Shri Ganesha Puja, The Importance of Chastity

(England)

Feedback
Share
Upload transcript or translation for this talk

Shri Ganesha Puja. Brighton (UK), 4 August 1985.

Jemi mbledhur sot ketu per rastin e duhur e nje dite shume te favorshme (ngritese) per te adhuruar Shri Ganeshen.

Shri Ganesha eshte Hyjnia e pare qe u krijua keshtu qe tere gjithesia eshte e mbushur me mbaresi, me paqe, lumturi dhe spiritualitet. Ai eshte burimi. Eshte burimi i spiritualizmit. Per kete arsye gjithe gjerat e tjera e ndjekin. Sikur eshte shi dhe fryn ere ndjen freskine ne atmosfere. Ne te njejten menyre kur Shri Ganesha perhap Fuqine e Tij i ndjejme gjithe keto tre gjerat brenda dhe jashte. Por ka qene kaq e pafat, sidomos ne Perendim, qe Hyjnia me thelbesore dhe e rendesishme ka qene jo vetem teresisht e neglizhuar, por e fyer dhe kryqezuar. Pra sot edhe pse nuk dua te them asgje per t’ju merzitur ju njerez, duhet t’ju them qe te adhurosh Shri Ganeshan do te thote qe duhet te kete nje spastrim teresor brenda jush. Kur adhuron Shri Ganeshan kini mendjen e paster, kini zemren e paster, kini qenien tuaj te paster – jo t’ju vijne mendime epshi dhe lakmie. Ne fakt kur Kundalini ngrihet Ganesha duhet te zgjohet brenda nesh, “pafajesia duhet te vije” qe te fshije gjithe keto ide degraduese brenda nesh.

Nese ngritja duhet te arrihet, duhet te kuptojme qe duhet te maturohemi. Tani njerezit jane semure. Gjithcka mbi jeten e perendimoreve ndihet e semure. E semure sepse ata nuk e kane njohur kurre Shri Ganeshan. Nese erdhi nje Frojd s’do te thote se duhet ta pranoni. Por ju e bete – sikur te ishte nje gje kaq e rendesishme per t’u bere; si te mos kishte gje me te rendesishme se kjo. Prandaj sot ne jemi perballur me fuqine tone ngritese dhe me fuqine e kushtezimeve qe kemi patur. Kur foli per kushtezimet Frojdi nuk e dinte se po vendoste nje tjeter lloj kushtezimi te tmerrshem tek ju, te tmerrshem. Seksi nuk eshte i rendesishem per qeniet njerezore, fare aspak i rendesishem. Eshte vetem kur ju duhet te beni femije ne fakt nje qenie njerezore qe eshte niveli me i larte do qe te kenaqet me seks.

Joshja, romanca, kjo paarsyeshmeri dhe gjithe keto s’ekziston ne nje mendje te paster; eshte e gjitha nje sajim njerezor. Dhe ky servilizem i njeriut eshte kaq shume surprizues, e vjen nga nje kategori shume e ulet brenda nesh. Vjen nga shkalla e ulet e qenieve njerezore dhe njeriu behet servil i tij. Ju duhet te jeni mjeshter i saj. Dhe sot kur shoh perreth Meje, ne Perendim, qe eshte gjithashtu pjese perberese e te njejtit krijim, kane ardhur shume shume semundje, jam vertet e tmerruar, si te kthej tani vemendjen tuaj drejt maturise se seksit. Kur seksi maturohet ju beheni nje baba, nje nene, dhe nje person i paster. Kur degjoni per nje grua nentedhjete vjecare qe martohet me nje djale nentembedhjete vjecar, Them, ju thjesht s’e kuptoni, kjo eshte – c’lloj shoqerie eshte krijuar ne kete bote, kjo lloj sjelljeje e marre? Duhet te maturojme veten tone. S’do te thote qe po ju them per rreptesi ne moshe te re, nuk do te thote kete. Eshte nje tjeter absurditet.

Por sigurisht ju duhet te maturoheni; ju nevojitet nje tapasya per kete. Gje e parendesishme qe behet e rendesishme dhe nje gje e tille e parendesishme eshte si cdo gje qe kemi, si pasja e flokeve. Edhe kur humb floket do te thote dicka. Por nese humb seksin, c’problem ka? Eshte shume mire. Heqje qafe e nje mbeturine te keqe. Humbje e kote energjie. Kaq shume interes, kaq shume vemendje e cmuar. Eshte harxhuar kaq shume favorizim per kete lloj gjeje te paarsyeshme. Pra qe te adhuroje Ganeshen njeriu duhet te kuptoje qe duhet te maturohemi.

Maturia duhet te vije nga brendia jone. Duhet te shkojme me thelle brenda vetes sone; vemendja jone duhet te shkoje me thelle brendise sone, spontanisht. Si mund te arrijme thellesine nese jemi ende si krimbat? Perkunder eshte nje lloj sakrifice e madhe ose presion tek njerezit. Keto etiketime dhe presione kane qene shume te kushtueshme ju kane kushtuar shume juve njerez. Keni paguar nga kjo kaq shume; keni shkuar kaq larg. Per cfare? Pra duhet te ndryshohen prioritetet nese do te adhurohet Shri Ganesha. Ajo qe do te adhurojme sot eshte pafajesia brenda nesh. Po adhurojme ate qe eshte hyjnore, qe eshte e pafajshme.

