Easter Puja

(Italy)

Feedback
Share
Upload transcript or translation for this talk

Easter Puja. Magliano Sabina, Rome (Italy), 11 April 1993.

Jemi mbledhur te gjithe ketu ne maje te ketij mali te bukur, per te festuar ringjalljen e Krishtit.

Eshte shume domethenese per Sahaja yogis te kuptojne ngjarjen e madhe te ringjalljes se Tij, me te cilen Ai tregoi qe shpirti nuk vdes. Ai ishte “Ai ishte Omkara, Ai ishte Logos (Krishti) dhe Ai ishte Shpirti, prandaj Ai mund te ecte mbi uje. Dhe ne gjithashtu kemi bere nje film ku kemi treguar se si Mooladhara, qe shfaq atomin e karbonit, aq qarte sa nese e shikoni nga e djathta ne te majte, do gjeni tamam nje swastika aty; dhe nga e majta ne te djathte do shihni Omkara. Por kur shihni nga poshte lart, ajo qe shihni eshte alfa dhe omega. Kjo provon pertej dyshimit qe Krishti, sic Ai tha, “Une jam Alfa dhe une jam Omega,” tregon qarte se Ai ishte misherimi i Shri Ganesh. Eshte nje prove shkencore qe ne kemi tani, dhe keshtu mund t’u themi njerezve qe eshte nje fakt. Une nuk e di ne kohen e Krishtit nese kjo alfa dhe omega ishin te njohura per matematikanet, por patjeter per Ate kur Ai tha,”Une jam Alfa dhe Omega,” Ai ishte nje misherim shume i mrekullueshem, dhe shume i rendesishem per ngritjen tone. Nese Ai nuk do te kishte ringjallur Veten, ne s’mund te kishim arritur aspak ngritjen tone. Pra eshte nje kontribut i madh. Ringjallja e Krishtit eshte evidente tani ne jeten tone: cfare ishit me pare dhe cfare jeni ju sot.

Eshte nje ndryshim i tille, nje diference e tille, nje transformim i tille. Eshte sakrifica e Tij ne kryq dhe ringjallja e bukur e Tij ka krijuar nje menyre per te gjithe ne per t’u futur ne nje gjendje te re transformimi. Ne kete gjendje eshte nje histori e ndryshme per qeniet njerezore, dhe e ndryshme per Krishtin. Krishti ishte Vetja e tij ishte shenjteria, ishte pastertia. Pra ringjallja e Tij s’eshte asgje por nje ngjarje fizike, mund te themi, sepse Ai s’kishte nevoje per transformimin, Ai nuk kishte pse te kalonte nepermjet ndonje pastrimi. Por ajo qe ndodhi ne rastin e Tij ishte qe Ai u ringjall nga vdekja “simbolizon jeten e qenieve njerezore pa spiritualitet” eshte si vdekja; sepse ata bejne gjithcka pa kuptuar asgje ne lidhje me teresine, ne lidhje me realitetin, me te verteten absolute. Se fundi cfaredo qe ata te bejne i con drejt shkaterrimit te tyre. Madje edhe fete qe jane krijuar prej ketyre misherimeve te medha jane ne renie (degradim) absolute. Nuk do te gjeni asnje gjurme te jetes religjioze tek te gjithe ata njerez te cilet pretendojne se jane ata qe mund t’i shfaqin (manifestojne) keto misherime. Nese e shihni ne nje menyre me te thelle eshte edhe shume e dhimbshme.

qe ne emer te gjithe ketyre misherimeve te medha gjerat qe njerezit po bejne, aktivitetet qe ata ndermarrin eshte dicka e pamundur, sepse nuk kane frike nga Zoti. Ne emer te Zotit jane duke bere gjithe keto gjera te tmerrshme ne mbare boten. Sigurisht qe ketu, mund te thoni qe Kisha Katolike ka qene ekspozuar. Gjithkund njerezit po shohin qe jane ekspozuar gjithe keto gjera fallse . Por gjithe keto gjera false ata i kane perdorur nen petkun e Zotit, spiritualizmit dhe bukurise. Kjo eshte menyra me e mire per ta fshehur. Gjithe mizoria, gjithe dhuna, gjithe shemtia “keshtu kane funksionuar ata.” Dhe ka shkuar ne nje gjendje te tille sa ju nuk mund te gjeni as edhe nje nuance. te vogel te jetes fetare ne mesin e ketyre njerezve. Si te gjithe hajdutet e botes, gjithe kriminelet e botes dhe gjithe intriguesit e botes ta kene marre persiper.

