Shri Raja Rajeshwari Puja

(India)

Feedback
Share
Upload transcript or translation for this talk

Shri Raja Rajeshwari Puja 6 Dhjetor, 1991, Madras, Indi

Sot do te kemi Shri Ganesha Puja, te ndjekur nga Raja Rajeshwari.

Kaq shume emra jane pershkruar nga Perendite; sidomos Adi Shankaracharya e quante Rajan e Saj Rajeshwari, do te thote Ajo eshte Mbreteresha e gjithe Mbretereshave. Edhe per Nenen Mari kane perdorur kete titull ne Perendim. Keto ide kane ardhur nga besimi pagan, sic ju kam thene me pare, dhe qe ata s’kane ardhur nga pershkrimi i Nenes Mari ne Bibel. Kjo tregon se ka patur shume ndryshime ne doreshkrimin e Bibles se Shenjte. Gjithashtu aty ka patur shune ndryshime ne doreshkrimin e shkrimeve te shenjta indiane, madje edhe ne Gita. Dhe keshtu filloi rrezimi (katastrofa) ne cdo fe. Dhe intelektualet perfituan nga kjo dhe filluan te projektojne idete e veta, duke thene gjera, pershkruar gjera te cilat ishin absolutisht kunder Fuqise hyjnore. Ju jeni te gjithe njerez shume me fat ne kete Toke qe keni zbuluar realitetin, dhe shikoni qe gjithe keto gjera qe ishin mitologjike jane te verteta; gjithe gjerat qe jane intelektuale s’jane te verteta; gjithashtu cfaredo e perdorur me qellimin per te ndare njerezit prej njeri-tjetrit nuk jane te verteta. Sepse ne besojme tek te gjitha besimet (fete), ja pse cdo person fetar, i ashtuquajtur, eshte kunder nesh; sepse ju jeni te supozuar te besoni vetem ne nje fe dhe te luftoni pjesen tjeter. Nese besoni ne te gjitha fete, kjo do te thote qe ju jeni absolutisht jo fetar “ky eshte koncepti.

Dhe kjo i shokon ata, qe ne besojme ne te gjithe besimet dhe ne respektojme te gjitha misherimet, dhe qe ne besojme ne integrimin e te gjitha ketyre hyjnive. Lidhur me Ganeshen, duhet te kete qene nje zbulim i madh per ju njerez qe vini nga vendet Perendimore. Madje edhe ne veri nuk e gjej Ganeshen kaq te adhuruar sa adhurohet ne jug, vecanerisht ne kete zone, dhe gjithashtu ne Maharashtra; sepse ne Maharashtra kemi tete swayambhu Ganeshas, dhe te gjithe besojne ne te. Tani thuhet se eshte e gjitha besim i verber, e keshtu e ashtu. Por tani ju keni pare Ganeshen duke qendruar pas Meje, brenda Meje: eshte vetem per t’ju provuar se ka nje hyjni qe quhet Ganesha. Do ju jepen ato foto ku Ganesha eshte ne gjysme te rruges ulur ketu, dhe pjesa tjeter eshte Sari im e keto. Por e gjitha kjo eshte per t’ju bindur juve qe ka nje hyjni qe eshte Shri Ganesh, dhe qe Ai vepron, punon nepermjet Mooladhara. Kjo njohuri ishte e ditur tek njerezit Indiane mijera vite me pare. Ky vallezim kuchipudi ka filluar shtate shekuj para Krishtit, pra ju mund te imagjinoni, koncepti i Ganeshes duhet te kete qene para mijera vjetesh. Keshtu njerezit ishin shume te evoluar shpirterisht ne kete vend, dhe ata e dinin se cfare jane hyjnite, pamjen qe kane, cilat jane funksionet e tyre “edhe pse kjo ishte .

