Birthday Felicitations 2003

(India)

Feedback
Share
Upload transcript or translation for this talk

Birthday përgëzim, Nirmal Dham, Delhi (Indi), 20 Mars 2003.

Sot të gjithë po përpiqen t’ju flasin Anglisht sepse, sipas meje, mendojnë se shumica prej jush flasin Anglisht. Doja t’ju them diçka për jetën. Jeta shkon përpara. Nuk ka rëndësi nëse jeni 80 apo 90 vjeç. E vetmja gjë e rëndësishme është se sa e keni përdorur dritën që keni marrë në Sahaxha Joga. Të gjithë ju jeni të ndriçuar tashmë në Sahaxha Joga, gjithë Kundalinet tuaja janë ngritur dhe besoj se ju tashmë keni plot dije. Por megjithatë është e rëndësishme se sa kohë i kushtoni ju çlirimit të qenieve njerëzore, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë, në vend që t’i kritikoni, në vend që t’i dënoni. Detyra juaj është t’i vendosni ata në një piedestal më të lartë, që ata të respektojnë veten dhe të respektojnë Vetë Realizimin e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme sepse kam takuar shumë jogistë Sahaxha që ishin shumë kritikues ndaj kolegëve dhe gjithçkaje tjetër. Por meqë e morën Realizimin atëherë ata e kanë për detyrë të ndihmojnë edhe njerëzit e tjerë të çlirohen. Atëherë nuk do të ketë asnjë lloj problemi. As probleme politike e as ekonomike, asnjë lloj problemi. Gjithë këto probleme krijohen nga mendja e cila, duhet të them se nuk është ende plotësisht e zhviluar, dhe kur të jetë e zhvilluar ju nuk shqetësoheni më, nuk shqetësoheni për të tjerët, nuk shqetësoheni për çlirimin e të tjerëve. Kjo ndodh automatikisht. Nuk ka pse ta them unë. Por ju keni parë në jetën tuaj se si kanë ndryshuar qëndrimet tuaja për jetën dhe kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër. Disa prej jush janë njerëz shumë të suksesshëm në politikë, në biznes, etj, etj. Por nuk mund të jeni të kënaqur derisa t’u jepni Realizim njerëzve, derisa t’i bëni të përsosur si veten tuaj. Jam shumë e lumtur që shoh kaq shumë njerëz që marrin dobi prej Sahaxha Jogës. Nuk e prisja kurrë që do ta shihja këtë gjatë jetës sime. Ka funksionuar për mrekulli, jam vërtet e habitur se si gjërat u rritën kaq shpejt dhe se si është përhapur në kaq shumë vende, në zemrat e kaq shumë njerëzve dhe sa janë dhënë ata pas Sahaxha Jogës. Ata po punojnë jo vetëm në vendet e tyre por edhe jashtë. Në fund të fundit unë nuk mund të shkoj kudo tani. Por megjithatë Sahaxha Joga po përhapet dhe kjo është shumë e mrekullueshme për mua. Nuk e keni idenë sa gëzohem kur dëgjoj që Sahaxha Joga ka shkuar në një vend e në një tjetër. Në fakt më thonë se në 43 vende Sahaxha Joga është përhapur gjerësisht, por edhe në shumë vende të tjera në një shkallë më të ulët. Por unë nuk e prisja kurrë që të ndodhte kaq shpejt. E gjitha kjo është falë jush, falë ju jogistëve Sahaxha që e arritët këtë mrekulli. Ju jam mirënjohëse të gjithëve ju, nga India apo jashtë saj, atyre që mbajtën flamurin e çlirimit dhe po shkojnë përpara në vend që të kritikojnë, në vend që t’i degradojnë të tjerët, se kjo nuk është ndonjë gjë e vështirë. Ju mund të ngriheni mbi gjithë këto e të bëni të ngrihen edhe të tjerët. Ne mund ta ndryshojmë gjithë botën, dhe ju nisni të kuptoni problemet e kësaj bote dhe mund t’i hiqni qafe ato me anë të zgjimit të Kundalinit tuaj. Po ju them se Kundalini është një gjë kaq e mrekullueshme sa i bën qeniet njerëzore diçka më të lartë, i bën të shenjtë. Por një jogist Sahaxha ka një fuqi të madhe dhe kjo fuqi është se ai mund të bëjë të tjerë jogistë Sahaxha mund t’u japë Realizim të tjerëve. Ata duhet t’i përdorin fuqitë e tyre dhe duhet të përpiqen të ndryshojnë gjithë botën. Kjo është dëshira ime. Nuk e di nëse do t’ia arrij gjatë jetë  sime apo jo. Por ju të gjithë duhet të jeni të vendosur për këtë dhe unë jam e sigurtë se do të ndodhë.

Zoti ju bekoftë! Faleminderit shumë!

Faleminderit shumë!