Shri Buddha Puja, The Search for the Absolute

(England)

Feedback
Share
Upload transcript or translation for this talk

Shri Buddha Puja. Shudy Camps, near Cambridge (England). 31 May 1992.

Jemi mbledhur sot ketu te bejme Shri Buda Puja.

Nuk e di sa prej jush kane lexuar jeten e Budas dhe si se fundmi Ai arriti iluminizmi (shkelqimin) e Tij. Nuk e di sa prej jush ne vertete kane pare Budiste apo i kane takuar ata, qe e quajne veten Budiste. Si ne cdo religjon (besim) te gjithe prej tyre humben ne nje lloj fondamentalizmi, sepse asnje prej tyre nuk e mori realizimin. Prandaj secili prej tyre krijoi stilin e vet te besimit, madje, mund ta themi edhe Tao i Lao-Tse, apo Zeni i Vidditama, te gjithe ata jane nga frutat e njejte. Ne duhet te kuptojme si Ai e ndjeu ne fillim ate duhet te kerkojme dicka pertej jetes. Pasi ne jemi te kenaqur me cdo gje qe kemi sepse Ai ishte djale mbreti, Ai kishte nje grua shume te mire, Ai kishte nje djale dhe natyrisht, cdokush ne ate pozite do te ishte mjaft i kenaqur. Por nje dite Ai pa nje burre shume te semure, Ai pa nje lypsar, dhe pa gjithashtu nje njeri te vdekur dhe te gjithe po qanin per ate person te vdekur. Ai s’mund te kuptonte si kishte ardhur ky mjerim dhe c’eshte nevoja te kete kaq mjerim. Keshtu Ai hoqi dore nga familja e Tij, Hoqi dore nga luksi i jetes se tij, Ai hoqi dore nga gjithcka, e shkoi te kerkoje te verteten, sic e kane bere shume prej jush. Mund edhe te dilte i humbur, do te thoja, sepse Ai lexoi te gjithe Upanishads, dhe lexoi gjithe librat e mundshem per te, qe ti tregonin cila eshte e verteta.

Por Ai s’mundi te marre asgje. Ai mori nje sanyasa te plote, ne kuptimin, per aq sa ushqimi ishte nje shqetesim, per aq sa argetimi eshte nje shqetesim, Ai hoqi dore prej gjithckaje. Dhe se fundmi, Ai ishte duke ndenjur nen nje peme banyan, dhe papritur Adishakti i dha Atij veterealizimin sepse Ai ishte aq i vertete dhe ishte nje nga te shenjuarit per nje vend te vecante ne Virata. Ai duhej ta arrinte kete. Sigurisht, s’kam nevoje tu tregoj per jetet e Tij te meparshme, ndoshta, ne kaq shume leksione te Miat tashme mund te kem folur per kete, cila ishte jeta e Tij e meparshme dhe si Ai arriti shkelqimin (iluminizmin) e Tij per Veten e Tij. Por ajo qe duhet te kuptojme nga jeta e Tij eshte qe Ai zbuloi dhe kuptoi Ai zbuloi dhe gjeti se deshira eshte arsyeja e te gjitha mizorive. Por Ai nuk e dinte, cila ishte nevoja (deshira) e vertete? Cila ishte nevoja e paster? Cfare ishte deshira e paster? Dhe prandaj Ai s’mundi tu shpjegoje njerezve qe ata duhet te marrin zgjimin e tyre nepermjet kundalinit te tyre.

Meqe Ai kishte ndjekur nje nje jete asketike (te rrepte), ky u be kodi per Budistet. Kur isha ne Tajlande, dje, po lexoja per Budan dhe u habita qe bhikkus, kuptimi i bhikku eshte ne fakt ne Sanskritisht do te thote bhikshyus, eshte ai qe kerkon lemoshe, ose mund ta quani nje lypes “por lypes fetar.” Pra, Ai mbante mijera njerez me Vete, minimumi e pakta njemije kembezbathur, pa asnje sigurim ushqimi, pa asnje rregullim qendrimi, asgje, dhe supozohej qe ata ta rruanin koken plotesisht, pa mustaqe, pa floke fare ne trup. Per me shume, supozohej te kishin vetem nje veshje. Veshje te gjate qe duhej ta lidhnin keshtu per te mbuluar veten, qofte kohe e ftohte ose e ngrohte, cfaredo stine te ishte. Nuk lejoheshin te kendonin ose te kercenin, apo te argetonin veten me asgje. Dhe ushqimi thjesht mblidhej nga fshati, cilido qe vizitohej, cfaredo qe merrnin, shume minimale. Cfaredo qe merrnin, gatuhej prej tyre dhe fillimisht ia ofronin guruse se tyre e pastaj e hanin. Imagjinoni mijera njerez qe shkojne keshtu, kembezbathur,ne zheg te vapes . ose ne balte, apo ne shi.