njohuri e fshehte per publikun e gjere. Por cfaredo te thonin shenjtoret ishte e pranueshme, sepse nuk kishte ego rreth saj. Jam perpjekur te gjej se pse ne Perendim njerezit e zhvillojne kaq shume egon. Ende nuk kam arritur te gjej arsyet thelbesore, pse vjen ky lloj agresiviteti nepermjet pjeses se egos. Dikush mund te thote prej konkurences e gjithe keto, por kjo ka qene historia ne Perendim qe edhe njerezit te cilet ndiqnin Krishtin, qe s’ishte gje tjeter vec perulja absolute e shkruar me germa te medha kudo, ende keta njerez ishin kaq agresive. Tani perulja eshte gjeja kryesore qe dikush duhet te kuptoje. Dhe ju do te habiteni, perulja eshte quajtur si Vinay, . qe eshte cilesia e Shri Ganesha “Vinayaka. “Vidya vinayen shobhate.” “Vidya” do te thote “Dituri eshte e zbukuruar vetem me perulje.”

Keshtu perulja qe pate dje tek ata artiste te medhenj, dhe gurute e medhenj qe ishin atje. Dhe gurute Me ftuan ne akademine e tyre, dhe ai beri gjithe llojet e ofertave (temenarave) sic do t’i benin ndaj nje Perendie. Isha kaq e mallengjyer, pranimi i gatshem i Imi dhe i Sahaja Yoga. Edhe ky Kalakshetra, qe dominohej nga Shoqeria Theosophical” edhe pse kjo zonje nuk e vriste shume mendjen per Shoqerine Theosophical” e kish krijuar kete auditor te madh e gjithe kete, dhe gjithcka ia dedikoi artit. Ajo nuk e lejoi Shoqerine Theosophical te hyje ne te. Pavaresisht kesaj,se si ata me pranuan Mua, te gjithe ata, mund ta shihni qarte devocionin dhe kuptueshmerine e tyre. Te jesh i perulur me nje shenjtor eshte absolutisht nje ligj i pashkruar ne kete vend. Dhe nje shenjt nuk duhet te sfidohet, nuk duhet te dominohet. Cfaredo te thote shenjti ju duhet ta pranoni. Pra cilesia e pare qe Ganesha duhet te na jape eshte vinay ” “vinay” do te thote perulje.

Perulja nuk eshte siperfaqesore, si te shkosh te thuash “me fal” ose “me falni” ose “Druaj se”- jo ne kete menyre. Nuk eshte watchik, s’eshte thjesh levizje buzesh, por nga brenda duhet te vije perulja. Tani perulja, sigurisht qe eshte gjithmone e penguar nga ego dhe egoja thjesht ju mban ne det, dhe ju kurre s’kuptoni qe keni qene egoistik. Madje kur flas per egon, njerezit mendojne se Nena eshte duke folur per dike tjeter, s’mendojne kurre “jam une qe e kam kete ego.” Pra Ganesha eshte vrasesi i egos, sepse perulja eshte e vetmja gje qe vertete mund te neutralizoje egon tuaj. Per te bere veten te perulur, duhet te shihni cfare? Per shembull, ju keni ardhur ne kete vend, shihni njerez shume te thjeshte, jetojne thjeshte fare, nuk kane gjithe keto gjera te sofistikuara rreth tyre; qe hane me duar, qe hane ne peme dhe gjethe. Dhe sipas disa zonjave qe kane jetuar ketu, Perendimoret, ato mendojne se te gjithe jane primitive. Por shikoni se si e kane zhvilluar kete ne art. Kjo lloj shpejtesie dhe ky lloj, madje kercimi kete lloj, ju s’mund ta arrini.

