Adi Shakti Puja, 2004

Campus, Cabella Ligure (Italy)

Feedback
Share
Upload transcript or translation for this talk

Adi Shakti Puja, Cabella Ligure, Itali. 6 Qershor 2004.

Takimi i sotëm është shumë i veçantë.Është edhe një ditë shumë shumë e veçantë, ektremisht e veçantë dhe shumë e lumtur. Arsyeja është se kjo ditë flet e këndon për Rendin e lindur, për Fuqinë e lindur, për Origjinalen, Adin, Fillestaren e lashtë.

Dhe ky është përgjegjës për krijimin e këtij universi të mrekullueshëm. Se pse filloi kjo dhe si funksionon është…ju tashmë e dini, nuk ka nevojë të flas për këtë. Por sot duhet të flasim për këtë Fuqi, e cila rri e fshehur në zemrat tuaja, me të cilën ju mund të bëni çfarë të doni për të krijuar  një botë të re, një familje të re, standarde të reja, gjithçka që deri sot është e panjohur.

Kjo është shumë e mundur. është shumë e mundur dhe po bëhet, por ajo që është e vështirë është se si t’i bëjmë njerëzit më të përshtatshëm më të aftë të merren vesh me njëri-tjetrin. Duket diçka e vështirë. Njerëzit ndihen mirë mes tyre, me miqtë e tyre, stilin e tyre të jetesës, etj.

Por t’i bësh ata tërësisht një (bashkë), njësh me njëri-tjetrin, në të njëjtën linjë, është shumë, shumë e vështirë dhe nuk duhet të bëhet. Nuk ka pse të jetë ashtu; ata nuk kanë pse të jenë ashtu, por duhet të funksionojë. Tani problemi është se kemi njerëz të bukur, shpirtra të bukur, por ata nuk janë aq të unifikuar me njëri-tjetrin sa do duhej të ishin. Si ta zgjidhim këtë problem?

Shumë njerëz më kanë pyetur:”Nënë, si t’ia bëjmë me këtë problem?” Unë vetëm kam qeshur. Sepse nëse shihni idenë fillestare pse e nisëm ne këtë rreze X, pse e nisëm ne këtë lloj të ri arsyetimi, këtë lloj të ri depërtimi- sepse ne donim të zbulonim unitetin, risinë tek çdo person. Tani ju duhet të jeni shumë mirënjohës që jeni të gjithë një, një së brendshmi, nuk ka asgjë tjetër. Ka vetëm një dhe ajo kur flet dhe do të drejtojë diçka, ju do të habiteni që gjithçka bëhet njëlloj. Është e njëjta gjë dhe funksionon njëlloj. Nuk ka ndryshim e diferencë midis tyre. Megjithatë mendjet tona bredhin nëpër lloj-lloj problemesh që janë pa kuptim për Sahaxha Jogën. Problemi kryesor që kemi është se nuk e kuptojmë që nuk kemi asnjë problem. Ne nuk kemi probleme. Ne mendojmë se ka probleme dhe duhet të merremi me to por probleme nuk ka, unë nuk shoh ndonjë problem gjëkundi.

