Shri Vishnumaya Puja

(England)

Feedback
Share
Upload transcript or translation for this talk

Shri Vishnumaya Puja. Wimbledon, London (UK), 1 September 1985.

Puja e sotme eshte e Vishnumaya, qe ishte motra e Shri Krishnas, s’ishte planifikuar si nje puja nderkombetare qe ne bejme.

Por thone se per dashurine e Zotit kur te gjithe adhuruesit mblidhen, Zoti gjithashtu duhet te thyeje shume rregulla, dhe keshtu u pranua te behej kjo puja. Mendoj se te pakten duhej bere nje here, ishte ide e mire. Prej dashurise suaj dhe perkushtimit tuaj u deshirua, dhe keshtu kjo puja do te performohet. Eshte thjesht spontane qe ndodhi qe une te jem ne kete kohe ne Angli, sepse nese do te ndodhte ndonjehere kjo puja, duhej te ndodhte ne Indi. Sepse kjo eshte puja per nje hyjni, Vishnumaya, fara e se ciles nuk eshte e lehte te mbillet ne vendet perendimore. Tani i gjithe programimi shakti eshte kryer ne nje menyre te tille qe ne kemi Nenen si Shakti sa per fillim, Pastaj kemi tre shakti qe dalin prej Saj, sic e dini – Mahakali, Mahalakshmi, Mahasaraswati. Dhe me pas kemi femije prej tyre: motra dhe vellezer. Pra para se fuqia e asaj qe ne e quajme gruaja ose bashkeshortja te krijohej, ishte fuqia e motres qe u krijua. Pra, sic e dini qe u linden Brahma, Vishnu, Mahesha per keto tre Shakti, dhe te gjithe kishin motra. Dhe motrat e tyre ishin te martuara – si Motra e Vishnus eshte Parvati dhe Ajo ishte e martuar me Shiva.

Nenen e Hershme. Eshte shume e rendesishme per tu kuptuar qe keto tre lloj fuqish gjithmone luajne ne cakra. Dhe nese ju i kuptoni keto tre fuqi, si ato luajne, atehere do te kuptoni cila eshte rendesia e Vishnumaya. Vishnumaya eshte cilesia e motres ne nje familje. Pra femra eshte fuqia. dhe mashkulli eshte fuqia kinetike qe thekson fuqite e ketyre tre fuqive qe e rrethojne ate. Pra kur vjen fuqia mashkullore, gjithe keto fuqi behen bashkepunetore te dobishme ne veprim me ate fuqi. Tani fuqia e Vishnumaya eshte shume e rendesishme per t’u kuptuar, sepse fuqia e Nenes eshte per te mbrojtur pafajesine tuaj, sepse kjo eshte gjeja me e rendesishme. Fuqia e Nenes eshte per te mbrojtur pafajesine tuaj. Tani, fuqia e Vishnumayas eshte per te mbrojtur dliresine tuaj.

Ndonjehere ju s’e kuptoni cfare eshte dliresia dhe cfare eshte pafajesia. Pafajesia eshte nje fuqi e cila nuk eshte e aktivizuar. Sic kemi elektricitetin ne shtepine tone, elektreciteti ekziston si pafajesia qe gjendet brenda nesh; por miratimi (dekretimi) i saj eshte bere permes dliresise. Nje person mund te thote, “E bera shume pafajesisht”- jo s’mundet. Sepse cfaredo te beni nese eshte e pafajshme, s’mund te jete e demshme per karakterin tuaj, per pafajesine tuaj ose per drejtesine tuaj. Pra keta njerez qe thone keshtu, qe “E bera pafajesisht” e kane gabim, sepse nese ben ndonje gje pafajesisht ajo shnderrohet ne dliresi. Pra kur pafajesia eshte e praktikuar shnderrohet ne dliresi. Ju duhet te keni respekt per dliresine tuaj. Dliresia eshte ajo qe eshte fuqia e Vishnumaya brenda nesh, fuqia e Gauri, eshte virgjeri e paster. Ajo nuk martohet.

Sic e dini qe kur Vishnumaya u krijua, sapo pas lindjes se Saj Ajo u vra nga Kamsa. Tani per te kuptuar rendesine e dliresie brenda nesh, ne duhet te dime qe dliresia eshte themeli i te gjithe dharmave. Vetem dhe derisa te keni sensin e dliresise ju s’mund te keni dharma. Dharma eshte e pamundur sepse ajo eshte themeli. Do te jete nje shtepi e kartave; nese nuk keni themelin e dliresise ajo thjesht do te rrezohet. Pra dliresia eshte nje shume shume e rendesishme e qe ka qene e sfiduar gjate ne Perendim, dhe prandaj po them qe eshte e veshtire per te mbjelle faren e dliresise ne kete vend. Dhe kjo duhet te ndodhe, mendoj duhet te kete nje plan hyjnor, qe po ndodh qe kjo puja e madhe duhej te jepej ketu. Nuk eshte nje puja e lehte per t’u bere – eshte per t’u bere nga njerez qe jane te pafajshem, per t’u bere nga njerez qe kane ndjekur nje jete shume religjioze; ata te cilet kane qene shume te dliret, qe e kane respektuar dliresine e tyre. Por tani meqe ju jeni shenjtore, cdo gje para jush eshte e paster dhe e mire, sepse tani ju keni ndjekur nje jete shenjtori. Prandaj dliresia eshte zgjuar brenda jush, dhe dliresia punon tek ju si Gauri, si kundalini juaj.