Tani, cila eshte arsyeja per kete lloj pune, eshte perulja ndaj artit. Arti duhet te respektohet. Nje guru duhet te respektohet. Respekti eshte e vetmja menyre per te mesuar dicka. Kjo eshte nje lloj rrenjosje ne gjakun Indian, mendoj, qe duhet t’i bindeni guruse suaj, pa dyshim, nenkuptohet. Dhe ky guru eshte duke trajnuar kaq shume njerez, ka kaq shume vajza atje, jo per gje por vetem per te shprehur artin e tij. Ai s’mund te fitoje shume para, mund ta shoh kete. Kane shume pak dispozita, dhe gjithashtu nuk ngarkohet shume. Por dedikimi qe ai ka eshte si dedikimi i Shri Ganeshas ndaj Nenes se Tij. Dhe menyra se si eshte zhytur teresisht ne te: gjithe gjerat e tjera jane te parendesishme.

Pra per peruljen tuaj duhet te terhiqni vemendjen tuaj nga gjerat e tjera. Kjo eshte nje gje ekstremisht e rendesishme. Nese vemendja juaj shkon ne problemet e tjera, kjo, ajo, ose nese ju po perpiqeni te hyni ne Sahaja Yoga nepermjet kanaleve te tjera, nuk do te funksionoje. Duhet te jeni te perulur thelle ne zemren tuaj, absolutisht te perulur. Ai eshte i pafajshem, prandaj Ai eshte i perulur. Nese nuk jeni i pafajshem, atehere s’mund te jeni i perulur. Perulja eshte shenje e pafajesise. Nje femije i mire, nje femije i kendshem e i pafajshem eshte shume i bindur. Cfaredo t’u thuash, ata do te binden. Shoh niperit e Mi ” Njehere po shkonim ne Nepal, dhe ishte shume ftohte atje.

Nena e tyre thote, “Nuk duan te marrin asgje ne kokat e tyre.” I them, “Do ta bej kete ne nje minute.” I therras, u jap nga nje veshje te zakonshme. I them, “Duhet te mbuloni koken tuaj”. “Mire.” Ata i vune ne koke, sic duhet, i fiksuan. Dukeshin pak te cuditshem, por nuk e cane koken. Kjo eshte ajo qe mungonte, dhe prandaj shohim qe thellesia eshte me e paket. Jo thjesht vetem kushtezime” Nuk do te thoja kushtezime. Njerezit behen prej kushtezimeve; madje edhe Indianet jane bere te tille.

Eshte e veshtire per ta te jene te perulur, shume e veshtire. Mund ta quani ndikim Perendimore, ose mbase ata e kane harruar te shkuaren e tyre. Por perulja eshte kaq e rendesishme. Duhet t’ju tregoj, prej femijerise sone, pavaresisht se isha lindur ne nje familje Kristiane, ne duhet te prekim Nenen Toke dhe fillimisht te kerkojme per falje, keshtu nguliteni ne koken tuaj. Dhe prekni kembet e prinderve tuaj, dhe te gjithe te moshuarve te familjes suaj “a s’eshte keshtu? Prekni kembet e secilit qe eshte i moshuar ne familje. Madje edhe te disa sherbyesve te vjeter, qe jane kujdesur per vellezerit me te medhenj e keshtu “prekni edhe kembet e tyre. Por kjo perulesi mungon. Dhe dinjiteti qe duhet te kene te vjetrit nuk ekziston. Por sido qe te jete, ishte detyra jone te preknim kembet e cdokujt, e jo te diskutojme me te moshuarit.

Pra kjo do te krijoje nje atmosfere kaq te bukur ne Sahaja Yoga Nese kembengulni qe “A jam i perulur kur bej kete?” Thjesht beni nje pyetje, “A kam qene i perulur duke bere kete, apo duke thene kete?” Problemet tani jane ne kritikimin e lidereve. Ata jane lidere sepse e meritojne. Diten qe do shoh qe ata nuk jane te mire, do i nxjerr jashte” edhe ju e dini shume mire kete. Por nuk ka perulesi. Pasi perulesia eshte zevendesuar me egon, dhe kjo ego krijon nje ego tek lideret. Lideret behen egoistike, dhe kaq shume lidere jane perzene. Dua te them thjesht s’e di, kur duhet te vije ekuilibri, nese duhet te fajesoj anetaret apo lideret. Pra Nena i ka emeruar ata si udheheqes, pra le te jemi te perulur.

