Shri Kartikeya Puja

Munich (Germany)

Feedback
Share
Upload transcript or translation for this talk

Shri Kartikeya Puja. Grosshartpenning, Munich (Germany), 13 July 1986.

Me falni per vonesen.

Nuk e dija qe ky program eshte ne nje vend te bukur si ky. Dhe ketu shihni nje pikture te bukur te Mikelanxhos duke shprehur deshiren e Hyjnores, Babait tuaj, per t’ju shpetuar, per t’ju ndihmuar, dhe po funksionon. Ne Gjermani kemi patur ngjarje agresive te medha dhe kjo solli nje efekt shkaterrues per mbare jeten Perendimore. U thye sistemi i vlerave, idea e te drejtes (dharma) u prish, grate filluan te sillen si burrat dhe shume njerez vdiqen. Vdiqen njerez shume te rinj, shume shume te rinj. Gjithe deshirat e tyre nuk u permbushen, gjithe jeta nuk u dha per asgje vec lufte. Kjo ishte ardhja e nje vale te nxehte, duke shkaterruar gjithe gjerat delikate. Kur natyra gjen prehjen e saj apo inatoset, shkaterron vetem gjerat e medha por kur qeniet njerezore fillojne shkaterrojne ata shkaterrojne edhe gjerat delikate si sistemi i tyre i vlerave, karakteri juaj, dliresia juaj, pafajesia juaj,vetepermbajtja juaj. Keshtu qe tani lufta eshte mbi nivelin tuaj delikat. Duhet ta kuptojme tani qe gjithe keto gjera kane sjelle nje efekt kaq shkaterrimtar ne Perendim, ne personalitetin Perendimor. Pra perpjekja e pare qe dikush duhet te beje eshte ta riparoje ate, ta drejtoje, ta beje te qendroje ne kembet e veta.

Sepse njerezit humben personalitetin e tyre, traditen e tyre, ata s’kishin spirance, jo rrenje dhe filluan te levizin drej cdo gjeje qe ishte sjelle si nje lloj eksperience intelektuale. Grate u bene shume te panvarura dhe menduan se mund t’i zgjidhin vete problemet e tyre. Keshtu ato menduan se mund te behen si burrat. Ketu problemi filloi madje ne menyren me te keqe. Sepse gruaja eshte grua, dhe ka nje gje fare te vogel qe eshte, ta quajme, burre ne te dhe kur ajo provon te shmange ate qe ka (femren) dhe te zhvilloje dicka qe eshte shume e vogel ne te (burrin) atehere behet qesharake. Por ajo mund te zoterohet nga shume burra te vdekur, deshira e saj per t’u bere mashkullore mund te terheqe shume fantazma qe duan te hyjne ne mendjen e nje femre. Dhe kur hyjne ata kane petkun e nje gruaje dhe mendjen e nje djalli. Dhe gruaja mund te mos e shohe kete sepse mbase me keto gjera djallezore ne menyren e kesaj bote mund te jene te sukseshme. Ato mund te ndjehen me mire. Mbase mund te dominojne gjithkend, ato mund te behen te perpikta si burrat, fakt absolut,shume te zonja, te lara te pastra duke shmangur gjithe bukurine dhe embelsine, Se fundmi keto gra behen si vampire u mendua qe lufta mbaroi por po mendoj se vazhdon nepermjet grave te Gjermanise.

Pata degjuar qe ky sulm kish ardhur edhe me pare dhe ka gra qe quhen Amazona. Tani kjo histori po perserit veten prape. Dje kisha nje interviste me nje zonje Gjermane dhe u habita nga sjellja e saj se ndjeva qe ajo eshte ende nje Nazi, disa fantazma Nazi ishin ulur tek ajo. Ajo ishte nje personalitet i dyfishte, nga nje ane po fliste embelsisht, nga ana tjeter ishte nje Nazi dhe nje fashiste. Dhe kishin shume djallezi ne argumente. Gjeja e pare qe mund te bejne eshte te thone ne jemi mveshur (murosur) me njerezit e shtypur, si India. Indianet jane Ariane, ne jemi Ariane dhe ne jemi njerez qe i simpatizojme Arianet. Indianet jane njerez shpirterore dhe mendojne se jane si Indianet e keto gjera, a mund ta besoni kete? Cilesia e jetes duhet te permiresohet, kjo eshte ceshtja. Cilesia e burrave eshte e ndryshme nga e grave, Ju a kam thene shume here.

