Birthday Felicitations 2003 (India)

Birthday përgëzim, Nirmal Dham, Delhi (Indi), 20 Mars 2003. Sot të gjithë po përpiqen t’ju flasin Anglisht sepse, sipas meje, mendojnë se shumica prej jush flasin Anglisht. Doja t’ju them diçka për jetën. Jeta shkon përpara. Nuk ka rëndësi nëse jeni 80 apo 90 vjeç. E vetmja gjë e rëndësishme është se sa e keni përdorur dritën që keni marrë në Sahaxha Joga. Të gjithë ju jeni të ndriçuar tashmë në Sahaxha Joga, gjithë Kundalinet tuaja janë ngritur dhe besoj se ju tashmë keni plot dije. Por megjithatë është e rëndësishme se sa kohë i kushtoni ju çlirimit të qenieve njerëzore, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë, në vend që t’i kritikoni, në vend që t’i dënoni. Detyra juaj është t’i vendosni ata në një piedestal më të lartë, që ata të respektojnë veten dhe të respektojnë Vetë Realizimin e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme sepse kam takuar shumë jogistë Sahaxha që ishin shumë kritikues ndaj kolegëve dhe gjithçkaje tjetër. Por meqë e morën Realizimin atëherë ata e kanë për detyrë të ndihmojnë edhe njerëzit e tjerë të çlirohen. Atëherë nuk do të ketë asnjë lloj problemi. As probleme politike e as ekonomike, asnjë lloj problemi. Gjithë këto probleme krijohen nga mendja e cila, duhet të them se nuk është ende plotësisht e zhviluar, dhe kur të jetë e zhvilluar ju nuk shqetësoheni më, nuk shqetësoheni për të tjerët, nuk shqetësoheni për çlirimin e të tjerëve. Kjo ndodh automatikisht. Nuk ka pse ta them unë. Por ju keni parë Read More …