Sahasrara Chakra, Delhi, 1983

(India)

1983-02-04 Sahasrara Chakra, The Essence Of Sahasrara Is Integration, New Delhi, India, DP, 90' Chapters: Talk, Q&A, Self-RealizationDownload subtitles: CS,EN,LT,NL,PT (5)View subtitles:
Download video - mkv format (standard quality): Download video - mpg format (full quality): Watch on Youtube: Watch and download video - mp4 format on Vimeo: View on Youku: Listen on Soundcloud: Transcribe/Translate oTranscribeUpload subtitles

Feedback
Share
Upload transcript or translation for this talk

Sahasrara Çakra. Rruga Hanuman, New Delhi (India), 4 Shkurt 1983.

Sot do ju tregoj rreth qendrës së fundit, Sahasrarës…

Pra kjo qendër e fundit, Sahasrara ndodhet në zonën limbike të trurit. Koka jonë është si një pemë kokosi. Kokosi ka flokët, dhe një arrë të fortë dhe më pas një mbulesë të fortë dhe brenda është guacka e bardhë e fortë e kokosit dhe brenda hapësirës, uji. Në të njëjtën mënyrë, është ndërtuar truri ynë. Prandaj kokosi është quajtur si “Shriphal”. Është fryti I fuqisë, është Shri. Fuqia Shri është fuqia e anës së djathtë dhe e anës së majtë është fuqia Lalita. Pra, ne kemi dy Cakra –  e majta, këtu, është Lalita dhe ana e djathtë është Shri Cakra. Këto dy Cakra punojnë rreth  anës së djathtë të fuqisë Mahasaraswati dhe anës së majtë të Fuqisë së Mahakali.

Tani fuqia qëndrore është Kundalini që duhet të ngrihet dhe të depërtojë nëpërmjet Cakrave të ndryshme, të hyjë në zonën limbike dhe të ndriçojë të Shtatë vendet e Pitave të këtyre shtatë cakrave. Pra ajo penetron përmes gjashtë Cakrave, hyn në zonën limbike, ndriçon të gjitha shtatë Pitat në tru, që ndodhen në mesvijën  e zonës limbike. Pra fillojmë nga prapa, është këtu pas koke Cakra Mooladhara, rreth saj është Swadishthan, më pas Nabhi, më pas Anahatta (Zemra), më pas Vishuddhi dhe Agnya. Pra të gjitha këto gjashtë  qendra janë kombinuar që të bëjnë Cakrën e shtatë. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme që duhet ta njohim Tani, Shri Cakra punon në anën e djathtë & dhe Lalita Cakra punon në anën e mjatë. Pra kur Kundalini nuk ngrihet ne bëjmë me anën tonë të djathtë aktivitetet fizike dhe mendore, kështu që truri ynë është duke kryer aktivitet të anës së djathtë prandaj truri është si “Shriphal”.

Aktualisht Sahasrara është bashkimi I gjashtë Cakrave dhe është një hapësirë boshe, në anët e së cilës ka me mijëra Nadis (nerva).  Dhe kur drita depërton në zonën limbike, atëherë ndodh ndriçimi I këtyre Nadis dhe mund ti shohësh ato si flakë, flakë shumë të buta që digjen dhe këto flakë kanë të gjitha shtatë ngjyrat  që shihen në VIBGYOR. Por e fundit fare, bëhet përsëri e integruar dhe është një flakë e pastër kristali.  Gjithë këto shtatë drita në fund bëhen Kristal I pastër.

Pra keni Sahasrara me një mijëpetale, siç e quajmë, por nëse e prisni trurin në seksion tranversal ose seksion horizontal, do jeni të aftë të shihni se gjithë këto nerva janë ndërtuar kështu përgjatë zonës limbike, të gjitha janë si petalet, dhe nëse I pret vertikalisht do gjeni aty shumë nerva në secilin grup nervi, Pra kur ndriçohet, mund ta shihni Sahasrarën si një grusht flakësh që digjen.

Është një temë shumë delikate. Kështu kur ndodh ndriçimi I Kundalinit në tru, atëherë e vërteta perceptohet nëpër tru. Prandaj është quajtur si “Sayakhand”, që do të thotë të fillosh të shohësh perceptimin e së vërtetës nga truri yt sepse deri tani çfarëdo të shihni nëpërmjet trurit tuaj, nuk është ë vërteta.  Ajo që shihni është Thjesht ana e jashtme, të themi, ju mund të shihni ngjyrat. Mund të shihni trajta të ndryshme të ngjyrave. Mund të shihni cilësinë e gjërave. Por nuk mund të shihni nëse ky qilim është përdorur nga ndonjë shenjt. Nuk mund të thoni nëse është bërë nga djalli apo një person hyjnor. Ky zotëri, nuk mund të thoni nëse ky zotëri është një person I mirë apo djallëzor. Nuk mund të thoni nëse ky Hyjni ka dalë nga Nëna Tokë apo jo. Gjithashtu nuk mund të thoni rreth asnjë personi, që është I afërmi juaj, nëse është I afërm I mirë ose I keq apo çfarë lloj personi është, nëse rri me njerëz të mirë apo të këqinj, nëse ka lidhje me anën e mirë apo atë të gabuarën. Këtu e mira do të thotë Hyjnore. Pra aktualisht ju nuk dini asgjë rreth hyjnores në mëndjen tuaj. Asgjë – është e pamundur për ju të gjykoni një person në lidhje me hyjninë e tij përveç dhe kur KUNDALINI arrin  të paktën këtë pjesë, që është zona limbike. Nuk mund të kuptoni nëse një person është I vërtetë ose jo, nëse një Guru është I vërtetë ose jo. Sepse hyjnorja nuk mund të perceptohet nga truri juaj, përveç dhe deri kur kjo dritë e Shpirtit tuaj të ndriçojë  brenda jush.