Kjo ndodh sepse ajo qe eshte shkruar ne te gjithe librat dhe te gjithe shkrimet e shenjta qe keni kerkuar per veten, nuk jane bere kurre. “Te duhet te njohesh veten” nuk eshte bere kurre. Sa here ka thene Krishti, “Njih vetveten.” Ai gjithashtu tha “Ju do te lindni perseri” “keshtu menjehere ata moren nje certifikate, “Une linda perseri” dhe filluan te perfitonin me kete lloj certifikate. Por faktikisht ata nuk mendojne cfare mireqenie iu eshte dhene. Me e shumta ata mund te kene bere ca para, me e shumta ata mund te kene patur disa fuqi siperfaqesore; por s’eshte bere asgje, nese e shikon nga natyra e lindur. Mund te misherosh cmendurine e tyre, per menyren si e kane marre jeten e Krishtit apo jeten e ndonje tjetri shume fisnik dhe me nje sistem me te larte vlerash, dhe po bejne gjera te nje shkalle shume te ulet. Tani ne Sahaja Yoga ju keni transformuar veten tuaj. Do te thoja qe kundalini juaj e ka bere punen. Por ende diferenca mes Krishtit dhe jush eshte kjo, qe ju po vini nga ai ambjent, nga ai stil jete, nga ajo menyre e te menduarit qe ishte per te gjithe shkaterrimin tuaj.

Nese shikoni gjithcka tani eshte per shkaterrimin tuaj. Prandaj kur ju dilni prej saj, perseri keto gjera te bejne me dhimbje koke (dehin), perseri ju ndikoheni prej tyre. Edhe kur ju po ngriheni lart e me lart, ju duket papritur sikur po terhiqeni poshte perseri ne disa lloj situatash qesharake, ne disa lloj gjerash degraduese. Sigurisht, ndonjehere tronditeni me veten tuaj; ndonjehere e pranoni gjithe kete. Pra per nje Sahaja yogi eshte shume e rendesishme qe pasi ka ardhur tek realizimi duhet te behet shume introspektiv (te shohe brenda vetes). Ne vend te qe te shohe gjerat e keqija te tjereve, ai duhet te provoje te shohe c’eshte e keqe brenda vetes se tij. Eshte shume e rendesishme qe ju duhet te dini se sa larg po shkoni drejt spiritualizmit tuaj. Sepse Krishti nuk kishte nevoje per kete, Ai madje nuk kishte pse te bente introspektive per Veten e Tij. Ai ishte dicka qe ishte pertej cdokorrupsioni, dhe per Te ishte thjesht nje transformim fizik, ne kuptimin qe, meqe Ai vdiq atehere Ai ringjalli Veten. Por per ne eshte shume ndryshe.

Ne tani jemi Sahaja yogis, por ne jemi qenie te zakonshme njerezore. Ne s’kemi drite brenda nesh. Tani drita vjen brenda nesh dhe ne shohim driten, me pas cfare behemi? Ne duhet te behemi vete drita. Krishti ishte drita. Ai nuk duhej te behej. Pra ne duhet te behemi drita. Dhe tani ju duhet te ruani menyren qe kjo drite mund te trazohet, mund te reduktohet, ose mund te shuhet plotesisht. Pra mbajeni veten me kete drite, gjeja e pare ju duhet te dini qe nese ju shihni driten, nuk eshte e duhura “do te thote qe ju s’jeni drita. Ju duhet te beheni drita.