Pafajesia, qe eshte thelle brenda nesh – qe eshte karakteri yne, qe eshte natyra jone, qe eshte ajo me te cilen jemi lindur” eshte baza e gjithe ketij Krijimi; eshte thelbi i ketij Krijimi. Pra kur lenda behet aktive, fillon riprodhimi, vjen stadi i kafsheve, me pas vjen stadi i qenieve njerezore qe jane primitive, me pas vjen stadi kur qeniet njerezore zhvillohen. Jo ajo menyre qe ne kuptojme si bote e zhvilluar, e tmerrshme. Nuk do i quaja aspak te zhvilluara. Ajo qe eshte e zhvilluar s’eshte prej jashte. Duhet te shihni cfare eshte zhvillimi i brendshem. Cfare kemi rritur brenda? Cfare kemi brenda vetes sone? Cdo gje bruto, e madhe eshte plastike, e ketij lloj. Qe nuk ka rritur asnje fuqi te brendshme, themi per shembull, une ju jap nje mango.

Them, “Mire, tani hajeni.” Dhe ju shihni qe ka levozhgen e asgje brenda saj, c’do te hani? Do e hani ate gje plastike? Cdo gje qe rritet si kjo plastike, eshte e vdekur. Le te shohim, cfare substance eshte brenda. Cila eshte substanca brenda vetes sone? Kjo eshte ajo qe predikoi Krishti “ceshtja e moralit.” Ishte kaq e rendesishme per te. Sepse pas dharma, qe ishte balance, ku sigurisht morali eshte shume i rendesishem, por ishte e nevojshme per Krishtin te fliste per nje moral, te brendshem e te thelle, qe eshte pjese perberese e qenies, s’eshte e mesuar, e thene apo frikesuese sepse ka nje frike dhe zemerim te Zotit. Por duhet te jete drita juaj e brendshme, prandaj Krishti foli rreth saj.

Dhe i njejti Krisht u perdor per rrenimin e pafajsise. Dhe s’mund te them qe njerezit s’ishin teparalajmeruar. Frojdi s’ishte i vetmi person qe u lind. Nje dite me pare vajta ne Prado ne Spanje dhe pashe pikture pas pikture te ferrit. Dhe ne keto kohe moderne shohim keto sterhollime seksuale sorrollaten pa rroba, tipe njerezish qe shfaqen me gjithe keto gjera qesharake, duke bere budallalleqe. Ky ishte Bosch, U habita nje gjerman, Bosch, qe shfaqi gjithe kete pakuptueshmeri, shume qarte – rruga drejt ferrit, me pas sulmi i vdekjes, keshtu. Do thoja qe eshte nje person pak a shume i tanishem, Nese e quani Blake te krisur, po Bosch-in? Gjithkush eshte i krisur, me perjashtim te njerezve budallenj te padobishem. Kaq shume paralajmerime na kane ardhur. Per shembull, mund te themi, prej kohesh e dime per ferrin.

Mahavira e te gjithe personave shkroi kaq qarte per ferrin. Ky eshte ferri. Por ne Perendim prioritetet jane absolutisht kokeposhte. Cila eshte fuqia juaj? Thjesht mendojeni. Mendojeni brenda vetes. Eshte fuqia mendore e rendesishme? Ju kam thene qe fuqia mendore s’ka te beje fare, sepse eshte thjesht lineare, leviz ne nje drejtim, bie, kthehet tek ju. Nuk ka substance ne te. Eshte thjesht nje projeksion mendor, plastik.

Cila eshte fuqia juaj emocionale? Ku ju kane cuar emocionet qe keni patur? Shikoni per ke keni emocione, edhe kur keni emocione te mira. Te themi, ju e doni shume gruan tuaj. Ku ju con kjo? Ishte nje poet i quajtur Tulsidasa qe e donte shume gruan dhe ajo kishte vajtur ne shtepine e nenes se saj. Keshtu ai s’mund ta duronte kete dhe shkoi ta shihte dhe ai ngjitet ne balkonin e saj ku ajo lemeriset. Ajo e pyet, “Si u ngjite ketu?” Ai i thote, “Ti kishe vene nje litar atje.” Ajo thote, “Jo.”

Dhe pane qe ishte nje gjarper i madh i varur. E ajo thote, “Kjo sasi dashurie qe ke per mua, nese do e kishe per Zotin, ku do te ishe?” Pra ku ju cojne keto emocione – ne zhgenjim, palumturi, drejt shkaterrimit tone. Forca mendore ju jep nje gje te tmerrshme te quajtur ego, e cila i shkaterron te tjeret. Dhe forca emocionale s’ju jep asgje vec te qara,ankesa dhe ndiheni gjithmone te palumtur, “Oh, kam investuar kaq shume emocionalisht. . ne kaq e kaq persona e cfare kam marre?” Pra s’eshte absolute, eshte relative. Dhe menderisht jeni zero nese s’mund te shkaterroni te tjeret. Emocionalisht jeni zero sepse s’mund te mbifuqizoni njerez me emocionet tuaja.

Pra cila eshte forca juaj? Ku qendron forca juaj? Qendron tek Shpirti. Por edhe para se te arrini tek Shpirti, cila eshte forca juaj? Eshte Kundalini? Ajo eshte duke fjetur. Atehere cila eshte forca juaj? Eshte dliresia juaj. Nese njeriu eshte i dliret, ka temperament te dliret dhe qendron ne dliresine e tij, ajo vepron, punon. Por para se gjithash dliresia jep fryte ne te mire te shendetit.

Nga fytyra e nje personi mund te thoni nese ky person eshte i dliret. Si Shastras qe e perdorim per te thene Shenjt apo brahmachari, ai qe nuk ka bere kurre seks ne jete, gjithe ndricim ne fytyre. Dhe sic themi qe brahmachari me i madh ishte Shri Krishna qe kishte kaq shume gra. Sepse s’ka harxhim te energjise, as te vemendjes ne te. Pra e gjithe energjia eshte brenda. Po ju them qe kur erdha sot me makine ishte duke rene shi, kishte ere dhe ishte shume ftohte, por ne ishim ne makine, asgje s’na prekte, sepse ishim mjaft ngrohte brenda makines, Kaluam permes gjithckaje, asgje s’na preku, asgje s’na bezdisi, erdhem, cdo gje per bukuri. Si? Sepse ne ndenjem ne makinen tone dhe mjeti qe kemi ne eshte dliresia jone. Jemi kaq te vecante sa te tjeret duhet te na respektojme, te tjeret duhet te na nderojne, perndryshe ne merzitemi. E keni respektuar veten?

