Mahashivaratri Puja 2004 (India)

Mahashivaratri Puja, Pune (Indi), 15 Shkurt 2004. Sot jemi këtu për të bërë puxhën e Gurusë. Gurusë i këndohen lavde më shumë se Hyjnive dhe Zotave. Kush është ky Guru? Kush është shakti më i rëndësishëm këtu? Guruja tattua është Shiva. Formën e fuqisë së Shivës duhet ta konsiderojmë si fuqinë e Gurusë. Sepse kur marrim fuqitë nga shakti i Gurusë dhe kur shaktit vijnë brenda nesh edhe ne vetë bëhemi Guru. Dhe pas kësaj jemi të bekuar për gjithë jetën (Kaljan) Ai që i merr këto fuqi, duket se ka gjithë bekimet (kaljan). “Kaljan” është një fjalë që është shumë e vështirë të shpjegohet me pak fjalë. “Kaljan” do të thotë të jesh i bekuar nga të gjitha anët, të marrësh gëzim nga të gjitha anët. Ç’do të thotë kur dikush thotë se në bekime ju keni marrë Kaljanin? Çfarë është Kaljani? Kaljan do të thotë Atma Sakshatkar, Vetë Realizim. Pa Vetë-Realizimin nuk mund ta keni Kaljanin. Askush nuk mund ta kuptojë nëse nuk e ka. Të gjitha këto gjëra janë tek Kaljani. Prej kësaj njeriu merr gjithë gëzimin dhe bëhet rrezatues i tij. Nëse e keni këtë Kaljan, çfarëdo që duhet të bëni e keni bërë, çfarëdo përpjekjesh që duhet të bëni i keni bërë tashmë, besimin që duhet të keni ju tashmë e keni. Por kur jeni tamam në “Kaljanmarg” (rrugën e Kaljanit), kur ai ka dhënë mantrën për të patur Kaljanin, çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se gjëja më kryesore brenda jush është Read More …