Atyre që mendojnë se kanë probleme unë u kam kërkuar të m’i shkruajnë dhe unë do të përpiqem t’u përgjigjem dhe t’u them se ç’lloj problemi është ai. Por para se të bëj diçka, do të doja të them se jogistët tanë Sahaxha akoma nuk kanë arritur në atë nivel ku të kuptojnë njësimin, unitetin në zemrat e tyre. E gjitha kjo vjen nga brenda, jo nga jashtë, pra të gjitha përpjekjet e bëra së jashtmi janë të kota. Duhet të bëhemi pa përpjekje ajo që jemi. Aty do të kuptoni se nuk ka….asgjë. Nuk ka nevojë të keni një tjetër…një tjetër takim apo diçka tjetër të koduar, nuk ka nevojë; aty është gjithçka. Vëtëm se duhet të jeni një, të bëheni një. Kjo është disi e vështirë për ta kuptuar njerëzit që kanë hundë të ndryshme, fytyra të ndryshme, gjithçka të ndryshme, që të bëhen njëlloj. Por ju jeni, ju jeni. Ju dukeni ndryshe sepse nuk e dini që jeni një. Pra unë duhet t’ju them diçka: Ju jeni një i vetëm. Një në kuptimin që gjithçka e juaja, çdo ngacmim, çdo ndjenjë, çdo arsyetim është i njëjtë. Vetëm se shfaqet në kohën e gabuar, në kohë të ndryshme, dhe ju jep përshtypjen e gabuar që është e ndryshme, por në fakt nuk është. Është vetëm një, një marrëdhënie, dhe kjo marrdhënie është me Adi Shaktin -që ju jeni pjesë e Adi Shaktit; dhe sado që të përpiqemi nuk mund të ndahemi nga Adi Shakti. Ju keni lindur prej Saj dhe udhëhiqeni prej Saj. Ajo kujdeset për ju. Mua më duket sikur gjithçka është e unifikuar kurse ju mendoni se ka një tjetër linjë orientimi, linjë veprimi, por e keni gabim. Çfarëdo që unë them duhet të vërtetohet, përndryshe pse duhet të pranoni ju një deklaratë kaq të çuditshme?

Unë vetë jam një me ju dhe do të mbetem gjithmonë njëlloj me të gjithë ju. Për mua nuk ka ndryshim. Unë nuk shoh ndonjë ndryshim. Ndryshimi është jashtë, vetëm tek veshjet e stilet tuaja. Brenda, ndoshta, se çfarë temperamenti keni kjo varet nga temperamenti juaj. Nëse ky temperament ndryshon pak ju do të shihni njësimin midis jush dhe diferencat do të zhduken menjëherë. Sot pashë një njeri shumë të rezikshëm. Mendova se po të dojë mund të më vrasë.

Mund të bënte çfarë të donte. Por jo, nuk ndodhi ashtu. Pse? Sepse unë nuk e kisha kuptuar atë. Ai nuk ishte ashtu. Ai vetëm donte të më tregonte respektin. Ai nuk donte të më vriste apo ndonjë gjë tjetër të keqe. është e habitshme se si e kuptoni njëri-tjetrin. Derisa ta kuptoni siç duhet njëri-tjetrin  nuk do të mund të arrini ndonjë gjë të kthjellët (jo e qartë), që është esenciale, që është e drejtë, që është e vërteta. Pra, e vërteta filloi shumë kohë më parë, shumë më parë se mund të mendojë ndonjëri nga ju. Më pas u përzje me plot gjëra që nuk ishin të vërteta dhe atëherë e vërteta u largua. Siç do të thosha se gjarpri lindi nga injoranca që nisën ta mbështesin gjarpërinjtë e tjerë. Gjarpër pas gjarpri ata nisën të shtohen e të mbushin gjithë universin me pandershmëri dhe me idera të gabuara. I besonin ato dhe nisën të luftojnë, të vrasin njëri-tjetrin. Por ata të gjithë ishin gjarpërinj. Pra sa duhet të besojë njeriu në marrëzitë e tyre? Sa duhet t’i pranojë njeriu marrëzitë e tyre? Sa duhet t’i ndjekë njeriu marrëzitë e tyre? është shumë e vështirë. Por përsëri pranohet shumë më lehtë se e vërteta. E vërteta nuk pranohet aq lehtë sa e pavërteta. Pse? -Sepse ne qëndrojmë mbi të pavërtetën.

Vetë arsyetimi ynë është e pavërteta dhe ne të gjithë duhet ta ndryshojmë arsyetimin tonë tek e vërteta, që nuk është e vështirë pasi ne jemi e vërteta. Ne jemi e vërteta.