E respektoni veten tuaj? Ndonjehere njerezve Perendimore u duket sikur Nena perpiqet shume te predikoje rreth kultures Indiane. Shume njerez e mendojne keshtu. Por une them qe njeriu duhet te mesoje shkencen prej Perendimit. Mire. Duhet te mesoje gjera te tjera nga Perendimi, sigurisht, estetiken. Pikturen dhe artin, mbase skemen e ngjyrave. Por me mire qe kulturen ta mesoni nga Indianet. Shoh qe ka pisllek kulture, aspak kulture. C’eshte kjo kulture qe gruaja duhet te ekspozoje trupin e saj?

Eshte nje kulture prostitute, e thjeshte fare. Perballuni. Kur nje grua supozohet te mos respektoje pjeset e saj private, nuk eshte fare kulture ne estetiken e Hyjnores. Kaq shume sa tani jane duke bere nje film ku e shfaqin Marine si nje prostitute. Dua te them, deri ketu keni arritur. Nese e thoni kete ne Indi do ju rrahin mire – gjithkush, qofte Mysliman, Hindu, Kristian. E kam fjalen, tronditese te degjosh si flasin per Krishtin. Ju them qe per nje Indian eshte shokuese. Si mund te flasesh, sepse kur ti ke hequr dore nga dliresia jote nuk mund ta kuptosh qe dikush mund te jete absolutisht i dliret. Per nje hajdut cdokush eshte hajdut.

Sepse kur nuk ke respekt per dliresine tende s’mund te perfytyrosh cfare mund te kete qene Krishti. Nuk mund te imagjinoni, s’mund te pranoni. Gjera te padurueshme jane thene per Krishtin. Po ju them, te padurueshme. Nuk e di. Une e kam hasur kryqezimin e tij, qe ishte i padurueshem. Por te thuash nje gje te tille per dike; nese i ve nje njolle te tille nje gruaje indiane, nje gruaje te zakonshme indiane, ajo mund te beje vetevrasje. Kurre s’eshte e thene qe te vije dikush e te thote, “Dukesh shume e bukur.” Eshte e drejte, nese ja thua nenes tende, “Dukesh shume mire”, ne rregull, eshte ndryshe. Por s’duhet t’i thuash asnje gruaje ashtu.

Duhet ta ktheni nga vetja. Dhe kjo eshte nje nga arsyet pse njerezit jane gjaknxehte. Magneti brenda jush eshte Shri Ganesha. Shume njerez e dine qe une kam nje sens te mire te drejtimit. Kjo vjen nga ky manjet qe eshte perfekt. Ky manjet eshte ai qe ju mban te qendrueshem ose te pershtatur ose gjithe kohes te drejtuar drejt Shpirtit. Nese nuk keni sensin e dliresise do perkundeni ne kete e ate menyre. Papritur beheni nje Sahaja Yogi shume i mire, te nesermen beheni nje djall” sepse s’ka asgje qe ju mban te lidhur ndaj idese se madhe te Shpirtit. Le te perballemi me kete. Tani ka ardhur koha per te gjithe ne, te gjithe Sahaja Yogistet, qe gjeja me e madhe brenda nesh s’eshte seksi, por dliresia.

Dhe kjo eshte ajo qe do ju maturoje juve. Eshte e habitshme si disa njerez po silleshin ne Bordi, Kur e mora vesh, mbeta e habitur, si mundeshin ata te silleshin keshtu ndaj fshatareve te Bordit, qe jane te pafajshem, njerez te thjeshte? Por pjesa me e bukur e saj kur kenaqeni me sjellje te lehte dhe te pakuptimte, duke fyer dliresine tuaj, ju realisht mbeteni ne veprimin e saj. Si nese shkoni kot benzinen, makina s’leviz dot, eshte keshtu, ju ndodh dicka. Gjithe kohen duke ngacmuar (pickuar) njerezit duke mashtruar me fjale njeri tjetrin, c’eshte nevoja e te gjithe kesaj, une thjesht s’e kuptoj. E me pas mbaron ne ceshtje divorci. Nje here vajta tek Selfridges (linje dyqanesh) Do ju tregoj nje histori interesante. Dhe ne ate turme ishin dy njerez, burre dhe grua, duke u puthur gjithe kohes, duke bezdisur edhe njerezit e tjere qe po shkonin ne te njejten shkalle levizese. Ne shkalle po putheshin, ne ate gje po putheshin, Them, duke torturuar gjithe Indianet qe ishin aty apo edhe njerezit e tjere, Kineze apo per shembull Egjiptiane. Po jepej nje shfaqje e tille.

Dhe kur i pashe heren tjeter, Nuk po putheshin. U them, “C’ndodhi?” “U divorcuam.” U them, “Pse po putheshit aq shume ate dite?” Me thone, “Sepse po divorcoheshim dhe , donim te kishim grimen e fundit te saj.” Cfare niveli eshte kjo. Imagjinoni cfare niveli. Cfare dashurie, c’ndjenje keni per kedo, asgje te ketij lloji. Gjithe kohes duke u grindur me njeri-tjetrin, duke perfunduar ne ceshtje divorci dhe duke i nxjerre keto sheshit. Cdo person i thelle nuk i tregon keto gjera.

