Mahashivaratri Puja 2002

(India)

Feedback
Share
Upload transcript or translation for this talk

Puxha e Shivaratrit, Pune, 17 Mars 2002

Sonte jemi mbledhur këtu për të bërë Puxhan e Shri Shivës.Vetëm ata që kanë zemër të pastër mund të bëjnë Puxhan e Shri Shivës. Ata me zemra të papastra nuk mund ta bëjnë Puxhan e Shivës. Është një parim i thjeshtë i Shri Shivaratrit.Siç e patë dje, ne kemi gjarpërinj,këta janë gjarpërinj të tmershëm që shoqërojnë Shiva Lingan.Domethënia është kjo: “Ata që kanë zemër të pastër,që janë plot me dashuri për të tjerët, janë gjithmonë të mbrojtur nga fuqia e Shivas,që janë gjarpërinjtë.Është diçka simbolike, shumë simbolike.Por duhet të them se kafshët e kuptojnë

forcën Hyjnore shumë më mirë se qeniet njerëzore, shumë më mirë.Sepse ato kanë një zemër të pastër.Cilido qoftë stili i tyre i jetesës i dhënë nga natyra, 21 ata e respektojnë.Por nuk ka ligësi, nuk ka xhelozi.Nuk janë gjithë këto gjëra të këqija në zemrat e tyre.Ata e bëjnë sepse ashtu duhet të jetë.Por veçoria e qenieve njerëzore është vetëm një kjo është se sa ata dashurojnë dhe falin. Mundësia për të dhënë dashuri e qenieve njerëzore është e atillë që i mposht të gjitha forcat

negative.Ata mund të shohin qartë se nuk është mirë të kesh gjithë këto veçori, ose ndoshta e kuptojnë se nuk është fisnike të kënaqesh me gjithë ato sjellje jo të njerëzishme. Ata nuk do të jepeshin pas këtyre gjërave. As nuk ua kërkon njeri, por papritur ata tundohen nga gjëra të tilla që kanë brenda urrejtje, lakmi e xhelozi. Shikoni se si jeton Shiva! Ai jeton në Himalaja.

Shikoni çfarë rrobash vesh, çfarë ha. Ai nuk ka nevojë për asgjë sepse Ai është i plotësuar, është i përsosur. Të tillë personalitet ka Shiva. Dhe nëse ju e adhuroni Atë. Duhet të zbuloni brenda zemrës suaj se çfarë lloj ndjenjash keni, çfarë ligësie keni. Në ditët tona në Indi, lakmia është në kulm. Njerëzit janë bërë shumë të poshtër e të ulët. Nuk arrij ta kuptoj dot se si mendojnë që paraja është gjithçka, gjë që nuk është aspak në kulturën Indiane. Në asnjë mënyrë! Por ata e kanë marrë këtë sëmundje në vende të huaja ndoshta dhe po përhapet shumë tani, që paraja është gjëja më e rëndësishme. Sillni në mend Shivën! Ai kurrë nuk mendoi për para. Ai kurrë nuk deshi para. Ai kurrë nuk deshi të mburrej. Ka një diferencë midis Shivës dhe Shaktit në gjithë qëndrimet e tyreSepse Shiva është një personalitet totalisht i çliruar Ai nuk mund të shqetësohet. Nëse dikush jepet pas gjërave të gabuara Ai e shkatërron dhe kaq. Ai nuk dëshiron të shërojë,

Ai nuk dëshiron të përmirësojë, asgjë të këtillë. Por për Shaktin kjo është e rëndësishme, sepse ky është fëmija i saj, ky univers është fëmija i saj. E gjithë kjo është krijuar prej saj.Pra natyrisht që Ajo shqetësohet dhe nuk i do njerëzit që jepen pas gjërave të këqija e të kota.Para së gjithash njerëzit nisën të rendin pas fuqisë. Lëviznin nga një vend në tjetrin për të fuqizuar veten. Ku shkoi ajo fuqi? Mbaroi. Dhe ajo që ndodhi pas kësaj ishte se ata ua kaluan edhe të tjerëve

