Introduction to Nabhi-Void, New Delhi 1981 (India)

 Programi Publik, New Delhi (India) 7 Shkurt 1981 Ju lutem uluni në mënyrë të rehatshme, është shumë e rëndësishme. Nuk duhet të keni tendosje në ndonjë pjesë të trupit, si për shëmbull kur qëndroni ulur ndonjëherë këmbët mund ti ndjeni pak të mpira në pjesën e poshtëme të tyre. Ju mund ta ndryshoni qëndrimin tuaj dhe nuk duhet të vazhdoni të qëndroni të sforcuar dhe jo rehat me veten. Kjo është gjëja e parë që duhet të mbani mend. Për më tepër disa njerëz mbajnë pozicione të tendosura  duke i shtrirë duart shumë drejt ose ndonjëherë duke i përkulur  ato shumë. Uluni shumë rehat me të dyja duart në prehër në një mënyrë shumë të rehatshme. Nuk duhet të ketë asgjë ekstreme për tu bërë nga jashtë. Ne duhet të kuptojmë parimin e procesit jetësor dhe pastaj ju do të kuptoni pse unë ju thashë se  nuk është e nevojshme të bëjmë gjëra ekstreme për të arritur qëllimin tonë. Parimi është kështu, duke supozuar se  kjo dhomë është e tëra e papastër ose është në kaos ose ndoshta është në errësirë totale,  ju nuk mund të shikoni asgjë, kështu ju hyni brenda dhomës, qëllimi që duhet të arrini është arritja e ndricimit shpirtëror. Disa njerëz do të thoshin le të pastrojmë njëherë dhomën në errësirë duke mos parë, ju do të filloni të pastroni trupin tuaj, ju nuk e dini se cfarë duhet të pastroni kështu që nuk është e nevojshme të mërziteni në lidhje me pastrimin kur ju jeni Read More …

Agnya Chakra, Caxton Hall 1978 Caxton Hall, London (England)

Cakra Agnya, Caston Hall, Londër (Mbretëri e Bashkuar) 18 Dhjetor 1978.Sot do flasim rreth cakres së gjashtë të quajtur Cakra Agnya. Agnya, fjala “gnya” do të thotë të dish. Gnya është të njohësh. Dhe “A” do të thotë të gjithën. Cakra Agnya ka gjithashtu edhe një tjetër kuptim. Agnya – agnya do të thotë ti bindesh një urdhëri. Mund ti nënkuptojë të dyja. Nëse ti urdhëron dikë është një agnya dhe ai që ju bindet është një agnya kari, ai që bën agnya. Kjo Cakër e gjashtë  është krijuar në qënien njerëzore kur ai filloi të mendojë. Të menduarit është gjuha e shprehjes. Nëse nuk ke  një gjuhë nuk mund të mendosh. Por kjo s’do të thotë që nuk ka proces të menduarit tek ne, por ajo gjëndje delikate kur mendimet vijnë tek ne nuk janë në ndonjë gjuhë kështu që nuk janë duke komunikuar me ne, dhe prandaj nëse nuk kemi gjuhët nuk mund të kuptojmë se çfarë po mendojmë. Për këtë arsye keni parë fëmijë që s’mund të komunikojnë me ne, çfarë duan sepse nuk mund të thonë se çfarë duan. Ata ndjejnë shtrëngime në stomak e duan të kërkojnë për ujë ose diçka tjetër, por nuk mund të na e thonë. Prandaj ata s’mund të mendojnë se çfarë duan të thonë.Por panvarësisht se kur filloni të flisni dhe të  vini fjalët sipas gjuhës, kjo gjuhë është depozituar në trurin tonë siç tregohet në figurën në dorën e anës  së majtë dhe gjithashtu dorën e anës së djathtë Read More …

Kundalini and Self-Realisation (England)

1977-07-31, Kundalini and Self-Realisation, London Pra, kur ju merrni Realizimin tuaj, së pari dhe gjëja më kryesore që ju duhet të dini është për veten tuaj fizike, i cila nuk ishte e njohur për ju deri tani. Sa më shpejt që të shkoni në pandërgjegjshmen ju keni dëshmuar se keni mundur të mësoni rreth qenies tuaj fizike, së pari për veten. Keni marrë dijeninë se cili është problemi juaj fizik, nga çfarë vuani.Automatikisht ju e dini se ky është nga i cili ju vuani. Ju nuk duhet të shkoni tek një mjek për të pyetur atë se nga çfarë jeni duke vuajtur. Supozojmë se çakra Nabhi e juaj është e zënë, ju e dini se ka probleme në stomak. Nëse ju përparoni pak më shumë me frekuencat menjëherë ju do të dini se ajo është në këtë pjesë. Edhe në gisht, në anën e djathtë në qoftë se ju ndjeni djegie më shumë në anën e majtë të gishtit, atëherë ju duhet ta dini që problemi është më shumë në anën e majtë se në anën e djathtë. Nga praktika ju e kuptoni saktësisht se çfarë lloj problemi është. Por pas disa kohësh ju thjesht thoni se ky është problemi, dhe se [kjo?] është ajo që është. Ju bëheni ngjashëm me një kompjuter. Pra Vetenjohja, e cila së pari është përjetuar, bëhet aktualizim. Kjo mund të themi është faza e dytë. Por patjetër në fazën e parë ju merrni eksperiencën e qenies tuaj fizike. Tani tëshohim bukurinë e saj, se si është bërë bukur. Kur ju vini duart tuaja drejt meje ju e kuptoni pozicionin tuaj, para së gjithash. Ju nuk më kuptoni Mua , por ju e Read More …

Attention and Joy, Bordi 1977 (India)

Bordi Shibir 27 janar 1977 Cilesia e vemendjes ndryshon ne varesi te gjendjes sone. Pra, ku eshte vendosur vemendja ne qenien njerezore? Nuk ka nje pike fikse. Mund te themi qe vemendja eshte siperfaqja ose kufiri I vetedijes; per cfaredo qe mendojme, atje eshte pozicionuar vemendja jone. Le te bejme nje analogji: Gjithe thermijat e hekurit kane fuqine per t’u terhequr me magnetin, por se ku ndodhet kjo fuqi nuk mundemi t’a percaktojme. Ajo eshte kudo. Kudo qe te vendoset magneti thermijat terhiqen. Keshtu ndodh edhe me vemendjen tone; per cfaredo qe te mendojme, vemendja jone shkon atje. Ajo ekziston ne te gjithe trupin dhe mund te zhvendoset edhe jashte trupit, edhe brenda trupit (ne rastet kur kemi ndonje dhimbje apo shqetesim. Ajo pluskon mbi nervat, pluskon mbi gjithe sistemin nervor, por ka nje qender kontrolli ne tru. Nese kjo goditet, atehere ne mbesim te vetedijshem por pa vemendje. Gjithashtu kjo mund te ndodhe edhe nese dikush goditet ne Çakren Vishuddhi. Mund te ndodhe edhe ne Cakrat me te poshtme. Nese dikush goditet, ajo pjese do t’a humbase vemendjen e saj sepse ka humbur ndjeshmerine. Diferenca eshte se ne mund t’u kushtojme vemendje atyre pikave, nese duam, edhe nese ato jane te mpira (te pandjeshme). Per shembull, nese dora ime eshte e pandjeshme une mund te drejtoj aty vemendjen time, dmth mund t’a shikoj, te mendoj per te. Por eshte nje pike ne qenien tone, e cila nese goditet, ne as te mendojme nuk mundemi. Ne vetem shtrihemi te pavetedijshem, Read More …