Ne te gjitha stinet ata ecnin, duke hequr dore nga te gjitha marrdheniet familjare. Edhe nese burri dhe gruaja te dy i bashkoheshin sanghas, atehere supozohej te mos jetonin si burre e grua. Pra, te heqesh dore nga te gjitha nevojat e tjera fizike, nevoja mendore, nevoja emocionale ishin rruget qe u perpoqen te ndiqnin, se Ai tha nevoja (deshira) e krijon. Por nese shihni Budistet, ata bejne i gjithe keto gjera. Do habiteni qe edhe nese eshte mbret, e ben kete. Dhe shume mbreter iu bashkuan ne ate kohe, nje prej tyre ishte Ashoka, nga India. Ai vishej ashtu, ai u be si ata, nisi te udhetoje ne te njejten menyre dhe u perpoq te ndjeke nje jete teresisht aksetike (te rrepte). Ishte nje jete shume e veshtire dhe ata menduan se duke e bere kete, ata do te arrinin realizimin e tyre. Thuhet se dy nga dishepujt e Tij e arriten, emrat e tyre jane Moggallana dhe Sariputta. Keta te dy moren realizimin e tyre.

Por e gjithe kjo gje ishte absolutisht nje jete, e thate dhe pa shije, pa asnje kenaqesi ne te, nuk lejoheshin femijet, nuk lejohej jeta familjare. Keshte qe u be nje jete shume e izoluar, shume e ashper, mund te them nje jete shume e thate. Edhe pse u quajt sangha, do te thote kolektivitet; por ne kete kolektivitet nuk kishte nje raport te tille sepse supozohej qe nuk duhej te flisje shume, ata supozohej qe nuk duhej te diskutonin per asgje, te themi politike ose ekonomi ose ndonje gje. Ata mund te flisnin vetem per meditimin, per arritjen e jetes me te larte. Pra mund ta imagjinoni cfare lloj jete duhej te ndiqnin per t’u bere te ndricuar (iluminuar). Dhe kjo ide vazhdoi ne kaq shume besime (religjione) vecanerisht, me pas filloi t’i beje njerezit te marrin parate nga kryefamiljaret (amvisat) duke ju thene se ju duhet te hiqni dore nga cdo gje. Sigurisht, edhe ne kohen e Budas, ata duhej te hiqnin dore nga gjithcka dhe ti bashkoheshin sangha-s, por ketu kishte nje perpjekje te mirefillte nga Buda per te marre ndricimin, per t’i bere ata njerez qe te kishin njohuri rreth realiteteve absolute. Por kjo nuk ndodhi, dhe kjo eshte arsyeja pse gjejme qe Budistet kane shkuar ne tipe te ndryshme te Budismit qesharak. Per shembull, tani kemi disa Budiste, themi ne Japoni, ku nuk lejohet te vritet asnje kafshe. Pra, ata thone “Ne rregull, ne nuk lejohemi te vrasim asnje kafshe por ne mund te hame kafshe te vrara.”

kuptoni. Ata gjeten nje zgjidhje prej kesaj. Ata madje, ata mundet qe te vrasin qenie njerezore, sepse nuk lejohet te vriten kafshet, por ne mund te vrasim qeniet njerezore. Pra Japonezet behen mjeshtra ne vrasjen e qenieve njerezore, kuptoni. Mund ta shihni shume qarte se si njerezit gjejne hapesira. Me pas erdhi nje tip i dyte i Budizmit, kur ky Lao-Tse mesoi rreth Tao-s. Por ne fakt Tao eshte Ai ishte i pari qe filloi te flase rreth Kundalinit. Tao eshte Kundalini. Por, edhe kjo, ishte shume per keta njerez. Ata thjesht s’munden te kuptonin per cfare po fliste Ai. Por menyra qe Ai shprehu Veten e Tij ne piktura, dhe gjerat e tjera, vetem per t’u devijuar (shmangur) nga ky lloj i ashper i Budizmit.