Kur ju jeni drita, atehere ne kete drite ju mund te shihni lehtesisht si punon mendja juaj, cfare idesh ju jep, cfare ndikon tek mendja juaj ndersa ju po ngriheni. Eshte ky shqetesimi apo eshte kjo pergjegjesia qe keni? Ose eshte kjo prej zakoneve te keqija qe keni patur, qe ka nje pengese ne rritjen tuaj si nje personalitet shpirteror? Pra ju duhet te ruani veten gjate gjithe kohes, dhe te shihni veten se si po procedoni. Eshte nje udhetim shume i bukur “udhetim shume shume i bukur. Dje isha shume e lumtur te degjoja kengen e Ruseve qe pershkruanin udhetimin, udhetim i kundalinit. Kjo eshte e vertete, pa dyshim, qe ju jeni shpirtra te realizuar. Parimisht ju nuk ishit nje shpirt i realizuar, por tani ju jeni nje shpirt i realizuar. Ju jeni nje gjendje e zhvilluar. Tani ajo cfare mungon eshte idea qe ne jemi plotesisht mire dhe asgje s’mund te na demtoje, te na perule.

Nese ju zhvilloni nje ide te tille egoistike, nuk ka per t’ju ndihmuar aspak. Ajo qe ju duhet te beni eshte te beni introspektive ndaj vetes gjithe kohes. Per kete eshte meditimi, te shihni per veten si po e mbani lart ngritjen tuaj shpirterore. Askush tjeter s’mund ta beje, eshte puna juaj individuale. Sigurisht, nese shkoni ne kolektivitet, menjehere ata do te dine cilat cakra kane ngerce, pa asnje dyshim. Ata mund te mos e thone, ata mund te mos i referohen, por patjeter qe do te dijne qe kjo e ajo cakra eshte infektuar dhe ky person ka kete problem. Por ata nuk do te dijne per veten e tyre cilat cakra kane ngerce, cili eshte problemi i tyre. Keshtu nese dikush ju thote qe “Mendoj se kjo cakra ka ngerce tek ty,” ju kurre, kurre nuk duhet te ndiheni keq per kete, sepse duke e mbajtur kete cakra te paprekur (patrajtuar) ju jeni duke rrenuar jeten tuaj. Pra ajo cfare duhet te beni eshte te shihni qe nese dikush ju thote juve qe “Une mendoj qe eshte kjo cakra, ka dicka qe nuk shkon,” ju duhet ta falenderoni kete person, “Fale Zotit, qe me treguat.” Si pasqyra “nese shiheni ne pasqyre dhe ka dicka qe s’shkon ne fytyren tuaj, ju mund ta korrigjoni ate menjehere.

Ne te njejten menyre nese dikush konstaton kete tek ju, duhet te jesh mjaft i matur qe te dish se ky eshte nje bekim i madh qe nje gje e tille eshte nxjerre (konstatuar) tek ty. Si dje qe kishte nje grindje midis dy liderve. Gjithmone “ku ka dy lidere, gjithmone ka grindje. Nuk duhet te kete. Eshte tamam si dy sy qe nuk ndeshen kurre, dy duar s’ndeshen kurre, dy kembe nuk ndeshen. Por nese ka dy lidere, ka gjithmone nje problem. Duhet te keni gjithmone nje lider, perndryshe problem i madh. Keshtu ata po debatonin mes vetes, shikoni, dy lidere qe po debatonin mes tyre, dhe erdhen tek Une. E pashe menjehere qe njeri prej tyre ishte i prekur. I thashe, “Veri duart kundrejt Meje.”

Kur e vuri doren drejt Meje, e terhoqi menjehere mbrapsht. “Cfare ndodhi?” Ai tha, “Kam nje ndjesi djegie, Nene.” I them, “Kjo eshte. Tani do te dish cili eshte problemi me ty?” Ai tha, “Une jam gjaknxehte, kete e di. Une jam shume egoistik. Nuk duhej te isha sjelle keshtu.” Por ne te njejten kohe ai mund te jete ndjere shume keq, per shkak se ia thashe. Por ai nuk u ndje sepse eshte nje Sahaja yogi dhe ai e di cila eshte e mira per te, cfare eshte mire per te.