kulturën e tyre, dhe tani është shumë e zakonshme të shohësh njerëz paturpësisht lakmitarë. Zgjidhja për ta është Shiva. Gjithë këta do të shkatërrohen. Në fillim ata  do të ekspozohen e më pas do të shkatërrohen. Nga i pari tek i fundit. Diçka tjetër është se Shiva respekton ata që kanë karakter të mirë,  ata që kanë karakter të mirë. Dhe nëse dikush ka një karakter të keq ose jepet pas gjërave të këqija, Shiva nuk do ta kursejë. Pra, Shakti i krijon, i mbron, kujdeset, i rrit. Por Shiva qëndron aty vetëm për të shkatërruar. Ky shkatërrim është shumë i rëndësishëm, shumë i rëndësishëm. Shakti nuk tregon cilësi të tilla. Ajo mund të shkatërrojë disa rakshasa, por Ai mund të shkatërrojë kombe pas kombesh. Para së gjithash kush do ta shkatërrojë egon tuaj?

Përsëri Shiva. Shiva është në Sahasraran tuaj. Ai qëndron në Sahasrara; mbi gjithçka. Dje pashë një zotëri, një gazetar që transmetonte, që ishte shumë, shumë idiot dhe po fliste shumë ashpër. Dhe pashë Ekadasha Rudrën e tij. Thashë “O Zot, ky do të ketë probleme” Ekadasha janë 11 fuqitë e Shivës Ato krijohen këtu dhe ju sjellin gjithë llojet e sëmundjeve. Dhe më e keqja është kanceri. Dhe unë e kuptova që ky njeri do të kishte shumë probleme. Ai nuk është një Jogist Sahaxha, si mund t’ia shpjegoj? Si mund t’ia shpjegojë dikush? Por kjo vjen nga Ekadasha Rudra. Këto janë 11 fuqitë e Shivës, të përshkruara mjaft mirë. Këto fuqi nisin të veprojnë tek njerzit, edhe tek jogistët Sahaxha, nëse nuk i ndjekin parimet e Sahaxha Jogës Më duhet të them se Ai sheh gjithçka. Ai sheh çdo pjesë të jetës sonë. Se si sillemi, çfarë bëjmë, cila është dharma jonë, Ai i sheh të gjitha. Dhe shumë shenjtër ju kanë paralajmëruar, shumë mishërime ju kanë paralajmëruar, dhe unë ju them se nëse nuk i dëgjoni ata, Shiva nuk do t’ju dëgjojë. Ai nuk dëgjon askënd. Nëse është i zëmëruar nuk mund të zbutet.Është jashtëzakonisht e vështirë të bindet nga lutjet për falje. Por cilësia e tij kryesore është falja. Cilësia e tij kryesore është falja.

Por nëse ai nuk fal, atëherë ke marrë fund. Deri në njëfarë shkalle edhe mund të falë, por përtej kësaj…është një situatë shumë, shumë e vështirë. Dhe unë shoh se njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë është Shiva. Në jug ne kemi dy lloje adhuruesish.1) Shaivaitët dhe 2) Vaishnavaitët. Ata kanë një përplasje të madhe midis tyre.Tani më pak se më parë, shumë më pak. Detyra e Vishnu-së është t’ju japë realizimin, çlirimin dhe zhvillimin e qenieve njerëzore.Por nëse dështoni në virtyt, në dharman tuaj atëherë Shiva vjen në jetën tuaj.

Duhet ta kuptojmë që jemi të gjithë të rrethuar nga fuqitë e tyre që jemi të gjithë të përbërë nga fuqitë e tyre. Është Shakti që ju mbron. Por deri në njëfarë mase. Ajo nuk mund të dalë mbi Shivën nuk mund ta pengojë Atë. Në ditët e sotme ka kaq shumë njerëz të dhënë pas politikës, Nëse përpiqen të bëjnë para’ kjo nuk është politikë. Ata nuk i bëjnë asnjë të mirë popullit, as prej frikës e as prej braktisjes. Ata sillen si të mos kenë aspak frikë nga Zoti, Ata nuk kanë frikë se Ai po i vëzhgon.Ndoshta ata nuk e dinë që janë nën vëzhgimin e Shivës. Ai vëzhgon secilin nga ne pavarësisht nëse jemi Australianë, Anglezë apo Indianë.