Pra nese vini ne thelbin e jetes religjioze, e jetes se drejte, e jetes Sahaja Yoga, eshte dliresi. Nuk mund ta tjetersosh ate. Tani kjo dliresi ju jep juve maryadas, do te thote ju cakton kufijte. (i drejtohet dikujt ne publik- Pse jeni ulur ketu? Shkoni me tej, eshte me mire te jeni ne balle. Kjo eshte – ju nuk jeni duke bere puja. Nese jeni duke bere puja, atehere uluni ketu. Perndryshe, me mire uluni. Me mire t’i merrni vibrimet e Mia atje, ne balle. Ketu, ejani.)

Pra dliresia eshte ajo qe ju jep maryadas, ju jep kufij. Si ju jep kufij? Si, ne qiell ka vetetime. Kur dy rete, qe mund te themi jane si Sahaja yogis, dalin nga deti dhe kane uje te paster atje ne, keto re, dhe ato duhet ta derdhin; kur afrohen se bashku dhe kapercejne limitet e egos se tyre, ose luftojne me njera tjetren apo ne nje menyre perplasen, eshte, aty ka dliresi, ne kete vetetime qe bie. Kjo drite e cila te thote qe “E ke gabim. Pse je duke luftuar nder vete? Pse jeni duke kaluar egon e njeri-tjetrit?” Kjo eshte puna e motres. Dje kemi patur shume motra. Tani detyra e motres nuk eshte te mbaje anen, por per te treguar nese i kalon kufijte e tu te vellazerise, atehere do te kete nje vetetime(drite).

Tani kjo fuqi e vetetimes eshte pjese e fuqise se Shri Krishna te cilen Ai e nxorri nga Vetja e Tij. Prandaj Ai u be kaq i embel, misherim i bute (ndjeshem). Ai e nxorri. Ai tha, “Tani ti je bere motra Ime, dhe sa here qe ata sillen keq me ty ben mire ta perdoresh. Keshtu Shri Krishna u be kaq i sjellshem dhe shume, sic e quajne misherim romantik; sepse Ai nxorri vecmas pjesen moterore dhe e vuri ne pune. Por ajo ishte gjithmone me Te dhe Ajo punoi me Te; sepse ne familje motra duhet te kuptoje te mos zihet me vellezerit, se duhet te kujdeset per ta, qe ata te mos sfidohen (kundershtohen) nga te tjeret, pra ajo u jep atyre maryadas sa larg te shkojne – sa larg te shkojne. Tani eshte shume e rendesishme, shume, shume e rendesishme per te gjithe ne te kuptojme qe Frojdi dhe gjithe njerezit e paarsyeshem nxorren teorite per te sfiduar Vishnumaya, qe ne ke te kemi gjithe keto lloje qesharake marrdheniesh, e cila eshte e pamundur, eshte dicka e gabuar. Tani nese ka nje marrdhenie te tille midis vellait dhe motres, familja vuan per shtate breza nga semundje te tmerrshme – shtate brezash. Por nese ka nje tjeter marrdhenie te stilit Frojd, atehere familjes i duhet te vuaje per katermbedhjete breza. Pra forcat kufizuese te Vishnumaya jane te tilla qe egoja juaj eshte e kontrolluar, superegoja juaj eshte e kontrolluar, familja juaj eshte e kontrolluar.

Cdokush eshte nen kontroll, nen drejtimin e kesaj fuqie te paster te Vishnumaya qe ndodhet brenda secilit prej nesh. Dhe pjesa me e trishtueshme eshte qe ne te gjitha vendet Perendimore Vishnumaya eshte e semure, absolutisht e semure. Dua te them, madje kam humbur edhe Degjimin, ka ardhur deri ne kete pike, ne anen e majte, sepse ndjenja e dliresise mungon teresisht. Tani duhet t’i harrojme njerezit qe nuk kane fare arsye, tani ne jemi Sahaja yogis. Pra te vijme ne piken e duhur, ne duhet te themi qe, akoma shume njerez kane mbetur me ide qesharake, si “Kam marrdhenie te mire me ate zoteri” ose “Jam shume miqesore me kete apo ate zoteri” dhe gjithe keto. Pra nuk eshte nje maryada. Ju s’mund te keni miqesi me – ndermjet nje burri dhe gruaje, s’mundeni, eshte absurde absolutisht. Ne Perendim e gjithe kultura eshte qesharake; sepse nese shkon ne nje darke supozohet te uleni me burrin e dikujt ne te dyja anet – e tmerrshme! Por ne Lindje, nuk behet, sepse Vishnumaya eshte kunder ketyre gjerave. Ajo do shohe qe gra e burra ulen se bashku.

Tani ketu, ju e dini qe pjesa e dliresise mungon kaq shume sa Vishudhet tuaja te majta po kapen (kane ngerce). Dhe kur flas rreth tij, kap edhe me shume. Tani kur ju thoni nuk jam fajtor, ju ne fakt po e pranoni ndaj Vishnumayas, ndaj motres suaj, duke i thene “Une nuk jam fajtor.” Por Ajo nuk pelqen te kete faj mbi ju. Gruas mund t’i pelqeje qe ju te keni faj Asaj mund t’i pelqeje qe ju ta keni fajin, sepse mendon qe po i sfidohet fuqia dhe qe ka dike qe eshte kundershtari i saj. Por jo Vishnumaya, jo; motra nuk e thote kete. Por nje vella e moter nuk jane kurre miq. Tani jemi ulur grup ketu. Keshtu, ne cdo grup ka nje moter e vella, ata e dine qe jane (ekzistojne) si vellezer e motra por ata nuk kapen pas nje personi, ata nuk i flasin ndonje personi, ata s’behen miqesore me ate moter. Si dikur ne patem nje fat te madh me keta te Krishtere, Kujtoj qe mund te kem patur te pakten tridhjete kusherira dhe kater, pese vellezer ne ate kohe.