Tani, Shpirti është I shprehur në zemër, është reflektuar në zemër. Qëndra e Shpirtit, mund të themi është Zemra. Por në fakt vendi I Shpirtit është mbi këtu, mbi kokë dhe ky është Shpirti ose mund ta quajmë Zoti I Plotëfuqishëm, dikush e quan Pavardigar, mund ta quash Sadashiva[1] ose mund ta quash Atë  Rahim dhe mund ta quash Atë me shumë emra që janë përmendur nga Lordi  që është Zoti I Plotëfuqishëm Niranjan, e quajnë Nirankar, çdo lloj fjalë që fillon me “Nir”, “Nihi”. Tani, në çdo qendër të trupit ju merrni një lloj të ndryshëm gëzimi. Çdo qendër ka një tip të ndryshëm të gëzimit. Dhe ka shumë emra për secilin nga këto lloje të gëzimit që ju merrni në çdo qendër kur ngrihet Kundalini. Por kur Kundalini vjen në Sahasrara, atëherë gëzimi që ju merrni quhet “Niranand”, Niranand “NI” nuk do të thotë asgjë më shumë se Anand (Joy). Niranand!

Për habi gjithashtu emri im është Neera, në familje jam quajtur si Neera. Dhe “Neera” gjithashtu do të thotë Mary, Marium, sepse do të thotë Marinë, Neea është ujë. “Neer” do të thotë ujë në gjuhën sanskrite. Në tru quhet “Niranand”.

Dhe kjo fazë së fundmi shpaloset. Fillimisht ajo që dini është Satya, është e Vërteta –  ajo nga e cila vuante  një tjetër zotëri, gjë që e shihni në gishtat tuaj. Fillimisht shihni gishtat tuaj. Me vëmendjen tuaj, ju dini cilat Cakra, cilët gishta ju  tërheqin vëmendjen. Atëherë me trurin tuaj mund të përshkruani cilat cakra po kapin. Sepse nëse thoni ky gisht, nuk do të thotë që është Cakra Vishuddhi. Por truri juaj mund të thotë që është Vishuddhi. Dhe ky përshkrim tregon që është duke vuajtur nga shqetësime të cakrës Vishuddhi. Por Satyakhand ose Sahasrara e shpalos veten edhe më shumë, nuk ju duhet të mendoni, Thjesht thuajeni. Më pas nuk ka më ndryshim midis Vëmendjes (CHITTA) suaj dhe të Vërtetës (SAT) suaj. Chitta e ndriçuar dhe truri I ndriçuar bëhen një. Nuk ka më asnjë problem për persona të tillë. Nuk ka nevojë të shohësh, në gishta, s’është nevoja të thuash asgjë tek gishtat dhe atëherë përshkruaje atë me tru, gjë që e keni mësuar në Sahaja Yoga që nëse gjeni dicka të gabuar aty, do të thotë Agnya- nuk ka nevoje ju Thjesht thoni Agnya. E thoni këtë dhe ajo është aty.

Më pas ajo shpaloset më shumë. Në fillim është e integruar siç e thashë me Vëmendjen (Chitta). Më pas kur bëhet tërësisht e integruar me Shpirtin, atëherë çfarëdo që të thuash, është e vërteta. Thjesht e thoni, siç është. Kjo është se si truri shpaloset në 3 dimensione. Fillimisht përshkruan të vërtetën nëpërmjet konkluzioneve logjike. Dhe më pas, kur pyet një person “A ke ndonjë problem këtu””. Ai thotë: “Po”, Atëherë ju besoni tek UNË dhe më pas ju besoni, që kjo është cakra Vishuddhi, që është duke u shfaqur, është e  vërtetë.  Ky është konkluzioni logjik në mënyrën që ju keni eksperimentuar, ju jeni duke parë dhe akoma jeni duke dyshuar nëse Nëna thotë të vërtetën ose jo. Dhe më pas jeni I sigurtë, “Po, kështu është, ne kemi parë që kjo është Cakra Vishuddhi”. Pra e vërteta bëhet logjikisht e pranueshme për këtë tru. Por akoma truri është duke punuar në nivelin e tij bruto.

Në fazën e dytë, siç ju thashë, kur ju besoni, e dini me siguri që do të thotë cakra Vishuddhi, s’ka më dyshime. Atëherë ne themi që “Nirvikalpa” ka nisur, kur nuk ka dyshim mbi Mua ose Sahaja Yogën. Por më pas shpalosja e re fillon brenda jush. Për këtë, I duhet të bëjë meditim. Me përulësi I duhet të bëjë meditim. Dhe gjithashtu më pas, për këtë dimension të ri, kur vëmendja (Chitta) juaj shkrihet vetë në trurin tuaj ose brenda trurit të ndriçuar, për këtë njeriut I duhet të dorëzohet më shumë ndershmëri dhe përulësi ndaj Sahaja Yogës.

Tani çfarë bëjmë kur kemi vibrimet tona. Ne kemi reaksione vërtet të ndryshme. Disa njerëz as nuk e kuptojmë vlerën e vibrimeve. Disa njerëz përpiqen të mësojnë se çdo të thotë. Dhe disa njerëz, mendojnë papritur: “O,  tani ata janë shpirtra të realizuar, ata mund të vazhdojnë të japin realizime, këtë e atë”.  Ata fillojnë një udhëtim të egos. Kur nisin udhëtimin e Egos, do kuptojnë që kanë gabuar dhe që I duhet të kthehen mbrapsht, që nga fillimi fare kur e nisën. Është si loja e Gjarprit & Shkallës. Pra reagimi ndaj vibrimeve duhet të jetë shumë I përulur, reagim I hapur.