Cilëndo fe që ndjekim ne Ai na vëzhgon. Këtë duhet ta kuptoni patjetër. Dhe pasi ta keni kuptuar këtë, do ta pranoni që duhet të jeni njerëz të mirë dhe dharmikë. Duhet të jeni njerëz me karakter të mirë. Pse flasin njerëzit për karakterin e mirë? Përpiquni ta kuptoni ! Eshtë budallallëk që njerëzit sot nuk besojnë në të. Njerëzit po bëjnë gjithfarë gjërash. Po dehen me alkol e po luajnë bixhoz. Të gjitha po i bëjnë pa patur aspak frikë nga zemërimi i Zotit. Dhe ai zemërim vjen nga Shiva. Do të doja t’ju paralajmëroja të gjithëve, sepse jeni të gjithë fëmijët e mi: “Kini kujdes!”

Përpiquni të peshoni çdo hap që hidhni. Patjetër që unë jam këtu për t’ju ndihmuar, për t’ju mbështetur e për t’ju mbrojtur. Por jo mbi Shivën, Unë nuk mund të dal mbi Të. Shiva ka një fuqi të madhe, ka një autoritet të madh. Dhe të adhurosh Atë do të thotë të adhurosh virtytin. Virtyti mund të jetë dhemshuria, mund të jetë dashuria, mund të jetë falja, gjithçka. Ai pëlqen vetëm njerëzit e mirë. Dhe do të mbrojë vetëm njerëzit e mirë. Për shembull disa njerëz janë shumë të dhënë pas pushtetit, disa janë të dhënë pas parasë e disa të dhënë pas pushtëtit. Dhe ata që duan pushtet shpesh e bëjnë këtë për para. Ky është qëllimi. Ata nuk do të qëndrojnë në Sahaxha. Ata do të largohen. Bëjnë kështu, e më pas vijnë të kërkojnë falje,”Oh Nënë, na fal! Ne e bëmë këtë.”

Por përpiquni të mos bëni gjëra të tilla. Unë sigurisht që ju fal, por Shiva nuk do t’ju falë, nuk do t’ju falë. Ai do t’ju ndëshkojë dhe atëherë ju do të vini tek unë duke thënë: “Nënë, duhet të na shpëtosh!”. Është shumë e vështirë. Nga kthetrat e tij është shumë e vështirë. Ai është një falës i madh. Ai ju fal shumë gjëra. Edhe për shkakun tim ai fal. Por kur vendos Ai nuk ka më lutje, nuk ka më shpëtim. Nuk dua t’ju tremb, por duhet t’ju them të vërtetën dhe kjo është e vërteta. Duhet të përpiqeni të jeni njerëz të mirë. Duhet të përpiqeni të jeni vërtet njerëz me karakter të mirë.

Më kanë thënë se ca njerëz që janë në Sahaxha Joga merren me pastrim parash etj. Disa nga ata kanë edhe veçori të tjera negative, bredhin pas femrave dhe plot gjëra të tjera. Veçanërisht kjo e ka prishur perëndimin. Edhe Indianët tanë po mësojnë nga këto gjëra. Pra ne duhet ta respektojmë veten. Nëse nuk e respektojmë veten dhe sillemi keq, unë mund t’ju ndihmoj vetëm me Kundalini-n tuaj. Por nëse e teproni shumë pa dyshim që Ekadasha Rudra do t’ju pengoje. Është një pengesë e madhe në ballin tuaj.

Eka-desha Rudra, dhe është kaq e vërtetë këto ditë, kaq aktive. Gjithë këto sëmundje që po dalin sot, dhe janë të pashërueshme, janë për shkak të Ekadasha-s. Dhe gjithë ata që vuajnë nga posedimi i demonëve. Një ditë takova dikë që e kishin mbërthyer keq. Dhe Ekadasha po vepronte. Zbulova se ai ishte i influencuar me fanatizëm nga diçka. Nuk dua ta përmend këtu,