Dhe shkuam ne ate ngjarje, dhe midis indianeve te krishtere ne kemi te Krishtere prej gjithe llojeve te shtresave. Keshtu atje ishin disa vagabonde, ato hodhen ca fjale rreth nesh, ne motrave, kuptoni. Ne s’e dinim qe kishim kaq shume kusherinj. Ata kercyen perpjete, si me suste (jack-in-the-box lloj lodre) i nxorren te gjithe e nisen t’i rrihnin ata djem. Atehere e kuptuam se sa shume kusherinj kishim. Ndryshe nuk do ta dinim kurre; ata ishin diku, ne s’u folem shume atyre, po flisnim me njera-tjetren, miqve tane, vajza qe flisnin me njera-tjetren. Papritur kuptuam sa shume kusherinj kishim dhe sa vellezer. Ishte mjaft e papritur qe ne te kishim kaq shume kusherinj atje dhe ne s’e dinim. Menjehere ata u hodhen ne mbrojtje te dliresise se motres se tyre, sepse ajo eshte baza e dliresise se tyre. Por normalisht ju nuk i flisni shume vellait, as vellai nuk ju flet ju shume, ju nuk beheni miqesore.

Por ne kohen e veshtiresive, ne kohen e maryadas, ne kohen e te konsultuarit per dicka qe eshte e shtrenjte ne familje, vjen motra. Kohet e fundit vellaim Im, me i vogel, Me shkroi nje leter sepse kishte nje problem ne familje. Tani nena Ime s’eshte atje, dhe normal qe nje moter eshte me mire sepse ajo eshte me lehte e gatshme ndaj teje se mamaja. Nena eshte kaq e zene me te gjithe familjen, gjithe punen, ju e dini cfare ben. Keshtu qe ndjenja moterore eshte shume e rendesishme. Tani vetem mendoni qe Vishuddhi jone i majte eshte shume keq. Sigurisht qe eshte, sepse nuk jemi kujdesur kurre per dliresine tone, nuk e kemi respektuar dliresine tone. Ne Indi nuk ndodh keshtu. Gra dhe burra e respektojne shume dliresine e tyre. Dhe pyeta disa djem qe kishin shkuar jashte, thane qe “Pavaresisht se ishim duke gabuar ne ato qe po benim, gjithe kohes ne e dinim disi qe po gabonim.”

I them, “Si keshtu?” Ai thote, “Ka dicka si marrdhenie me motren.” Por mund te them tani qe burrat Indiane jane bere tamam si ju, dhe e kane humbur fuqine e tyre per te mbajtur dliresine e tyre. Burrat duhet ta ruajne dliresine e tyre, sepse ata mendojne se nuk i detyrohen asgje dliresise. Dhe nese thelbi i ekzistences suaj shpirterore nuk ekziston, ju do humbisni ne kohe. Prandaj e kam thene shume here qe vijeni vemendjen tek Nena Toke, gjelberim. Gjelberimi eshte ngjyra, nese e vini vemendjen tek ajo me pas do te shpetoheni nga keto gabime te shkeljes se kurores gjithe kohes, shikoni motrat e te tjereve, grate e te tjereve, vajzat e te tjereve. Pra marrdhenia qe po shprehet tani, sic e dini, eshte e nje vajze, e nje motre dhe e nje nene, qe eshte nje marrdhenie shume shume e paster. Kaq shume sa tani, supozojme qe po e perdorni trurin shume, atehere pse ju kap ngerci ne zemer – e keni menduar kete? Pse ju kap zemra kur perdorni kaq shume anen tuaj te djathte?

Cili eshte shkaku i ngercit te zemres suaj? Duhet te kuptoni kete, eshte e njejta gje. Marrdhenia e te themi e Shiva ndaj Vishnus eshte ne dy menyra. Se pari Vishnu – grua,motra. Ai ishte martuar. Mire? Pastaj kush eshte motra e Shivas? Motra e Shivas eshte Saraswati. Nese punon shume tek Saraswati, zemra ka ngerc. Ajo ka maryadas.

Keshtu zune vend martesat e brendshme, prej se ciles marrdhenia e motres ka funksionuar per te mbajtur maryadat e cakrave tuaja. Nese e kalon kete, ju papritur shkoni ne te majte ose ne te djathte sepse keni kaluar maryadat e tyre. Tani kjo marrdhenie moterore ka ekzistuar edhe ne misherime te tjera; si Muhamedi pati nje marrdhenie moterore me – ne fakt duhet ta themi kete Motra e tij eshte gruaja e Aliut, por Ajo i lindi atij si nje vajze. Pra mund te lindin si vajze ose si moter. Ajo u lind si motra e Nanakes, Nanaki. Ajo u lind si vajza e Muhamedit. Pra mund te jete misherimi i nje motre ose i nje vajze. Por vajza dhe motra jane te pafajshme, dliresi e paster. Tani mendoni kete, qe keta njerez te cilet s’mund te kuptojne rendesine e dliresise, si mund te flasin per ligje cfaredoqofte? – sepse “ligje” do te thote maryadas, dhe merr kuptimin e duhur nepermjet fuqise se Vishnumaya.