Ai nuk u ndje aspak keq. Perkundrazi, ai ishte kaq mirenjohes ndaj Meje “Nene, fale teje une munda ta kuptoja. Perndryshe une po e fshihja brenda zemres sime.” Tani, problemi me ne eshte qe ne kemi arritur mjaft zhvillim brenda vetes, dhe ne e kemi konsoliduar ate. Gjithashtu, ne kemi nje fuqi te madhe kolektive, Mund ta shoh, ne cdo vend. Ne mund tu japim realizim shume veteve, dhe ne vertet mund te formojme gjithe keto te verteta ne jetet tona. Ne mund ta bejme kete. Gjithe kohes ne duhet t’i stabilizojme ato. Por ka nje pike ne te cilen njeriu duhet te jete shume i sigurte: qe ju keni arritur absolutisht te verteten e fundit. Duhet te jeni shume te kujdesshem ne kete pike, shume.

Kam pare njerez qe shkojne shume lart ne Sahaja Yoga, ngjiten shume lart, dhe papritur shkojne shume poshte. Me trishton shume, ekstremisht te trishtuar. Arsyeja eshte se ata nuk kane besim “besim tek vetja dhe besim ne Sahaj.” Ky eshte besimi qe mungon. Ju duhet te keni besim tek vetja dhe besim tek Sahaj. Sahaj do te thote qe ka (gjendet) Fuqia hyjnore, dhe e gjithe kjo Fuqi perhapese kujdeset per ne. Edhe tani ndihet, ju e ndjete kete. Nuk eshte se vetem duke e thene ajo eshte aty “e keni ditur qe eshte keshtu.” Por vetem duke e ditur kete, nuk eshte bere besim brenda jush. Por ky eshte besimi per te cilin foli Krishti.

Ky eshte besim me nje mendje te ndritur, jo besim i verber. Dhe me te verberin ju mund te beni gabime, ndersa me te ndriturin (ndricuarin) ju keni besim ju beheni ekstremisht te fuqishem, ekstremisht te fuqishem. Nuk mund te kete probleme nese besimi juaj eshte i ndritur. Pra tani, ju shihni ne Sahaja Yoga shume njerez qe jane shume te qendrueshem, qe jane te drejte, qe jane shume te vlefshem. Ata jane si njerezit qe e dine se po qendrojne ne shkembinj. Por ata te cilet nuk jane ende te qendrueshem jane njerezit, qe mendojne se jane duke u tkurrur ne disa lloj ujrash qesharake te kesaj jete. Shkembinjte kane qene aty, ju po qendroni mbi shkembinj; dhe kjo gjithashtu ka ardhur prej besimit se asgje s’mund te na shqetesoje, kete besim, askush nuk na e trazon. Deri sa Krishti eshte i shqetesuar, natyrisht. E kam fjalen, Ai di gjithcka, pra Ai ishte i sigurte per kete. Ai kurre s’u merzit, Ai kurre nuk u tkurr, Ai kurre nuk dyshoi.

E dinte qe, qe Ai ishte Djali i Zotit, dhe ky ishte nje fakt qe Ai e dinte mjaft mire. Dhe Ai kurre nuk e sfidoi kete, Ai kurre nuk e dyshoi, fare. Keshtu eshte. Dhe prandaj Ai, them ishte duke qendruar mbi shkembinj; ndersa njerezit e tjere, edhe Sahaja yogis, duhet te behen si Krishti per aq sa ka te beje me besimin. Ky besim duhet te jete i kuptuar. Ky eshte nje besim i ndritur. Si Krishti “Ai shkoi ne kryqezim, Ai u fut ne gjithe llojet e gjerave, thjesht sepse Ai e dinte se ishte vetem nje drame (loje) dhe Ai ishte duke bere kete si nje loje duke luajtur;” dhe nuk ka asgje serioze, asgje nuk ka rendesi, , dhe ia do te ringjalle Veten e Tij. Ai luajti pjesen. Per Ate nuk ishte fare serioze. Ai pa njerez ta vinin ne loje Ate, ta tallni Ate.

Ai gjithashtu ne zemren e Vet dinte gjithcka qe “Keta njerez te cilet po me tallin nuk e dijne se kush jam.” Por ne te njejten kohe, Ai ishte trupezimi i besimit: besim ne Veten e tij dhe ne kete Fuqi gjithe perhapese. Kjo asnjehere nuk ju mposht, por per kete ju duhet te keni besim absolut. Supozojme se kam dike tek i cili kam besim, natyrisht qe do i jap atij gjithe punen, Do i besoj gjithcka, Do i mbaj celsat me te ose parate me te. asnje dyshim ndaj nje personi te tille. Ne te njejten menyre nese ke besim “Besim ne veten tuaj, besim ne Sahaja Yoga kur jeni te stabilizuar” do te habiteni si do fillojne gjerat te funksionojne, si do te permiresohet jeta dhe do te qendroni ne kembe mbi shkembinj, keshtu do te ndiheni. Nuk do te keni dyshime, nuk do te keni probleme, semundje. Pra, kjo eshte nje lloj gjendjeje “vetem besim.” Por tani kete besim, si e fitoni? Problemi eshte, si te fitoni (keni) kete besim?