Por ne nje fare menyre, pavaresisht kesaj, kurre nuk mori rrenjet e duhura, dhe kam takuar njerez qe kane ndjekur Tao-n dhe ju nuk kuptoni absolutisht se si keta njerez po ndjekin rrugen e Kundalinit. Gjendet nje lume qe quhet Yangtze (Jance) me te cilin kur ju udhetoni, gjeni gjera te ndryshme. Pas cdo pese minutash, skena ndryshon, ose malet e bukura marrin nje forme tjeter, dhe keni shume ujevara, dhe kjo eshte shume interesante. Kjo eshte Kundalini. Tao eshte ky lume. Por thuhet se ju nuk duhet ta devijoni vemendjen tuaj ndaj ketyre tundimeve qe jane jashte. Mund ti shihni ato, po jo te mallengjeheni. Kjo eshte ajo qe Tao eshte, qe Ai solli, por ata humben sepse filluan te pikturojne gjithe keto gjera dhe duke bere gjithe llojet, me shume ne art. Ne thelb, Buda kurre nuk mendoi per ndonje art, Asnjehere s’deshi te kete ndonje art, dhe s’deshi te bente ndonje gje me artin, Ai tha, gjeja e vetmja eshte qe ju duhet te te shikoni dhe te futeni thelle brenda vetes, dhe te gjeni cila eshte e verteta absolute. Pra gjithcka filloi te devijoje keshtu.

Me pas ky sistemi Zen ishte njesoj, i ngaterruar me Kundalinin, te cilin Vidditama, nje nga dishepujt e Tij, e filloi ne Japoni. Tani, ne sistemin Zen ata zakonisht vendosin, ndonjehere edhe godasin, pjesen e prapme te “asaj qe ju e quani” palca kurrizore, ne chakra dhe perpiqen te ngrejne kundalinin, gjithe llojet e gjerave te tmerrshme. Ne sistemin Zen, ata zhvillojne metoda shume te ashpra per ngritjen e Kundalinit. Ka arritur ne nje pike te tille qe kam takuar njerez qe kane thyer palcen kurrizore, ndaj Kundalini nuk do te ngrihet kurre nese palca kurrizore ” “ju lutem kini vemendjen ketu. Nje grua del dhe vemendje del me te. Dua te them, nese vemendja juaj eshte kaq e varfer… Ju lutem kijeni vemendjen ketu, e kuptoni kete? Nese del nje person, vemendja juaj s’duhet te ike dhe ju lutem mos ejani brenda te na shqetesoni. Shikoni, problemi eshte qe ne duhet te kuptojme qe vemendja jone duhet te jete e qendrueshme. Nese vemendja juaj leviz kur cdo grua del jashte atehere kuptoni qe ju duhet te meditoni me shume. Ju lutem kini vemendje.

Pra, kjo Vidditama Zen mori gjithashtu nje forme shume te ndryshme. U takova me kreun e sistemit Vidditama Zen, dhe u habita sepse “Ata me thirren Mua se ai ishte shume i semure, keshtu ata thane qe “Nene, te lutem ndihmoje ate te sherohet.” Por kuptova qe ai nuk ishte aspak nje shpirt i realizuar dhe s’dinte asnje fjale rreth Kundalinit. Pra i thashe, “Si jeni kreu, (kryetari) si mundet qe jeni bere kryetari kur ju nuk dini kuptimin e Kundalinit?” Keshtu ai tha, “C’eshte Kundalini?” Ai s’mund te kuptonte asgje. I them, “Cfare eshte Zen?” Zen eshte te meditosh, dhyana. I them “Mire, por per cfare eshte?” “Po, po eshte.”

Dua te them kaq konfuz ishte. Me pas e pyes, “Ju nuk jeni nje shpirt i realizuar, atehere si jeni kryetari?” Ai tha, “Ne kurre nuk kemi patur nje shpirt te realizuar tani per tani, e prej kohesh. Vetem per gjashte shekuj kemi patur disa kashayapas” i quanin ata kashayapas. Dhe pastaj nuk kemi patur fare shpirtra te realizuar.” Pra, mendoni, nen cfare rrethanash keni marre realizimin tuaj. Pa sakrifikuar asgje, pa hequr dore nga asgje, pa vene ne pune asnje nga keto tapasyas” pendesa. Sepse Buda eshte Tapa. Keto tre Hyjni ne Cakren tuaj Agnya: Krishti, Mahavira dhe Buda. Tre prej tyre jane Tapa.