Dhe nese nje grua provon te jete mashkullore pasketaj s’mund te arrijne asgje si duhet. Kemi patur shume te tilla. E keni pare gruan e Mao-s. E keni pare zonjen e Chanka Sheik. Tani eshte kjo zonja e re te Carlos, Carlos eshte emri i saj? Marcos, Marcos. Kaq shume gra te tilla. Gjithmone shkaktojne rremuja kur perpiqen te jene mashkullore. Kemi shume gra ne histori. Ne Indi, grate jane te mirepajisura. Ne kemi patur gra si Jhansi ki Rani qe luftuan kunder Britanikeve.

Ajo ishte vejushe. Ajo lidhi femijen ne shpine dhe i luftoi Britaniket. Thone qe kali i saj u hodh prej nje lartesie 180 kembesh nga frengjia e nje fortese dhe qe Britaniket kishin shkruar qe “Menduam se me marrjen e Jhansi fitorja ishte me ne por lavdia i shkoje Jhansi ki Rani”. Kemi patur gra te shkelqyera ne Indi. Si Nur Jahan ishte nje tjeter grua e madhe, patem Chand Bibi, Ahalyabai por ato ishte te gjitha gra, nuk kishin egon e burrave. Ndodh qe dikush mund te punoje, te punoje ne zyra me burra por nuk kane nevoje te behen burra. Po ju tregoj nje rast timin. Me duhej te ndertoja shtepine tone ne Lucknow. E bera vertet ne stilin e gruas dhe ndertova nje shtepi shume te mire, me mire se cdo burre mund ta bente ne nje menyre shume shume te lire. Sic mund te bente nje burre, gjeja e pare do gjente nje arkitekt, te shkonte e maste cdo gje, me pas do te provoje te pershtase cdo gje paraprakisht.

Pastaj me egon e tij do te shkoje ne disa dyqane te shtrenjta te marre dicka te shtrenjte, te mashtrohet prej saj. Dhe po ne egon e tij do te marre e kryeje pune shume te shtrenjta dhe do te emeroje dike, qe do te jete ne krye te cdo gjeje, ne krye. Une e bera ne nje menyre krejt tjeter. I kisha parate, keshtu shkova te gjeja kush kishte njerezit me te mire, kush kishte tullat me te mira. Shtepia do ndertohej me tulla. Atehere c’gje tjeter te duhet? Tamam si nje grua qe do gatuaje ushqimin e saj, kuptoni. Keni nevoje edhe per rere, ne rregull. Me pas keni nevoje per cimento dhe shufra hekuri, dhe punetore. Keshtu qe nuk ndoqa menyren e burrave.

Gjeta njeriun qe shiste tullat me te mira. Ai me tha: “Nuk kam para, sepse me duhet te ngre keto furra dhe ti mbush ato me tulla per kete kam nevoje paraprakisht per para. I them: “Mire, do te blej nga ty nje furre, te gjithen. Sa para do nga une?| Ai thote: “Mjaftojne 5 mije rupi.” Por ai tha: “Nese furra prishet, ose ka ndonje problem me te, ose shuhet zjarri, atehere eshte pergjegjesia jote. I them: “S’ka problem. Vere furren ne emrin tim.” Pra bleva nje furre te tere prej tij, komplet. Furra eshte nje gje ku vihen gjithe tullat, kuptoni, dhe me pas i mbulojne me balte dhe ndezin zjarrin nga poshte. Ndonjehere mund te ndodhe qe gjithcka te shkoje kot ose te bjere shuk.

I them: “Bej keshtu. Vetem 5000.” Kur te ndizet mire e mire e gjithe kjo s’do ju kushtoje asgje me shume se 50.000 rupis. Me pas shkova tek lumi dhe pyeta: “Sa kushton kjo pjese? “, sic e quanin nje zone te madhe rere. Me thane: “Ne kete kohe eshte sezon vere, eshte shume pak, por ne kohe dimri do te jete goxha shume.” Nje burre, do thoshte “Mire, tani keni shume nevoje, silleni tani. Me pas do kemi nevoje per me shume, silleni tani.” Por une s’veprova ashtu, Une thashe “Koha e veres eshte nje gje e bukur, e merr lire, pse mos ta blesh te gjithen?” Keshtu qe e bleva gjithe pjesen, gjithe zonen e reres.