Nuk ka kurs per te, nuk ka literature per te, nuk ka leksione per te. Por ka nje zgjim brenda jush qe do jua kerkoje kete “Kush jam Une” ky zgjim, “Cfare jam Une? Cfare kam arritur?” Kuptoni, kete do pyesni “Cfare eshte ajo qe kam arritur? Cfare kam marre prej Sahaja Yoga?” Do ju vijne gjithe keto pyetje. Por nese ju keni besim, jo te verber por te ndritur qe eshte formuar prej shume mrekullish ne jete, shume gjera ne jete; do kuptoni qe gjera te vogla,vogla kane qene mrekullira, gjera te vogla te vogla. Ka patur mrekullira edhe ne gjera te medha, ne kaq gjera qe nuk e keni pritur kurre te ndodhin. Pra tani e dini, e zgjidhur mjaft mire, qe ju jeni shume te mire ne Sahaja Yoga. Per shembull, filloi te bjere shi.

Gjysma juaj mund te merzitet per kete, pse po bie shi, por ata do e dijne qe gjendet nje cati shume e bukur, s’mund te ndodhe asgje. Le te bjere shi sa te doje. Dhe atehere do te keni besimin qe nuk do te bjere shi, nuk do te na beje qulle (lage). Ne te njejten menyre ky besim brenda nesh duhet te jete absolutisht solid, dhe kjo ju ben ekstremisht te forte dhe ju ben pergjegjes per ringjalljen e mijerave dhe mijera e mijera e mijera njerezve. Kjo lloj jete qe kemi “qe vetem nga stabilizimi (formimi) yne, nga mirekuptimi yne, nga vezhgimi yne qe kemi vendosur brenda vetes sone, ne qendrojme ne Sahaja Yoga “eshte dicka e mrekullueshme, por do duhej, duhet te ndodhe, po ndodh, dhe duhet t’u ndodhe te gjithe juve. Te gjithe duhet te keni fatin te njihni shpirtin tuaj dhe te njihni veten. Pra njeriu duhet te kete besim tek vetja. Shoh qe disa Sahaja yoginis vijne gjithmone e thone, “Nene, nuk jam mire, Jam e padobishme, nuk po punoj. “Une jam nje kokerr dembele,” apo cfaredo qofte. Ne rregull, ju e mendoni keshtu “kerkoni” per te.

Cfare doni? Edhe nese nuk kerkoni do te funksionoje, edhe nese nuk kerkoni. Edhe sikur vetem te mendoni per te, do te funksionoje. Edhe nese do i kushtoni vemendje do te funksionoje, sepse kjo Fuqi gjithe-perhapese eshte e vetmja fuqi e vertete. gjithe pjesa tjeter e fuqive eshte e padobishme. Dhe eshte kaq efikase, kaq e dhembshur qe ne ndarjen e sekondes mund te rregulloje gjerat. Dje patem dike nga Australia, dhe ishte mashtruar nga dikush duke blere nje toke dhe nje shtepi me nje cmim shume te tepruar, per te cilen ai nuk kishte para. Dhe ky shoku tha, “Nuk ka rendesi edhe sikur te mos kesh para, s’ka problem.” Ai i besoi atij “pati besim te gabuar”, Mund te them, dhe me pas tha, “Ne rregull.” Ai pagoi gjithe parate qe kishte, vetem per ta rezervuar.