Tapa do te thote pendese. Ju duhet te beni pendese; dhe pendese, tani ne Sahaja Yoga, s’do te thote qe duhet te hiqni dore nga gruaja juaj a te hiqni dore nga burri, femijet tuaj, te hiqni dore nga familja juaj. Por ketu Tapa do te thote meditim. Dhe per meditim, duhet te dini kur te ngriheni (zgjoheni), kjo duhet te jete gjeja me e rendesishme per nje Sahaja Yogi. Pjesa tjeter e gjerave automatikisht do te funksionoje, dhe ju do te kuptoni. Per te rritur thellesine tuaj ju duhet te meditoni, eshte nje gje absolutisht e thjeshte. S’duhet te rruani koken tuaj, s’keni pse te mohoni veten ( vdisni urije), s’keni pse te ecni kembezbathur, ju mund te kendoni, mund te kerceni, Dua te them, mund ta argetoni veten me muzike. Atje, nuk lejohen as per te pare nje drame apo nje loje, ose gjithcka te tille. Dua te them, kaq shume gjera nese sheh listen, ju do cmendeshit, se si mund te ekzistojne njerezit? Por kishte mijera njerez me Te, qe udhetonin me Te qe u varferuan kaq shume, vishnin vetem recka.

Se fundmi, nje tregtar i madh po kalonte andej dhe i pa e mendoi, “Sa njerez te varfer jane, lypsare. Zoti e di nese jane lebroze apo cfare?” Dhe pati nje ndjenje te madhe per ta. U dha atyre pak ushqim per te ngrene dhe gjithcka dhe perseri nuk e dinte qe ishte Tagata” . do te thote ishte Buda qe po shkonte. Pra gjeja kryesore e Budes, vete Buda do te thote boddh, nga boddha, dhe boddh do te thote: te njohesh realitetin ne sistemin tend qendror nervor, kjo eshte boddha. Tani te gjithe ju jeni bere Buddhas, pa hequr dore nga asgje sepse nga cfaredo qe Ai hoqi dore ishte e pakuptimte. Ishte nje mit. Nese ishte nje mit, c’eshte dobia e te hequrit dore nga miti? C’rendesi ka nese degjoni muzike, c’rendesi ka nese kerceni, s’ka rendesi fare.

Por keto ide shkuan kaq thelle tek keta njerez sa vertet ju ndjeni per ta kaq meshire dhe dhembshuri shikojini, ku kane humbur ata? Nuk hane ushqimin e tyre, kane ushqim vetem nje here ne kohe po vdesin urie, duken vertet me keq se pacientet e TB. Ndersa ju njerez dukeni faqekuqe te vertete, te gjithe duke shijuar jeten per bukuri dhe cdo gje ne te. Por ende duhet te dini qe duhet te keni principin e Budes brenda jush. Dhe cili eshte principi i Budas, eshte qe ne duhet te bejme tapa. Tapa s’do te thote – nuk them – qe duhet te vdisni urije. Por nese keni shume interes ne ushqim, eshte me mire te beni pak agjerim. Kurre nuk kam thene qe nuk duhet ta shijoni muziken, kurre. Pa diskutim, ju duhet ta shijoni. Por duhet te shijoni ate muzike qe eshte per emancipimin tuaj.

per zgjimin tuaj, per ngritjen tuaj. Une nuk them mos bej, sepse tani vete ju jeni nje Buda. Budes nuk i thuhej asgje, Ai i thoshte cdokujt, por Atij nuk i thuhej. Ne te njejten menyre, mua s’me duhet t’ju them. Vetem duhet te kuptoni. Por ndonjehere detyrohemi (kufizohemi) nga kaq shume kushtezime sa e gjej shume te veshtire per njerezit te kuptojne cfare eshte shpirti. Shpirti eshte i pakufishem. Eshte nje shprehje e lire e dashurise se Zotit. Pra kur eshte fjala per shprehjen e lire te dashurise se Zotit, dhembshurise, dashurise, na duhet te kuptojme, a e bejme ne kete apo jo? Edhe tani ka shume kushtezime qe ende veprojne tek ne.