Sigurisht, me kane thene qe ketu ne shkollen publike thuhet qe kurre nuk duhet t’i shfaqesh emocionet. Por nga ana tjeter mund te tregosh cdo gje tjeter, qesharake apo te paturpshme. Por jo emocionet tuaja. C’vend absurd eshte ky. I keni pranuar gjithe keto vlera, thjesht si dele, pa menduar rreth tyre. Si kur isha ne France, nje vajze vjen tek une duke qare. Ajo thote, “Une jam – e tmerruar, tmerruar, Nuk do te shkoj kurre tek keta psikiater.” Une e pyes, “Pse?” “Ata thone gjera te shemtuara per babain tim.” Imagjinoni.

Dhe njerezit i pranuan keto idete te ketij Frojdi te tmerrshem. Eshte gabim qe ne themel. Nese eshte historikisht keshtu, apo cfaredoqofte eshte me mire te hiqni dore. Cfaredo gabimi eshte gabim, ne Hyjnoren. Cfaredo e drejte eshte e drejte, ne Hyjnoren. Por verehet nje kundershti e vertete tani, qe njerezit kur shkojne jashte, burre e grua e keshtu e ashtu, puthen me njeri-tjetrin e ngacmohen me njeri-tjetrin. C’eshte nevoja? Ti puth kete person e vjen e Me flet kunder ketij personi, E kam pare kete. Nese duhet te kete vete-ruajtje, kjo duhet te jete dliresia juaj, privatesia juaj. Kjo eshte arsyeja qe s’keni vullnet te beni asgje, pa vullnet.

Le t’ju vijne disa shoke budallenj e t’ju thene budallalleqe, ju do thoni, “Ne rregull. Ne pranojme.” Cila eshte esenca e personalitetit tuaj? Dliresia juaj. Dhe ne Sahaja Yoga mund te ri-stabilizosh cdo gje mundesh, cfaredo qe ke humbur. Kjo eshte arsyeja pse mungon thellesia. Dhe kjo eshte arsyeja pse nuk ka logjike (konsistence) ne temperamentin e njerezve, s’ka lidhje logjike – konsistence. Tani mund te gjesh njezet njerez per leksionet e mia dhe te nesermen as edhe nje, humbur te gjithe. Sepse e dini nuk ka baze. Si nje lidhje e humbur.

Nuk ka lidhje, pika e lidhjes eshte dliresia tuaj. Pra nuk ka konsistence, sthaapayati nuk eshte aty. Nese u thua, “Duhet te ngriheni ne mengjes, beni banje, beni pak puja, “Kjo eshte shume per ata”. Por nese u thua, te themi nje grua Indiane apo une, nese thua “qe vish kete ose ate veshje,” Une thjesht s’mundem, thjesht s’mundem, jo s’eshte e mundur, s’eshte. Mund te rri gjithe naten zgjuar, por kete gje s’mund ta bej, thjesht s’mund ta bej. Pra prioritetet ndryshuan per shkak te vendndodhjes se vemendjes suaj. Keni gjithcka brenda jush. Ju jeni depoja e dliresise, qe eshte fuqia juaj. Gjithcka brenda jush, asgje s’ka ikur jashte, eshte aty e gjitha. E gjithe kjo arome eshte brenda jush.

Eshte e gjitha e ruajtur. mos denoni veten. Dhe ju jeni kaq fatlume Jam ketu per t’u treguar gjithcka rreth saj. Jeni kaq me fat Une jam me ju. E kuptoni kete pike? S’ju duhet te shkoni ne Himalaja; s’ju duhet te rrini kokeposhte. S’ju duhet te beni asgje te tille. Dikur keta shenjtore uleshin, e dini, s’do ta besoni, ne uje te ftohte te ngrire ose ne Himalaja ne vend te hapur uleshin se bashku per ore te tera Kjo tani s’eshte e nevojshme. Eshte bere shume e lehte. Por tani ndryshoni prioritetet tuaja.

Kur e gjithe vemendja shkon tek Shpirti juaj do habiteni qe i gjithe grafiku do te ndryshoje. Cila eshte gjeja me shume e rendesishme? Te meditoni cdo dite. Kam pare njerez qe duan te bejne kurse, te themi, per shembull, U thashe “Me mire beni disa kurse.” Cdo dite do te shkojne ne kurs ti bashkohen klases dhe do te punojne shume e do ta kalojne kursin do ia dalin e do e mbarojne. Por nuk mund te bejne rregullisht meditimin. Por duhet te kuptoni tani qe ka nje shteg te vogel, qe sapo merr ngjyren e ketij gezimi qe eshte i perjetshem, ne fillojme levizim drejt saj gjithnje e me shume, gjithnje e me shume duke e stabilizuar veten tone ne oqeanin e ketij gezimi. Nga pak, e dini, kur dikush ju kerkon te notoni, e ju jeni te frikesuar, nuk doni ta beni, jeni shume te lumtur ne bregun e gjere, e nuk doni te notoni. Dikush ju shtyn, po ju perseri ktheheni, “Jo baba, s’mund ta bej.” Por me te mesuar notin ju e shijoni te notuarit.

Dhe kur ju pelqen me pas doni ta beni cdo dite, rregullisht, me besim. Pra eshte nje shteg (hapesire) te cilen duhet ta arrime. Pika e dyte eshte se sic ju kam thene gjithmone, ju jeni lotuse, por nen balte. Dhe ju e dini c’eshte balta, ndersa India eshte oqeani, pra eshte shume e lehte per lotusin te dale mbi uje. Por te dalesh mbi balte eshte shume e veshtire. Te themi, dikush bie ne balte. Nese e shkelmon, shkon me thelle. Nese perpiqesh te besh ndonje gje shkon me thelle. Gjeja me e mire eshte ta shohesh dhe te rrish i qete. Dhe kjo eshte menyra me e mire “eshte te deshmosh veten.”