Pas se gjithash, duhet te kete ndonje arsye pse Nena u ka kerkuar atyre te behen lidere. Pse duhet te perpiqemi te grindemi me ta, t’u gjejme gabimet? Ne formojme nje si bashkim. Pra Shri Ganesha, qe eshte kaq i perulur, dhe ganat e Tij ne nje fare menyre jane edhe me te perulura, sepse Ai nuk do te toleroje asnje gana qe s’ka perulesi ndaj Nenes. Me nje levizje te vogel te syve jane aty per te luftuar, dhe te bejne cfaredo qe ju sugjerohet. Dhe ata kuptojne me cdo kend te syrit te Nenes se tyre, cfare duhet bere. Pra ky lloj dedikimi vetem mund t’ju beje vec me te thelle e me te thelle. Tani mund te jete kjo menyra se si e njohim kete ne Perendim, duhet ta perhapim me shume, ta reklamojme me shume, duhet te flasim rreth vetes me shume, duhet te krenohemi me shume per veten. Sa me shume ta beni, me te sukseshem do te jeni. Kjo eshte ajo qe shihni cdo dite.

Ata krenohen “Une besoj” kuptoni, kush jeni ju te besoni ose te mos besoni? Kush jeni ju qe e thoni kete? Por ky lloj imazhi i juaj duhet te duket si nje lloj njeriu me personalitet te larte, apo me nje lloj profili te madh. Ju krijoni nje profil; absolutisht artificial, te pakuptimte. Dhe shume e habitshme, nje profili te tille qe eshte kaq artificial, njerezit i perulen. Mbase edhe ata jane artificiale, prandaj u perulen ketyre njerezve artificiale. Habitem, dua te them, keta jane kriminele te njohur, pra njerezit e dine qe ata jane kriminele, kane bere nga te gjitha, per perseri do te bien permbys para tyre. Mbase ngaqe duan ndonje lloj avantazhi material prej saj, nuk e di, ndonje lloj avantazhi artificial. Edhe pasja e nje fotografie me nje njeri te tille shihet si dicka e mrekullueshme. Pra gjithe keto ide duhet te shihen permes Sahaja yogisteve.

Ata duhet te shohim permes kesaj shakaje, kesaj drame, cfare po ndodh, gjithashtu te reflektojne dhe te shohin brenda vetes e te kuptojne, “Shpresoj te mos e kem kete brenda meje,” Ndonjehere qeshim me te tjeret por jemi edhe vete ne te. Pra kur fillojme shohim brenda vetes, kuptojme brendesine e vetes sone, “Po, kjo eshte aty.” Ka disa Sahaja yogis ne disa vende, Me kane njoftuar gjithmone, qe papritur ata thone, “Nena me ka dhene fuqi speciale.” ose ata thone, “Une jam Maha Mataji” ishte gjithashtu nje i tille, Maha Mataji. Madje as une s’kam thene qe jam Mataji. Ju njerez Me therrisni keshtu, une s’e kam thene kurre kete. Por ai tha, “Une jam Maha Mataji.” Mund ta quani te cmendur, mund ta quani c’te doni, por eshte padyshim arroganca e tij e perparuar ne menyre te tille qe ai s’e kupton se per cfare po flet. Keshtu ju perkedhelni egon e lidereve (udheheqesve) tuaj, duke i sulmuar. Sa me shume e sulmoni ate, ai reagon dhe kur ai reagon, egoja e tij shkon e fryhet keshtu.

