Introduction to Nabhi-Void, New Delhi 1981 (India)

 Programi Publik, New Delhi (India) 7 Shkurt 1981 Ju lutem uluni në mënyrë të rehatshme, është shumë e rëndësishme. Nuk duhet të keni tendosje në ndonjë pjesë të trupit, si për shëmbull kur qëndroni ulur ndonjëherë këmbët mund ti ndjeni pak të mpira në pjesën e poshtëme të tyre. Ju mund ta ndryshoni qëndrimin tuaj dhe nuk duhet të vazhdoni të qëndroni të sforcuar dhe jo rehat me veten. Kjo është gjëja e parë që duhet të mbani mend. Për më tepër disa njerëz mbajnë pozicione të tendosura  duke i shtrirë duart shumë drejt ose ndonjëherë duke i përkulur  ato shumë. Uluni shumë rehat me të dyja duart në prehër në një mënyrë shumë të rehatshme. Nuk duhet të ketë asgjë ekstreme për tu bërë nga jashtë. Ne duhet të kuptojmë parimin e procesit jetësor dhe pastaj ju do të kuptoni pse unë ju thashë se  nuk është e nevojshme të bëjmë gjëra ekstreme për të arritur qëllimin tonë. Parimi është kështu, duke supozuar se  kjo dhomë është e tëra e papastër ose është në kaos ose ndoshta është në errësirë totale,  ju nuk mund të shikoni asgjë, kështu ju hyni brenda dhomës, qëllimi që duhet të arrini është arritja e ndricimit shpirtëror. Disa njerëz do të thoshin le të pastrojmë njëherë dhomën në errësirë duke mos parë, ju do të filloni të pastroni trupin tuaj, ju nuk e dini se cfarë duhet të pastroni kështu që nuk është e nevojshme të mërziteni në lidhje me pastrimin kur ju jeni Read More …