Por si te deshmosh, kur vemendja juaj nuk eshte ne rregull? Vemendja eshte: dikush shkon ne kete ane” kete person do te shikoni. Nje person tjeter shkon andej” ate person shikoni, duhet te shihni cdo person. Por ju nuk shikoni lulet, nuk shikoni pemet, nuk shikoni Nenen Toke, ju s’shikoni asgje. Ajo qe shihni eshte dicka e keqe e pashprese, me keq se ju. Thuhet se sot eshte dita qe nuk duhet te shihet hena. Nese shikon henen behet e pafat dhe merr emer te keq. Thone se Shri Krishna e pa henen dhe Ai mori emer te keq; Ai ishte ranchordas, do te thote Ai duhej te largohej (mbathtte) nga fushe beteja. Por kjo ishte hileja e Tij, Ai duhet t’ia mbathte. Pra supozohet qe ju s’duhet ta shikoni henen.

Arsyeja pse u tha kjo eshte, se sot duhet te shohim Shri Ganeshen, qe eshte Nena Toke, qe vepron nepermjet Nenes Toke. Shumica e gjerave qe kemi jane prej Nenes Toke. Pra kete radhe duhet te shikoni Nenen Toke, Kundalinin dhe Shri Ganeshan, sot. Nena Toke ka krijuar Shri Ganeshan. Pra ju s’shihni asgje jashte, madje s’shihni as henen. Thjesht shikoni Nenen Toke. Sepse Nena Toke ne dashurine e Saj dhe dhembshurine ka bere kaq shume per ne, Kundalini juaj ka bere kaq shume per ju. Dhe Biri i Saj, i Cili eshte pafajesia brenda nesh, eshte per t’u adhuruar sot sepse Ai ka bere maksimumin. Perkunder gjithe fyerjeve qe kemi bere ndaj Tij, gjithe talljet, gjithe ndyresite, gjithe llojet e pakuptimta, Ai qendron ende si nje femije i vogel qe na zbavit. Nese Shri Ganesha eshte brenda jush ju beheni si nje femije, pafajesi femijnore, nuk zemeroheni me asnje Sic leh nje qen; ka disa Sahaja Yogiste qe njoh qe lehin gjithe kohes, tamam si qente apo lypesit ne Indi.

Por beheni si nje femije qe eshte shume i embel, qe gjithmone perpiqet t’ju zbavise, gjithmone provon te thote gjera te kendshme, gjithmone provon t’ju beje te lumtur. Burim i nje gezimi te tille. Dhe keshtu ju beheni burimi i gezimit, burimi i lumturise, burim i permbushjes. Gjithe kohes duke pluskuar ne te qeshura dhe lumturi, pluskuar me gjera te mrekullueshme. Sic ju zbavisin femijet, vetem shikoni e vereni. Si sillen rrotull me duart e vogla fare, si ia dalin. Si e dine cila eshte gjeja e duhur. Nje femije qe eshte nje shpirt i Realizuar eshte me i ndjeshem se nje person i rritur, e kam pare kete. Si mbesa ime me e vogel, mendoj se ishte rreth 3 vjece dhe sherbyesja po paloste sarin Tim dhe gabimisht e vuri ne toke. Ky femije s’mundi ta duronte dot.

Vetem sa e ngriti sarin, e vuri ne koken e saj dhe me pas ne divan. Ajo thote, “Cfare do te thote ta vesh sarin ne toke, cfare di ti per Gjyshen time? Ajo eshte Zoti i Zotave dhe ti ve sarin e Saj ne toke. Qente do te hane ty tani, ” i thote, ” Kij kujdes. ” Dhe shkoi perseri vuri sarin, e puthi dhe puthi ate, dhe tha, “Nene fale ate, Gjyshe, te lutem, fale kete grua, ajo nuk e di cfare te ka bere Ty. ” Por ndjeshmeria e madhe vjen nga thellesia e dliresise suaj. Degjojini femijet dhe do mbeteni te habitur si flasin dhe cfare thone, si sillen, si ata provojne t’ju zbavisin. Dua te them, ne Perendim femijet jane shume te llastuar, ta themi, ata nuk te zbavisin dhe aq, ju trazojne shume. Sepse perseri e perseri e njejta gje. Nese babai dhe nena nuk kane dliresi, femijet nuk ndihen mire, nuk jane te qete, do te behen te shqetesuar, dhe me pas zhvillojne te njejtin shqetesim brenda vetes.

Nje njeri i dlire nuk mund te zoterohet kurre, ta kini nga Une, s’mund te zoterohet kurre. Mund te jeni shume inteligjent, mund te jeni gjithcka, mund te jeni nje shkrimtar i madh, por mund te zoteroheni. Por nje njeri i dlire, nje njeri i zakonshem i dlire nuk mund te zoterohet kurre. Fantazmat frikesohen nga njerezit e dlire. Nese rruges ecen nje njeri i dlire, gjithe fantazmat largohen. Ato vetem largohen. Di shume raste e disa mund t’ua them edhe juve, qe ishin tre prej tyre, qe zakonisht dilnin me motociklete neteve neper rruge rreth ores 12. Dhe disa njerez qe ishin te zoteruar Me shkruanin letra, duke me thene qe “Ju lutem mos i lejoni ato te dalin naten, sepse ku te shkojme e te rrime?” Mbeta e habitur. Keta jane njerezit te zoteruar nga disa lloj fantazmash te tmerrshme qe shkonin zakonisht te pushonin nen keto peme gjate nates ku keta persona zakonisht shkonin me motorr dhe ne fakt ata Me shkruajten leter.