Mire. Pastaj shkova te tregtaret e hekurave. I them: “Tani si i behet per hekur?” Ata thane: “Te duhet te porositesh por nese i blen me shumice do t’i japim shume me lire. Dhe me para ne dore duhet te paguash kete shume.”Mire.” I porosita. Pra ishte gjithcka gati, tamam sic bejme per gatimin, i ben gati te gjitha, te gjitha aty. Me pas ajo qe na nevojitej ishte druri. Ata thane “Druri vjen nga Nepali.” U them “Mire.

Cfare tjeter?” Thane :”Mund te vije edhe nga nje pyll tjeter.” Keshtu qe shkova ne nje pyll ne qender te Indise, Jabalpur quhej dhe i porosita atje. I gjithe druri ishte prere, prere rishtas. dhe ne nje ankand bleva shume dru prej andej. E mora te gjithin atje, plus mora edhe mermer prej andej. Ky mermer nuk ishte perdorur kurre me pare, askund. Thashe:”Eshte shume e thjeshte, mund ta perdor kete mermer per cdo gje.” Pra mora nga ai vend mermer dhe dru se bashku. Me pas puna krahut.

Atehere pyeta miqte te mi nese njihnin ndonje punetore te mire dhe cilet jane te mire si muratore. Thane: “Po, ky eshte i mire, ai eshte i mire” pra i thirra te gjithe. U them, “Shikoni tani ju mund te qendroni me mua ne shtepi dhe do ju ushqej shume mire dhe do ju jap ushqim dhe do te kujdesem shume mire per ju.” Keshtu qe ata u vendosen me familjet e tyre dhe une gatuaja per ta. Me gatimin i bera per vete dhe ata do te benin cdo gje per mua. Absolutisht. Ishin shume te dashur me mua, ata prodhuan gjera te reja, teknikat e reja qe dinin, ata munden te sillnin nje efekt ne mermer prej cimentos. Gjithe llojet te arteve qe kishin i vune aty. Pra nje shtepi kaq e madhe me 20 dhoma gjumi dhe 5 dhoma ngrenie te dizenjuara u krijua brenda periudhes se nje viti. Jo vetem kjo por askush s’mund te besoje qe cmimi i shtepise ishte nje e dhjeta e shumes qe do kish marre nje arkitekt.

Por cdo gje ishte shkruar kaq mire, gjithcka e bere kaq mire sepse nuk dija te mbaja financa, keshtu qe ajo qe beja, cdo dite thoja “Mire, sot mora kaq para, pra kjo shume u harxhua. Njelloj shkruaja cdo dite dhe as edhe nje rupi nuk humbi tek kjo. Keshtu qe askush s’mund te me ndiqte penalisht, pa problem perndryshe gjithe oficeret qe ndertuan shtepite e tyre atje iu desh te kalonin shume probleme, te ardhurat iu taksuan, kjo gje nuk ndodhi me mua, asgje s’ndodhi. Dhe une fitova nje shtepi te madh te bere me shume pak para nje shtepi e tille qe njerezit thane qe edhe nese bie Taxh Mahal, kjo nuk do te bjere. Meqe bera nje baze te mire, ne cdo gje, sepse sigurova tullat aq lire. E gjithe ajo furre te cilen une e bleva lire fare gjysmen e shita sepse me mbeti shume prej saj. Pastaj cdo gje qe bleva, reren qe bleva, gjysmen e shita, se nuk kisha nevoje per te, me dyfishin e cmimit keshtu qe reren e sigurova falas. Druri qe solla prej andej e sigurova te gdhendur mire dhe pata nje rezervuar (magazine)te vogel ne te cilin e vura keshtu qe gjithcka u be absolutisht, si quhet, rezistente ndaj motit. E gjeta mire dhe vetem gjysmen e saj perdora, vetem gjysmen, per 100 dritare dhe 60 dyer dhe ate qe mbeti e shita. Dhe patatet u shiten per te djegur drurin, kuptoni per te djegur drurin, si e quani kete?

