Birthday Felicitations 2003 (India)

Birthday përgëzim, Nirmal Dham, Delhi (Indi), 20 Mars 2003. Sot të gjithë po përpiqen t’ju flasin Anglisht sepse, sipas meje, mendojnë se shumica prej jush flasin Anglisht. Doja t’ju them diçka për jetën. Jeta shkon përpara. Nuk ka rëndësi nëse jeni 80 apo 90 vjeç. E vetmja gjë e rëndësishme është se sa e keni përdorur dritën që keni marrë në Sahaxha Joga. Të gjithë ju jeni të ndriçuar tashmë në Sahaxha Joga, gjithë Kundalinet tuaja janë ngritur dhe besoj se ju tashmë keni plot dije. Por megjithatë është e rëndësishme se sa kohë i kushtoni ju çlirimit të qenieve njerëzore, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë, në vend që t’i kritikoni, në vend që t’i dënoni. Detyra juaj është t’i vendosni ata në një piedestal më të lartë, që ata të respektojnë veten dhe të respektojnë Vetë Realizimin e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme sepse kam takuar shumë jogistë Sahaxha që ishin shumë kritikues ndaj kolegëve dhe gjithçkaje tjetër. Por meqë e morën Realizimin atëherë ata e kanë për detyrë të ndihmojnë edhe njerëzit e tjerë të çlirohen. Atëherë nuk do të ketë asnjë lloj problemi. As probleme politike e as ekonomike, asnjë lloj problemi. Gjithë këto probleme krijohen nga mendja e cila, duhet të them se nuk është ende plotësisht e zhviluar, dhe kur të jetë e zhvilluar ju nuk shqetësoheni më, nuk shqetësoheni për të tjerët, nuk shqetësoheni për çlirimin e të tjerëve. Kjo ndodh automatikisht. Nuk ka pse ta them unë. Por ju keni parë Read More …

Mooladhara and Swadishthan, Sydney 1981 (Australia)

 Mooladhara dhe Swadishthan. Sidnej (Australi), 25 Mars 1981. I përulem të gjithë kërkuesve të së vërtetës. Heren e kaluar ju tregova pak rreth qendres së parë, të quajtur si Çakra Mooladhara dhe Kundalini e cila është ndërgjëgja e vendosur në kockën trekëndëshe e quajtur  kërbisht. Ashtu siç ju thashë kjo është fuqia e dëshires se pastër e cila nuk është zgjuar ende dhe nuk është shfaqur ende brenda jush, e cila qëndron këtu duke pritur momentin për tu ngritur dhe per t’ju dhene juve lindjen e dytë, pagezimin qe ju jep paqe. Ju jep Vetë-Realizimin. Kjo dëshirë e pastër duhet të jetë një me shpirtin tuaj. Deri në momentin që kjo të përmbushet ata që janë duke kërkuar nuk do të kënaqen. Kjo qender është shumë e rëndësishme sepse kjo ishte qendra e parë që u krijua kur Qënia Pramidale filloi ta bente kete punë. Kjo është qendra e pafajësisë e cila është shenjtëri. Gjëja e parë që u krijua në këtë tokë ishte shenjtëria. Kjo qender është shumë e rëndësishme në të gjitha qëniet njerëzore,  kafshët kanë pafajësi, ato nuk e kanë humbur atë ndërkohë që në e kemi… ose mund të themi që ne kemi lirinë për ta braktisur atë. Ne mund ta bëjmë kete, në një farë mënyre ne mund ta shkatërrojmë atë nëpërmjet të ashtuquajturave ide të lirisë. Kjo qender ka një fuqine që na jep ne mënçuri. Mençuria është një fjalë e cila nuk mund të shpjegohet. Mënçuri është kur ne kuptojmë se çfarë është Read More …