Tani ju mund te thoni qe te mos vjedhesh gjene e tjetrit, eshte edhe e padrejte, i perket dikujt tjeter. Por kush do iu a thote juve? Kush eshte ai qe do ju thote qe kjo eshte gabim? Sigurisht, ka police, por kush e ka thene? Ligjberesit. Ajo pjese e te pandergjegjshmes qe ka luajtur eshte Vishnumaya; sepse sapo ju vidhni dicka ndiheni fajtore. Edhe ne ligj eshte perdorur fjala “fajtor”. Dhe faji vjen nga ana e majte, eshte Vishnumaya. Pra sa e rendesishme eshte te kemi kuptimin (sensin) e dliresise. Por ne jemi njerez shume te ndare (percare), ne ata qe kane dliresi morale dhe ne ata qe mund te mos kene dliresi materiale.

Ata qe kane dliresi materiale mund te mos kene dliresi morale. E para vjen dliresia Morale kjo eshte shume e rendesishme, sepse eshte e lindur. Dhe nese dliresia juaj morale eshte ushqyer persosmerisht, atehere automatikisht vjen dliresia materiale. Por efekti eshte i njejte. Nese beni para duke mashtruar ne Sahaja Yoga ose nese mashtroni moralisht, do te kape Vishuddhi i majte, dhe i gjithe problemi do te filloje me Vishuddhin e majte. Tani te supozojme qe dikush provon te mashtroje ne Sahaja Yoga, do te marre parate e Sahaja Yoga ose dicka te tille. Menjehere do te kete ngerce ne Vishuddhin e majte. Sapo te kapet Vishuddhi i majte ai do te filloje te sillet ne nje menyre qesharake, do te tregohet i gjithe ngerci, Edhe nese do te behesh imoral do te kapet Vishuddhi i majte. Tani e gjithe pjesa e fajit vjen nga ketu. Mekat ndaj Nenes mund te jete gjithashtu edhe nje fyerje, ne cfaredo pergjigje ndaj Nenes.

Kam pare shume njerez qe e kane zakon te thone, “Jo, Nene.” S’duhet te thuhet kurre”Jo”, sepse nese thua “jo” kjo do te thote te shkosh ne Vishuddhin e majte. Fuqia e Vishnumaya nuk do e toleroje “Jo-ne” tuaj per asgje. Shume njerez qe e kane zakon te thone, “Jo, Nene.” Nuk duhet bere, sepse me tu kapur Vishuddhi juaj i majte gjithe cakrat tuaja te majta behen te dobeta, per shkak se dliresia qe eshte baza e te gjitha cakrave eshte e dobet. Ja pra sa e rendesishme eshte te kuptosh vleren e Vishuddhit te majte. Te gjithe ne te kapur ne Vishuddhin e majte, dhe nuk mendojme se eshte ndonje gje aq e rendesishme. Por ne themi, “Oh, Vishuddhi i majte po kap do te thote qe ndihem fajtor.” Ne nuk e kuptojme si “Cfare kam bere? Kam kaluar kufijte, prandaj po shfaqet ketu.

Kam neglizhuar ndonje lloj morali. Kam shkuar ne rrugen e gabuar kunder Nenes dhe Babait, prandaj po me kap Vishuddhi i majte.” Vishuddhi i majte eshte treguesi i gabimeve, te keqijave, i mekateve. Ne s’mund ta lejojme qe te kemi Vishuddhin e majte, Sahaja yogis s’mund te perballojne te kene Vishuddhin e majte. Si shqetesime shtese, ata pijne duhan, marrin gjithe llojet te gjerave. Ne Indi ata marrin ate qe ju e quani tamakhu, eshte nje lloj- cfare gjethesh jane keto? gjethe duhani, dhe mendojne se nuk kane gabuar. Por i kap Vishuddhi i majte. Ne nje fare menyre Vishuddhi i majte eshte kyci (porta) i te gjitha llojeve te problemeve per veten tuaj, ndaj jini te kujdesshem te mos ndiheni fajtore per asgje. Me shume se kjo eshte shume vicioze, rreth vicioz i madh.

Per shembull, dikush ka bere dicka te keqe. Kam vendosur t’ua them atyre ne fytyre i pelqefte ose jo, kjo eshte gabim, me shume mundesi. Sigurisht, ndonjehere perpiqem te luaj ndonje truk me ta qe ta kuptojne, nese ata s’e kuptojne te thenen Time atehere – vijme ne nje pike. Dhe une them qe “Tani me mire dilni jashte. S’mund t’ju kem ne trupin Tim me shume.” Pra i nxjerr ata jashte Sahaja Yoges. Me t’i nxjerre ata nga Sahaja Yoga te pakten mbaron dhimbja Ime e kokes. Tani kam pare qe kur fillon te veproje ky negativitet, njerezit, ne vend qe te perballojne gabimet qe “Une jam gabim, nuk duhet ta kisha bere kete, eshte gje e keqe per tu bere,” fillojne japin shpjegime. Kur ju filloni te jepni shpjegime, ky Vishuddhi i majte fillon te behet si nje gunge e madhe e fryre, dhe atehere nuk ka me mundesi te sherimit, s’ka mundesi te pastrimit. Pra njerezit fillojne japin shpjegime, “Pse e bera kete, pse e bera ate.”

Kur thuhet eshte gabim, eshte gabim; Duhet te pranohet, “Mire, heres tjeter nuk do ta bej, Me vjen shume keq.” Por “me fal” duket nje fjale shume e veshtire, te pakten per Sahaja yogistet Perendimore por gjithashtu edhe per disa Sahaja yogiste indiane, te thone, “Me fal,Me vjen shume keq.” Indianet kurre s’ndihen fajtore, eshte ide e mire, por ata kurre nuk thone me fal, pra eshte njesoj. Tani dikush duhet te kuptoje qe kur ju keni kryer nje gabim, ju jeni nje qenie njerezore: te gabosh eshte njerezore dhe te falesh, hyjnore. Por duhet te dini qe keni gabuar. Nese vazhdoni te jepni shpjegime atehere nje gje eshte caktuar, ju s’kuptoni qe Zoti di gjithcka. Nese Ai thote ju keni vepruar gabim, atehere eshte gabim. Si mund te sfidosh, si mund te thuash, “E bera per kete arsye. Kjo eshte arsyeja” – kete gje duhet te kuptojme. Sepse kjo eshte fuqia e elektricitetit, duhet ta kuptoni, ju trondit.