Sic ju kam thene, sot ne do te bejme adhurimin e Raja Rajeshwari. Nuk ua kam thene kurre me pare. S’ju kam kerkuar kurre te lexoni Guru Gita, per te njejten arsye. Asnjehere s’ju kam thene qe Ajo eshte Raja Rajeshwari, sepse perseri mund te shkoje pak brenda egos suaj, “Si mund te jete Ajo Mbreteresha e te gjitha Mbretereshave?” Sigurisht, Nena e Krishtit eshte ne rregull, por jo Mataji “eshte e tepert! Pra s’ju kam thene kurre kete. Une thashe, “Baba, Une jam nje Nene e perulur, kjo eshte e gjitha, Nena e shenjte”, mbaroi. Krijohen vrima ketu, prandaj mund te jete kjo! Cfaredo te jete, mund ta kuptoj cili ishte problemi, dhe ne nje menyre shume qesharake kemi menaxhuar shume gjera. Por perseri ndjej qe, shikoni se si jane artistet, se si jane njerezit, menyren si i krijojne gjerat” mund te mos kene lidhje me idete tuaja per zbukurimin, ose gjithcka.

Mund te thoni eshte mjaft e renduar, ose mbase kjo, ajo, sic eshte me kuptoni, gjithmone ne tru. “Mund te kishte qene shume me pak, mund te kishte dicka me me hapesire, “e gjithe keto. Ju mund te filloni te kritikoni, sepse kjo eshte nje nga cilesite e njerezve qe nuk jane te perulur, qe mendojne se kane aftesine te kritikojne gjithcka. “Oh s’me pelqen kjo ngjyre, nuk eshte e mire.” Por artisti e ka bere ate me gjithe zemren e tij “vleresojeni ate!” Pra pika e dyte eshte te vleresosh. Vleresoni jeten tuaj; sido qofte, vleresojeni, pranojeni. Por jo me hezitim. Gjithe keto ide mendore ne koke qe arti do te thote kete dhe arti do te thote ate, na ka sjelle ne kete situate qe “ne nuk po kemi me Rembrande as Michelangelo ” mbaroi. Nuk eshte mendor, arti nuk eshte mendor.

Vjen nga brenda, dhe cfaredo qe vjen prej se brendshmi nuk mund te krahasohet me idete prej se jashtmi. Pra pjesa vleresuese “E kam fjalen, ju mund te thoni qe Indianet jugore veshin fustane shume shume te renda per stilin tone, Por sipas Meje jo. Disa mund te thone dicka tjeter. Gjithashtu kam vene re qe Indianet Veriore mund ti kritikojne Indianet e Jugut, Indianet e Jugut mund ti kritikojne Indianet e Veriut. Por sido qe te jete, cfaredo “askush nuk po merr ndonje gje te mire nga kjo.” Eshte budallallek, eshte marrezi. Por te vleresosh dhe te pranosh, kete pervetesojeni. Indianet e Veriut s’mund te pelqejne cfaredo te provoni, ata s’munden. Madje ata s’mund te pelqejne as muziken. Tani, a mund te imagjinoni gjithe Indine te ndare ne dy pjese, dhe Indianet e Jugut s’mund te pelqejne ushqimin e atyre te Veriut as vallezimin e Indianeve te Veriut” Dua te them, edhe ne vendin tone.

Jemi kaq te percare ne kete vend sa qe nje person nga Rameshvaram s’do te pelqeje ushqim nga Madras, nje person nga Madras s’do te pelqeje ushqimin nga Delhi. Pra gjithe keto metoda percarese kane ardhur midis jush duke mos patur perulesi te brendshme. Nese mund te shijoni secilin dhe gjithcka, atehere ju jeni te perulur. Nese mund te vleresoni secilin dhe cdo shprehje, atehere ju jeni te perulur. Kjo perulesi eshte nje karakter shume i thelle, sepse vjen prej Mooladhara. Dhe kjo eshte ajo cka eshte Shri Ganesha. Vetem imagjinoni, Ai ka nje mi te vogel mbi te cilin leviz, Ai nuk ka makina Impala apo Rolls Royces. Ai thjesht leviz, me gjithe stomakun e Tij te madh Ai leviz mbi miun e vogel. Asnje pohim i fuqive te Tij “Ai eshte kaq i perulur, Ai eshte kaq i embel. Dhe Ai eshte krijuesi i gjithe ritmeve (melodive) dhe gjerave dhe vibracioneve.