Dikush shkoi atje, ishte nje puja keshtu qe shkuan shume atje. Kaq shume puja, dhe ndodhen gjera, dhe erdhen kaq shume njerez te shihnin gjithe kete. Por ky shoku ishte kaq i shqetesuar, shume i shqetesuar, nuk mund ta kuptonte, “Pse me ndodhi mua qe te vihem ne nje situate te tille te veshtire?” Ai ishte mashtruar dhe ishte, e kam fjalen, absolutisht i befasuar. Ai nuk e kish idene se si mund te dilte nga kjo rremuje. Ai kish futur aty te gjitha parate, ishte perfshire me gjithcka, dhe nese nuk do i paguante parate mund te futej ne burg. Une thjesht i shkrova “Ki besim tek vetja.” Kjo eshte e gjitha “Ki besim.” Dhe cfare mrekullie ndodhi, qe dikush tjeter ofroi per te nje cmim shume me te larte. Dhe shoku i kish thene, “Sigurisht une do te paguaj cfaredo qe te kam premtuar.

Do te kthej parate, dhe me shume se me duhet te paguaja.” Eshte dicka e pabesueshme. Shkuan kaq shume atje, shume donin te zgjidhnin problemin, bene kete, u takuan me shokun dhe i thane se nuk mund te paguanin. Asgje nuk funksionoi, asgje “vetem besimi i tij.” Dhe mund ta imagjinosh, tani ai do te behet nje njeri i pasur. Supozohej qe te shkonte ne burg, tani do te behet nje njeri i pasur. Ka shume mrekullira per kete, ka ndodhur. Kjo eshte ana financiare e saj, por e di ju e dini qe po ndodhin kaq shume mrekulli te tjera. Pas realizimit nese nuk keni besim, kjo tregon, E kam fjalen, ju jeni nje personalitet shume i mjere. Pas realizimit te pakten duhet te merrni besim.

Kjo eshte vertet dicka per tu habitur qe njerezit marrin (arrijne) realizimin e tyre dhe gjithcka, dhe perseri nuk kane besim ne veten e tyre. Ata qe kane patur, kane arritur vertet shume. Tani, diferenca midis Krishtit dhe neve eshte qe besimi ishte pjese perberese e qenies se Tij. S’ishte se Ai duhet te kishte besim “Ai ishte besimi.” Tani ne duhet ta kemi ate. Ne duhet te besojme ne veten tone. Ka kaq shume incidente qe mund t’ju jap te cilet edhe ju mund te Mi tregoni, kaq shume incidente ku vetem besimi ka ndihmuar. Nese ishit ne Rumani, mendoj se ndodhi qe kur nje grua erdhi ne skene, nuk mund te ecte, iu desh ta sillnin ne nje karrige me rrota. Dhe ajo tha, “Nene une e di qe ju mund te me sheroni. Askush s’mund te me sheroje; Une e di qe ju mund te me sheroni.”

E tha kete tre here. I them, “Pra, ti beson se une mund te sheroj.” “PO.” I them, “Atehere cohu.” Ajo thjesht u ngrit, dhe iku. Dhe pastaj filloi te vraponte gjithe rruges, dhe te gjithe filluan te qeshin. Ata thane, “Nene, Nene ajo nuk eshte nje Sahaja yogini!” I them, “Por shihni besimin e saj!” Sepse kur ekziston besimi gjithe hyjnite te marrin persiper: ato sfidohen, u duhet ta bejne kete. Ato kane treguar besim ne kete person.

Sic ju kam thene gjithmone, ne Sahaja Yoga ne u besojme njerezve, u besojme. Nje nder njeqind mund te na mashtroje s’ka rendesi, ne besojme. Besimi qe ti ke tek ky person punon edhe ne mendjen e tij, qe “ata kane kaq besim tek une.” Por cfare rreth hyjnive? Tregoni besim ndaj tyre dhe do te funksionoje, menjehere do te funksionojne. Sic Me tregoi Guido qe “Nene, ata thane qe do te kete shi te dendur per keto dy dite.” I them, “Mire. Mos u merzit.” Ku eshte shiu? Eshte zhdukur.

