Shri Mahaganesha Puja

(India)

Feedback
Share
Upload transcript or translation for this talk

Shri Mahaganesha Puja. Ganapatipule (India), 1 January 1986.

Jemi mbledhur sot te gjithe ketu per ti kushtuar respektin tone Shri Ganeshes.

Ganapatipule ka nje domethenie te vecante sepse Ai eshte Mahaganesha. Ganesha tek Mooladhara behet Mahaganesha ne Virata, qe eshte truri. Kjo do te thote qe eshte vendi i Shri Ganesha. Qe do te thote se Shri Ganesha qeveris nga ky vend principin e pafajesise. Sic e dini mire eshte e vendosur prapa ne zonen e optic thalamus, lobi optik sic e quajne, dhe eshte dhenesi i pafajesise per syte tuaj. Kur Ai misheriohet si Krishti qe eshte ketu ne balle, tek Agnya Ai e tha shume qarte qe “Ju nuk duhet te keni sy tradhtare (kuroreshkeles).” Kjo eshte delikate per t’u thene, te cilen njerezit nuk e kuptojne cili eshte kuptimi i fjales “kuroreshkeles.” “Kuroreshkeles” do te thote “papasterti” ne fjalen e pergjithme. Asnje papasterti ne sy “nuk duhet te keni” eshte shume e veshtire. Ne vend te thenies qe te merrni realizimin tuaj dhe pastroni Agnyan tuaj te mbrapme, ., Ai e ka thene ne nje forme shume te shkurter, “Ju nuk duhet te keni sy tradhtare (kuroreshkeles).”

Dhe njerezit menduan, eshte nje situate e pamundur Sepse Ai nuk u lejua te jetonte gjate; ne fakt jeta e Tij publike eshte e kufizuar ne vetem 3 vjet e gjysem. Pra cfaredo te kete thene Ai ka nje domethenie te madhe, qe syte tuaj s’duhet te jene kuroreshkeles. 35 Aty ku ka pafajesi nuk ka tradheti: do te thote nuk ka papasterti. Per shembull, me syte tane shohim dicka dhe duam ta zoterojme ate. Fillojme te mendojme. Mendimi fillon si nje zinxhir, njeri pas tjetrit. Pastaj futemi ne rrjeten e mendimeve te tmerrshme, dhe me pas behemi skllever te ketyre mendimeve. Madje edhe njohuria jone, syte tane shkojne ndaj gjerave qe jane jane shume bruto dhe ju cojne ne renie. Sic ka thene Shri Krishna qe Pema e Ndergjegjesimit rritet koke poshte, qe rrenjet jane ne tru dhe deget rriten per poshte. Ata qe kane shkuar drejt materializmit jane rritur per poshte.

Ata qe kane shkuar drejt Hyjnores jane rritur per lart, pertej rrenjeve. Rrenja kryesore, qe e quajne taproot, rrenja kryesore eshte pafajesia, eshte Shri Ganesha. Dhe Ai behet Mahaganesha ne Ganapatipule. Ai eshte i rrethuar ketu nga Principi i Babait, Principi i Guruse se detit, oqeanit – Oqeanit Indian. Kjo eshte, ketu Ai behet nje Guru. Kur nje Sahaja yogi stabilizon Principin e tij te Shri Ganeshas, ai eshte ende nje femije. Sigurisht syte e tij fillojne te behen gjithnje e me te paster, te fuqishem dhe te shndritshem. Duhet ta keni pare qe kur kundalini ju jep realizimin me pas syte tuaj fillojne te shndrisin, sikur ka nje shkendije ne sy, mund te krijoni nje shkendije. Me ego ajo mbulohet, me ego verbohet. Me superego mbulohet nga lotet.

Por me pas kur qartesohen ju shikoni bukurine e syve, Shri Ganesha shkelqen nepermjet shikimeve tuaja. Tani vemendja fillon te rrjedhe prej dritares se tempullit te Shri Ganeshas. Por kur ju maturoheni, beheni Mahaganesha. Me pas Mahaganesha stabilizohet tek ju dhe ju beheni nje satguru, beheni nje guru hyjnor, mund t’i mesoni te tjeret. Edhe nje femije mund te jete i tille, por edhe nje person i rritur mund te jete budalla. Nuk ka lidhje me moshen, ngjyren, besimin (kredon) apo kasten, Eshte nje gjendje te cilen dikush mund ta arrije ne cdo kohe. Sic mund te themi ketu patem Gyaneshwara, qe ne nje moshe shume te re kompozoi te madhen Gyaneshwari. Sic e keni pare dje, ne moshen dymbedhjete vjecare Gorakhnath stabilizoi Mahaganeshan e tij. Por nese nuk provoni te ngjiteni, atehere do mbeteni ne te njejten faze edhe kur te plakeni. Pra maturia eshte treguesi.