Pra mund ta imagjinoni dicka qe u shit si lende drusore dhe dicka per kasollet por me duhej te gatuaja per ata. Me duhej te kujdesesha per komfortin e tyre, U mora batanije dhe krevate te mire per te fjetur, kete e ate pra ata ishin shume te lumtur. Keshtu ia del nje grua dhe gjithkush mbetet i kenaqur. Nuk mund te gjenin asnje gabim me llogarite e mia, s’mund te gjenin asnje gabim me asgje dhe u thashe miqve te burrit tim te qendronin 5 milje larg meje. Pasi ai kishte punuar me Kryeministrin, njerezit mund te thonin qe: “Ajo eshte duke marre rryshfet” e keshtu. Pastaj ishte, pati edhe nje problem qe, ata mund te vinin te me thoshin: “Kjo jo mire, ajo jo mire.” I mbajta larg sepse vetem ata mund te diskutonin, burrat vetem debatojne. Grate prodhojne rezultate. Pa konferenca, asgje. Thashe: “Nuk behet”, “Me ler ta bej punen Vete.”

Shume kendshem ne shoqerine e gjithe ketyre njerezve ndertova shtepine, nje shtepi te bukur per te cilen mendoj se kane bere nje film, dhe mund te keni mundesine te shihni shtepine qe ndertova atje. Pra kur gruaja, e cila eshte nje Sahaja yogini duhet te zhvilloje cilesite e saja te vecanta sepse eshte shume intuitive, gruaja eshte shume intuitive. Gjithmone arrin ne konkluzione te drejta pa kohe. Nese eshte nje grua “por nese eshte gjys-burre dhe fare pak grua atehere nuk e di se c’lloj gjeje eshte. Pra nje grua duhet te provoje te jete nje grua, ajo eshte kaq e fuqishme, eshte e fuqishme si kjo Nena Toke qe mund te duroje cdo gje dhe te jape me te miren qe eshte me te. Ekstremisht sakrifikuese, dhenese, duruese, e dashur, falese. Kur burrat zhvillojne cilesite e femrave behen shenjtore. Por jo cilesine e gruas per te vajtur pas femrave. Nuk ka vend per kete lloj absurditeti. Ata duhet te jene viras, duhet te jene njerez kalorsiake, Duhet te jene trima por me kete duhet te zhvillojne dhembshurine, faljen.

Por mendoj se ne Gjermani eshte e kunderta, vertet shume, dhe shoh perreth madje midis Sahaja Yogisteve kjo eshte nje ceshtje e pergjithshme qe po ndodh. Grate zhvillojne ego te tmerrshme. Grate ne Indi punojne. Bejne gjithcka. Kemi patur oratore te shquara prej kohesh, te mirenjohura. Por ato s’kane ego. Nena ime ishte Honours (Nderuar), ne ate kohe kur ishin dy ose tre gra qe kishin marre nje grade te tille, por s’e pashe ate asnjehere me ndonje ego brenda saj. Vajzat e mia, njera prej tyre ka bere arkitekture, e gjithashtu dekorim interieri, dhe nuk po punon sepse eshte duke punuar i shoqi per bukuri, por ajo ben shtepira per te tjeret, vizaton per te tjeret, i ndihmon te tjeret falas. Dhe ka kaq shume miq. Pra cila eshte arritja e nje gruaje?

Ajo ka me shume njerez rreth vetes. Fuqi njerezore. Ka me shume qenie njerezore rreth saj. Dhe cila eshte aftesia e burrave? Kane gjithe faturat e shtepise per te paguar, u duhet te paguajne per sigurimet, riparimin e makines. Lerini ata te bejne punet e pista. Grate marrin gjithe letrat e dashurise, prej femijeve, prej burrit, prej cdokujt. Ato jane te dashura. Ato jane te perkujdesuara. Per shkak se tani jane bere mashkullore nuk i kane gjithe keto avantazhe.

Ashtu si dikur, kur shkon me autobuz ata do i japin vendin nje zonje. Tani askush s’e ben kete. Njehere po udhetonte nje zonje, zonje e moshuar dhe ishte nje djale i ri i ulur atje. I them: “Pse nuk e le ate te ulet?” Ai thote? “Pse duhet ta bej? Ajo ka veshur pantallona, une gjithashtu kam veshur pantallona.” Ajo kishte…kjo zonje e vjeter kishte veshur pantallona, pra ai thote: “Pse duhet t’i jap vendin asaj, ajo ka veshur pantallona, Une kam veshur pantallona, cfare ndryshimi ka?” Pra e gjithe kjo eshte avantazhi dhe privilegji yne ju po humbisni prej te shnderruarit ne burra. Dhe cfare fitojme ne?