Ju mund te kontrolloni gjithcka nese besimi eshte nen kontroll. Dhe kur flasim per besim, e dini, eshte sfida ndaj kesaj Fuqi gjithe-perhapese, qe organizon, qe din gjithcka. qe eshte kaq inteligjinte, efikase “mbi te gjitha, ajo ju do.” Dhe atehere ju tregon besim. Ringjallja ne Sahaja Yoga eshte qe besimi juaj eshte solid. Kete duhet te arrini: besim solid. Me pas ata nuk ndihen keq, supozoni Une mund te mos i takoj ata,supozoni une mund te them, “Mire, eja. Shiko, kete here mund te mos jem ketu.” Nuk ka rendesi, shikoni, edhe nese Nena ju takon ose jo, nese kjo gje ndodh ose jo. Cdo gje eshte per te miren tone, per mireqenien tone.

Supozojme ju keni humbur rrugen, e dini qe kjo duhet te jete rruga. Nese do te shihni jeten e Krishtit, Ai ishte per tu kryqezuar. Ai duhej te mbante kryqin, Ai duhej te bente gjithe keto gjera “cdo gje eshte ne rregull,” sidoqofte. “Eshte fatkeq. Une do ta bej kete.” Ai kurre nuk u ankua, nuk u qa, Ai nuk deshi t’i ndante problemet e Tij me askend. Por ky besim ne Te i dha Atij forca aq te medha. Ai mund te kish bere gjithcka. Ai mund t’i kishte vrare gjithe ata njerez qe ishin duke u perpjekjur ta perndiqnin ate, kollaj “C’dem ka? Vetem nje shikim mund t’i vriste ata.

Por jo, Ai e dinte Ai duhet ta kalonte gjithe kete, Ai e kaloi ate. Se fundmi, Ai eshte ai qe eshte fitimtari, Ai eshte ai qe fitoi gjithcka. Ne te njejten menyre, nje Sahaja yogi duhet te shohe jeten e tij. Eshte shume e shtrenjte, jeta, eshte shume e shtrenjte ne kete bote. Keto dite, sa Sahaja Yogis ka? Ne procesin zhvillues (evoluiv)? sa do te behen Sahaja yogis, Une s’mund ta them. Se pari shihni boten, me pas do filloni te ndjeni qe shume prej saj po shkaterrohet ose po mbaron, shumica e njererzve nuk do te jene me. Jo se ne s’jemi te gatshem, por sepse ata nuk jane te destinuar te vijne ne Sahaja Yoga, s’eshte e thene te vijne ne Sahaja Yoga. Pra, ju jeni kaq fatlume qe keni arritur realizimin tuaj, rilindjen tuaj.

Por tani keni besim ne kete rilindjen tuajen, ne rilindjen tuaj qe eshte qenia juaj tani. Dhe me kete ju do te dini sa te cmuar jeni ju per kete bote, dhe ajo qe ju duhet te beni s’eshte te mendoni per fitimin material, fizik apo fitime emocionale, por fitime shpirterore. Cfare kemi bere per spiritualitetin, tonin dhe te tjereve? Kjo eshte e vetmja gje qe duhet te mendoni, dhe do te habiteni, cdo gje eshte organizuar, gjithcka funksionon. cdo gje ne kohen e vet tregon rezultatet e saja. Tani une jam e sigurte te pakten tetedhjete perqind prej jush besojne ne ate qe po them “themi mbase, nentedhjete perqind.” Por mund te kete rreth dhjete perqind qe ende mendojne qe “Ne rregull, Nena thote keshtu. Por pse ndodhi me pas, pse ndodhi kjo?” Si dje kisha nje gazetar, person mjaft i njohur, ai tha, “Une s’mund te besoj ne Zot.” E pyes, “Pse?”

“Sepse si mund te kete kaq shume mjerim ne kete bote? Si mund te kete nje femije te verber, si mundet kjo e si mundet ajo?” Pastaj filloi te me jepte Mua raste. “Ne rregull tani,” I them, “Me ke treguar gjithcka?” “Po”. I them, “Tani, supozojme te themi qe ju jeni ulur ne mbreterine (fushen) e kongresit te qeverise, apo qeveria juaj e Andreottit apo sidoqe e quani. Pra situata eshte e sqarueshme; ju nuk keni hyre ende ne mbreterine (fushen) e Zotit. Nese shkoni ne ate gjendje, dhe nese e arrini ate dhe nese ju stabilizoheni, atehere Me thoni, a keni ndonje problem? Asnje.” Them, “Pse shikoni anen negative?