Njerez shume te zoteruar, e dija, me thane qe, “Kerkoji atyre mos te vijne ne kete rruge, po ne ku te jetojme?” Dhe jane si te cmendur, njerez te vetecmendur. U them, “Pse me shkruat keshtu?” Thane, “Keta njerez shkonin nga kjo rruge dhe na shqetesonin.” Negativiteti brenda nesh zhduket me driten e Shri Ganeshes. Mund ta shohesh kaq qarte ne personin tjeter. Nese nuk ke dliresi nuk mund te shohesh kurre kush eshte i dlire ose i padlire, ju mundesh. Gjithsecili njesoj, “Shume i mire, shume i mire, shume njeri i kendshem, shume njeri i mire”. Pra njerez vertet te zoteruar etiketohen si njerez shume te mire, ndonjehere edhe ne Sahaja Yoga dhe filloj te pyes, “Cfare po ndodh, c’eshte kjo? Si mundet qe keta njerez jane te etiketuar keshtu?

S’mund ta ndjejne kete?” Nuk ka drite. Edhe nese merr Realizimin tend, edhe nese Shpirti yt funksionon me ndergjegjen tende kolektive, edhe nese je duke u dhene Vete Realizim te tjereve, nuk je asgjekundi nese nuk ke dliresi. Eshte si nje gote e thyer qe po provon te reflektoje dicka; s’mundet kurre te jape pamjen e duhur. Eshte kaq e rendesishme. Dhe me duhet t’jua them juve tani. Ka ardhur koha qe Une t’ju tregoj “kjo eshte nje pengese ne jeten tuaj.” Gjeja e pare qe njerezit pyesin, “Me ke do te martohem?” C’eshte me kaq nxitim? Sigurisht qe martesen e quaj nje gje me fat, duhet te kete martese, duhet te kete nje sanksion kolektiv, cdo gje, por per cfare?

Te admirojme dliresine brenda nesh. Me pas martohen, pastaj behen me femije. Me pas duan te kene nje shtepi, pastaj duan te kene kete. Gjendet gjithe ky biznes i izoluar qe vazhdon e vazhdon, dhe drita e jetes suaj nuk perhapet. Por kam njohur njerez qe ishin tamam ne ferr qe dolen jashte dhe perhapen driten, arriten meteore te larte te bukur. Kam pare njerez te tille. Pra sot keni ardhur te adhuroni Shri Ganeshen – brenda vetes suaj. Se cfare jam Une qe te adhurohem si Shri Ganesha nuk e kuptoj. Sepse une jam Kjo. Kur me adhuroni Mua ju doni te keni te zgjuar brenda Shri Ganeshen.

Le te zgjohet ajo brenda jush. Le te shnderrohet ne mantra e zgjimit brenda jush ajo qe them une, qe ju si femijet te Mij te gezoni lumturine e dliresise sic kam shijuar gjithe jeten Time njerezore dhe gjithe jetet e Mia hyjnore. Ju shijoni te njejten sasi, kjo eshte ajo qe dua. Te pakten ju duhet te keni shijen e saj. Do ju tregoj rreth dickaje te cilen mund te mos e keni degjuar me pare. Por ju nuk keni degjuar as per Kundalinin gjithashtu. Nuk keni degjuar kurre keshtu per Vete Realizimin. Por mendoj se per fat sot, teresisht ne menyren e Sahaja, eshte organizuar kjo Puja. Isha per ta bere ne Bombay kete Puja. Qe e organizuar e gjitha; gjithe njerezit po deshironin te shkonin atje, per te bere kete puja.

Dua te them, Ganesha Puja ne Angli ose ne Perendim eshte kaq e rendesishme e mendova me mire ta kemi nje, jo ne kohen e duhur ne Rome, e cila eshte nje nga gjerat baze qe ka rrenuar dliresine e qenieve njerezore. E filluan Romaket dhe te tjeret e vazhduan. Por duhet te ishte ketu ne Brajton ne Kembet Lotus te Sadashiva. Por Anglezet duhet ta dine qe kane nje toke kaq te praruar sa nuk e meritojne ate. Ata duhet ta meritojne. Imagjinoni, ju po jetoni ne token e Sadashiva ku “pikat (rruazat) e ujit dhe bora gjithashtu ” jane si uje i distiluar, e paster, e kulluar, e bardhe. Ku Shri Ganesha eshte Ai qe lan kembet e Babait te Tij. Ku dliresia vete qendron si Nena juaj. Dhe ju duhet ta meritoni kete pozite te lakmuar. Sahaja Yogistet angleze duhet te jene shume te hapur.

Krejtesisht e kunderta e Anglezeve ketu. Te ardhur prej tokes se Sadashiva-s krejt e kunderta. Arrogance e tmerrshme, arrogance kaq e tmerrshme, sa dikush s’mund ta mendoje ne vendin e Shivas. Gjithe njerezit e padlire (pamoralshem) jane arrogante. Perndryshe, si mund ta falin veten? Po te flisni me nje prostitute, ne dy minuta do e kuptoni qe ajo eshte nje prostitute sepse eshte ekstremisht arrogante, “C’problem ka? Jam nje prostitute, e pastaj?” Arroganca eshte shenje e nje personaliteti te pamoralshem. Dhe nje person i tille behet edhe i izoluar se eshte i turperuar, i turperuar te perballet me te tjeret. Por nje personalitet i dlire eshte i hapur, pse duhet te frikesohet nga dikush?