Per shembull, disa prej jush jane te tille qe “Une i perkas kesaj kombesie, asaj kombesie, Une jam ky, jam ai. Jemi shume krenare per kete. Nuk mund te perzihemi me njerezit e tjere, jemi shume te larte per njerezit e tjere.” apo dicka e tille. Tashme ju jeni bere nje qenie universale. Pra, ju “si mund te keni keto lloj kufizimesh idiote qe prape jane mitike.” Pra, duhet te shihni, pyesni veten dhe te kuptoni nese jeni duke patur si eshte pune me te, largojeni ate Gjithashtu me femijet tuaj, duhet te shihni, kuptoni, eshte shume e rendesishme si sillen, nese jane agresive apo si sillen. Eshte shume e rendesishme sepse edhe ata jane Budas, edhe ata jane shpirtra te realizuar. Por kane disa kushtezime te caktuara brenda tyre dhe sillen sipas ketyre kushtezimeve. Ne mund te shohim nje drite brenda nesh.

Ajo qe ndodh eshte qe ne fillojme te shohim cfare nuk shkon me ne dhe thjesht e braktisim ate. Por edhe kur e shihni kete, nese nuk e braktisni dot atehere duhet te dini qe keni nevoje per me shume fuqi. Prandaj duhet te mesoni si te ngreni Kundalinin tuaj, si te lidheni me fuqine Hyjnore gjithe kohes, qe ju te jeni ne vetedijen pa mendime dhe keshtu ju rriteni brenda vetes ne thellesi. Kushtezimin e gjej akoma shume te fshehur (pergjues) ka “IM dhe E IMJA” ende ne Sahaja Yogiste. Ashtu sic kam degjuar para kesaj ne lidhje me, te themi njerezit Angleze apo te gjithe Perendimoret, sepse une po u flas njerezve Perendimore ketu, qe nuk e cajne koken per familjet e tyre, grate dhe femijet e tyre, cdo tre dite po divorcohen apo kater dite po ia mbathin me nje burre tjeter a dicka e tille. Tani shoh qe ngjisin, si zamke. Gruaja behet shume e rendesishme, burri behet shume i rendesishem. Shtepia ime behet shume e rendesishme, femijet e mij behen shume te rendesishem, dhe nese ne fillim nuk ishin te interesuar per femije, tani behen te ngjitur pas femijeve si, si me zamke. Eshte e pamundur per ata t’ua thuash, shikoni femijet i perkasin Sanghas, kolektivitetit. Mos mendoni se ky eshte femija juaj.

Po filluat te mendoni keshtu, atehere ju kufizoni veten dhe i futeni problemeve. Edhe ne vendet e mencura duhet te them problemet po zvogelohen shume. Gjithashtu ne, nuk duam te jemi raciste, E di qe njerezit i urrejne ata qe jane raciste, ata duan ta zhdukin racismin. Si ne Indi, kam pare qe Sahaja Yogistet duan qe i gjithe sistemi i kastes te hiqet. Sepse jane vete-shkaterruese. Pra ne fillojme te shohim brenda vetes cfare eshte vete-shkaterruese. Cfare do te me shkaterroje; me pas cfare do te shkaterroje familjen time; pastaj cfare do te shkaterroje vendin dhe gjithe boten? Gjithe keto ndermarrje qe jane ne vet-kundershtim me jeten tuaj konstruktive, filloni te shihni, shihni daljen tuaj nga shinat, shihni qe po shkoni drejt shkaterrimit, dhe mund ta ndaloni kete dhe kjo eshte shume e rendesishme. E mundur vete nese ju perpiqeni pyesni brenda vetes suaj dhe te meditoni dhe te kuptoni, A e kam kete cilesi? Disa prej tyre jane shume krenare per temperamente te caktuara, si “Une keshtu jam, cfare te bej Nene?

Une keshtu jam.” Jo me. Tani te gjithe cilesite tuaja te bukura jane zgjuar nga Kundalini juaj. Tregon se asgje s’ishte e vdekur, asgje s’ish e mbaruar, ishin te gjitha aty te paprekura dhe kur Kundalini filloi te ngrihet, ajo thjesht zgjoi gjithe keto cilesi te bukura. Pervec kesaj, ne Guru Puja, do ju tregoj gjithe cfare ka ndodhur. Sigurisht, ju mund ta keni pare ne Sahasrara Puja, ju tregova per veten, se ajo qe keni arritur, s’e keni idene per fuqite qe keni marre. Por ne Guru Puja, patjeter qe do t’ju tregoj cila eshte gjeja qe eshte Sahaja Yoga. Eshte nje nga gjerat me te cmuara qe nje qenie njerezore ka njohur, prej shume kohesh. S’eshte vetem te flasesh per Zotin, s’eshte vetem te thuash qe hyjnorja eshte brenda teje por efektiviteti i saj. Pra s’keni nevoje per shkence, keni nje problem, mire, jepini nje bandhan, mbaroi.