Tani në nivelin bruto, sepse siç ju thashë që truri është ai që mban në të Babain. Kështu nëse kryen ndonjë mëkat kundër Babait, atëherë kjo shpalosje në tru kërkon kohë. Kështu ne nisim lexojmë libra. Dhe pse njerëzve u është thënë në fillim shihni vibrimet dhe më pas lexoni librat, ende ne themi “O pse gabim, ne duhet të lexojmë libra të tjerë”, Ju mund të vazhdoni si gjarpri me shkallët siç ju thashë. Kjo është e gjarprit, ne mendojmë “Ç’është nevoja të bëjmë meditim, nuk kam kohë, kam këtë gjë, atë gjë“ Ju nuk përparoni.

Pika tjetër që është shumë e trashë. Ka gjithashtu edhe disa njerëz trashanikë në Sahaja Yoga që hyjnë në të. Nuk ka problem. Por gjëja e parë që duhet të dini “duhet të jeni të ndershëm, shumë të ndershëm në Sahaja Yoga”. Ndershmëria është sikur unë të kem parë njerëz. Nëse kemi një darkë, psh për një ceremoni martese, ata do të vijnë aty pa patur vetërespekt, pa patur asnjë shenjë mirëkuptimi se kush do të paguajë për gjithë këto? Do të sjellin gjithë familjen, do vijnë e ulen. Ata janë njerëz që shmangen për të paguar paratë që duhen paguar për Sahaja Yoga. Supozojmë ata janë duke ngrënë ose janë duke udhëtuar ose janë duke ardhur nga jashtë, ata duhet të paguajnë para për udhëtimin dhe ushqimin e tyre. Dhe ndonjëherë e dini më duhet të paguaj shumë para. Nuk ka problem, s’më vjen keq. Por nuk është mirë për ju. Gjëja kryesore është trazim për ju. Pra si silleni ndaj Sahaja Yogës derisa paratë përbëjnë shqetësim, është shumë e rëndësishme dhe pse duket dicka trashanike. Por mund të japë një shqetësim goxha të madh në shpalosje për shkak të ngërçit (infektimit) të Nabhit, dhe siç e dini nëse Nabhi kapet mund ta përhapë sipër në të gjithë Voidin: dhe nëse kapet Void, Ekadasha[2] Rudra që ndodhet këtu ngrihet si forcë shkatërruese.

Pra para se të vini në Sahaja Yoga ishte në rregull, ju ishit duke bërë gjithë llojet e gjërave dhe mundet të kishit shkuar qetësisht në ferr pa ndonjë vështirësi. Është shumë e Thjeshtë të shkosh në ferr. Me dy hedhje të shpejta e shkoni në ferr. Pjesën tjetër duhet të shihni. Por të shkosh në ferr është gjëja më e Thjeshtë, nuk ju duhet të punoni shumë apo të bëni asgjë për këtë. Por kur ju jeni duke u ngjitur, duke ngritur, atëherë është pak e vështirë. Duhet të jeni të kujdesshëm që të mos lëkundeni, të mos bini dhe që jeni duke u ngjitur. Pra duhet të jeni vigjilent ndaj vetes që nuk do të dështoni(bini) në të njëjtat zakone që keni patur.

Disa njerëz kanë zakon të ruajnë para në kurriz të Sahaja Yoga. Disa kanë zakon të bëjnë para në kurriz të Sahaja Yoga. Disa njerëz kanë zakonin e të mos dhënit të shumës së duhur, e gjëra si këto. Është si mashtrim. Të gjithë dalin nga Sahaja Yoga përnjëherë. Mund të duken liderë të mëdhenj në fillim por dalin jashtë ashtu siç ju thashë dhe shumë herë njerëzit më thonë “Pse nuk mban një llogari bankare”. Por në Sahaja Yoga, nuk duhet të mbaj asnjë llogari bankare, asgjë. Sepse kontabilistët e mij janë Sahaja Yogis. Nëse përpiqesh të bësh truke me Sahaja Yoga, menjëherë përjashtohesh; në vetëdijën tënde, në çakrën tënde Nabhi nuk do të kesh – mund të bësh me mijëra Rupies(para) këtu, por do të humbësh me mijëra të tjerë, mund të futesh në telashe. Do të keni gjithë ato lloj problemesh  që nuk mund t’ua them dot dhe më pas do pyesni veten si e mora këtë problem.  Pra Nabhi Cakra nëse nuk jeni të ndershëm në kërkimin tuaj. Ndershmëria e të kërkuarit nuk do të thotë vetëm “Unë dua të kërkoj”. Ajo do të thotë gjithashtu cila është sjellja jote, ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Duhet të jeni të ndershëm me veten, prandaj uluni kur të meditoni, përpiquni të përmirësoni Antar – Yogën tuaj, përpiquni të keni Vetëdijen pa Mendime, këtë ndjenjë pamendime gjithnjë e më të gjërë. Provoni të arrini atë gjëndje ku të ndiheni vërtet pa mendime. Kështu ndershmëria jua shpërblen dhe ngriheni lart e më lart, thellë e më thellë brenda qënies suaj. Fillimisht ju vareni nga Unë që “Në fund të fundit, Nëna do të bëjë gjithcka. Kur unë shkoj tek Nëna, Sahasrara imë hapet. Ndodhi kjo e ndodhi ajo”. Por sikur ju të bëni dicka që ju ndihmon të hapni Sahasrarën tuaj. Pra hapja e Sahasrarës është shumë e rëndësishme:

Tani, çuditërisht është përcaktuar që Sahasrara e ka Brahmarandhra[3] në nivelin që është, e kam fjalën në pikën ku është Çakra e Zemrës. Pra ne duhet të dimë që Brahmarandhra është e lidhur direkt me zemrat tuaja. Nëse nuk bëhet me zemër, të bërit Sahaja Yoga në mënyrë sipërfaqësore nuk mund të shkoni dot lart. Duhet të vini gjithë zemrën – kjo është gjëja kryesore. Si njerëz që vijnë në Sahaja Yoga dhe gumëzhijnë prapa, “Kjo duhet të ishte kështu, duhet të ishte ashtu”, e kështu me rradhë. Këta lloj njerëzish janë siç I quan Krishti, shpirtra të zhurmshëm. Ai tha që tregohu I kujdesshëm rreth këtyre shpirtrave të zhurmshëm – ata të cilët gumëzhijnë mbrapa dhe përfitojnë, gjoja janë duke shpëtuar të tjerët. Këta lloj njerëzish gjithashtu, mund të vuajnë shumë. Sepse janë duke bërë lojë të dyfishtë. Dhe një lojë e tillë e dyfishtë është shumë e rrëzikshme kur hyn në mbretërinë e Zotit. Anëtar I kujtdo mbretërie të jesh, çfarëdo mbretërie, nëse je I pabesë ndaj saj je I ndërshkuar. Por në mbretërinë e Zotit, është kaq e hareshme, absolutisht e hareshme, gjithë lumturia derdhet tek ju, absolutisht me shëndet të plotë, mirëqënie mendore, emocionale – gjithë llojet e prosperitetit ju mund t’i gjeni në Sahaja Yoga pa asnjë dyshim. Por kur je kaq I bekuar, je gjithashtu I falur, dhe I falur dhe është një litar I gjatë që të jepet për tu kapur, dhe ti e kap tërësisht. Nuk është gjysëm rruge.

Kështu ata njerëz që mendojnë se mund të mos jenë të ndershëm me Sahaja Yoga duhet të kenë kujdes, ju lutem mos e bëni. Nëse nuk ju pëlqen të jeni në Sahaja Yoga, më mirë largohuni, është më mirë; sipas këndvështrimit tuaj dhe këndvështrimit tonë gjithashtu. Sepse në rast se jeni I pandershëm, ju po provoni të luani truke dhe lojëra, dhe do vuani do dukeni qesharakë dhe të çuditshëm; atëherë njerëzit do thonë, “Çfarë nuk shkon me Sahaja Yoga? Pra ne do vuajmë pa qenë nevoja. Sepse ne s’mund t’ju tregojmë në pasqyrë që ky njeri ka qenë vërtet I padrejtë. Nuk mund ta tregojmë këtë: pra para së gjithash do sjellë emër të keq për ne. Dhe së dyti, do dëmtoheni nga kjo lloj gjëje. Nëse ju dëmtoheni atëherë ne do të kemi një emër të keq se si mundi të ndodhë kjo. Por nëse  je I ndershëm ndaj Sahaja Yoga dhe kërkimit tuaj, nuk e keni idenë se sa Zoti kujdeset për ju. Çdokush që përpiqet t’ju dëmtojë do të dëmtohet shumë më rëndë dhe do largohet nga rruga juaj. Zoti ju mbron dhe kujdeset për ju me vëmendje të plotë dhe merak të madh. Ai është kaq I përzemërt sa përshkrimi I dhembshurisë së tij nuk mund të jepet me fjalë por vetëm mund të ndjehet dhe të kuptohet.

Tani problem është që njerëzit nuk janë të ndershëm për shkak të mjedit të tyre shoqëror, ndonjëherë prej edukimit, prej rritjes së tyre ose për shkak se janë frikacakë. Por ka edhe një gjë tjetër që ju bën të pandershëm – është “Poorva-janmas” jeta juaj e mëparshme, dhe kështu ju lindni dhe krijohet Kundalini juaj.

Por pas realizimit, ata njerëz që janë me vlera të mëdha dhe forcë ngjiten kaq shpejt sa gjithë problemet e yjeve, gjithë problemet e Nakashatras suaj (Lindjes së Yjeve) etj, Konstalacionet çdo gjë zhduket dhe ju bëheni një Sahaja Yogis, që do të thotë I rilindur – tërësisht një personalitet ndryshe, nuk ka lidhje fare me atë që ke qenë. Ashtu si  një vezë që bëhet një zog I bukur.

Pra ky Kundalini kur arrin këtu, pengesa e parë që ka është të hyjë në Sahasrara, është “Ekadasha Rudra”. Këtu janë 11 shakti, 11 shakti shkatërrues ndodhen këtu. Pesë nga kjo anë, pesë nga ana tjetër dhe një në qendër. Këto janë pengesa brenda nesh, ngritur nga dy tipe mëkatesh të kryera. Nëse nderojmë tipe të gabuar të Guruve dhe paraqesim veten në rrugën e tyre vicioze, atëherë zhvillojmë Rudra- probleme në anën e djathtë të dorës këta të pestë ikin. Nëse I jeni përkulur (nderuar) sepse unë nuk I përulem njeriut të gabuar, dikujt që s’është njeri I mirë dhe është Kundër Zotit, atëherë problemi vjen në këtë anë të çështjes, në anën e djathtë. Nëse keni përshtypjen se “Unë mund të kujdesem për veten, jam mësues I vetes, e mësoj vetë veten time, nuk dua të dëgjoj asnjë dhe nuk besoj në Zot, Kush është Zoti? Nuk dua t’ia di për Zotin! Nëse I keni gjithë këto ndjenja atëherë nuk ju kap ana e djathtë por ana e majtë. Sepse ana e djathtë lëviz në këtë anë dhe ana e majtë në këtë anë. Pra këto dhjetë gjëra dhe njëra është Virata Vishnu, sepse ne kemi gjithashtu në stomak 10 Guru Sthanas (vende) dhe një nga këto Vishnu. Pra edhe kërkimi është gabim, edhe 10 Gurutë janë jashtë. Më pas ju zhvilloni këtë Ekadasha Rudra. Kur kjo gjë vendoset brenda jush, siç ju kam thënë një në këtë anë dhe një në atë anë. Kështu ata njerëz që iu janë përulur njerëzve të gabuar zhvillojnë një temperament ose një lloj personaliteti që është shumë I ndjeshëm për sëmundje të pashërueshme si kanceri e gjithë këto. Mund t’ju krijohet kancer ose gjëra të tilla – atyre që iu përulen njerëzve të gabuar.