Tani nese ju thoni qe ka nje rruge dalje dhe qe ka nje zgjidhje, dhe qe mund te vije nje kohe kur kjo race e Sahaja Yogis nuk do te kete semundje, jo shqetesime, asgje, asnje problem; pse nuk e shikoni kete? Pse doni te shihni nje djale qe eshte i verber? Por s’shihni qe i verberi behet mire?” Por kete lloj sjelljeje negative mund ta kene edhe Sahaja yogis. I kam pare: dikush eshte i semure, ata do thone, “Nene, ai eshte semure, Duhet ta sjelle ate tek Ty. Duhet ti shikoni ata. “S’eshte nevoja fare.” Ju mund te sheroni, besimi juaj mund te sheroje. E dini dikush kishte xhaxhain semure, e nuk ishte nje Sahaja Yogi. Ai shkoi ta vizitonte ate, dhe gruaja e tij i thote qe “Ti je i afte t’i lutesh Nenes.

Pse nuk i thua Asaj te me beje mire burrin?” Ai ishte nje i semure me kancer ne shtratin e vdekjes. Ai tha, “Ne rregull.” Ai vetem u perul dhe u lut, “Nene, te lutem sheroje xhaxhain tim.” Diten trete ai doli nga spitali, dhe tani eshte duke bredhur ne te gjithe boten. Megjithese ai s’ishte nje Sahaja yogi, perseri funksionoi. sepse tani nje Sahaja jogi po thote qe, hyjnite duhet ta zgjidhin. Nese ai nuk eshte nje Sahaja yogi, nuk ka rendesi. Jane hyjnite qe jane me te. Dhe ky duhet ta besoje kete vete, plotesisht, qe nese keto fuqi jane me ne, pse mos t’i perdorim ato?

Pse te mos e zhvillojme kete besim te plote qe ne jemi tani Sahaja yogis, ne jemi ne Mbreterine e Zotit, dhe qe kjo Fuqi do te kujdeset per ne? Pastaj nuk do te kemi zgjedhje, nuk do te kemi hezitime. Nuk do e vrasim mendjen, nese duhet te shkojme, te themi, ne Singapor ose duhet te shkojme ne Afrike apo te shkojme kudo “Edhe cfare? Ne jemi ende ne Mbreterine e Zotit kudo qe te shkojme, eshte krejtesisht ne rregull. Dhe asnje lloj shqetesimi. Ne jemi skllever te shume gjerave, te hapave tone, ne jemi skllever te kushtezimeve, e gjerave te tilla. Cdo gje kalon. S’ka rendesi. Cfare ka rendesi? Asgje s’eshte e rendesishme.

Per sa kohe ti je me veten tende, cdo gje eshte ne rregull. Sic Me thone njerezit, “Nene, Ju udhetoni kaq shume. Si e beni ju kete?” U them, “Une nuk udhetoj asnjehere. Meqe jam e ulur ketu ne karrige, Une jam e ulur aty ne karrige, kjo eshte e gjitha; vetem karrigia ndryshon. Kurre nuk mendoj se po udhetoj. E ulur per bukuri, vendosur ne vendin Tim, Une jam shume mire, pra s’jam e lodhur.” Pra kur keni besimin e plote ne veten tuaj, atehere nuk e vrisni mendjen. Shume njerez do duan te dijne se nese “Une shkoj atje” do te kete apo nuk do te kete banjo, ose do te kete vend per te fjetur ose jo?” Asgje.

Ju po shikoni per komfortin e shpirtit tuaj. Nese behet me se miri, perndryshe ju mund te flini kudo. Asgje nuk ju lidh, asgje nuk ju shemb, asnje zakon nuk ju kthehet; sepse besimi do ju pastroje teresisht, do ju ndricoje, do ju ushqeje. Ky besim nuk eshte dicka qe mund te futet ne kokat tuaja ose mund te futet ne zemrat tuaja, s’mund te jete. Eshte nje gjendje te cilen duhet ta arrini, dhe te cilen mund ta arrini nepermjet Sahaja Yoga. Keshtu mundet qe rilindja juaj te jete e plote, te jete e qendrueshme, te jete efektive, dhe te jete nje model per te gjithe boten. Zoti ju bekofte te gjitheve.