Mahashivaratri Puja 2002 (India)

Puxha e Shivaratrit, Pune, 17 Mars 2002 Sonte jemi mbledhur këtu për të bërë Puxhan e Shri Shivës.Vetëm ata që kanë zemër të pastër mund të bëjnë Puxhan e Shri Shivës. Ata me zemra të papastra nuk mund ta bëjnë Puxhan e Shivës. Është një parim i thjeshtë i Shri Shivaratrit.Siç e patë dje, ne kemi gjarpërinj,këta janë gjarpërinj të tmershëm që shoqërojnë Shiva Lingan.Domethënia është kjo: “Ata që kanë zemër të pastër,që janë plot me dashuri për të tjerët, janë gjithmonë të mbrojtur nga fuqia e Shivas,që janë gjarpërinjtë.Është diçka simbolike, shumë simbolike.Por duhet të them se kafshët e kuptojnë forcën Hyjnore shumë më mirë se qeniet njerëzore, shumë më mirë.Sepse ato kanë një zemër të pastër.Cilido qoftë stili i tyre i jetesës i dhënë nga natyra, 21 ata e respektojnë.Por nuk ka ligësi, nuk ka xhelozi.Nuk janë gjithë këto gjëra të këqija në zemrat e tyre.Ata e bëjnë sepse ashtu duhet të jetë.Por veçoria e qenieve njerëzore është vetëm një kjo është se sa ata dashurojnë dhe falin. Mundësia për të dhënë dashuri e qenieve njerëzore është e atillë që i mposht të gjitha forcat negative.Ata mund të shohin qartë se nuk është mirë të kesh gjithë këto veçori, ose ndoshta e kuptojnë se nuk është fisnike të kënaqesh me gjithë ato sjellje jo të njerëzishme. Ata nuk do të jepeshin pas këtyre gjërave. As nuk ua kërkon njeri, por papritur ata tundohen nga gjëra të tilla që kanë brenda urrejtje, lakmi e xhelozi. Shikoni se si jeton Read More …