Kaq e thjeshte. Nese doni ndonje gje, vetem jepni bandhan, eshte e mbaruar. Doni te jepni realizim, ngrijeni ate. Ky kundalini eshte i ngritur. Cdo gje qe mund ta beni me shkence, e beni me Sahaja Yoga. Ne jemi edhe kompjutera. Ndonjehere them dicka, ju thoni “Nene, si e dini Ju?” “Jam nje kompjuter, pa dyshim.” Them une. Por te gjithe ju jeni kompjutera, vetem nje gje qe duhet te zhvilloni thellesine tuaj.

Tani jeni ne linjat e duhura, pra s’kemi nevoje per kete shkence qe mund te na shkaterroje te gjitheve. Cdo gje mund te behet nepermjet Sahaja Yoga. Dhe kjo eshte ajo qe do ju shpjegoj ne Guru Puja” si beheni kaq te afte. Pra, ju lutem kini vet-vleresim. Duhet te keni vet-vleresim dhe kuptoni qe ju jeni nje Sahaja Yogi. Se pari dhe me kryesorja, ju jeni nje Sahaja Yogi dhe si Sahaja Yogi, duhet te arrini ate gjendje ku ju beheni absolutisht te afte per te bere cfaredo qe shkenca ben, cfaredo qe dikush mund te beje, kjo eshte siddhi e vertete, do te thote ju beheni nje trupezim i te gjithe fuqive. Ka disa njerez qe vijne e Me thone, “Nene, Ne s’mund te hapim zemrat tona.” Kur them s’e kam fjalen zemer te hapur te prere (operacion). Por te “hapesh zemren” do te thote thjesht te shohesh cfare nuk shkon me ju. S’mund te ndjeni dhembshuri?

Por kam pare njerez qe kane zemren e hapur per nje qen, ose nje mace. Por ndonjehere ata nuk kane zemer te hapur per femijet e tyre. Tani si mund te mos keni zemer te hapur ne Sahaja Yoga? Eshte vendi i pare ku ekziston shpirti dhe rrezaton driten e tij dhe kur e rrezaton driten, ai eshte vendi i pare ku ju shikoni jeten e nje personi qe eshte plot dashuri. Pra si ka mundesi, qe ka nje problem te tille “Nuk mund te hap zemren time.” Kjo vjen per arsye se ju keni vetem ego dhe jo vet-vleresim. Pra, Buda eshte ai qe eshte vrasesi i egos. Ai eshte vrasesi i egos. Sic mund ta keni pare, Ai eshte, Ai eshte duke levizuar ne Pingala Nadin tuaj dhe vjen e pastaj vendoset ne kete ane, anen e majte. Ai eshte ai qe kontrollon egon tuaj, dhe si ka provuar Ai te kompesoje kete ane te djathte.

Para se gjithash, ju duhet te keni pare Budan e qeshur. Eshte shume i shendoshe, dhe nje person qe eshte i anes se djathte eshte shume i dobet (holle), nuk qesh kurre, madje as nuk buzeqesh. Edhe nese e gudulis, nuk mundet. Pra, e kane shfaqur Budan si nje person,qe ka shume femijet te ulur ne stomakun e Tij, ne gjithe trupin e Tij dhe kudo, Ai do jete duke qeshur. Pra, vetem shihni si e kane treguar kompesimin e Budes, te atij qe eshte kontrolluesi i anes sone te djathte. Pra, si e kontrollon Ai anen e djathte, thjesht qesh prej saj. Ai qesh me Veten e Tij, Ai qesh me cdo gje. Cdo gje qe shohin, per shembull, tani sic ka thene Ai “Mos beni drama.” Ne rregull. Une them “Ju shihni cdo drame.”

