë se njerëzit Përëndimorë duhet të hanë më pak mish, sidomos mishin e kuq dhe mishin e lopës, kalit, dhe qenit – dhe nuk di  se çfarë lloji tjeter ju hani. Hani më shumë ushqime vegjetariane. Nuk po them të bëheni vegjetarianë, ju e kuptoni këtë. Hani më tepër gjëra që nuk ju japin kaq shume nxehtësi. Edhe peshku është shumë i nxehtë. Kështu beni një jetë e cila eshte ne nje lloj menyre asketike, por mos merrni nga ato ushqimet e shpifura  “ushqime të shëndetshme”. Unë nuk mund t’i toleroj ato, po ja u them. Ato nuk janë krijuar për qëniet njerëzore, por për kafshët mendoj. Ato e trazojnë stomakun tuaj teresisht dhe kjo është e tmerrshme. Dyqanet e ketyre vendeve mbajne te tilla gjera, unë mora nje here dhe thashë – mjafton me kaq. Dyqanet e ketyre vendeve dhe te gjithe keto vende ishin brenda ne stomakun tim. Kështu per ju njerëz, ku te shkoni? Ata që janë duke vuajtur nga Mooladhara duhet të dini së ushqimi ben dallimin, në fuqitë e  Mooladhara-s. Kështu nëse juve doni ta sheroni ate, ne fillim ju duhet ta qetesoni ate, ajo eshte e mbi-ngacmuar, e mbi-ngacmuar. Çdo mashkull që ju prekni, çdo femër që prekni, çdo grua që shikoni….. unë thjesht nuk e kuptoj, është më keq se majmunët! Ju duhet ta qetesoni ate, ta freskoni ate, ne kete menyre Ganesha derdh bekimin e saj mbi Mooladhara-n tuaj. Nuk ka miresi. Por nuk është kaq e jashtme unë mund te them, “ju duhet të respektoni veten”.Nuk mund të funksionojë me keto fjale unë e di

Ju duhet të uleni, të bëni meditim dhe perpiquni te qetesoheni. Une do te diskutoj me Gavin dhe ti them atij se çfarë gjërash mund të bëhen ne lidhje me te, sepse unë nuk mund t’ju a them juve keshtu kaq hapur. Por akoma kjo është e tera fizike. Mendërisht ju duhet të jeni ne kohe per te pare se ku kjo mendje shkon – në gjërat e pista. Pse ajo gjithmone shkon ne keto ndjesi? Shikoni zogjtë, shikoni lulet, shikoni natyrën, shikoni njerëzit e bukur, vetem shikojini.
Nje tjetër gje e tmerrshme në perëndim është se grate duhet të ekspozojnë trupin e tyre për të eksituar meshkujt. Burrat bëjnë të njëjtën gjë. Ata gjithmonë përpiqen të eksitojnë njëri tjetrin dhe  jetojnë në një eksitim budallepsës.

Juve ju duhet të ekspozoni gjëra të bukura, si lulet, stoli të bukura, në rregull. Por ju nuk jeni një send! Ajo eshte prona juaj private. Ju nuk e vendosni të gjithë arin tuaj në rrugë, e beni ju? Provoni këtë, ndonjëherë. Do te keni parasysh se si njerzit do te grabisin arin tuaj, por ju nuk e keni problem qe dëlirësia juaj po plackitet! Te gjithe ju shikojne ju me sy te ndyre! Ju nuk ndjeheni i ofenduar! Kjo sepse egoja është një gjë e pisët. Ajo nuk e ka problem. Ajo ndihet e lumtur qe njerëzit jane duke ju pare.  Ata jane duke ju plackitur, ata jane duke grabitur dliresine tuaj. Por Sahaja Yogistet nuk janë te tille. Por sërish më duhet t’ju them se duhet të pastroni zemrat tuaja, pastroni mëndjet tuaja, mbajeni veten jashte kesaj.
Mëndjet janë të vendosura ne menyre shume qesharake dhe kjo eshte pse komplikimet me te medha jane aty – në trurin e njerëzve. Ata janë shumë konfuzë. Shumë njerëz konfuzë, behen personalitete te orjentuara vetem nga seksi. Aktualisht eshte vetem rruga tjetër përqark. Nëse ju jeni i dhënë pas parasë, ju dëshironi të ruani para, nëse ju jeni te dhene ndaj posedimit,  ju doni ta ruani ate, nëse ju gjeni një cope të vogël antike ju dëshironi ta ruani atë, dhe pse jo  kjo pasuri e juaja e cila eshte me e larta e te gjithave, per tu ruajtur , per tu zbukuruar, per tu adhuruar?