Ne fakt, perkundrazi, mendoj se ne kohet moderne grate jane me shume skllave te burrave sec ishin me pare. Ato shqetesohen shume. Te themi se eshte nje Sahaja yogini. Tani ajo eshte kapur shume dhe ka disa probleme. Gjeja e pare per te cilen do te flase “Oh Zot, tani burri do te me lere, do me marre femijet, ku do te shkoj une?” Ajo s’do te mendoje kurre per Sahaja Yogan. Takova nje grua te jashtezakonshme, do them se ajo ishte nje grua e vertete. Ajo tha: “Nene, per shkak se jam skizofrenike dua te dal nga Sahaja Yoga. Do te divorcohem me burrin, Nuk dua t’i shikoj femijet e mij, Sahaja Yoga eshte shume me e rendesishme se une, se burri im dhe femijet e mij.” Them “Paska nje grua”, Ajo thote: “Jam skizofrenike qe nga lindja.

E kam zbuluar tani dhe po me kthehet.” Por me se shumti grate jane te shqetesuara per veten e tyre. “Oh Zot, me duhet te braktis burrin,” nenkupton se ajo qe po benin ishte te lanin burrin. “Me duhet te le (braktis) femijet e mi.” Por per te braktisurit e Sahaja Yoga? Nese mendon se Sahaja Yoga eshte me e rendesishmja ju mund te cliroheni edhe nga skizofrenia juaj. Pse duhet t’ju ndihmoje Zoti? Ju thjesht po mendoni si gra te zakonshme, per veten, merziteni vetem per veten tuaj. Nuk shqetesoheni per Sahaja Yoga. Njelloj me burrat, por burrat nuk jane kaq shume te frikesuar sepse mendojne se mund te qendrojne me kembet e tyre.

dhe grate gjithashtu duhet ta dine qe jane Sahaja Yoginis qe ato jane Sahaja Yoginis dhe Nena do te kujdeset per to. Por nese ju shqetesoni vetem per veten, burrin tuaj, shtepia ime, femijet e mij, atehere jeni nje ceshtje e humbur, , nuk jeni me nje grua tani. Nuk eshte shenje e nje gruaje te mire. Nje grua eshte ajo qe i do te gjithe femijet. Aftesia e saj e dashurise eshte e madhe, por nese behet e mjere, nese behet mendje – vogel, atehere s’eshte nje grua. Ju tregova per mbesat e mia, U kerkova atyre: “Cfare doni te beheni?” Ato ishin shume te vogla. Ato thane: “Ne duam te jemi infermiere ose stjuardese.” I pyes: “Pse? Cfare kane te mire keto punera?”

Ato thane: “Gjyshe ne keto dy pune vetem ti mund t’i ushqesh njerezit.” Nuk ka pune tjeter ne te cilen ti vertet te ushqesh tjetrin. Gezimi per te ushqyer te tjeret eshte me i madh se te shkruash ne zyre. Absolutisht. Eshte nje pune e tmerrshme te shkruash ne zyre. Eshte me mire te besh ndonje gatim te mire, duke menduar se jane shume ata qe do hane e do e shijojne, me mire se te besh pune te piset. Por grave u ka ikur koka, s’jane me koke mbi supe tani. Jane bere budallaqe. Juve ne Gjermani ju duhet te jeni shume te kujdesshme. Ne Austri ju duhet te jeni shume te kujdesshme.

Grate austriake jane te shkelqyera por do u thoja grave Gjermane qe mos u perpiqni te beheni burra. Gjeja e pare per te ndaluar kete eshte te mos flisni shume. Nese filloni te flisni si burrat atehere gjithe fantazmat do futen tek ju dhe do filloni te flisni vetem si burre. Dhe me pas do shihni “se si kontrollohen burrat” ne grate Indiane dijme si t’i kontrollojme burrat shume me mire se ju. Pse nuk kemi divorce? Pse nuk kemi probleme? Ne grindemi, ne rregull, s’ka problem, por burrat tane nuk shkojne pas grave te tjera. Ne nuk vishemi, te themi jo aq shume, nuk shkojme tek parukieri, s’kemi keto shtesa zbukurimesh, e gjithe keto. Pra zhvilloni vete-respektin tuaj. Ju jeni Shakti.

Ju jeni fuqia. Nese i shtrydhni burrat si lakra c’lloj femijesh do te keni? Vetem lakra. Respektojini ata. Bejini burra, gezojeni burrerine e tyre. Atehere ata do te heqin dore. Nuk ka me konkurence midis ju te dyve. Shoh se problemi kryesor tani ne Gjermani eshte se grate kane humbur ndjenjat e tyre. Kete ndjenje kam ndaj grave Gjermane, absolutisht. Merrni muziken, artin.

