Mahashivaratri Puja 2004

(India)

Feedback
Share
Upload transcript or translation for this talk

Mahashivaratri Puja, Pune (Indi), 15 Shkurt 2004.

Sot jemi këtu për të bërë puxhën e Gurusë. Gurusë i këndohen lavde më shumë se Hyjnive dhe Zotave. Kush është ky Guru? Kush është shakti më i rëndësishëm këtu? Guruja tattua është Shiva. Formën e fuqisë së Shivës duhet ta konsiderojmë si fuqinë e Gurusë. Sepse kur marrim fuqitë nga shakti i Gurusë dhe kur shaktit vijnë brenda nesh edhe ne vetë bëhemi Guru. Dhe pas kësaj jemi të bekuar për gjithë jetën (Kaljan) Ai që i merr këto fuqi, duket se ka gjithë bekimet (kaljan). “Kaljan” është një fjalë që është shumë e vështirë të shpjegohet me pak fjalë. “Kaljan” do të thotë të jesh i bekuar nga të gjitha anët, të marrësh gëzim nga të gjitha anët. Ç’do të thotë kur dikush thotë se në bekime ju keni marrë Kaljanin? Çfarë është Kaljani? Kaljan do të thotë Atma Sakshatkar, Vetë Realizim. Pa Vetë-Realizimin nuk mund ta keni Kaljanin. Askush nuk mund ta kuptojë nëse nuk e ka. Të gjitha këto gjëra janë tek Kaljani. Prej kësaj njeriu merr gjithë gëzimin dhe bëhet rrezatues i tij. Nëse e keni këtë Kaljan, çfarëdo që duhet të bëni e keni bërë, çfarëdo përpjekjesh që duhet të bëni i keni bërë tashmë, besimin që duhet të keni ju tashmë e keni. Por kur jeni tamam në “Kaljanmarg” (rrugën e Kaljanit), kur ai ka dhënë mantrën për të patur Kaljanin, çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se gjëja më kryesore brenda jush është samadhan (kënaqësia). Pas kësaj ju nuk keni pse të kërkoni asgjë më tepër, ju jeni bërë të gjithë Guru. Nuk keni pse të merrni gjëra të mëdha në këtë moment, përveç bekimeve të kësaj Samadhane që ju të gjithë mund t’i ndjeni brenda vetes, të gjithë mund t’i njihni brenda vetes, të gjithë mund t’i shijoni brenda vetes. Para së gjithash ju mund të shihni se sëmundjet e trupit, problemet e trupit, mund të zhduken prej këtij Kaljanmargu, gjithë problemet që keni brenda vetes dhe ju pengojnë të lulëzoni, mund të zhduken prej këtij Kaljanmargu. Kur ju të jepeni pas kësaj do të merrni Kaljanin dhe do të keni Vetë-Realizimin. Për këtë gjë ju ndihmon Shri Mahadeva. Kur kundalini hap sahasrarën Shri Mahadeva qëndron ulur aty. Dhe për këtë arsye ne e quajmë Atë Mahadeva. Do të thotë Zoti i gjithë Zotave, Mahadeva. Tek Kaljani ka shumë aspekte të rëndësishme. Gjëja e parë është shanti (paqja) Paqja mendore, paqja fizike dhe paqja në jetën familjare. Në jetën familjare ka shumë probleme, shumë pengesa, dhe të gjitha këto mund të zgjidhen prej Kaljanmargut.Pas kësaj as që mund ta ndjeni prezencën e ndonjë pengese.

