Adi Shakti Puja, 2004 Campus, Cabella Ligure (Italy)

Adi Shakti Puja, Cabella Ligure, Itali. 6 Qershor 2004. Takimi i sotëm është shumë i veçantë.Është edhe një ditë shumë shumë e veçantë, ektremisht e veçantë dhe shumë e lumtur. Arsyeja është se kjo ditë flet e këndon për Rendin e lindur, për Fuqinë e lindur, për Origjinalen, Adin, Fillestaren e lashtë. Dhe ky është përgjegjës për krijimin e këtij universi të mrekullueshëm. Se pse filloi kjo dhe si funksionon është…ju tashmë e dini, nuk ka nevojë të flas për këtë. Por sot duhet të flasim për këtë Fuqi, e cila rri e fshehur në zemrat tuaja, me të cilën ju mund të bëni çfarë të doni për të krijuar  një botë të re, një familje të re, standarde të reja, gjithçka që deri sot është e panjohur. Kjo është shumë e mundur. është shumë e mundur dhe po bëhet, por ajo që është e vështirë është se si t’i bëjmë njerëzit më të përshtatshëm më të aftë të merren vesh me njëri-tjetrin. Duket diçka e vështirë. Njerëzit ndihen mirë mes tyre, me miqtë e tyre, stilin e tyre të jetesës, etj. Por t’i bësh ata tërësisht një (bashkë), njësh me njëri-tjetrin, në të njëjtën linjë, është shumë, shumë e vështirë dhe nuk duhet të bëhet. Nuk ka pse të jetë ashtu; ata nuk kanë pse të jenë ashtu, por duhet të funksionojë. Tani problemi është se kemi njerëz të bukur, shpirtra të bukur, por ata nuk janë aq të unifikuar me njëri-tjetrin sa do duhej të ishin. Si ta Read More …

Mahashivaratri Puja 2004 (India)

Mahashivaratri Puja, Pune (Indi), 15 Shkurt 2004. Sot jemi këtu për të bërë puxhën e Gurusë. Gurusë i këndohen lavde më shumë se Hyjnive dhe Zotave. Kush është ky Guru? Kush është shakti më i rëndësishëm këtu? Guruja tattua është Shiva. Formën e fuqisë së Shivës duhet ta konsiderojmë si fuqinë e Gurusë. Sepse kur marrim fuqitë nga shakti i Gurusë dhe kur shaktit vijnë brenda nesh edhe ne vetë bëhemi Guru. Dhe pas kësaj jemi të bekuar për gjithë jetën (Kaljan) Ai që i merr këto fuqi, duket se ka gjithë bekimet (kaljan). “Kaljan” është një fjalë që është shumë e vështirë të shpjegohet me pak fjalë. “Kaljan” do të thotë të jesh i bekuar nga të gjitha anët, të marrësh gëzim nga të gjitha anët. Ç’do të thotë kur dikush thotë se në bekime ju keni marrë Kaljanin? Çfarë është Kaljani? Kaljan do të thotë Atma Sakshatkar, Vetë Realizim. Pa Vetë-Realizimin nuk mund ta keni Kaljanin. Askush nuk mund ta kuptojë nëse nuk e ka. Të gjitha këto gjëra janë tek Kaljani. Prej kësaj njeriu merr gjithë gëzimin dhe bëhet rrezatues i tij. Nëse e keni këtë Kaljan, çfarëdo që duhet të bëni e keni bërë, çfarëdo përpjekjesh që duhet të bëni i keni bërë tashmë, besimin që duhet të keni ju tashmë e keni. Por kur jeni tamam në “Kaljanmarg” (rrugën e Kaljanit), kur ai ka dhënë mantrën për të patur Kaljanin, çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se gjëja më kryesore brenda jush është Read More …

Mahashivaratri Puja 2002 (India)

Puxha e Shivaratrit, Pune, 17 Mars 2002 Sonte jemi mbledhur këtu për të bërë Puxhan e Shri Shivës.Vetëm ata që kanë zemër të pastër mund të bëjnë Puxhan e Shri Shivës. Ata me zemra të papastra nuk mund ta bëjnë Puxhan e Shivës. Është një parim i thjeshtë i Shri Shivaratrit.Siç e patë dje, ne kemi gjarpërinj,këta janë gjarpërinj të tmershëm që shoqërojnë Shiva Lingan.Domethënia është kjo: “Ata që kanë zemër të pastër,që janë plot me dashuri për të tjerët, janë gjithmonë të mbrojtur nga fuqia e Shivas,që janë gjarpërinjtë.Është diçka simbolike, shumë simbolike.Por duhet të them se kafshët e kuptojnë forcën Hyjnore shumë më mirë se qeniet njerëzore, shumë më mirë.Sepse ato kanë një zemër të pastër.Cilido qoftë stili i tyre i jetesës i dhënë nga natyra, 21 ata e respektojnë.Por nuk ka ligësi, nuk ka xhelozi.Nuk janë gjithë këto gjëra të këqija në zemrat e tyre.Ata e bëjnë sepse ashtu duhet të jetë.Por veçoria e qenieve njerëzore është vetëm një kjo është se sa ata dashurojnë dhe falin. Mundësia për të dhënë dashuri e qenieve njerëzore është e atillë që i mposht të gjitha forcat negative.Ata mund të shohin qartë se nuk është mirë të kesh gjithë këto veçori, ose ndoshta e kuptojnë se nuk është fisnike të kënaqesh me gjithë ato sjellje jo të njerëzishme. Ata nuk do të jepeshin pas këtyre gjërave. As nuk ua kërkon njeri, por papritur ata tundohen nga gjëra të tilla që kanë brenda urrejtje, lakmi e xhelozi. Shikoni se si jeton Read More …