Por ne te ju shikoni me ndergjegjen tuaj te ndricuar, mund te kuptoni budallallekun e saj dhe te shijoni budallallekun. Per shembull, kjo zonja Elizabeta qe martuar tete here a dicka e tille, nente, Nuk e di sa here ishte martuar, e humba llogarine. Pra keta njerez budallenj shkuan atje, tre, kater mije, imagjinoni me shume se ju, duke ndenjur rrotull, dhe kishte helikoptere qe dergonin parashuta, kuptoni poshte, dhe te gjithe ishin kaq shume te dashuruar dhe parashutistat binin neper peme, ndonjehere mbi njerez. Dhe e gjitha ishte ne gazete, pra nje lajm i madh per keta Amerikane, ndaj duhet te shihni marrezine e kesaj. Nese mund te shihni marrezine, ne rregull atehere. Por nese beheni nje nga ata spektatore dhe mendoni, “Oh, cfare gjeje eshte kjo… cfare fati qe isha i afte te shihja kete grua, nje person kaq te pafat, te shkoje per muaj mjalti.” Me pas kuptoni, kuptoni cdo gje, te themi tani qe shkova ne Rio dhe ata Me treguan menyren si po benin karnavalet. Zot i madh. U ndjeva sikur po vjell, ishte kaq e peshtire. Por nese eshte dicka idiote, mund te shihni thelbin e saj; nese eshte dicka humoristike, mund te shihni thelbin e saj.

Pra c’ka ndodh me ate vemendje, ju shihni thelbin e te teres, lidhur me realitetin, krahasuar me realitetin, eshte budallallek. Ne driten e realitetit, eshte budallallek. Mund te jete mitike, mund te jete e rreme, mund te jete hipokrite, gjithe llojet e gjerave qe nuk jane realiteti. Por nese je nje Sahaja Yogi, do te jesh i afte ta shohesh ate dhe ta shijosh. Kam pare femijet ta bejne kete shume kollaj dhe ta kuptojne deri ne nje moshe te caktuar, pastaj nuk e di se c’u ndodh atyre. Por, kur pata femijet e Mij, ata e kishin zakon te shihnin Ram Leela, (pjese teatrale marre nga “Ramayana” epike fetare Hindu) Ishin shume te vegjel dhe e studionin ate ne shkolle. Do shkonin ta shihnin cdo dite me sherbyesin tone. Gjithe sherbyesit do kishin nje Ram Leela dhe do shkonin ta shihnin dhe do ktheheshin e do Me tregonin gjithe argetimin. Ata thonin, “Sot Dashratha dhe gruaja e tij, patem nje luftim te tille dhe papritur zbuluam qe ishin te dy burra qe luftonin,kuptoni. Po luftonin njeri-tjetrin.”

Dicka te tille, dhe e kishin zakon qe cdo here me tregonin lojen e saj. Por sherbetori Im tha, “Shikoni tek…” “femija” ata i quanin keshtu. “femijet” Shihni si po kenaqen. Gjithe kohes duke qeshur, ata po e shijonin kete Ram Leela ashtu si ne.” E kuptoni ndryshimin? Ato vajza po qeshnin me anen qesharake te teres, ndersa ky djale po mendonte qe, ato vertet po argetoheshin me te dhe gjithcka. Pra kjo eshte te kuptuarit. E njejta gje kur ju shihni cili eshte reagimi juaj. Kjo varet prej chittas suaj, vemendjes suaj, qe eshte e ndricuar. dhe vemendja e ndricuar vepron ne nje menyre shume ndryshe nga nje vemendje budallaqe, apo nje vemendje konfuze apo nje vemendje qe eshte plot negativitet.

Pra, duhet te gjykoni si reagoni (veproni). Si, pashe nje djale qesharak punk qe vjen tek Une I them, “Pse te pelqen keshtu?| Ne Sahaja Yogi me thote, “Nene, s’duhet t’i flasesh keshtu.” I them, “Pse?” “Kjo eshte feja e tij, ne fund te fundit duhet ta kuptoni.” I them, “Vertet, kjo eshte feja e tij.” Keshtu djali thote, “C’a problemi ka?” I them, “Gabimi eshte qe ti nuk ke identitet. Nuk ke vet-vleresim, prandaj provon te lyesh veten dhe perpiqesh te tregosh qe ti je ky apo ai, e qe nuk je. Pse nuk behesh ai qe je?” Me vone ky djale u be nje Sahaja Yogi.