Cdokujt i flet mire, i mire me gjithekend ne gjithe pafajesine dhe thjeshtesine pa rene ne dashuri me cdo person te trete qe i kalon afer. Dhe kete, duhet te kuptoni, qe ky vend iu eshte dhene juve per nje qellim dhe nese nuk arrini te dilni ne kete nivel, do te hidheni tutje. Pra duke respektuar dliresine tuaj eshte vertet respektim ndaj Meje, sepse une qendroj brenda jush si dliresia. Nese Shri Ganesha eshte mbaresia (ngritja shpirterore), Une qendroj brenda jush si dliresia. Dliresia nuk eshte kurre agresive, s’eshte kurre e ashper, sepse e dini nuk ka nevoje. S’ka nevoje, ju jeni kaq te plotefuqishem, kaq te plotefuqishem, sa s’eshte nevoja te jeni agresive me askend. Pse te jeni agresive, s’keni frike nga askush. Eshte kaq bujare, eshte kaq e kendshme, eshte e bukur, gjithmone e fresket dhe e re, ende kaq sublime dhe dinjitoze. Kane kaluar 12 vjet qe kur kam qene ketu. Edhe dy vjet me shume, nevojitet pune shume intensive, brenda dhe jashte.

Brenda duhet te punojme shume keto dy vjet, shume pune, duhet te futemi vertet ne tapasya te gjithe ne, qofshim burre apo grua. Dhe me pas do te shohim. Mund ta them kete, qe kemi bere nje pune te mire, me pak shtyse, guxim dhe besim ne mund te arrijme shume. Kini besim ne veten tuaj. Jo besim mendor por dliresia faktike eshte besim. Dliresia eshte konsolidimi i besimit tuaj. Kur ke besim ne Zot, je i dlire. Kur ke besin ne veten tende je i dliret. Ke besim ne gruan tende, je i dliret. Pse duhet te kesh besim ne gruan tende?

Sepse ti je nje person i moralshem, si mundet ajo te jete e pamoralshme? Besimi tek femija juaj – ne dliresi sepse je i dliret, si mundet femija juaj te jete dicka tjeter? Forma kristaline e besimit eshte dliresia. Dhe kete mund ta keni edhe para Realizimit. Shume e kane. Ashtu si kamfuri, i cili, e dini, eshte i paqendrueshem dhe avullohet ne arome, mund te themi qe ne njejten menyre dliresia vepron tek besimi. Nese nuk ke dliresi nuk mund te kesh besim, ne asgje. Sepse ka te beje edhe me emocionet tuaja qe ju jeni te varur (ngjitur) emocionalisht ndaj Meje ose mbase menderisht ndaj Meje. Por nese keni sensin e dliresise besimi do jete i dukshem. Nuk keni pse te keni besim brenda vetes, “Nene tani une do te kem besim brenda vetes.”

S’mundeni. Besimi eshte dicka, qe eshte i paqendrueshem dhe aroma e paqendrueshme vjen nga dliresia. Pra sot ne s’do te shohim yjet apo henen, por ju do te shikoni tek Nena Toke. Ajo qe perfaqson ne Univers Kundalinin, s’eshte asgje tjeter por dliresia. Eshte vetem dliresia. Mund ta besoni? Cfare fuqie. Memesia, gjithcka eshte dliresi. Atesia, cdo mardhenie eshte dliresia. Pastertia eshte perseri aroma e dliresise.

Miresise, dhembshurise, cdo gje vjen nga dliresia, nje sens i dliresise, qe s’eshte mendor. Nese jeni menderisht i dlire, mund te jeni i tmerrshem. Sic jane disa murgesha apo disa nga ata njerez qe jane te rrepte, jo keta. Dliresia eshte Kundalini brendshem i ngritur brenda jush, qe vepron sepse Me kupton Mua. Ajo me kupton Mua, Ajo me njeh Mua, Eshte pjese perberese e Imja, eshte reflektimi Im. Prandaj forcojeni Kundalinin tuaj duke qene te dlire. Njerezit provojne te bejne gjera per tu dukur terheqes dhe kete e ate. Mos e harxhoni keshtu energjine tuaj; ju jeni shenjtore, jetoni si shenjtore. Tradicionalisht jetojme, duhet te jetojme ne kete menyre, dhe te evoluojme prej tradites; mos te bejme dicka te re, dicka absurde, pa kuptim. Nuk duhet te terheqim askend.

Dliresia eshte aroma e lules, qe terheq bletet, eshte mjalti i lules, eshte thelbi i ekzistences suaj. Pra ne kete kohe ju te gjithe jeni duke ardhur ne Indi, Une ju kerkoj juve te Me respektoni duke mos u sjelle keq, Jo sjellje femijnore ne menyren qe shihet ne foto apo filma e keto gjera te pakuptimta. Ju jeni mbi gjithcka. Vemendja, arritjet duhet te shihen prej vendit te dliresise suaj. Ne s’mund te leme vendet (karriget) tona, nese duartrokitemi ose jo, nuk ben asnje ndryshim. Nuk mund te leme vendin (karrigen) tone. Ashtu si gjithe keto avadhootas do thone, takiya sodaa sana – do te thote qe nuk i leshojme vendet tona. Ne jemi ulur ne vendin (karrigen) tone. Kjo eshte karrigia jone, ne lotus. Ne s’mund ta leme lotusin.

Ne jemi ulur ne lotus. Ky eshte vendi yne. Pastaj gjithe keto gjera te pakuptimta qe keni pervetesuar do te bien poshte. Do e shihni qe do te beheni nje qenie e bukur. Gjithe fantazmat do te largohen, do largohen gjithe ngercet. Por nuk eshte rreptesia, po jua them perseri e perseri. Eshte respekti per Qenien tuaj. Sic me respektoni Mua nga jashte, Me respektoni prej se brendshmi. Thjesht fare. Sot eshte nje dite e madhe per ne qe te adhurojme Shri Ganesha.

