Adi Shakti Puja, 2004 Campus, Cabella Ligure (Italy)

Adi Shakti Puja, Cabella Ligure, Itali. 6 Qershor 2004. Takimi i sotëm është shumë i veçantë.Është edhe një ditë shumë shumë e veçantë, ektremisht e veçantë dhe shumë e lumtur. Arsyeja është se kjo ditë flet e këndon për Rendin e lindur, për Fuqinë e lindur, për Origjinalen, Adin, Fillestaren e lashtë. Dhe ky është përgjegjës për krijimin e këtij universi të mrekullueshëm. Se pse filloi kjo dhe si funksionon është…ju tashmë e dini, nuk ka nevojë të flas për këtë. Por sot duhet të flasim për këtë Fuqi, e cila rri e fshehur në zemrat tuaja, me të cilën ju mund të bëni çfarë të doni për të krijuar  një botë të re, një familje të re, standarde të reja, gjithçka që deri sot është e panjohur. Kjo është shumë e mundur. është shumë e mundur dhe po bëhet, por ajo që është e vështirë është se si t’i bëjmë njerëzit më të përshtatshëm më të aftë të merren vesh me njëri-tjetrin. Duket diçka e vështirë. Njerëzit ndihen mirë mes tyre, me miqtë e tyre, stilin e tyre të jetesës, etj. Por t’i bësh ata tërësisht një (bashkë), njësh me njëri-tjetrin, në të njëjtën linjë, është shumë, shumë e vështirë dhe nuk duhet të bëhet. Nuk ka pse të jetë ashtu; ata nuk kanë pse të jenë ashtu, por duhet të funksionojë. Tani problemi është se kemi njerëz të bukur, shpirtra të bukur, por ata nuk janë aq të unifikuar me njëri-tjetrin sa do duhej të ishin. Si ta Read More …