Tani ata që mendojnë “Jam më I mirë segjithë të tjerët. Nuk dua t’ia di për Zotin, nuk e dua Zotin, nuk më duhet fare” gjithë këta njerëz zhvillojnë një anë të majtë Ekadasha. Dhe ana e majtë Ekadasha është gjithashtu shumë e rrëzikshme. Sepse njerëz të tillë zhvillojnë probleme të anës së djathtë të atakut të zemrës, fizikisht e kam fjalën, dhe gjithë problemet e tjëra të anës së djathtë. Kështu një nga pengesat më të mëdha për të hyrë në Sahasrara është Ekadasha Rudra, që vjen nga Void, dhe që mbulon “Medha”(pllaka e trurit) dhe prej kësaj nuk mund të hyjë në zonën limbike. Edhe ata që janë me gurutë e gabuar, nëse kanë arritur Konkluzionin e duhur dhe I janë dorëzuar Sahaja Yogës, duke pranuar gabimet e tyre dhe duke thënë “Unë jam Guruja (mësuesi) vetes sime” mund të shërohen. Dhe ata që kanë thënë që “Unë jam mbi të gjithë, nuk besoj në Zot, kush është Zoti, nuk besoj në asnjë profet ose çdo gjë çfarëdo gjëje kundër Zotit ose profetëve është I njëjti personalitet anti-Zot që kur flet kështu krijojnë probleme. Ai bëhet mirë nëse përulet dhe pranon “Sahaja Yogën si të vetmen rrugë për të hyrë në mbivetëdijen”.

Kam parë njerëz që kanë qenë Tantrikas, dhe janë shpëtuar. Kam parë njerëz që kanë bërë gjithë llojet e gabimeve dhe janë shpëtuar. Këta njerëz që ishin anëtarë të organizatave shumë qesharake e të çuditshme janë shpëtuar. Por është shumë e vështirë të bindësh këdo që çfarëdo që janë duke bërë është gabim dhe duhet të vijnë në rrugën e duhur.

Kështu një I njohur (star) erdhi të luante pjesën e tij me Pluto, dhe doli që ky yll solli sëmundjen e kancerit sepse Pluto është ai që kuron kancer ose gjithë llojet e sëmundjeve të pashërueshme. Kështu ata njerëz  që janë futur gati 90% në rrugën e gabuar, vuajnë nga shqetësime të çuditshme të zemrës, rrahje zemre, pagjumësi, të përziera (të vjella) marrje mendsh, gjithë llojet mund ta themi e parëndësishme. Është vërtet diçka serioze të shkosh dhe t’I përulesh Gurusë ( mësuesit) të gabuar. Për një person të tillë Sahasrara bëhet një zonë e mbyllur. Personat që janë kundër Sahaja Yoga, kanë një Sahasrarë shumë të fortë, si një arrë, në kuptimin që është një guackë e fortë të cilën nuk mund ta thyesh – lëvozhgë e fortë si një arrë e fortë. Edhe sikur të duash të përdorësh një çekiç, nuk mund ta thyesh. Sot ka ardhur koha që ju të njihni Sahaja Yogën, duhet. Nuk keni njohur asnjë shenjtor asnjë profet, asnjë rimishërim. Por sot gjëndja është e tillë që duhet të njihni një. Nëse ju nuk e njihni atë, Sahasrara juaj nuk mund të hapet sepse kjo është koha kur Sahasrara është e hapur dhe ju duhet të keni realizimin tuaj.  Është një gjë shumë e rëndësishme që ju “duhet” të njihni Sahaja Yogën. Ka shumë njerëz që thonë ‘Nënë’ ju mund të jeni ‘Nëna’ ime. Në rregull, s’ka rëndësi. Por ju nuk mund të arrini realizimin tuaj. Dhe edhe nëse e arrini nuk mund ta mbani. Ju duhet të njihni; NJOHJA (pranimi) është “Vetëm adhurimi I Njohjes së Sahaja Yogës është I vetmi adhurim kur ti dëshiron të njohësh Zotin në Sahaja Yoga. Të gjitha Gana[4]s e tjera, DEVATAS, Zotat, Shaktis janë një në unison në Sahaja Yoga. Dhe çdokush që nuk e njeh Sahaja Yogën, Thjesht  nuk është i shqetësuar për ty, ç’lloj personi je ti. Psh. një njëri që adhuron Shiva-n vjen tek unë dhe shikoj që zemra e tij është e infektuar (ka ngërç)- E papritur! Ai thotë “Nënë unë adhuroj Shiva-, si ka mundësi që ka ngërç zemra ime? I thashë, “Ti duhet të njohësh Sahaja Yogën, Thjesht kërko Shiva-n”. Dhe kur ai I bëri pyetjen Shivës, atëherë filluan të shpërthejnë vetëm vibrimet. Pra Sahasrara merr përsipër t’ju bëjë juve të njihni dhe gjithashtu të bindni veten, ajo dëshmon për ju. Dhe nga ky të provuar, nëse nuk jeni duke e njohur ende atëherë ju nuk mund të arrini realizimin tuaj.