Ai eshte i pari dhe me i rendesishmi per te adhuruar. Dhe kur te adhuroni Ate, ju duhet te kuptoni qe ju po adhuroni gjithashtu edhe manifestimin e Tij, qe eshte i Krishtit. Cdokush qe flet me percmim per Krishtin, ju duhet te neveriteni prej ketij personi. Ju nuk duhet te intelektualizoni Krishtin. Cilido qe e ben kete, s’ka lidhje fare me kete person. Krishti eshte pafajesia. Nese nuk keni thellesine e dliresise suaj s’mund ta kuptoni Ate. S’mund ta adhuroni Ate. Me e mira qe ata mund te bejne, ti japin fund dliresise suaj qe ju te mos e njihni kurre Ate. E gjithe kjo vjen nepermjet perpjekjeve tuaja medituese.

Tani perpjekja duhet te jete qe ju duhet te jeni meditative. Kjo eshte e gjitha. Vazhdoni me meditimin tuaj (mbajeni ate). Perpiquni te jeni meditative. Shikojini gjerat. Gjendja e deshmitarit s’eshte gje tjeter vetem qe ju jeni meditative. Prandaj vendosa qe do i takoj njerezit e Brajtonit edhe neser ne mengjes ketu dhe do te takoj gjithe njerezit Angleze nese eshte e mundur edhe pasneser mbrema per t’u thene se sa e rendesishme eshte per ata te arrijne kete gjendje te pastertise. Mendoj se eshte duke funksionuar. Une punoj vertet shume, nuk e keni idene se sa rende punoj. Por thone qe kjo eshte edhe ideja qe, eshte nje ide qe njerezit mendojne se te tjeret duhet te bejne punen e tyre.

Kjo eshte si te kursesh qindarkat, kete ruaje, edhe kete ruaje dhe gjithashtu kursim pune. Lereni Nenen te beje punen per ne. Nena kujdeset per ne. Ajo duhet te ngrihet ne mengjes. Ajo duhet te beje meditimin. Nuk ka kursim. Mund te kurseni cdo gje tjeter nese do dinit si te kursenit Shpirtin. Vetem ngritja juaj eshte e rendesishme. Kur te ngriheni, cdo gje eshte e ruajtur. Por fillimisht kurseni (ruani) veteveten.

Per kete ju duhet te perpiqeni. Ju duhet te punoni fort. Duhet te shkoni thelle vetes suaj, evoluoni veten. Jeni te mjaft te afte per kete. Mos fajesoni askend; mos fajesoni gruan tuaj, nenen, babain, vendin, askend. Gjithkush mund t’ia dale. Mos shikoni te tjeret, shihni veten tuaj, “Sa larg kam vajtur? Cfare kontributi kam dhene? Le t’i shkoj ne krye kesaj.” Gjithkush prej jush.

Jam shume mirenjohese per gjithe njerezit qe kane ardhur anembane Anglise. Ne nje fare menyre ishte gjeja e duhur per t’u bere, por ky vend duhet te krijohet ne ate nivel qe te shnderrohet ne pelegrinazh per secilin qe te vije ketu. S’duhet te ndodhe e kunderta qe me te ardhur ne Angli, paskesaj ata mos te vijne me kurre ne Sahaja Yoga. Mund te ndodhe, mund te ndodhe me arrogancen qe kane njerezit, mund te ndodhe edhe keshtu, qe kur te vijne ketu ata do te thone, “Jo me Sahaja Yoga, pata mjaft prej saj.” Tjeter drejtim me Indine, kur ata vijne ne Indi ata ngecin aty. Kam njohur disa njerez qe erdhen ne Angli dhe menyra se si ata, disa nga Sahaja Yogistet u sollen dhe disa drejtoheshin, ata ja mbathen direkt. “Nene s’kemi c’te bejme, nuk do te rrime me ne Sahaja Yoga pasi pame Sahaja Yogistet e zhvilluar te Anglise ku ju keni punuar per njezet vjet.” Pra sot ne jemi ulur ne kete toke te bukur te Anglise dhe kemi sigurisht borxhe per te paguar, qe kemi lindur ne kete vend, dhe borxhi eshte se ne duhet te jemi Sahaja Yogiste shume te mire. Mund ta kuptoni shume lehte, cili eshte nje Sahaja Yogi i mire. Kur ju thoni qe, “Mbylleni ate dritare,” do shihni qe shumica do rrine te ulur duke pare tek te tjeret.

Nuk po them qe te gjithe ata jane Angleze por mund te jene. Ti besh te tjeret te punojne nuk eshte zgjidhja. Duhet te jeni vertet te dedikuar. Ju nuk jeni te atij niveli, Me besoni nuk jeni te atij niveli. Mos shikoni tek personat e tjere qe jane ketu. Ju jeni tipe shume te ndryshem njerezish. Ju jeni njerez te vecante. Perpiquni te jeni vigjilente, respektoni veten sepse jeni Angleze dhe per kete keni nje pergjegjesi te vecante. Pra Zoti ju bekofte. E gjithe rruga qe ai solli ujin e Lumit Godhavari qe rrjedh ne Nasik, ne lumin, Nasik.

Shikoni ju e dini qe Shri Rama dhe Shri Sita dhe Lakshmana te gjithe jetuan atje ne Nasik. Dhe ky lume eshte quajtur si Gangu i jugut. Godhavari. Ai merr ujin nga Godhavari. Shikojini si vershojne vibrimet. Ne vendet ku edhe lumenjte jane mantra, emrat e tyre jane mantra – e gjithe merita u shkon shenjtoreve, njerezve qe jetojne me besim dhe kaq shume pasterti keta lumenj, edhe nese u thua emrat sjellin vibrime. Shikoni? Pse mos te behet keshtu nje dite Tamizi (lumi Londres)? Duhet te jete nepermjet punyas tuaj. Cdo grimce e kesaj toke duhet te jete e vibruar vetem nepermjet punyas tuaj.

Tani duhet te shohim (kuptojme) gjendjen e Shri Ganeshas. Njerezit qe duhet te adhurojme, duhet te kuptojme cilet jane njerezit qe duhet te adhurojme. Situate shume e veshtire.