Jam mjaft e shqetesuar në pikën që keta njerëz te fshehtë kënaqen me këto gjëra. Dhe ata janë hipokritë ndonjëherë, ata nuk e kanë problem të bëhën hipokritë ne lidhje me te. Ata janë Sahaja Yogist, në rregull, por per kete çështje ata mendojnë se mund të vazhdojnëne rrugën që ata pëlqejnë. Dhe ndonjëherë disa prej tyre thonë qe Nëna ka thënë është në rregull. Unë kurrë nuk kam thënë kështu! Kjo eshte nje pike me te cilen une asnjehere nuk mund te bie ne kompromis. Ju duhet të keni botekuptim te matur drejt vetes tuaj, drejt jetes tuaj, drejt qenjes tuaj, drejt personalitetit tuaj. Ju jeni të shenjtë. Dhe nëse një i shënjtë nuk ka një karakter të mirë, unë e quaj atë karakteri, thelbi i karakterit – nuk është i shenjtë.

Kështu kjo pastërti duhet të mirëmbahet, nuk mund të bëhet ndonje “kompromis” me kete. Ju nuk mund të godisni në rrënjën e cdogjeje. Nëse funksionon, në një mënyrë kolektive, askush nuk do te mashtroj veten, askush nuk do te gënjejë veten. Dhe e vendos mëndjen në gjurmët e drejta të ngritjes.

Duke menduar per ngritjen, si ju do te ngriheni, duke menduar momentet e gezuara,  duke menduar ditën kur ju më takuat mua për herë të parë, duke menduar për të gjitha gjërat e tjera të bukura dhe hyjnore, mëndja juaj mund të pastrohet. Dhe sa here qe  ndonje mendim te vij, ju duhet te thoni, jo kete, jo kete. Është më tepër mendore se sa fizike, E di që është e vështirë, por nëse ju arrini realizimin pse kete jo ?
Ju të gjithë duhet të kuptoni se “nuk” ka asnjë kompromis me këtë. Dhe do te vije dita, nëse ju vazhdoni me të, ju do të pastroheni plotesisht,sikurse ndonje djall tjeter eshte hedhur tutje. Pra “nuk” ka kompromis. Thuaj vetes, mos e mashtroni veten, mos e gënjeni veten. Ju nuk mund të ngriheni nëse ka ndonje gje qe përgjon brenda jush. Ju do të zvarriteni poshtë, pershkak te dobësise tuaj, dhe ju do të bëheni i dobët, dhe i dobët dhe më i dobët.

Pyetja e vetme është ku është vëmendja juaj? Devijojeni atë. Devijojeni vëmendjen tuaj. Në fillim do ju duhen disa ushtrime, disa përpjekje, dhe pastaj ajo do të vije automatikisht. Ju nuk duhet te perpiqeni, ju nuk duhet të shqetësoheni, përkundrazi, do të behet e pamundur po te jete ndryshe. Ka kaq shumë kushtezime. Ne jemi duke luajtur në duart e kushtezimeve, ne jemi duke renuar veten tonë. Ky kushtezim është me i rrafinuari, me i veshtiri , dhe me i keqi  i të gjithave.Ai eshte i pamundur të luftohet në Sahaja Yoga, deri në momentin kur ju ‘individualisht’ merrni përgjegjësinë per tu marre me te.

Mooladhara është një nga Çakrat më delikate dhe më të fuqishme. Ka shumë degezime dhe ka kaq shumë dimensione. Nëse Mooladhara juaj nuk është në rregull atëherë kujtesa juaj do të dobesohet. Nëse Mooladhara juaj nuk është në rregull, mënçuria juaj do të dobesohet, ju nuk do të keni sensin e drejtimit. Marrëzia që eshte duke u zvarritur tani në Amerikë përpara se ata te mbushnin dyzët vjet si shtet është sepse Mooladharat e tyre nuk funksionojne. Shumë prej sëmundjeve të cilat janë të pashërueshme vijne për arsye të  Mooladharas së dobët, nga ana ana fizike. Nga ana mendore, shumica prej problemeve mendore që ne pamë këtu, mund te them 90% janë për shkak te Mooladhara-s se dobet. Nëse një person ka një  Mooladhar të fortë, nje Mooladhar të fuqishme, nuk futet në telashe. Sepse ju e dini që eshte një mbështetje e fortë e Mooladhara-s ne pjesen e mbrapme kokes. Dhe kur mëndja juaj nuk funksionon me, ju fajësoni trurin. Nuk është truri, me se shumti eshte Mooladhara. Kështu për sigurinë tuaj fizike dhe për sigurinë tuaj emocionale gjithashtu, ju duhet të keni një qendrim me karakter te shendoshe kundrejt Mooladhares. Prandaj jam shumë ne ankth per t’ju thene qe  ju të gjithë duhet të martoheni, dhe pas martesës, disa dite me pas, zbuloni së vëmendja juaj fillon të zhvendoset në problemet e tjera te jetes se perditshme martesore.