Kur ne jemi e vërteta, pse duhet të jetë e vështirë të bëhemi ashtu? Nuk duhet të jetë, por edhe ndodh. Pra kjo do të thotë se diçka nuk shkon diku brenda nesh, që ne duhet ta zbulojmë se ç’është. Dhe ajo që nuk shkon brenda nesh është se ne nuk mund të përballemi me veten. Ne nuk mund të përballemi me veten. Ne përballemi me të tjerët, jo me veten. Kurrë nuk e shohim veten. Nuk e kemi idenë se si është gjendja jonë. Dhe për këtë ju duhej një Nënë – për t’jua treguar. Dhe kështu erdhi Nëna këtu në këtë botë për t’ju treguar se cili është problemi që keni brenda jush. Kjo duhet të pranohet. Ky parim duhet të praktikohet. Dhe ju do të habiteni se sa dije keni për veten tuaj dhe për mjedisin që ju rrethon. Nuk ka asgjë të veçantë, asgjë të jashtëzakonshme, e vetmja gjë është se duhet të jeni të pranueshëm për veten tuaj. Mendoj se njerëzit po bëhen jogistë Sahaxha por nuk është ashtu. Ata nuk janë jogistë Sahaxha por po përpiqen të bëhen. Përkundrazi, ata duhet ta dinë që janë jogistë Sahaxha dhe nuk kanë pse të bëhen të tillë. Atëherë nuk ka problem. Por kur keni pranuar se ka Sahaxha Joga të ndryshme, dhe që jogistët Sahaxha janë të ndryshëm dhe ju jeni të ndryshëm, atëherë si mund të bëheni jogistë Sahaxha? Puna është tek injoranca që kemi, që ne po sillemi si të huaj ndaj njëri-tjetrit. Injorancë e plotë. Ne duhet ta dimë se jemi të gjithë njëlloj. Nuk ka nevojë të kemi asnjë lloj injorance. Dhe kur kjo të ndodhë, problemet e gjithë botës do të zgjidhen pa asnjë vështirësi. Puxha e sotme është e veçantë sepse ju po bëni puxhën e diçkaje që kurrë nuk ka pësuar ndonjë ndryshim, që nuk ka ndryshuar aspak; ishte e njëjta,ka mbetur e njëjta, ka lindur me të njëjtën dhe është akoma me të njëjtën. Çfarë duhet të them unë në një puxha të tillë? Pse duhet thënë diçka? Asgjë. Vetëm bëhuni një me veten tuaj.

Kjo është pika kryesore -që ne duhet të jemi një me veten tonë, dhe jo ta humbasim atë nëpër fjalë ose në atmosferë, ose në bredhjet e kota të trurit tonë. Sepse kjo është koha kur truri fillon të bredhë, dhe kur fillon të bredhë e humb kontrollin mbi veten. Si një gjarpër që nëse qëndron në folenë e tij  nuk ka rrezik për të; por kur fillon të lëvizë atëherë mund të rrezikohet. Po ashtu, ne duhet ta dimë se mendja jonë është  shumë shumë e vështirë dhe nuk duhet të shkojë në drejtime të gabuara. Për këtë ne duhet të bëjmë Puxhën e Nënës Fillestare sepse duhet të përpiqemi të jemi në linjën e Nënës Fillestare. Duhet ta mbajmë veten tonë me pastërtinë Fillestare. Duhet ta stërvitim Veten tonë Fillestare, dhe jo ta ndryshojmë veten për ndonjë arsye.

Kjo do të ishte gjëja më e mirë nëse mund ta arrijmë. Jam e sigurt që mundemi, nuk ka asnjë problem. Vetëm se ne jemi kaq të ndërgjegjshëm se jemi Indianë, se jemi Anglezë, Europianë dhe gjithë këto. Por nuk jemi. Ne jemi vetëm vetëvetja dhe këtë duhet të arrijmë këtë njësim me veten tonë.

Zoti ju bekoftë të gjithëve!