Por edhe ata që e njohin pjesërisht, ata marrin liritë, sillen në një mënyrë qesharake pa e kuptuar se Kush është ky “Person” që është këtu? Po ju them se shumë herë kam parë njërëz që Thjesht ngrenë duart lart, duke ngritur Kundanin; ata Thjesht  flasin, bisedë fëmijësh –  jam habitur. Sepse nëse e keni njohur atëherë duhet të dini se cilin keni përballë. Sepse  nuk është për Zotin tim; unë nuk kam ç’të humbas.  Vetëm se ju në ngritjen tuaj nuk e keni njohur. Kjo tregon që nuk e keni njohur akoma. Dhe mënyra si disa njerëz me monopolizojnë Mua është tërësisht e gabuar. Nuk është nevoja të më monopolizoni Mua; “askush” s’mund të më monopolizojë Mua.  Ka disa njerëz që thonë së “Nënë mund të na kesh keqkuptuar”. Unë nuk keqkuptoj kurrë; pa diskutim. Ose disa njerëz përpiqen të më thonë “Bëj këtë, bëj atë”- edhe kjo nuk është e nevojshme. “Provoni të hapni veten ndaj këtij protokolli gjë që është shumë e rëndësishme në Sahaja Yoga, gjëja e parë për të cilën ju fola sot, që ju duhet të PROVONI TË NJIHNI NË MËNYRË TË PLOTË.  Dhe nëse nuk I njihni, më vjen keq, nuk mund t’ju jap juve realizimin që do ju mbështesë – mund të fillojë por jo të mbështesë. Pra kjo është rruga më e Thjeshtë për të arritur lartësinë tuaj, çështja është të njihni gradualisht të njihni gradualisht. Është shumë e vështirë ti thuash çdokujt nëse diçka nuk shkon me të – e pamundur. Pas Sahaja Yogës, mund t’ju them kjo Cakra ju kap, ajo Cakra ju kap. Por ju dini edhe çfarë do të thotë kjo Cakra, mund të vini tek unë “Jo jo Nënë, shiko se nuk është kështu. Nuk jam unë. Nuk është kështu”. Pse duhet t’ju them që jeni infektuar? Duhet të pastroni veten me ndershmëri të plotë, por gjëja e parë është të “Njihni” me përuljen dhe mirëkuptimin e plotë. Me të njohur, gradualisht ju do bëni çdo gjë që duhet të bëni “e dini atë që duhet bërë”.

Tani thelbi I Sahasrarës është integrimi. Në Sahasrara gjithë Cakrat janë aty, kështu që të gjitha Hyjnitë integrohen. Dhe ju mund ta ndjeni integritetin e tyre. Kjo do të thotë, kur ju keni Kundalinin në Sahasrara “Qënia” juaj mendore, emocionale, dhe shpirtërore, gjithcka bëhet një. Edhe qënia juaj fizike bashkohet me të. Atëherë nuk keni më problem, si për “Po unë e dua Nënën, por më fal unë duhet të vjedh këto para”. “Po, unë e njoh, e pranoj  Nënën, Po unë e di që Ajo është e mrekullueshme por nuk mund të rri pa I thënë gënjeshtra Asaj” ose “Më duhet ta bëj këtë gabim, sepse në fund të fundit nuk rri dot pa e bërë”. Nuk ka kompromis me Mua. Duhet të jetë plotësisht I integruar. Dharma juaj duhet të korrigjohet. Nuk mund të bëni çdo gjë gabim e pastaj të thoni “Unë jam Sahaja Yogist”. NUK MUNDENI.

Por për këtë forca vjen nga brenda jush. Shpirti juaj ju forcon. Thjesht duhet ta dëshironi këtë forcë, që “Po, Lejoje Shpirtin tim të veprojë”. Dhe atëherë ju filloni të veproni sipas Shpirtit. Me të filluar të veproni sipas Shpirtit, do kuptoni që nuk ndjeheni skllav I asgjëje.  Ju shndërroheni në “Samartha” që ka  të njëjtin kuptim si Sam + Artha; gjithashtu “Samartha” do të thotë personalitet I fuqishëm. Pra ju zhvilloni këtë personalitet të fuqishëm që nuk ka tundime, që “nuk” ka ide të gabuara, që “nuk” ka infeksione(ngërçe), “nuk” ka probleme. Njerëzit “Swarthi (EGOISTË)” që përpiqen të bëjnë hile  janë duke e dëmtuar vërtet vetveten, jo Sahaja Yoga. Sahaja Yoga është duke u përforcuar. Edhe nëse janë dhjetë njerëz në varkë, Zoti nuk mërzitet. Është vetëm mërzitja “Ime” si Nënë. Si një Nënë, unë dua që njerëzit e mij të hipin në varkë. Por mos provoni të hidheni prapa duke bërë gjithë këto gjëra të pandershme.

Pra kjo është ajo që është – e Thjeshtë, më pas ju jeni të integruar. Me integrimin, ju fitoni fuqi të bëni atë që kuptoni, dhe keni fuqinë të ndjeheni I lumtur me atë që kuptoni. Kështu ju vini në një fazë ku zhvilloni këtë “Niranand”. Dhe këtë “Niranand” e zhvilloni kur jeni plotësisht Shpirti. Në gjëndjen “Niranand” nuk ka mbetur dualitet – është Adwaita (PA DUALITET), është një personalitet. Kjo është, ju jeni tërësisht I integruar dhe gëzimi nuk është më I shtypur – është I plotë. Ai s’ka marrë një aspekt lumturie dhe pikëllimi, por është Thjesht Gëzim. Gëzimi nuk është se qeshni me të madhe, Gëzimi nuk është se ju buzëqeshni gjithë kohës.  Jo. Është heshtja, qetësia brenda vetes suaj, paqja e qënies suaj, e shpirtit tuaj,  që pohon veten në vibracionet që ndjeni, kur ju e ndjeni atë paqe, kur ndjeni sikur drita e diellit, gjithë rrezet e kësaj bukurie përhapen.