Ka kaq shume shtrirje (perfshirje) atje. Sot, kush po i kujton? Kuptojeni kete, kush po i kujton? Nje muzikant, Moxart. Gjithkush e kujton Moxartin, madje edhe ne nje cokollate do te gjesh nje Moxart. Nuk e di nese i gjori ka ngrene ndonjehere cokollate ose jo. Ose do kujtoni, shikoni, kane Mikelanxhon, ose kane Leonardo da Vincin, ose do te kene dike te tille. Askush s’kujton kush ishte oficeri ne ate kohe, duke vrapuar me letrat, lart e poshte. Pra grate kane dicka qe mund te jete me vlere te perjetshme, dicka qe duhet ta zhvillojne. Gjeja me e mrekullueshme eshte qe grate mund te duan, dhe te duan e te duan.

Por kur ajo behet egoiste dhe egocentrike, fillon merakoset per veten dhe s’ka bukuri ne dashurine e saj. Sot e nxora vecanerisht kete gje sepse sot ju po me adhuroni si Kartiyeka. Kartikeya ishte djali i Parvati Umar. E cila ishte nena e ketyre dy femijeve, Ganesha and Kartikeya. Dhe nje dite te dy prinderit Shankara dhe Parvati thane: “Nga ju te dy, ai qe do te sillet i pari rreth Nenes Toke do te marre nje cmim special. Keshtu Kartikeya ishte absolutisht fuqia burrerore, dhe ai tha: “Ne rregull, une do filloj me bartjen e tij” ishte nje pallua. Dhe Ganesha i tha vetes: “Shikome, jam nje djale i vogel, Une s’jam si ai dhe bartesi im eshte nje mi i vogel. Si mund t’ia dal?” Por me pas mendoi: “Nena ime eshte me e larte se gjithe universi.” “Cfare eshte kjo Nena Toke?”

Pra ky Kartykeya doli, duke u sjelle rreth Nenes Toke. Shri Ganesha u soll rreth Nenes se tij tre here. Dhe ai fitoi cmimin! Per shkak te cilesive memesore per Ate, Ajo, eshte me e larta, edhe me e larte se Sadashiva. Por per cudi kjo ishte ajo qe Sadashiva pelqeu. Qe ju te respektoni nenen tuaj. Memesine tek ju. Feminitetin tek ju. “Atje ku grate jane te respektueshme dhe te respektuara atje qendrojne Zotat.” Grate jane shume te rendesishme.

Sigurisht duhet te fajesoj edhe burrat Perendimore, menyren se si ata kane keqtrajtuar grate e tyre, i kane mbajtur jashte fese, i kane zhgenjyer, poshteruar gjithmone, Dua te them, ne Indi kemi Myslimane qe e bejne kete por ata madje ishin agresore shume te sofistikuar dhe ata vepruan shume keq dhe i poshteruan te gjitha. Por s’ka problem. Prape, harrojini ata dhe perpiquni te jeni gra, shume te fuqishme. Fuqite e grave jane ato te dashurise, qe jane fuqite e Zotit. Dhe kjo duhet te perdoret ne vend te argumentimeve te tjera intelektuale, pa kuptim. Mos harxhoni energjine tuaj me kete. Do me pelqente, vecanerisht Sahaja Yoginis te Gjermanise, te behen gjithnje e me shume si zonja (dinjitoze) Nuk do te thote vetem ne te gatuarit e mire por ne qendrimin ndaj jetes. Te menduarit ne nje menyre me te gjere qe e gjithe Sahaja Yoga varet nga aftesia jone per te dashur. Duhet te jemi ekstremisht te dashur, ekstremisht te kendshem, te kujdesemi ndaj Sahaja Yogis, per t’u dhene atyre gjithe gezimin e mundshem. .. Perndryshe ne kete vend ato mund te behen si vampiret.

Pra jini shume te kujdesshme dhe edhe per burrat do te thoja qe nese ka gra te tilla ju duhet t’i respektoni, duhet t’u jepni atyre gjithe privilegjet, te kujdeseni per to. Jane ato qe kujdesen per femijet ndaj jepini gjithe ndihmen tuaj, te gjitha parate qe u nevojiten. Mos kerkoni llogari dhe gjera, lerjani atyre t’ia dalin. Me se shumti do te falimentoni, sic jeni ne fakt. Por se pari shihni si eshte qendrimi i tyre ndaj Sahaja Yoga. Kam vene re se ne familjet ku grate mbajne ekonomine ne gjithmone marrim me teper para per punen e Sahaja Yoga se prej shtepive ku jane burrat ne kontroll. Eshte shume e habitshme. Kur burrat jane ne kontroll u duhet te mendojne per makinat e tyre, u duhet te mendojne per shume gjera te medha, por kur grate jane ne kontroll dijne se si te ruajne para, sic ju tregova une kam kursyer para. Burrat s’mund te kursejne kurre. S’mund te kursejne kurre para.