por këto ishin gjëra të gabuara. Në çdo fe ka njerëz që përhapin ide të pavërteta.Nëse nuk jeni të matur askush nuk mund t’ju ndihmojë. Duhet të keni shumë maturi për të gjykuar të drejtën nga e gabuara. Atëherë Shiva është me ju. Por nëse merreni me ato gjëra të pakuptimta, kjo është vetë-shkatëruese. Dhe ky shkatërrim ndodh me fuqinë e Shivës. Ajo që këtu e quajmë Vete është forca e Shivës. Ai shkatëron në shumë mënyra, në shumë mënyra. Mund të humbisni respektin e njerëzve, mund të humbisni shëndetin, mund të humbisni pasurinë, gjithçka mund t’ju ndodhë, derisa të mbaroni krejtësisht e të …? Kam njohur njerëz që edhe në shtratin e vdekjes të flisnin për para.”Çfarë do të marrë ajo, para’?”.”Si do t’i marrë ai paratë?”,etj, etj. Në vend që të flisnin për Zotin, për realizimin e Vetes, ata flasin për para. Kjo nuk është fisnike.  Por nëse shikoni Shivën, Ai nuk posedon asgjë. Ai nuk dëshiron të ketë asgjë. Çfarëdo që i jepni Atij, për shembull një samarpana, etj. Ai nuk e pranon, dhe ia kalon Shaktit, duke i thënë “Bëj ç’të duash me të!” Është ajo që përpunon gjithçka në dobinë tuaj, për t’ju kënaqur ju. Ai nuk shqetësohet. Në këtë rast duhet ta kënaqni Shivën. Ai nuk do të përpiqet t’ju kënaqë ju, ju duhet të bëni të pamundurën ta kënaqni Atë. Shiva ka një personalitet shumë të vështirë.

Në Kuran nuk shkruhet veçan për Allahun apo për Shivën, nuk bëhet dallim. Sepse njerëzit me të cilët Ai duhet të merrej ishin të gjithë të pashkolluar, injorantë. Pra Ai nuk i dha të gjitha detajet që Zoti është në forma të ndryshme. Pra ata dinë se ka vetëm një Allah. Por ata nuk bëjnë asgjë për të treguar dallimet e funksioneve të tyre, është Shakti ajo që jep dashuri, e pranoj. Por edhe Ajo mund të zemërohet shumë. Dhe kur Ajo zemërohet nuk ka të ndalur. Tani duhet t’ju them, si jogistë Sahaxha, që duhet të zhvilloni cilësitë për të kënaqur Shivën. Ka shumë dëshira, shumë lakmi.  Asgjë nga këto nuk është e nevojshme. Sigurisht që unë dua që ju të jetoni mirë e bukur, jo të jetoni nëpër xhungla si budallenj, apo të jetoni si hippi, nuk është puna aty. Puna është se lidhja me gjërat materiale duhet të largohet nga zemra juaj. Ata që janë Shiva Bakhti nuk duan t’ia dinë për paratë, nuk marrin vesh nga paratë. Janë njërëz shumë bujarë, ekstremisht. Janë thjesht bujarë. Njerëzit thonë për ta se janë budallenj për këtë arsye. Por unë nuk mendoj ashtu. Në asnjë mënyrë nuk mund të përshkruhen ashtu.

Ata njerëz që janë bhakta të Shivës nuk kanë interes për paratë, janë shumë bujarë. Gjithçka që ju u kërkoni, ata jua japin. Mahavira ishte i tillë. Mahavira kishte shkuar në kopshtin e tij për meditim dhe Vishnu, si Shri Krishna, erdhi dhe i foli kështu: “Më shiko, unë nuk kam rroba. Ti paske gjithë këtë rrobë, pse nuk ma jep gjysmën mua?” Ai tha “Në rregull, merre ti të gjithën! Por ai tha më pas “Unë këtu banoj, tani do të shkoj të vesh diçka tjetër” Ajo që ai bëri nuk ishte për të treguar se lakuriqësia është diçka e mirë. Por nëse shihni Jain-ët, çfarë bëjnë ata? Bëjnë statuja të mëdha të Mahavirës duke e treguar Atë krejt lakuriq. Dua të them se ky është shtrembërimi i mendjes njerëzore. Ne duhet ta dimë se pse e bëri Ai këtë. Ai ishte kaq i çliruar sa mund të falte  edhe rrobat e trupit. Ku është e keqja këtu? Nuk e bëri për t’u mburrur apo diçka tjetër. Por bujarinë njerëzit nuk e kuptojnë. Dhe Jain-ët janë më pak bujarët. Pra cilësitë e gjithë këtyre mishërimeve të mëdha nuk janë kuptuar. Sepse ekziston një lloj iluzioni. Për shembull Shiva është gjithmonë me fare pak rroba, fare pak. Po çfarë ha Ai? Askush nuk e di.