Në këtë mënyrë mund të shohim shumë njerëz nëpër botë që marrin bekime nga ky Kaljanmarg, meditojnë për këtë  dhe e shijojnë për gjithë jetën. Ky është Kaljani prej të cilit njerëzit mund të arrijnë ekuilibrat brenda tyre. Dhe për të arritur këtë ekuilibër, duhet të vihesh nën mbrojtjen e Gurusë. Kur bëhesh besimtar i një Guruje merr ekuilibrin dhe gjithçka. Pas kësaj nuk keni nevojë për asgjë. Në këtë mënyrë e marrim ekuilibrin dhe  dhe marrim fuqinë e dashurisë brenda vetes sonë. Kur njeriu e merr këtë, i gjithë trupi ngazëllehet. Kur arrini këtë gjendje, shaktit (fuqitë) i shkatërrojnë të gjitha problemet, shqetësimet në trup dhe në gjendjen fizike, dhe shumë njerëz përpiqen shumë ta marrin këtë shakti.  Njeriu mund ta marrë shaktin vetëm nga një tjetër që është i vetë-realizuar. Dhe më pas ai vetë bëhet në formën e Zotit. Kjo është një temë që mund të shpjegohet vetëm në gjuhën Indiane, që thotë se këtë Guru Padh e merrni nga dikush tjetër. Por ai tjetri është pajisur me fuqinë e paqes së mendjes si fillim, por edhe fuqinë për të mposhtur çdo lloj problemi të kësaj bote, problemet mendore, problemet fizike. Gjithë këto probleme mund t’i zgjidhni me anë të ekuilibrit tuaj mendor dhe të bekimeve mendore nga Guruja juaj.

Kur të bëheni Guru,  edhe ju vetë do të keni fuqinë të bekoni të tjerët. Me fuqinë e bekimit tuaj ju mund të krijoni Guru të tjerë. Dhe kur është krijuar një Guru që e ka këtë fuqi është shumë e këndshme. Kënaqësia është kaq e madhe sa nuk dëshironi asgjë tjetër. Kjo është fuqia e Shivës.

E keni parë Shivën, Ai nuk ka shumë rroba, nuk e zbukuron veten. Ai vetëm rri ulur në një gjendje meditimi gjithë kohës. Ai nuk dëshiron asgjë. Ai është aq i kënaqur me veten sa nuk dëshiron asgjë tjetër. Kjo pra është fuqia që merrni pas Vetë-Realizimit, nëse keni një Guru, dhe Guru të atij niveli e kalibri.  Njeriu nuk duhet të përpiqet të bëhet Guru. Kjo nuk është fare praktike.  Nëse përpiqesh të bëhesh, nuk do të bëhesh kurrë. Ajo duhet të vijë vetë tek ju, pa e kërkuar, pa asnjë përpjekje. Pra e vetmja mënyrë për të arritur aty është përmes Dhianës. Dhiana është meditimi. Kur meditoni, vetëm meditoni, dhe meditoni, mos kërkoni asgjë. Vetë meditimi ju jep atë mjet që mund të mbartë këtë fuqi të madhe të një Guruje. Atëherë ju vetëvetiu ua jepni këtë fuqi të tjerëve. Nuk keni pse të përpiqeni. Thjesht me praninë tuaj njerëzit mund ta marrin këtë fuqi të kënaqësisë së plotë. Dhe në të ka shpëtim për ju dhe për të tjerët. Pra gjithë problemet që hasen  në udhëtimin e ngjitjes zhduken dhe ju mbusheni me harenë   e paqes dhe gëzimit hyjnor. Prandaj quhet Kaivalja, dmth vetëm, vetëm bekimet. Nuk ka fjalë tjetër për ta përkthyer atë. Nuk ka mënyrë tjetër për ta shpjeguar atë. Është një gjendje. është një Stithi. Është një gjendje në të cilën duhet të ngjitesh  dhe ju e dini që jeni në atë gjendje. Është një gjë e mrekullueshme që kur keni arritur në këtë gjendje, nuk keni pse kërkoni asgjë. I keni të gjitha dhe jeni shumë i kënaqur. Mund të vazhdoj të flas për këtë fuqi të veçantë por mendoj se është më mirë të meditoni për gjithçka që thashë. Dhe ju jeni të gjithë në gjendje të arrini aty. Në atë gjendje të paqes e gëzimit të plotë.

Zoti ju bekoftë!