Ju godet. Dhe me pas ju kuptoni qe “Kam bere nje gabim.” Keshtu qe mos krijoni tronditje per veten tuaj. Mos u sillni ne menyre qe ne fund te fundit te perfundoje me tronditje (goditje). Sigurisht, forca e Nenes eshte kaq falese, Forca e Sadashiva-s eshte kaq falese se ju jeni te lejuar, te lejuar dhe te lejuar per te vazhduar me ate qe po beni, per nje kohe. Por eshte thene, ju eshte shpjeguar qe eshte gabim. Supozojme qe kaperceni limitet tuaja absolutisht, pastaj papritur shfaqet Vishnumaya dhe e gjithe gjeja ekspozohet. Ne Sahaja Yoga ju ekspozoheni. Pra duhet te dini se edhe pse ky pushtet eshte kaq i dobishem, kaq udhezues, kaq permiresues, ushqyes dhe mbrojtes, prape – deri ne nje pike. Perndryshe Ajo vetem ju ekspozon ju, sepse Ajo s’mund te duroje me shume kete absurditet prej jush.

Pra nese vazhdoni keshtu, Ajo vetem do te shohe qe Ajo eshte e ekspozuar. Keni pare njerez qe kane kryer gjithe llojet e gjerave te papastra. Kam njohur shume kryeministra e gjithe ata presidente e keta e ata, kur vdesin – ekspozohen. Askush nuk thote qe ky e ai person ishte nje person i dliret. Shume pak lidere kombesh e kane marre kete certifikate qe ishin njerez shume shume te dliret. Dliresia eshte nje certifikate shume shume e rralle qe marrin. Sepse kur ne jete merrni nje fuqi mendoni se keni dore te lire, mund te jeni e te beni cfare t’ju pelqeje. Mund te jeni nje person i dliret, mund te jeni sidoqofte i padliret, mund te beni c’tju pelqeje. Ju beheni nje lloj mbizoteruesi me kete ide qe “I kam te gjitha fuqite, tani jam vertet i mire vendosur (pozicionuar).” Dhe kjo shnderrohet ne nje zhgenjim te plote ndaj jush, dhe harroni qe dliresia eshte kaq e rendesishme.

Pra sa me lart te jete nje njeri ne jete, te zere pozicion me te larte, me e larte behet ajo qe e quani ego- merr perkedhelje, me shume e shtyn poshte ne Vishuddhin e majte. Pra nje person i tille arratiset ne Vishuddhin e majte, sepse thelle ne zemer, ne ndergjegjen e tij ai ndihet fajtor. Dhe e gjitha vazhdon si nje faj, faj ne Vishuddhin e majte. Dhe kur shkon si faj ne Vishuddhin e majte behet nje situate e veshtire, sepse nje person i tille, behet ekstremisht i ndjeshem. Nje gje ti thuash dhe ai do te ndihet fajtor. Ti perpiqesh te kurosh Vishuddhin e tij te majte, pastaj ai behet edhe me keq. Eshte nje situate shume e keqe me njerezit e Vishuddhit te majte, dhe ka njerez qe jane te Vishuddhit te majte te cilet japin gjithmone shpjegime. Nje person qe ka Vishuddhin e djathte do jete arrogant, njerezit e Vishuddhit te majte kane nje metode shume dinake te kthimit te pergjigjes dhe shpjegimeve per cdo gje. Cfaredo te thoni, ata do te thone, “Jo Nene, kjo eshte keshtu, kjo eshte keshtu.” Kjo eshte nje gje.

Jo vetem kjo, s’mbaron ketu, ju jep sarkazem. Kjo eshte arsyeja pse njerezit ne Perendim nuk flasin hapur, gjithmone jane sarkastike. Ata mendojne se eshte budallallek te flasesh hapur, s’eshte inteligjente, nese dhe derisa te flasesh ne menyre shume sarkastike qe e dini ndonjehere eshte shume e veshtire per tu arritur. Kjo eshte menyra e shtrember se si ata flasin. Dhe kjo pandershmeri vjen prej ketij problemi te Vishuddhit te majte. Nese Vishuddhi i majte eshte kaq keq, nuk mund te arrini asgje qe eshte e embel, qe eshte e bukur, qe eshte e vlefshme. Vishuddhi i majte nuk do te vleresoje kurre. Ata qe vuajne nga Vishuddhi i majte s’mund ta vleresojne kurre personin tjeter, s’munden kurre. Do te kete fjalen e vet, do te mendoje, “Une jam me i miri” sepse i duhet te ekzistoje, se problemi duhet te ekzistoje, pra si? Eshte nje lloj i egos se semure qe nuk do te pranoje qe dikush mund te jete me i mire se une, qe me duhet te ndjek dike, qe me duhet te mesoj nga dikush tjeter.