Easter Puja (Italy)

Easter Puja. Magliano Sabina, Rome (Italy), 11 April 1993. Jemi mbledhur te gjithe ketu ne maje te ketij mali te bukur, per te festuar ringjalljen e Krishtit. Eshte shume domethenese per Sahaja yogis te kuptojne ngjarjen e madhe te ringjalljes se Tij, me te cilen Ai tregoi qe shpirti nuk vdes. Ai ishte “Ai ishte Omkara, Ai ishte Logos (Krishti) dhe Ai ishte Shpirti, prandaj Ai mund te ecte mbi uje. Dhe ne gjithashtu kemi bere nje film ku kemi treguar se si Mooladhara, qe shfaq atomin e karbonit, aq qarte sa nese e shikoni nga e djathta ne te majte, do gjeni tamam nje swastika aty; dhe nga e majta ne te djathte do shihni Omkara. Por kur shihni nga poshte lart, ajo qe shihni eshte alfa dhe omega. Kjo provon pertej dyshimit qe Krishti, sic Ai tha, “Une jam Alfa dhe une jam Omega,” tregon qarte se Ai ishte misherimi i Shri Ganesh. Eshte nje prove shkencore qe ne kemi tani, dhe keshtu mund t’u themi njerezve qe eshte nje fakt. Une nuk e di ne kohen e Krishtit nese kjo alfa dhe omega ishin te njohura per matematikanet, por patjeter per Ate kur Ai tha,”Une jam Alfa dhe Omega,” Ai ishte nje misherim shume i mrekullueshem, dhe shume i rendesishem per ngritjen tone. Nese Ai nuk do te kishte ringjallur Veten, ne s’mund te kishim arritur aspak ngritjen tone. Pra eshte nje kontribut i madh. Ringjallja e Krishtit eshte evidente tani ne jeten tone: cfare ishit me Read More …

Mooladhara Chakra, Birmingham 1985 (England)

Mooladhara Çakra. Seminari I Birminghamit (UK), 20 Prill 1985. ..) Sot do dëshiroja të flisja rreth cakres Mooladhara, e cila është një temë shumë e rëndësishme. Mendoj se kam folur shume rreth saj. Por në Perëndim duhet të them se për arsye të zakoneve tona të gabuara dhe dhe pranimit te projekteve te  mendore te gabuara te te tjereve te cilet jane duke dominuar shume ne kemi nje Mooladhara te shkateruar. Perkunder faktit qe Kundalini eshte ngritur, me cfardo energjie te dobet qe chakra Mooladhara ka patur, ajo ka mbeshtetur vetveten. Ne duhet ta dime se gjithmone mund te biem ne kurthin e percaktimeve te ndryshme qe ne kemi krijuar me pare. Eshte nje gje shume serioze qe chakra Mooladhara ka qene vertet e shkaterruar dhe se ne kemi krijuar shtigje ne te cilat vemendja jone mund te shkoje nese nuk jemi te kujdeshem.Përvec faktit që Kundalini është ngritur me çfarëdo fuqie të dobët që Mooladhara ka të qëndrueshme në vetvete, ne duhet të dimë se gjithmonë mund të biem në një grackë të degëzimeve tona të ndryshme që kemi krijuar më parë. Është një çështje shumë serioze që Çakra Mooladhara është shkaterruar vërtetë dhe në kemi krijuar rrugë në të cilat vëmëndja jonë mund të iki nëse nuk jemi të kujdesshëm.Tani duke supozuar se dikush është një person i pandershëm ose një person dorështrënguar, ose i dhënë pas parasë, është shumë e dukshme dhe dhe ju mund ta shikoni kete kaq qarte. Ju  shikoni veten dhe mbeteni i shokuar: Read More …

Nabhi Chakra, Delhi 1983 (India)

Nabhi Cakra, Delhi (India) 31 Janar 1983 Muzika ishte shumë e bukur dhe ngritëse për të gjithë ju. Ndikimi i muzikës në Sahaja Yoga është i pamasë, dhe nëse një Sahaja Yogi këndon këngë është kaq e fuqishmë sa vëpron si një matra në qënien Time. Kështu që i jam shumë mirënjohëse Znj. Venogopalan për këndimin e një kënge kaq të bukur sot. Ajo më trazoi tërësisht. Më pas Gavin Brown ishte shumë i ëmbël. Ai është një anglez shumë i sjellshëm dhe një Sahaja Yogi mjaft i qëndrueshëm. Është një ndër të parët Sahaja Yogis perëndimorë që kam takuar. Sot do ju tregoj rreth Cakrës Nabhi që merret me ndershmërinë e të kërkuarit. Cakra Nabhi është qëndra që kontrollon apo që shfaqet jashtë si Pleksusi Diellor[1]. Cakra Nabhi ka dy anë: njëra në të majtë, tjetra në të djathtë, dhe sigurisht një në qendër. Kështu në krahun e majtë është Gruha Lakshmi, në të djathtë është Raja Lakshmi ose Gaja Lakshmi dhe në qendër është Lakshmi që ngrihet në Mahalakshmi. Kur fillon kërkimi, një qënie njerëzore së pari fillon të kërkojë ushqim. Ushqimi është shumë i rëndësishëm për gjithë kafshët. Nëse nuk kanë ushqim nuk jetojnë dot. Pra kërkimi fillon me ushqim, dhe pasi është caktuar streha, ata përpiqen të gjejnë ujin. Pra kjo qendër përbëhet nga uji dhe në këtë qendër ndodhet Hyjnia e Shri Vishnu[2] ose Narayana; dhe fuqia e Tij siç ju kam thënë është Lakshmi dhe më pas Mahalakshmi. Do kuptoni në Sahaja Yoga që Read More …