. Kjo eshte ajo qe duhet te shohim qe duhet te pranojme ate qe jemi dhe ne jemi shpirti. Nese jemi shpirti, atehere duhet te jetojme dhe ta shijojme dhe te bejme cfaredo qe te jete e nevojshme. Por ka kater gjera qe Buda i ka thene shume bukur, qe te gjithe ju duhet te thoni cdo mengjes, mendoj, te kuptoni. which all of you should say every morning, I think, to understand. Ne fillim Ai thote,”Buddham sharanam gacchami.” Dorezoj veten tek Buda. Do te thote, “Dorezoj veten tek vemendja ime e zgjuar, tek ndergjegja ime e zgjuar.” Buddham sharanam gacchami Eshte shume e rendesishme te dime qe Ai tha kete perseri e perseri. Me pas Ai tha, “Dhammam sharanam gacchami.”

Qe eshte, “Dorezoj veten tek dharma ime.” Dharma s’eshte ajo qe gjendet jashte, keto fe qe jane mitike dhe qe jane futur ne nje lloj te ri te perversiteteve. Por feja (besimi) brenda vetes sime, feja e lindur, Dorezoj veten ndaj saj, qe eshte e drejte. te cilen une e njoh shume mire qe jane gjerat e verteta brenda nesh, qe na jep te gjitheve sistemin e vlerave. Me pas gjeja e trete qe Ai tha, “Sangham sharanam gacchami.” Dorezoj veten ndaj kolektivitetit. Duhet te takoheni. Po provoj me te miren me nivelin Tim te gjej pak vend ku ju te takoheni, qofte edhe per hir te nje pikniku apo dicka, te pakten nje here ne muaj. “Sangham sharanam gacchami”,eshte shume e rendesishme se pastaj do te dish qe je pjese perberese e gjithesise; qe mikrokozmosi eshte bere makrokozmos; qe je pjese perberese e Virates qe je bere i vetedijshem per te. Dhe keshtu rregullohen gjerat shume shpejt, keshtu e ndihmojme njeri-tjetrin.

Keshtu e zbulojme nje person qe eshte negativ; keshtu zbulojme ate qe nuk eshte. Zbulojme nje person qe eshte egoist, qe nuk eshte egoist. Keshtu zbulojme njerezit nuk jane fare Sahaja Yogis, e pretendojne te jene Sahaja Yogis,. dhe thjesht heqim dore prej tyre, i kuptojme. Pa hyre ne kolektivitet, pa qene kolektive, nuk mund te kuptoni kurre vleren e kolektivitetit. Eshte kaq e mrekullueshme, ju jep kaq force, ju jep kaq kenaqesi, kaq gezim, ndaj ne Sahaja Yoga fillimisht duhet ti kushtoni rendesi kolektivitetit. Edhe nese supozojme se mungon dicka, nuk ka rendesi. Ju thjesht beheni kolektive. Ndersa vini ne kolektivitet, nuk duhet t’i kritikoni te tjeret; s’duhet te thirrni emrat e te tjereve. Mos gjeni gabime tek ta.

Por pyesni brenda vetes dhe te dini qe “Pse, kur te gjithe po kenaqen me veten e tyre, pse jam une ai qe ulem e perpiqem te gjej gabime? Duhet te kete ndonje gabim me mua.” Nese ju thjesht do i kushtoni vemendje vetes, per sa kohe qe ju shqetesojne defektet, pastaj jam e sigurte qe do te beheni edhe me kolektiv, then I’m sure you will become much more collective, pastaj kur filloni te shihni defektet tek njerezit e tjere. than when you start seeing the defects in other people. Dhe s’ka dobi. S’ka dobi te kuptosh. Supozojme, kam nje pike ne Sarin Tim, me mire ta pastroj. Por nese keni nje njolle ne sarin tuaj, c’dobi ka ta shohesh> Une s’mund ta pastroj. Ju duhet ta beni kete vete. Eshte nje gje e thjeshte, shume praktike dhe ky lloj prakticiteti… A mund te Me degjoni te gjithe?

Duhet te behet nje gje kaq praktike per te kuptuar qe Sahaja Yoga eshte me praktikja; eshte me praktikja sepse eshte realiteti absolut. Pra, me gjithe keto fuqi, me gjithe kete kuptueshmeri, me gjithe kete dashuri te dhembshur, duhet te jeni te sigurt per veten dhe te dini qe jeni gjate gjithe kohes te mbrojtur, te udhezuar, te perkujdesur, ushqyer, dhe te ndihmuar per t’u rritur prej kesaj Fuqie hyjnore, qe eshte gjithe-perhapese. Zoti ju bekofte te gjitheve.