Kam pasur shume shembuj; E shoh sidomos tek njerezit qe jane me Mua, Gjej se ata futen ne Vishuddhin e majte shume shpejt per shkak te mungeses se protokollit. Kur fillojne te kene mungese protokolli ata shkojne ne Vishuddhin e majte. Pra te jeni me Mua eshte bekim, pa dyshim, por gjithashtu duhet te jesh shume shume i kujdesshem qe te mos e kaloni protokollin. Mos u mundoni te hidheni me perpara, vetem te krekoseni. Disa njerez e kane zakon te kapercejne kufijte dhe sapo ju te kaloni kufijte krijohet Vishuddhi i majte. Nuk duhet te kete frike per Nenen tuaj, duhet te kete respekt per Nenen tuaj, gje qe ruhet nga Vishuddhi juaj i majte. Tani kjo eshte nje fuqi shume e fshehur e Shri Ganeshes. Ajo qe e quani se eshte fuqia e Ganeshes eshte Vishuddhi i majte duke vepruar si dliresia. Fuqite e Ganeshes jane shprehur te gjitha nepermjet Vishuddhit te majte. Pra ata qe besojne ne Ganesha, ne pafajsine e paster, duhet te dijne qe ne sjelljen tuaj te perditeshme, ne veprimet e perditeshme, duhet te kete dliresi.

Ganesha eshte shfaqur si lulet e dliresise. Dhe vetem shihni, nese ne ligjin e hyjnores nuk ka dliresi, si i kufizoni (caktoni kufijte) njerezit, si i beni mire, si i pastroni ata, si i beni ata te evoluojne? Supozojme nje peme po rritet dhe nuk ka kufij ne te, ajo vetem rritet si nje gje e eger, nuk ka ku kufij, me pas cfare do dale nga ajo? Asgje. Pra per te bere nje person sa me te larte, duhet ta kufizoni ate (caktoni kufijte). Babai im jepte nje shembull te mire te kesaj, nese merr pak grure, fara gruri dhe . Ne doni te dilni jashte dilni, por mos shqetesoni njerezit, duke levizur perreth.) Shikoni, edhe kjo eshte nje gje tjeter. Gjithe keto gjera s’jane asgje por turbullira te Vishuddhit te majte. Kuptoni, gjithe keto shqetesime te reklamuara ose perpjekje per mbizoterim, ose nje person shume i hedhur apo i fryre (mendjemadh) te gjitha keto vijne nga Vishuddhi i majte, sepse ju doni te kaperceni Vishuddhin tuaj te majte prandaj e beni.

Me pas i shtohet edhe kjo. Sa me shume provoni ta kaperceni, aq me shume iu shtohet juve. Tani duhet t’ju tregoj historine e babait, ai tha qe nese keni grurin dhe e shperndani (hidhni pa kriter) ate, (Dikujt ne salle – Ju lutem mos me shqetesoni. ai vetem shkon kot sic ndodh me vemendjen. Por nese e vini ne nje torbe pelhure, ne nje cante, ju mund ta mblidhni grumbull (tog) dhe ai mund te arrije lartesi. Ne te njejten menyre, nese e shkon kot vemendjen tende pa dliresi, ajo shperndahet; nuk ka kufij, nuk ka forma, nuk ka trajte. Por nese ti e kufizon ate, atehere ju beheni me i larte me i larte me i larte, dhe mund te ngrihesh me lart ne jeten tende shpirterore. Meqe ju jeni njerez qe doni te keni nje jete shume shpirterore, duhet te kuptoni qe Vishuddhi i majte duhet te korrigjohet. Tani, si e korrigjoni Vishuddhin e majte? Ndonjehere lodhem shume me ta, ndihem vertet- lodhem shume, Thjesht heq dore prej tyre.

Sepse nese ato po ju kapin (ngercet). dhe ju u thoni ” Po me kapni” ato behen edhe me keq. C’rreth vicioz qe eshte. Cila eshte kura per kete? Si ta thyejme kete rreth vicioz?- duke e perballur ate. Duhet te themi, “Cfare, po ndihesh fajtor per cfare? Po beni te njejtin gabim perseri e perseri, dhe ende jeni duke e bere.” Duhet ti beni te gjitha injeksionet vetes. Por ne vend te kesaj fillojne te Me thone, “Jo, Nene. Jo, Nene.

Jo, Nene.” I thoni vetes, “Jo, une vete.” Sot kam bere kete, neser do te bej kete, te pasnesermen do te bej kete. Ndal tani, ndal.” Dhe ndalo ne kete pike. Atje ju ushtroni fuqine e Vishnumaya. Fuqia e Vishnumaya duhet te neutralizohet, nese eshte keshtu, prej gabimeve tuaja; por nese do ti duhet tju ktheje ne fuqite e saj ju duhet te perdorni fuqite e Vishnumaya duke i dhene vetes goditje. Vetem ju mund ta beni kete. Pra ne kete pike, ne piken e Vishnumaya Une vertet deshtoj ndaj jush. Ju duhet ta beni kete.

Dhe prandaj une po mendoja per kete puja qe kur ju njerez te benit kete puja ndaj Meje, nese them ndonje gje do te krijoj me shume Vishnumaya tek ju. Por kjo eshte gjeja me e lehte te menaxhosh gjerat, me kuptoni – “Po ndihem fajtor” – jeni te mbaruar. “E mora ndeshkimin, e quajta veten fajtor.” Eshte si ne gjyq juria ju thote qe jeni fajtor – mire, e pranoj, “Une jam fajtor,” por jo ndeshkimin, pa marre ndeshkim. Nese ke vepruar gabim, atehere ndeshkoje veten. Ka dy menyra per te ndeshkuar njerezit. Njera eshte qe disa ndeshkohen duke thene qe “Nuk do te kem ushqim.” Por ata njerez qe kane zakonin e te mos pasurit ushqim e keto gjera, mund edhe te behen agresive me kete lloj zakoni te trazojne te tjeret per te mos ngrene ushqim. Them, qeniet njerezore jane shume te pasinqerta. Dijne si ta vrasin veten me nje thike tinzare gjithe kohes.