Vetem grate munden por nese kane nje interes me te gjere ne te kundert nese duan te kenaqin veten do i mbarojne gjithe parate duke shkuar ne dyqane per te blere kemishe per burrin ato do te blejne gjithe sarit per veten. Mund ta bejne keshtu. Por nese kane nje interes me te gjere, nese kane nje interes me te madh, mund ti perdorin parate me kaq mjeshteri saqe do te kene gjithmone para per te harxhuar per te tjeret. C’bej une? Ato qe ka, cfaredo ka burri im m’i jep mua per te drejtuar shtepine “eshte goxha mund te them:por une perfitoj me gjerat, Shkoj ne marketet kryesore, marr gjera prej andej, perpiqem te kursej para prej tyre, kurse ketu, kurse ne rrobat e mia. Hera e pare qe cova bluzat ne pastrim kimik, ne nje dyqan te mire. Keshtu kursen nje grua dhe me pas harxhon per gjera te pergjithshme. Sepse kjo eshte kenaqesia e saj e vertete. Nese zhvilloni kete lloj kendveshtrimi te ekuilibruar per jeten martesore, per jeten tone shoqerore do te jeni njerezit ideale te kesaj bote. Edhe per shkollen, e kam thene shume qarte.

Tani nese doni te degjoni per kete do ju kerkoja “E keni marre ate broshure me vete? Desha ta lexonit ate. Uh? Jo nuk e keni. Tamam si burrat. Ata vete thane qe do u pelqente ta lexonin ketu, me kuptoni. Nese u kerkon burrave te gatuajne do te mungoje gjithcka. Keshtu. Shri Mataji, me respektin me te madh a mund t’ju pyes, A ka ndonje avantazh ne te qenurit nje burre? Pa burrin gruaja s’mund te shprehe veten e saj.

Nuk mund ta shprehe, sepse ajo eshte potencial. Ai eshte kinetik. Eshte absolutisht nje terminologji relative. Ju s’mund, te ekzistoni pa nje burre, s’mundeni. Edhe nese, supozojme, nese keni gjithe aromen e Nenes Toke deri dhe nese do keni lulet si do te dini qe ka arome ne Nenen Toke? Burrat jane me te rendesishmit perndryshe c’do te benin? E gjithe energjia e tyre do te kalbej. Pra nese grate jane Nena Toke ju jeni lulet. Cfare Avantazhi? Ju jeni njerezit qe, …te gjithe ju shohin.

(Nje burre nga publiku) Duke u sjelle verdalle si Kartikeya. C’mund te bejme? Ju keshtu jeni. Nuk mund te uleni ne shtepi. Madje nuk mundeni as ne tren, nese jeni duke udhetuar, do shihni qe sapo treni te ndaloje te gjithe burrat do te zbresin nga treni. Nuk mund te ulen aty. Njesoj, i thashe burrit tim: “Si eshte kjo qe gjithe kohes je duke dale jashte prej shtepise? Pse s’mund te rrish ulur ne shtepi per pak kohe? Duhet te ulesh.” Po ai tha: “Jo sipas nesh nese nje burre, ulet ne shtepi quhet si ghargusana”, do te thote:’ai qe eshte gjithe kohes ne shtepi’, kuptoni.

Une i thashe: “Si e quajne nje burre qe qe gjithmone largohet nga shtepia gharbhagna Do te thote ‘ikje, largohet, qe ia mbath’. Duhet te kete dicka te ndermjetme. Por kjo eshte mashkullore, ne rregull. Por ne mundemi, me Sahaja Yoga, ajo qe mund te bejme eshte te formojme nje ekuiliber midis dy gjerave. Kjo eshte ajo qe Sahaja Yoga eshte, qe te jep ekuiliber. Me pas filloni te shijoni shoqerine e njeri-tjetrit kaq shume madje edhe ne shtepi ju kenaqeni, edhe jashte kenaqeni. Keshtu mund te jeni se bashku ne shtepi, jashte gjithashtu. Interesat jane te njejta sepse interesi behet i njejte. Si lulet qe bien ne Nenen Toke e bejne Nenen Toke aromatizuese dhe me pas mund te themi qe Nena Toke eshte aromatike. Kaq e bukur sa kjo.