Çfarë pëlqen e çfarë dëshiron Ai? Askush nuk e di. Një këngëtar i zoti mund të këndojë përpara Tij. Shumë mirë bën. Edhe një i çmendur mund të vijë të këndojë. Shumë mirë bën.Për Atë nuk ka rëndësi, nuk është i interesuar se si është muzika, çfarë notash ka, nëse është e bukur apo jo. Aspak. Ai është përtej gjithë këtyre. Ai është përtej gjithë formaliteteve që kemi ne për gjithçka, Ai është përtej. Ai është vetë spiritualiteti, Ai është përtej gjithë këtyre. Nuk ka rëndësi nëse je një muzikant apo jo, çfarëdo që të jesh Ai do të kënaqet. Ai do të kënaqet me gjithçka që është e thjeshtë, që jepet me gjithë zemër. Do të kënaqet. Ai do të kënaqet me gjithçka që shprehet me zemër. Ai nuk ka pretendime, se duhet të jetë moderne, se duhet të jetë kështu apo ashtu. Ai nuk ka pretendime. Ai nuk mendon si njerëzit që duan t’i bëjnë gjërat të përpikta, nëse përshtaten apo jo. Edhe për artin edhe për gjithçka që krijohet prej zemrës së dikujt, ata përpiqen ta dekurajojnë këtë njeri. Kam parë njerëz që janë kaq pedantë. Por Shiva nuk ka të tilla pretendime  për asgjë. Prandaj edhe e quajnë mast-maulaa, sepse ai nuk ka fare pretendime. nëse ju keni pretendime nuk mund të jeni një Shivabhakta. Dakord, duhet të visheni mirë, duhet të bëni këtë… por nuk duhet të mendoni se nëse nuk e bëni do të jeni jashtë mode, jashtë kësaj apo asaj, është shumë e vështirë për njerëzit të refuzojnë. Gjithë llojet e modërave po vijnë në ditët e sotme. U them “Ç’është kjo?” “Oh, kështu është moda”.”A ka ndonjë Zot pas kësaj mode? A ka ndonjë hyjni që jua këshillon këto modëra?” Sot vjen e nesër do të zhduket. Pra ajo që po them është se nëse duhet të adhuroni Shivan, duhet ta çlironi veten tuaj nga këto pretendime.

Ju po jetoni në botën e Sahasrarës. Tani, dikush nuk është veshur siç duhet – I pavlerë. Dikush i ka rrobat shumë të zakonshme – I pavlerë. Qeniet njerëzorë janë të afta të kritikojnë gjithkënd. Jo se kjo është gjithmonë e keqe, sepse nëse e bëni me vibrime tjetri mund ta pranojë. Por pa vibrime, vetëm se kjo nuk është në modë, se ajo nuk është në modë?! Më thoni, cila është moda e Shivës? A ndjek ai ndonjë modë? Çfarëdo që ju i jepni Ai kënaqet. Çfarëdo që ju i jepni Ai e ha. Ai vlerëson kaq shumë sepse Ai është personifikimi i gëzimit. Ai është paqe dhe gëzim. Nëse jeni adhurues të Shivës nuk duhet të keni asnjë lloj pretendimi. Unë zakonisht vesh një saris të thjeshtë, shumë të thjeshtë. Dhe ndodh që njerëzit mendojnë se jam një grua shumë e varfër. Unë jam e varfër, sepse nuk bëhem merak për paratë, nuk më interesojnë fare ato. Duhet ta dimë se Shiva është njeriu më i varfër, por Zoti më i pastër.