Por para së gjithash ne jemi goditur nga idetë tona personale, egoiste dhe të kota. HIDHINI TUTJE ATO.  Ne I kemi ato (idetë), sepse jemi të pasigurtë, sepse kemi ide të gabuara, hidhini ato tutje. Thjesht rrini  me një Zot. Dhe do kuptoni që gjithë kjo frikë ishte e padobishme. Pastërtia jonë është shumë e rëndësishme, dhe kjo pastërti vjen vetëm kur ju e praktikoni realisht pastrimin siç thuhet në Sahaja Yoga.

Sahasrara është bekimi I qiellit, do të thoja. Ka funksionuar kaq mirë. Është shumë e vështirë të thyesh Sahasraran dhe kur unë e thyeva vërtet nuk e dija që do ishte kaq e suksesshme. Së pari mendova se është ende e parakohshme sepse akoma ka shumë “‘Rakshasas (DEMONË)” nëpër rrugë, duke shitur mallrat e tyre; dhe ka shumë fanatikë që janë duke munduar veten nga të ashtuquajturat besime, janë duke ndjekur besimin jo të duhur te Atma. Por gradualisht ka zënë rrënjët e saj. Tani lejojeni këtë të vërtetë  të zërë rrënjë brenda vetes suaj nëpërmjet Sahasrarës suaj dhe sapo, kjo e vërtetë bëhet drita absolute që të drejton ty, drita që të ushqen, drita që të ndricon dhe të jep një personalitet që ka dritë, atëherë vetëm ti duhet ta dish që Sahasrara jotë është tërësisht e ndriçuar nga Shpirti yt. Fytyra juaj duhet të jetë e tillë që njerëzit të kuptojnë se kanë një personalitet përballë që është “Drita”.  Kështu duhet të konsiderohet Sahasrara më pas.

Për tu kujdesur për Sahasrarën është e rëndësishme që të mbuloni kokën gjatë kohës së dimrit. Është më mirë që ta keni të mbuluar kokën gjatë dimrit që të mos mbërdhijë truri, sepse edhe truri përbëhet nga “Mëdha” që do të thotë I shëndoshë, pra nuk duhet të ngrijë. Për më tëpër nuk duhet të keni shumë nxehtësi në tru. Që të mbani në rregull trurin nuk duhet të uleni në diell gjithë kohës siç bëjnë disa perëndimorë, pasi truri shkrin dhe bëheni një person I marrë (çmendur) – është shenjë se një person po çmendet – është një gjë që jua kam thënë shumë herë që mos merrni shumë nxehtësi në kokë.  Edhe nëse jeni ulur në diell mbajeni kokën të mbuluar. Mbulimi I kokës është shumë I rëndësishëm. Por mbulimi I kokës duhet bërë me rastë, jo gjatë gjithë kohës sepse nëse vini një kapele shumë të rëndë në kokë, atëherë qarkullimi zvogëlohet dhe mund të keni shqetësime nga qarkullimi I keq. Pra është me raste nxjerrja e kokës në diell dhe në hënë, me raste. Përndryshe, ju do uleni në hënë dhe qëndroni në çmendinë. Gjithçka që ju them është që duhet të dini se në Sahaja Yoga nuk ju duhet të shkoni tek asnjë “Ati” (ekstrem). Edhe nëse uleni në ujë, disa mund të rrijnë për 3 orë. Asnjëherë nuk kam thënë kështu. Vetëm për dhjetë minuta ju duhet të uleni, por me zemër.  Nëse u them atyre diçka, ata do vazhdojnë ta bëjnë këtë për 4 orë; s’është nevoja. Bëjeni për dhjetë minuta. Jepini trupit tuaj një mënyrë tjetër të ndryshme trajtimi, jo gjithë kohës të njëjtën gjë. Trupi mërzitet ose mbingarkohet. Tani I thua dikujt, kjo është mantra jote; në rregull; duhet të përdoret derisa të çlirohesh (shërohesh) nga Çakra jote, mbaroi. Supozoni duhet të vihen disa vida këtu; në rregull; ajo që bëni vini vidat që të fiksojnë, nuk keni pse të vidhosni kur është fiksuar. Do vazhdoni të vidhosni akoma më shumë derisa e gjitha të prishet (spanohet)? Është më mirë të përdorni dijen tuaj. Dhe për këtë dije, ju duhet të dini që Shri Ganesha ose Jezu Krishti janë të vendosur në të dyja anët. Këtu është Mahaganesha (prapa kokës) dhe këtu Jezus (përpara). Të dy ju ndihmojnë të korrigjoni vizionin tuaj, të kuptuarit dhe ju japin dituri. Pra dija (Dituria) nuk qëndron e ngjitur në diçka. Sahaja Yogistët janë njërëz të shkëputur nga trazirat. Nëse janë të mbërthyer nuk përparojnë. Nuk duhet të mbërtheheni nga idetë tuaja dhe nga njerëzit. Ju duhet të jeni gjithë kohës duke lëvizur dhe në lëvizje, kjo s’do të thotë që ju duhet të bini diku dhe njerëzit të mendojnë se “0”, ne jemi duke mësuar shumë, sepse jemi duke rënë”. Ju duhet të ngriheni jo të bini.