Mire. Pra per edukimin une tashme kam dhene instruksione dhe kam foluar tanime rreth saj qe s’duhet te bejme nje zhurme te madhe rreth ceshtjes se Maria Montessori dhe kesaj e asaj. Ne duhet te kemi shkollat e Sahaja Yogas. Pa kuptim fare, sepse kam pare ato qe mesojne sipas stilit te Maria Montessori, grate jane bere te tmerrshme. Ishte e habitshme sasia e egos qe ato kishin zhvilluar ne vetvete. Keshtu ju beheni Sahaja Yoga mesues dhe duhet te kete nje shkolle Sahaja Yoga. Ne Sidnej ose ne Melbourne, ne filluam shkollen shume bukur ne Melbourne, dhe tani do te kene edhe ne Sidnej te njejten. Dhe eshte nje shkolle e hapur e Sahaja Yoga, s’ka frike rreth saj. Eshte nje shkolle e hapur e Sahaja Yoga, dhe me pas njerezit arriten shume prej saj. Pse ne, duhet te veme nje petk te tille?

Ne duhet te shkojme te gjithe te themi eshte nje shkolle Sahaja Yoga. Pra ju, mesues beheni gjithashtu eksperte te Sahaja Yoga, Pra ju duhet te jeni Sahaja Yogis te mire, Yoginis apo Sahaja Yogis. Nuk duhet te jene egoistike, s’duhet te kete ego ne to, nuk duhet te kete infektime, gjithkush qe eshte e prekur s’eshte mesuese e mire per Sahaja Yoga. Nuk eshte si tek shkolla Maria Montessori. qe naten mesueset pijne, tymosin duhan dhe ne mengjes ajo eshte nje mesuese Maria Montessori. Ketu fillimisht duhet te jesh nje Sahaja Yogini dhe me pas vetem ju mund te jepni mesim ne shkollen e Sahaja Yoga. Duhet te keni kete cilesi, kjo eshte shume e rendesishme, sic eshte e rendesishme qe duhet te kemi studente qe jane Shpirtra te Realizuar apo qe mund te arrijne Realizimin. Mire pra, Puja e sotme eshte vecanerisht per Kartikeya. Kartikeya perfaqson te Madhin, mund te themi Kapesin apo Liderin e gjithe ganas, e te gjitheve si Krykomandant. Ganesha eshte Mbreti, por Ai eshte Krykomandanti dhe per shkak se karakteri gjerman eshte te jete ne komande te gjithckaje ne do te kemi kete puja ku burrat do te jene nen komanden e shpirtit te tyre dhe te cilesive te tyre mashkullore dhe grate do te jene nen komanden e cilesive te tyre femerore Te jesh ne komande eshte ndryshe nga te jesh nje mjeshter.

Mjeshtri e zoteron ate, komanduesi nuk e zoteron dot. Ai nuk e zoteron, edhe kjo eshte humbje. Posesimi eshte gjithashtu humbje, ju vetem e komandoni. Dhe kjo eshte gjendja qe duhet te arrijme tani, nga gjendja e Ganeshas ne gjendjen e Kartikeyas. Menyre e ndersjellte. Ganesha eshte e kendshme, ai eshte Mbreti, i ulur shume bukur me te gjitha fuqite, mire? Pafajesia eshte aty, por Kartikeya eshte ajo qe komandon pafajesine, e ju jep fuqine e ketij komandimi. Ai urdheron. Pas Guru Puja eshte me mire qe ne te kishim fuqine per te urdheruar te tjeret dhe ky shpirt urdherues vjen tek burrat nepermjet te folurit te tyre, prej dinamizmit te tyre, nepermjet arritjeve te tyre personale; per grate nepermjet forces se tyre te dashurise, nepermjet durimit te tyre, nepermjet sjelljes se dhembshur, faljes, dhembshurise. Pra le te zhvillojme kete sot,qe ne mund te komandojme qe s’do te thote se ne duhet (te komandojme) por qe jemi ne pozite per te komanduar.

Shpresoj qe te kuptoni se c’eshte Kartikeya. Zoti ju bekofte.