Ai nuk vesh alankara, Ai nuk vesh asgjë, por jeton vetëm me trupin e tij. Sepse ai është vetë mishërimi i gëzimit e kënaqësisë. Asgjë përveç formës së plotë të gëzimit e kënaqësisë. Pra një tjetër cilësi e një Shivabhakta duhet të jetë gëzimi. Duhet të gëzoheni për gjithçka, çfarëdo që shikoni, çfarëdolloj njeriu të keni përballë. Dhe mënyra e vetme për ta bërë këtë është të hiqni dorë nga tipari njerëzor i të kritikuarit, i të kritikuarit të të tjerëve. Për shembull, hyn një Anglez në një shtëpi Indiane dhe thotë “Nuk më pëlqen kjo.” “Çfarë nuk të pëlqen?”.”Nuk më pëlqeu tapeti.” Shprehja “Nuk më pëlqen” është kundër Shaktit tuaj. Pastaj një Amerikan hyn në një shtëpi Angleze dhe thotë “Nuk më pëlqen”. Kjo ndodh shumë shpesh. Të gjithë thonë “Nuk më pëlqen kjo”.”Nuk më pëlqen ajo”. Po kush je ti që të thuash “Kjo më pëlqen e kjo nuk më pëlqen”? Njerëzit nuk e kuptojnë që duke thënë gjithë këto gjëra tregojnë se nuk kanë parimet e Shivës brenda vetes. Unë e kuptoj dikë që nuk mund të ecë dhe përdor shkop  për ta lehtësuar ecjen. Por nëse ai thotë “Nuk më pëlqen ai njeri sepse nuk mban shkop.”Ai tregon se është një njeri shumë egoist. Meqë ai vetë përdor shkop kërkon t’u imponojë të tjerëve në një vend demokratik të ecin edhe ata me shkopinj në duar. Kjo është absurde. Në perëndim është shumë e zakonshme të mbash këtë lloj kapeleje, të veshësh këtë lloj fustani,  këto lloj pantallonash. Për gjithçka ka kushte.  Në ditët tona modelet e flokëve të grave janë bërë shumë qesharake. Sepse nuk hedhin vaj në flokë. Ato nuk i lyejnë flokët me yndyrë. Nëse do të takohen me dikë ato i lajnë flokët. Nuk mendoj se duken bukur ashtu.

Sigurisht që nuk them se duhet t’i mbuloni fytyrat me vaj. Në jetë ka edhe diçka tjetër për të cilën ne kujdesemi shumë. Duam t’u bëjmë përshtypje njerëzve. Nëse veshim diçka duam të bëjmë përshtypje. Edhe nëse bëjmë përshtypje, po pastaj? Nëse vjen një gjarpër, ai do të të kafshojë, çfarëdo fustani të kesh veshur, prej cilitdo vend të jesh. Gjithë ky identifikim nuk i duhet një Shivabhakta-je. Një Shiva bhakta duhet të jetë totalisht i përhumbur në magjepsjen e gëzimit. Shumë kërkues për modelin e flokëve, shumë kërkues për veshjet, nuk e kuptoj pse e bëjnë këtë. Çfarë fitojnë me gjithë këtë? Asgjë. A bëhen të famshëm? Dhe kjo lloj fame që është kaq sipërfaqësore për çfarë u shërben? Duhet të keni respekt, respekt për qenien tuaj. Jo vetëm si qenie njerëzore por si jogistë Sahaxha. Ju jeni jogistë Sahaxha. Ne jemi bhakta të Shivës, ne nuk bëhemi merak, ne nuk shqetësohemi. Sido që të jetë, Shiva është brenda nesh dhe ne ndriçojmë me forcën e Kundalinit brenda nesh. Mund të jesh i veshur shumë mirë, mund të jesh gjithçka, por nëse vibrimet i ke të këqija, çfarë dobie kanë të tjerat? A ka ndonjë vlerë t’i gjykoni njerëzit nga gjëra të pakuptimta si veshjet apo mustaqet nëse nuk mund t’i gjykoni ata nga vibrimet e tyre? Në Sahaxha Joga sistemi i vlerësimit tuaj duhet të jetë Sahaxh. Kam parë shumë njerëz që thonë : “Nuk më pëlqen shtëpia e tyre,nuk më pëlqen kjo…” Shprehja “Nuk më pëlqen” është nishidda, duhet të braktiset nga jogistët Sahaxha.

