Sahasrara Chakra, Delhi, 1983 (India)

Sahasrara Çakra. Rruga Hanuman, New Delhi (India), 4 Shkurt 1983. Sot do ju tregoj rreth qendrës së fundit, Sahasrarës… Pra kjo qendër e fundit, Sahasrara ndodhet në zonën limbike të trurit. Koka jonë është si një pemë kokosi. Kokosi ka flokët, dhe një arrë të fortë dhe më pas një mbulesë të fortë dhe brenda është guacka e bardhë e fortë e kokosit dhe brenda hapësirës, uji. Në të njëjtën mënyrë, është ndërtuar truri ynë. Prandaj kokosi është quajtur si “Shriphal”. Është fryti I fuqisë, është Shri. Fuqia Shri është fuqia e anës së djathtë dhe e anës së majtë është fuqia Lalita. Pra, ne kemi dy Cakra –  e majta, këtu, është Lalita dhe ana e djathtë është Shri Cakra. Këto dy Cakra punojnë rreth  anës së djathtë të fuqisë Mahasaraswati dhe anës së majtë të Fuqisë së Mahakali. Tani fuqia qëndrore është Kundalini që duhet të ngrihet dhe të depërtojë nëpërmjet Cakrave të ndryshme, të hyjë në zonën limbike dhe të ndriçojë të Shtatë vendet e Pitave të këtyre shtatë cakrave. Pra ajo penetron përmes gjashtë Cakrave, hyn në zonën limbike, ndriçon të gjitha shtatë Pitat në tru, që ndodhen në mesvijën  e zonës limbike. Pra fillojmë nga prapa, është këtu pas koke Cakra Mooladhara, rreth saj është Swadishthan, më pas Nabhi, më pas Anahatta (Zemra), më pas Vishuddhi dhe Agnya. Pra të gjitha këto gjashtë  qendra janë kombinuar që të bëjnë Cakrën e shtatë. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme që duhet ta njohim Tani, Shri Read More …