Pa Ate, une s’e di si mund te ishte kjo bote. Dhe kjo eshte ajo qe ne duhet te vleresojme kudo, ne vend te denancimit te kesaj, asaj. E kam fjalen, edhe ngjyren e kesaj dhome mund te mos e pelqeni, kete mund te mos e pelqeni. Dua te them, ka kaq shume gjera qe ju nuk i pelqeni. Atehere duhet t’ju pyes, “Cfare ju pelqen?” “Fasule te pjekura” “Shume mire! Ne duhet te hapim veten tone. Me perulesine ju hapeni, penetroni, perhapeni. Pa perulesi ju nuk mundeni, sepse ju po kundershtoni gjithcka, po ngrini nje mur. Vetem perulesia do ju beje te perhapeni.

Sot, ne diten e pare te turit tone, Do ju kerkoj qe te jeni shume, shume te perulur. Te kuptoni qe perulesia eshte ekstremisht e thjeshte, dhe eshte e bukur. Ju e pate ate vajze te vogel te luante veyen, kaq i veshtire Adi Vadyam, instrument i hershem, i luajtur me kaq embelsi, me kaq shkathtesi, dhe kaq perulesi. Dhe ajo erdhi tek Une dhe me tha, “Nene, cfare privilegji ishte qe pata mundesine te luaja perpara Jush.” Vetem imagjinoni “nje gjeni e tille.” Nje tjeter qe Me takoi se fundmi ishte nje qe luante mandolinen rreth te njejtes moshe, mbase me i vogel. Tani ai eshte i njohur boterisht, por kur ai luajti para Meje, nuk deshi te pranonte asnje para, asgje, ai thjesht hyri ne ekstazi. Edhe kercimtarja, ajo Me tha qe hyri ne ekstazi kur Me pa, dhe ajo thjesht kerceu kaq mire e me kaq energji. Dhe ajo “ajo kishte temperature.” Ajo tha, “Temperatura me iku, cdo gje.

Jam shume mire.” Shikoni keta artiste. Ata kurre nuk me kane njohur Mua, ata nuk dine asgje rreth Sahaja Yoga. Por cfare mirekuptimi i perulur i Hyjnores” sepse ata jane te perulur. Hyjnora kurre s’e deklaron veten, nuk e propagandon veten, nuk ben zhurme te madhe. Pra ja ku jane tani. Afrohuni. Eshte Guido ai? Kane ardhur Italiane. Prandaj e vonova pujan sot.

Guido eshte ai? Thirreni. Guido eshte shume i perulur qe te vije perpara. Eja, eja. Vetem leviz pak me perpara. Zoti ju bekofte. Po prisja per ju! Ju lutem, ju lutem zini vend. Jo, jo, eja! Afrohu.

No, no, come! Come along. Mundeni “ju te gjithe te uleni perpara, ka hapesire atje. Can you – you can all sit in front, there is space. Ejani ” Mund te uleni te gjithe atje. Just come …. you can all sit there. duhet ti kenaq ata, me kuptoni, I have to keep them pleased, you see, sepse Une po jetoj ne Itali! because I am living in Italy! Thjesht ejani”.

Just come on …. It’s all right, so they might get a part of it. Just come in front, there. Or you can sit in the middle, doesn’t matter. You can sit there wherever you are, yes, you can. Come forward, come forward, there’s space here. So I was telling them about Shri Ganesha, that His essential power comes through His humility; and that we all have to be extremely humble, extremely humble, appreciating everything. Of course, you must make them hear My lecture – they have already taped it – so they will know what I am saying today. But now we can have the puja. May God bless you.