Nëse nuk të pëlqen diçka nuk je një jogist Sahaxha. Edhe nese jeni anti-Sahaxh Cfarë do të fitonit duke thënë “Nuk më pëlqen”? Pse të lodhesh duke e thënë? Për shkak të kësaj, në Sahaxha Joga disa njerëz më kanë sjellë probleme, shumë probleme. Vetëm sepse janë shumë egoistë. “Ky është i keq, ajo është e keqe, ky kështu, ajo ashtu” Ndonjëherë habitem. Sepse kur këta njerëz vijnë tek unë, habitem se janë njerëz shumë të këndshëm. Por njerëzit janë edhe shumë egoistë. Për shembull kam parë njerëz që nuk vijnë  nëpër takime, nëpër puxha. Sepse kanë punë. Gjithsej janë 11 puxha, por ata nuk vijnë. Sepse janë shumë të zënë. Të paktën në një puxha duhet të vini. Por ata që janë Shivabhakta marrin kënaqësi vetëm nga puxhat Asgjë tjetër. Gjithë qenia e tyre është totalisht e vibruar nga Shiva bhakti. Për ta kjo është gjëja më e rëndësishme.

Ka edhe njerëz në Sahaxha Joga që përpiqen të bëjnë para’ me anë të Sahaxha Jogës. Shumë gabim, shumë gabim, shumë gabim. Sahaxha Joga është për t’ju dhënë puniat, për t’ju dhënë bekimet, dhe nëse nuk keni këtë në mendje, më mirë hiqni dorë nga Sahaxha Joga. Merruni me ndonjë biznes apo ndonjë gjë të ndaluar. Kjo është shumë e thjeshtë. Derisa të përfundoni në burg. Por për të shijuar fuqitë e shpirtit tuaj ju duhet të mësoni disa gjëra, dhe njëra nga ato është të mos keni pretendime. Shprehjet “Më pëlqen” “Nuk më pëlqen” duhet të zhduken nga gjuha juaj. Pëlqimet e mospëlqimet janë vetëm për njerëzit dritëshkurtër. Duhet të mësoni të vlerësoni. Fuqia juaj e vlerësimit do të tregojë se sa të pasur jeni shpirtërisht. Dhe fuqia juaj e vëzhgimit do të tregojë se çfarë vëzhgoni. Për shembull, vijnë ca njerëz tek unë e më thonë: “Nuk më pëlqeu ajo gruaja se kishte veshur një sari qesharak.”Ç’është kjo?! “Nuk më pëlqeu ajo se e vinte dorën mbi kokë”. Po pastaj? Sepse ju krijoni imazhet tuaja për njerëzit dhe doni që të gjithë të jenë ashtu, përndryshe nuk ju pëlqejnë. Ju pëlqen apo nuk ju pëlqen juve, askush nuk do të ndryshojë. Pse lodheni kot? Ndonjëherë ka muzikantë që nuk janë aq të mirë. Më kujtohet njëherë që shkova dhe pyeta babanë “Si këndon ky këngëtari?” Ai tha “Ai është shumë me kurajë, shumë me kurajë.” Unë thashë “Pse, si është puna?” Ai tha “Ai këndon pa e vrarë shumë mendjen dhe ndonjëherë edhe stonon, del jashtë taala-s, nuk ka problem, por përsëri këndon. Është shumë me kurajë, himmatuala” Pra kështu vlerësonte ai. Kur ky burri filloi të këndojë, unë e pashë që ishte ashtu, por im atë po thoshte “Ua-ua, ua-ua” dhe po e inkurajonte. I kam parë tek im atë këto cilësi hyjnore, se si ai toleronte, se si ai, jo thjesht toleronte, por vlerësonte. Ai vlerësonte çdo lloj gjëje. Kështu pra, nëse jogistët Sahaxha kanë këtë lloj vlerësimi ata do të shijojnë e kënaqen me gjithçka. Sepse ju e vrisni kënaqësinë tuaj, a e dini këtë? Ju jeni gjithëfarë lloj njerëzish këtu, gjithfarë lloj veshjesh, gjithfarë lloj familjesh e shtetesh jeni këtu. Për mua nuk jeni asgjë tjetër veçse jogistë Sahaxha, bijtë e mi, kaq. Dhe unë nuk ju gjykoj ju prej modelit të flokëve apo prej veshjes suaj, jo. Gjithë gjërat moderne janë ekstremisht kushtëzuese. Dhe ato ju kushtëzojnë aq shumë sa bëheni të papërgjegjshëm. Bëheni jogistë Sahaxha të papërgjegjshëm. Përgjegjësia juaj kryesore është Sahaxha Joga. Sepse duhet ta dini se ç’punë është kjo. Është një punë shumë e madhe të ndryshosh gjithë botën; ky është vizioni im. Në këtë moshë të vjetër unë mendoj po njëlloj.Por nëse ky është vizioni im, cili duhet të jetë qëndrimi juaj? Që duhet të shkojmë e të përhapim Sahaxha Jogën. Kjo është gjëja kryesore. Unë ju thërras për këto puxha vetëm për t’ju ripërtërirë, për t’ju dhënë më shumë energji. Por nëse ju e merrni këtë thjesht si një bekim  dhe mbylleni nëpër shtëpia, kjo nuk ka dobi. Ju duhet ta shpërndani Sahaxha Jogën. U habita kur më thanë se në Laknau ka vetëm 200 jogistë Sahaxha. Si ka mundësi? Herën e parë që kam shkuar në Laknau kishte të paktën 3000 jogistë Sahaxha dhe nuk kishim as sallë e asgjë. Dhe, e merrni me mend? Papritur gjej kaq shumë njerëz. Si ka mundësi që tani ka vetëm 200 jogistë Sahaxha?