Prandaj, kur ju jeni duke arritur diçka në Sahaja Yoga, së pari të gjithë ju duhet të shihni që shëndeti juaj të jetë në rregull. Mendja juaj duhet të jetë normale. Duhet të jeni një person normal. Nëse ju ende vazhdoni t’u bërtisni (lehni) njerëzve, atëherë dijeni se diçka nuk shkon tek ju. Ose nëse ju rrëzoheni, rrini me turinj dhe përdorni tantrat[5] dhe akoma jeni në gjëndje të keqe, atëherë mendoj se ju nuk jeni akoma një Sahaja Yogi. Mund ta gjykoni veten, nëse jeni të lirë si një zog atëherë në rregull. Por kjo s’do të thotë se ju në rrugë  filloni të këndoni si një zog e të hidheni nëpër pemë.  Pra e shikoni ç’lloj përqasje I jap një njeriu budalla, ai mund të sillet në mënyrë idiote.  Por një njeri I zgjuar, qartësisht e përdor atë për qëllimin e duhur. Pra dikush duhet të kuptojë që Sahaja Yoga është e njohur për qartësinë – një person I qartë.

Tani ajo që ndodh në fakt ju ngecni në një gjë, që është “Atma (SHPIRTI)” juaj dhe e gjithë qënia juaj shket (pluskon) siç bën  një “Patang (TRAP)”, një trap që pluskon, shkon në të gjitha vendet, kudo  por ju jeni të mbërthyer pas një gjëje që është Shpirti juaj. Dhe nëse vërtet mund ta bëni këtë, sinqerisht dhe me ndershmëri mos e vrisni shumë mendjen rreth parave; Thjesht jepini një bandhan. Nëse nuk ecën, nuk ecën kaq mbaroi. Cili është problemi? Nëse funksionon, ok në rregull. Jo se dëshira juaj është e rëndësishme, por “U bëftë vullneti yt”. Në fillim thoni “U bëftë vullneti yt”- është kaq surprizuese sa vullneti dhe dëshirat tuaja ndryshojnë dhe çfarëdo të thoni, kryhet. Por edhe kur u del kjo, njerëzit zhvillojnë një ego ndaj jini të kujdesshëm. E gjitha është bërë nga Shakti dhe jo nga ju, nga Atma (SHPIRTI) juaj dhe jo nga ju.

Ju duhet të jeni Atma (SHPIRTI) dhe me tu bërë “Atma” ju shndërroheni në “Akarm” (PERTËJ PUNËVË TË MIRA DHE TË KEQIJAVE), ku ju nuk dini atë që po bëni, Thjesht funksionon, nuk ndjeni nuk jeni të vetëdijshëm.

Dëshiroj, që pas gjithë këtyre leksioneve, shumica e Çakrave tuaja të jenë hapur, Por kjo është e gjitha puna Ime. Duhet të bëni disa punë shtëpie. Dhe ju duhet të punoni gjithashtu dhe të shihni vetë. Jini vigjilente. Provoni të përballni veten tuaj në pasqyrë dhe të shihni veten. Sa të ndershëm keni qenë, Sa të pastër keni qenë, Sa miqësorë jeni në kolektivitet – gjë që është shumë e rëndësishme në Sahaja Yoga. Nëse nuk jeni kolektiv, nëse nuk jeni gazmorë, nëse jeni të çuditshëm, nëse nuk mund të komunikoni me të tjerët atëherë diçka nuk shkon. Atëherë duhet të përballeni me veten siç jeni dhe të përpiqeni të korrigjoheni Sepse, ju ndaheni nga vetja juaj siç ndaj unë Sarin nga Vetja dhe përpiqem ta pastroj. Në të njëjtën mënyrë, ju e ndani veten nga vetja juaj dhe e pastroni. Kjo është rruga që Sahaja Yogis do të ngrihen. Kur Sahaja Yogis do të ngrihen, pjesa tjetër e gjërave do të ngrihet. Shumë Sahaja Yogis të këtij lloji do të habisin shumë njerëz saqë këta do të duan të ngrihen edhe vetë. Kështu që e Gjitha mund të ngrihet shumë shpejt. Por njerëzit që ngrihen më lart duhet të provojnë të ngrihen më lart pa qenë të vetëdijshëm për këtë – kjo është shumë e rëndësishme. Ata që mendojnë se të tjerët janë më lart se ta janë gjithashtu duke gabuar trishtueshëm, sepse nuk është kështu. Sepse është ë gjitha që po ngrihet. Askush nuk duhet të ndihet në këtë mënyrë inferiore ose në një anë më të ulët ose të ndihet I fyer që dikush mendon se ai është I ulët. Çdokush të mendojë ç’të dojë, punë e madhe, Hyjnorja nuk mendon kështu. Pra gjithë këto gjëra të vogla, duhet të bëni kujdes ndaj tyre, pasi  shumë lehtë në këtë Krita -Yoga do të arrini qëllimin e fundit të Atma Sakshatkar (VETËREALIZIMIT).

Mendoj se sot ju kam folur mjaft për Sahasrarën.

Zoti ju Bekofte!


[1] Zoti I Plotëfuqishëm.

[2] 11 fuqitë shkatërruese të Shri  Kalki.

[3] Kulmi  (maja) e trurit.

[4] Ëngjëjt.

[5] Instrument. Mekanizëm i sistemit delikat. Gjithashtu një tekst me udhëzime për ngritjen shpirtërore, si në Hevajra Tantra. Për fat të keq kjo fjalë është keqpërcaktuar shpesh me Tantriks që besojnë se Kundalini është një fuqi seksuale. Ky besim është në kundërshtim me Sahaja Yoga.