Pra nuk ka menyre si ta korrigjosh veten. Nese te duhet te korrigjosh veten, atehere duhet ta perballesh veten ne menyren e duhur. Te supozojme keni bere dicka gabim, atehere duhet te beni dicka qe do ju pelqeje ta beni normalisht, dhe te ndeshkoni veten. Ju duhet, ju duhet, me vjen keq, ju nuk duhet te beni dicka qe normalisht do ju pelqente ta benit. Ashtu si te korrigjosh veten; te themi qe dikush eshte shume i dhene ndaj lulishteve, luleve. Kur beni gabime per pak kohe nuk shihni lule, vetem mbyllni syte tuaj per lule. Ka njerez, te supozojme, qe jane te dhene pas te kenduarit, keshtu nese beni gabime direkt ndalojne se kenduarit. Keshtu ju duhet te godisni. Duhet ta dini qe Vishnumaya eshte nje rrufe, dhe leksioni duhet te jete i tille. Nuk mund te jete aq i bute, sic ishte Shri Krishna.

Po ju them qe eshte nje gje shume e fuqishme, dhe mundte Zoti te zgjoje ate fuqi te brendshme te Vishnumaya Eshte gjeja me e fuqishme qe nje qenie njerezore mund te kete, eshte gjeja me fatlume; ju beheni nje personalitet i shenjte. Kjo eshte nje nga menyrat e gjetjes se realizimit te Zotit. Kjo ishte nje pyetje e bukur e pyetur me vend, tamam ne kohe dje, te stabilizoni dliresine tuaj – por jo duke dhene bandhan, duke marre vibrime nga Nena dhe me pas t’i humbisni, jo ne kete menyre: ju vete te korrigjoni veten nga mengjesi ne darke, dhe te perballni veten pa u ndjere fajtore, dhe te mesoni gjera te reja. Gjithe kohes eshte motra qe ju meson, gjithe kohes, si te jeni me mire dhe me mire dhe me mire, jo Nena; sepse Nenes mund ti thoni, “Jo, Nene.” Nese i thoni nje motre – elektricitet, ne rregull? Futini gishtat ne prize dhe do te kuptoni – pa shpjegime! Me kete mirekuptim, per stabilizimin e dliresise suaj, dliresi te emocioneve tona dhe dliresi te mendjes sone. Cfaredo te keni bere deri tani, harrojeni, harrojeni te shkuaren. Kjo eshte shume e rendesishme gjithashtu, te harrosh te shkuaren, sepse kuptoni qe eshte nje menyre shume e mire e te shpjeguarit, “Ngaqe pata kete, prandaj me ndodhi. Nena ime ishte keshtu, edhe babai im ishte keshtu “Nene, baba, harroni gjithkend tani, ju i perkisni kesaj familje, qe eshte nje familje e shenjte.

Njerezit qe jane shenjtore ndodhen te ulur ketu, ju jeni midis tyre. Dhe automatikisht keto ligje do fillojne te punojne, dhe nuk do na duhet t’ju themi nese duhet te jeni miqesor me kete person ne do te bejme sot puja ose jo miqesor me ate person. Shikoni, interesimi ne seksin e kunder gjithe kohes nuk eshte shenje e dliresise. Dua te them, eshte i frikshem, absolutisht qesharak, ju beheni budalla. Si disa burra qe dine kaq shume gjera grash, parfume, kjo, ajo. C’dobi kane? Jeni skllever te grave, apo cfare? Ata behen eksperte ne gjera te paarsyeshme (pakuptimta). Ju jeni burra, jetoni si burra. Dhe grate duhet te kene ate ndjenje dliresie brenda vetes tyre, sepse ato jane forcat (fuqite).

Pse doni te beheni si burrat? Dua te them, ju jeni fuqia prapa tyre. Dhe grate duhet te kujdesen per dliresine e tyre. Per kete duhet te them, duhet t’i perulem grave Indiane, menyra si jane te perulura, menyra si jane te dlira, ju duhet te mesoni- sigurisht ka shume edhe shume qe s’jane te tilla- por perulja qe ato kane. Ka vetem nje kategori qe nuk duhet te kete perulje: qe eshte misherimet. Une s’mund te kem perulesi, keq ta them. Ka cilesi te caktuar qe ju keni dhe i gezoni e mbani, une s’mund ti kem. Une nuk mund te perul Veten Time, s’mund ta bej, Me vjen keq – Une nuk duhet ta bej kete. Asnje misherim s’ishte i perulur; ata s’munden, sepse ata nuk kane asnje faj. Kam vene kaq shume njerez fajtore ne Vishuddhin Tim te majte saqe veshet e Mi po bllokohen duke u perpjekur te pastrohen.

Nese mund te pastroni fajin tuaj veshet e Mi do te hapen, shqetesimi Im do te largohet. Ndaj ju lutem, ju kerkoj qe te mbani mire Vishuddhin tuaj te majte. Mos u ndjeni fajtor, jini ne qender. Jini ne qender, vezhgoni veten dhe perballuni me te, goditeni veten, korrigjojeni veten. Vetem njerez te tille do te ngjiten. Nje rruge tjeter eshte meditimi. Me doren e majte drejt fotografise, me driten atje, dora e djathte ne Nenen Toke, mund t’ia dilni. Vendoseni driten ketu lart, jepini nje bandhan Vishuddhit tuaj te majte, mund t’ia dilni. Por keto mund te behen rituale nese nuk i beni me zemer. Pra para se gjithash perballuni me te, menderisht perballuni me te plotesisht, me pas bejeni me keto gjera.