Ose po gënjeni ose jeni fare të paaftë. Pra përgjegjësia e çdo jogisti Sahaxha e çdo jogisti Sahaxha, detyra kryesore, është të përhapë Sahaxha Jogën. Sa njerëzve u keni dhënë realizim? Ku keni folur për Sahaxha Jogën? Më ka ndodhur që edhe gjatë udhëtimeve ndonjë pasagjer të më thotë “Guru im është ky, duhet ta njohësh, një guru i madh”, etj, etj. Hapur, paturpësisht, për guru të tmerrshëm. Ndërsa ju jeni shumë të ndrojtur të flisni për Sahaxha Jogën. Asnjëherë publikisht nëse nuk keni një program, një program publik, etj, etj. Dhe nuk keni kohë për Sahaxha Jogën, jeni shumë të zënë. Pra nëse duhet të ndiqni Shivën dhe bekimet e Tij gjithë kohën, mbrojtjen e Tij për ju…atëherë duhet të jeni jogistë Sahaxha me cilësi shumë të larta. Kjo duket kur bëni gjithçka  për të përhapur Sahaxha Jogën. Kjo është ajo që mungon. Jam shumë e lumtur që në Australi Sahaxha Joga është përhapur kaq shumë. Nuk e di se ç’ka ndodhur. Në një vend të largët si Australia. Në fillim kisha ca pengesa por tani është përhapur. Edhe në Austri është përhapur.Edhe në Itali. Por jo në vende të tjera. Si është puna? Puna është se udhëheqësit nuk po japin maksimumin.

Për shembull, Anglinë e kam shkelur pëllëmbë për pëllëmbë. Atje kemi jogistë Sahaxha shumë të varfër, shumë të varfër. Duhet të shkoni në universitete, tek të rinjtë. Kur përhapet hippi-izmi pse të mos përhapet Sahaxha Joga?  Ai është përhapur si zjarr i tërbuar, pse jo Sahaxha Joga? Ka gjithë ato gjëra për të cilat duhet t’ju paralajmëroj. Kini kujdes! Nëse keni arritur Realizimin, keni përgjegjsinë tu jepni Realizim edhe të tjerëve, dhe të përhapni Sahaxha Jogën. Nëse nuk mund ta bëni, atëherë Zoti ju shpëtoftë!

Nuk kam ç’të them më. Duhet të pyesni veten, “Çfarë kam bërë për Sahaxha Jogën? Çfarë kam marrë nga Sahaxha Joga?” Dhe jam e sigurtë që pas kësaj puxhe të Shivës, do t’ia dedikoni veten parimeve të Shivës brenda jush. Parimet e Shivës nuk zbuten, janë shumë, shumë të ashpra, shumë të fuqishme. Duhet të dedikoheni dhe të dorëzoheni. Mbi çdo punë tjetër, mbi çdo detyrë tjetër, kjo është më e larta. Pra me këtë, i kërkoj Shivës t’ju japë bekime, bekime të plota, që ju të transformoheni në personalitetin e Shivës.

Zoti ju bekoftë të gjithëve!