Ketu, sic shihni ne Ganapatipule, Shri Ganesha eshte ne formen e saj te plote, te maturuar keshtu qe ne zhvillojme gjithashtu Mahaganeshan tone brenda vetes sone, dhe syte tane behen te paster, te fuqishem dhe hyjnore. Me punen e duhur, jam e sigurte qe ne mund te stabilizojme ate faze brenda vetes sone. Sot kemi ardhur ne Ganapatipule, ka nje domethenie te madhe, midis Asthavinayaka(tete Swayambhus te Shri Ganesha), Eshte vendi i Mahaganeshas. Mahaganesha eshte Pithadhish (Qeverises i te gjitha pitave) dhe duke u ulur ne kete pita, ai mbron gjithe Ganesha Swayambhus. Ai ka njohurine e te gjithe Omakara-ve, pasi ai ka arritur Guru Tattwa (Principin e Guruse ). Nese shohim rreth e rrotull, oqeani, kaq i bukur dhe i paster eshte duke lare kembet e ketij Ganapati, sepse oqeani perfaqeson Guru Tattwa, dhe me kete Guru Tattwa, ai lan kembet e Shri Ganeshas keshtu duhet te ndodhe me te gjithe Sahaja Yogis. Kur Ganesha Stuthi kryhet me pas Shri Ganesha eshte stabilizuar dhe pastaj me Mahalakshmi Tattwa ju duhet te beheni Mahaganeshas. Kjo faze mund te arrihet nga femije te vegjel dhe te medhenj, njerez te moshuar, gra dhe cdokush, nese ata mund te mbajne sjelljen e drejteperdrejte, te cilen e quajme si Saralya ne Marathi, ose sic thone Abhodita ose pafajesine, kur eshte e pervetesuar njehere tek ne, ne mund te arrijme Principin e Guruse. Cilido Guru, qe nuk ka kete natyre te drejteperdrejte dhe te pafajeshme, nuk mund te jete kurre nje Guru, ai eshte nje Aguru (Guru i rreme). Personi, vemendja e te cilit eshte gjithmone ne Fuqine Hyjnore, vetem ai behet nje Guru i vertete.

Vemendja e qenieve normale njerezore eshte zvetenuar, s’eshte e paster. Prandaj Krishti ka thene, qe s’duhet te kete tradheti (kuroreshkelje) ne syte tuaj, do te thote qe nese e con vemendjen ne dicka, ne fillojme te mendojme shume e ide te cuditshme vijne ne mendjen tone, se si mund ta fitoj kete gje dhe pse mos ta marr kete gje, dhe mendime te tjera si “pse?” dhe “pse jo?” Nese ne shohim dicka dhe fillojme te mendojme, atehere nuk e kemi kaluar akoma Cakran Agnya. Cfaredo objekti te shihni, duhet te beheni pamendime, sidomos ne vendbanimin e pasurise dhe prosperitetit aty ka Perendi dhe Perendesha te shumte te pakten duke pare ata, njeriu duhet te behet pamendime. Pasi te kemi arritur gjendjen e vetedijes pamenduar, nuk do te mbetet me asnje perversitet (zvetenim) ne vemendjen tone. Mendimet qe zvetenojne mendjen nuk do te vijne me, pra si do ndikoje mbi ju perversiteti? Nenkupton ate qe tha Krishti, nuk duhet te keni sy kuroreshkeles. Ata duhen te jene aq te paster, si rrezet e diellit, kur bien mbi peme, nuk e thithin pisllekun, ato ushqehen dhe i ushqejne ato, jo vetem kaq por u japin atyre edhe force. Ne te njejten menyre, Sahaja Yogis duhet te kene shkelqim te tille ne syte e tyre, qe te mund te krijojne nje atmosfere shume te paster ne gjithe boten.

Pastertia ne atmosfere eshte ajo qe duhet sot, kudo. ne menyre qe paqja, gezimi dhe fuqia hyjnore te zoteroje ne kete bote. Vetem duke i thurur lavde Shri Ganeshes mund te mos jete mjaftueshem, nevojitet qe Shri Ganesha te jete zgjuar brenda nesh dhe ai duhet te zhvillohet ne fazen e Mahaganeshas. Vetem pasi te kemi arritur fazen e Mahaganeshas, mund te perfitoje vendi yne dhe gjithashtu permes vendit tone, vendet e tjera mund te perfitojne nga kjo faze. Ne do te drejtojme te tjeret, por nese nuk do e marrim kete pergjegjesi, atehere s’e them dot se cfare do te ndodhe ne kete bote. Kam nje kerkese ndaj te gjitheve ju, te heqim gjithe tradhetine nga syte tane. Per kete ne kemi mantran e Nirvichara ne Sahaja Yoga. Mos lejoni mendimet t’ju dominojne, nese vijne mendimet, atehere thoni Yen Neti Neti Vachane (nuk ekziston) ose themi Kshama Keli, Kshama Keli (Une fal, une fal), keshtu ky mendim eshte shkaterruar dhe kur shkujdesja eshte arritur, atehere perversiteti i mendjes ndalon. Cdo kush duhet te beje nje perpjekje, qe syte tuaj mos te jene tradhtare (kuroreshkeles). “Nese ka perversitet ne mendjen time per shkak te syve, atehere nuk dua te kem sy te tille”, tha Shenjti Tukaram, “atehere, eshte me mire te jesh i verber”.

Nga nje ane, eshte me mire te jesh i verber, se te kesh perversitet ne mendje. Me mire te kesh sy te brendshem te shohesh Hyjnoren. Kur keto dy principe bashkohen si duhet, atehere mund te themi se Sahaja Yogi ka arritur Principin e Guruse. Ju bekoje te gjitheve, qe ketu ne Ganapatipule, vendin e Mahaganeshas, me hirin e tij te vecante, te gjithe mund te arrini Principin e Guruse sa me shpejt te jete e mundur.