Kuptojeni edhe emocionalisht, qe emocionet qe ju keni nuk duhet te kene faj ne to. Pra per te gjitha qellimet tona praktike ne s’do te perdorim gjithe keto fjale te cilat tregojne fajin tone – por peruljen. Perulja eshte shume e ndryshme nga nje person fajtor. Personi fajtor eshte personi qe eshte nen presion, nen presion, por nje njeri i perulur eshte nje person i lire. Eshte i perulur ne vete lirine e tij, ne vete euforine e tij. Si pemet, kur ato jane te ngarkuara me fruta ato thjesht i perulen Nenes Toke. Njelloj, nese shkoni ne det, do shihni qe gjithe pemet rreth detit, vecanerisht pemet e kokosit, te gjitha kthehen drejt detit sepse deti u ka dhene atyre vecanesine. Uji qe eshte ne kokos vjen nga deti. Prandaj ato te gjitha kane kete respekt, ate perulje ndaj detit. Ne te njejten menyre nje person qe nuk eshte fajtor vetem do jete i perulur realisht, sepse njerezit fajtore, sic ju kam thene, jane agresive me sarkazmen e tyre, me fjalet e ndyra, me kthimpergjigjet e tyre, me shpjegimet e tyre.

Por nje person i perulur eshte nje person i lire, i lire per te qene i perulur, i lire per te qene i mire, i bute, i meshirshem. Dhe ky lloj Sahaja Yogis duhet te jeni, qe kur njerezit t’ju takojne te jene te impresionuar nga perulja juaj. Por perulesia nuk ka ndonje servilizem – pafajesi dhe perulesi. Une, mua me mungon kjo cilesi teresisht. Une s’mund te jem e perulur, dhe ju nuk duhet te perpiqeni te Me perulni, sepse kjo nuk duhet bere. Por askush s’mund te thote per sjelljen Time kur Me takojne qe nuk jam e perulur. Une veproj me perulje. Mund te veproj si njeri shume i perulur por per te qene e sinqerte, Une nuk kam asnje lloj perulesie brenda Meje, jo perulesi. Dhembshuria eshte shume ndryshe nga perulesia. Perulesia eshte nje cilesi njerezore, eshte nje cilesi e vecante qe vetem bhaktas e kane.

Vetem bhaktas e kane, eshte nje cilesi kaq e bukur te marresh rreke (dushe) te lumturise. Ai qe jep lumturi s’mund te jete i perulur sepse s’mund te marre asgje. Jane vetem qeniet njerezore ato qe jane te perulura, dhe mund ta kapin, arrijne dhe ta marrin ate. Dhe personi qe s’mund ta kape ate eshte kaq i vetmuar, kaq i vetmuar. Nje person i tille s’mund te kete shoqeri me asnje, sepse i duhet te jape, te jape e te jape. Eshte kaq i vetmuar dhe i duhet te perballoje cdo gje vetem. Ata qe jane te perulur vetem mund te behen miqesore me njeri tjetrin, mund te ndajne problemet e tyre me njeri tjetrin. Une s’mundem, sepse ju nuk keni asnje zgjidhje Me duhet te zgjidh problemet e Mia. Pra perulja vetem ju ndihmon te artikuloni dhe te keni raporte me miqte tuaj, me cdokend, ndani veshtiresite tuaja. Por perseri me duhet t’ju paralajmeroj sepse ndodh gjithmone, perulesia juaj s’duhet te jete e kendshme (argetuese).

Perulesia eshte nje person i shkeputur, eshte nje cilesi e shkeputur. S’eshte nje cilesi qe behet e ngjitur (varur) per nje person apo personi te dyte. Eshte nje stil i perulur jetese ku ju nuk jeni arrogant pa qene nevoja, nuk u bertisni njerezve. Por ne Indi ne themi lopa eshte nje kafshe shume e perulur. Jep qumeshtin e saj, siguron gjithcka, nuk sulmon asnje. Pra perulja eshte nje roje e tille per ju. Sigurisht, ndonjehere njerezit perfitojne nga njerezit e perulur, s’ka problem. Per sa kohe qe nuk e keni humbur perulesine tuaj, cdo gje eshte ne rregull. Por njerezit e humbin perulesine e tyre. Kur disa perpiqen ti shqetesojne ata ata behen Vishuddhe te majte dhe pastaj e humbin perulesine e tyre, dhe kjo eshte nje gje qe s’duhet humbur; sepse nese te duhet te mbash lidhjen me Hyjnoren duhet te jesh i perulur, S’ka rruge tjeter.

Nese nuk je nje person i perulur s’mund te mbash marredhenie. Kuptoni, dy cilesite, si spina dhe priza. Spina duhet te jete spine, priza duhet te jete prize. Njelloj nese duhet te merrni dicka prej Hyjnores, duhet te jeni person i perulur. Nepermjet arrogances s’mund te merrni asgje, nepermjet agresionit s’mund te merrni asgje, nepermjet asgjeje. Dhe disa njerez mund te ndjejne qe “E dua Nenen,” por kjo dashuri duhet te shprehet nepermjet perulesise se plote. Kjo eshte e vetmja menyre, ky eshte i vetmi kanal nepermjet te cilit ju mund te Me afroheni, s’ka rrugedalje. Pra e mbyllim sot ne nje faze shume te larte. Eshte fillimi i realizimit te Zotit. Por duhet te shpejtoni me Mua.

Nuk eshte e lehte te mbani shpejtesine me Mua, pra ju duhet te shpejtoni me Mua. Nese duhet te shkoni drejt realizimit te Zotit, fillimisht stabilizoni sensin tuaj te dliresise dhe perulesise. Zoti ju bekofte.