Por jo nëse ju nuk jeni Sahaja Yogist, sepse te berit buje është bërë tema kryesore e jetës moderne. Dhe ju jeni hidheni ne detit e  trazuar  të gjithë këtyre veprimeve të qellimshme të njerëzve. Media, librat, idete, çdo gjë, krijon këtë temperamentin e tmerrshëm ngacmues brenda jush.

Një person i tillë nuk ka fare durim, nuk eshte aspak i ballancuar. Aktualisht ai është hipokrit, dhe ka një Vishuddhi shumë të renduar. Ka kaq shumë komplikacione tek ai perpara realizimit. Harrojeni të kaluarën! Çfarëdo të keni bërë harrojeni. Vetem mos u merzisni. Por mbani mend një gjë, se ju e “keni” dëmtuar Mooladharen tuaj, kështu do ju duhet që ta sillni në normalitet. Ju duhet ta bëni atë të shendetshme, nje qender të balancuar, kështu Shri Ganesha mund të vendoset mbi të. Duke folur rreth Shri Ganeshes, ju e dini, vibrimet behen shume te forta tek une.

Ne flasim për pafajsinë, por qe të zgjojme pafajsinë brenda vetes tonë ne duhet të jemi ne vezhgim te plotë, të kemi vigjilence te plote te mendjes tonë. Çfarë eshte ajo duke menduar? Ku eshte duke shkuar ajo? Ku eshte duke shkuar kjo vjedhese? Eshte ajo duke u munduar te bej ndonje hile? Eshte ajo duke bere ndonje hile? Në rregull! Ju duhet të jeni vigjilent, shume vigjilent.

Jam menduar per nje kohe te gjate per te folur rreth saj. Por tani dua t’ju them një gjë. Qe ju do të ekspozoheni. Kjo është një tjeter cilësi e Mahamaya-s. Ajo do t’ju ekspozojë ju. Ju do të ekspozoheni! Nëse ju perpiqeni të me mashtroni mua. Me mua dote thote me Kundalinin tuaj. Nëse ju perpiqeni te mashtroni Kundalinin tuaj atëherë ju do të ekspozoheni. Dhe ju do t’ju vij turp nga vetja. Kështu ju lutem bëni kujdes, shumë kujdes ne lidhje me të. Dhe përsëri, bejeni Mooladharen tuaj shumë të shendetshme, dhe të fuqishme.

Zoti ju bekoftë!

Kështu lutjet tona duhet të jene qe te mundesojne Mooladharan tonë të jetë e shendetshme dhe e fortë. Kjo është e gjitha. Le të lutemi.

Ka disa ushtrime për Mooladhara-n.  Do t’ia shpjegoj Gavin-it I cili është lideri juaj në Angli. Dhe më pas ai do tja u shpjegoj ju. Ato duhet te shpjegohen verbalisht. Nuk mund te shkruhen. Liderët e ashrams dhe e vendeve të tjera duhet të vijnë dhe të më takojne çdo muaj ndonjehere dhe duhet të flasim për këto gjëra. Sepse është sekret, nuk eshte per tu diskutuar hapur, është një sekret, midis jush dhe vetes tuaj. Ai nuk duhet te shkruhet në ndonjevënd. Ai nuk duhet te përmendet. Por duhet të vihet ne funksionim nga të gjithë ju, në te till mënyrë ne te cilen ju gezoni bekimin e Shri Ganesha. Është më tepër për zonjat, mund te them, se sa për burrat. Sepse burrat vuajnë më tepër se sa grate. Dhe kjo eshte pse grate duhet të jenë më të kujdesshme. Ndertoni nje mardhenje te shendetshme me vëllezërit tuaj. Derisa ju vertet te stabilizoni karakterin tuaj me te lartë, meshkujt nuk mund të permiresohen.

Ju e keni pare se në Indi femrat nuk pelqenje nese dikush perpiqet ti shikoje ato, ose perpiqet ti preke ato. Atyre nuk i pelqen kjo. Grate e kanë vrarë veten , e kanë djegur veten -mijëra prej tyre – sepse ato mendonin se disa njërëz të tjerë mund te vinin dhe të preknin trupin e tyre.Eshte kaq e lidhur me me Atmen[3] tuaj, me shpirtin tuaj. Dhe sikurse trupi juaj – pafajësia është trupi i shpirtit tuaj. Ju të gjitha mund ta beni kete, sepse ju të gjitha jeni bërë Sahaja yogiste tani. Ato ( grate Indiane) nuk ishin Sahaja yogiste, por ato dinin nje gje – fuqinë e dëlirësisë se tyre. Është më tepër për zonjat, dhe ato duhet të perpiqen te gjenerojne ndjenjën e dinjitetit, te dlirësisë, te hynores rreth tyre, shenjtërisë përreth tyre, kështu qe vete burrat do t’i respektojnë ato dhe do të zhvillojne këto ndjenja  brenda tyre.

Faleminderit  shumë!



[1] Dëshmitar.

[2] Pendesë, Asketizëm.

[3] Shpirtin